???
                           

                 

Zeqir Kadriu ėshtė njėri ndėr intelektualėt mė tė respektuar, tė trojeve shqiptare tė Albano-Maqedonisė.

Meriton tė shkruajmė me respekt tė veēantė pėr zotėrinė e tij, duke patur parasysh faktin se ka dhėnė dhe ėshtė duke dhėnė kontribute konkrete, nė fushė tė folklorit, albanologjisė dhe atdhedashurisė. Sa i pėrket fushės sė parė, zoti Kadriu, sėbashku me Kadir Shabanin, Idriz Qahilin e veprimtarė tė tjerė, ka ditur tė kultivojė dhe afirmojė shpirtin folklorik tė Shipkovicės, qė nga ushtrimet e Shoqėrisė Kulturo-Artistike “Rexhep Voka” e deri nė festivalet folklorike tė Manastirit, dhe atė, nė njė periudhė tė errėt, kur ndiqej, edhe kėnga shqipe.

                Zeqir Kadriu u lind nė Shipkovicė tėt Tetovės, nė vitin 1956. Shkollimin fillestar e kreu nė vendlindje, gjimnazin nė Tetovė, ndėrsa Fakultetin Filozofik (Gjuhėn dhe Letėrsinė Shqiptare), nė Universitetin e Kosovės nė Prishtinė (1978). Qė atė kohė, iu rrek hulumtimeve shkencore nė fushė tė linguistikės, rast me tė cilin e mbrojti me sukses liēencėn “Sistemi foljor nė tė folmen e fshatrave tė Malėsisė sė Sharrit”. Para njė viti, zotėria e tij ka dhėnė provimin e pjekurisė universitare, nė fushė tė linguistikės, me njė vepėr tė suksesshme, lidhur me dialektet e shqiptarėve tė Maqedonisė. Pas kryerjes sė fakultetit, punoi disa vite si arsimtar, nė vendlindje si dhe nė fshatrat e Dėrvenisė, duke ushtruar edhe profesionin e drejtorit, nė Shkollėn ”Pashko Vasa” tė Grupēinit. Ėshtė ndėr intelektualėt e rrallė tė Shipkovicės, qė mbrojti nė Universitetin Shtetėror tė Tiranės, studimet e doktoratės, duke i kurorėzuar ato me njė tezė kushtuar jetės dhe veprės sė Abdylazis Islamit. Monografia qė iu botua nė vitin 1997, nė kuadrin e Shtypshkronjės Shqiptare “Luma” nė Tetovė, mban titullin “Ngadhnjimi i fjalės” (Universi poetik i Abdylazis Islamit). Libri u promovua pas njė viti (mars 1988), nė Pallatin e Kulturės “De Rada” tė Tetovės. Ja pra, edhe njė propozim i ri i Shipkovicės, pėr emėrtimin e njė inststitucioni tetovar. Kėshtu ia ngatėrronte llogaritė koalicionit turko-sllav, edhe Rexhep Voka, me Katėr Kalemat e tij, pėrmes tė cilavet kėrkonte bashkimin e katėr vilajeteve shqiptare, nė kohėn kur vllehėt, shqiptarėt dhe bullgarėt, u ngritėn nė kryengritje tė armatosur, pėr ērobėrimin e Albano-Maqedonisė, dhe shndėrrimin e saj, nė njė republikė multietnike, me tė drejta tė barabarta (1903).

  
 

Opinionet dhe vėrejtjet tuaja mund t'i dėrgoni nė adresėn - info@shipkovica.com
Copyright (c) 2000 Shipkovica.com