???
                           

     Ėshtė i biri i Ibrahim Vokės, i lindur nė Shipkovicė, mė 28 shkurt 1971. Shkollimin fillestar, gjimnazin dhe Fakultetin e Shkencave Politike e Juridike, i kreu nė Hamburg dhe Hanover. Pas zonjushes Mirie Rushani, kuadėr shkencor e diplomatik, koautore e pėrkthimit tė Biblės nė gjuhėn shqipe, edhe kjo me prejardhje nga Shipkovica, zoti Jetmir ėshtė shqiptari i parė i kėtij fshati, i cili e dėboi nga trojet e letėrnjoftimit, mbiemrin Baftjari, i cili sipas tij, nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me shqiptarėt. Ėshtė njė emėr i bukur, i cili u ka hije, vetėm turqve, tatarėve dhe arabėve. Punon dhe jeton nė Gjermani, ku merret me veprimtari pėrkthyese. Po atje, jeton dhe vepron, edhe vėllau i tij, Nehati, i cili kreu studimet e medicinės, dhe merret, edhe me shkrime. Vlen tė pėrmendet me kėtė rast, njė vjershė e tij e gjatė, kushtuar Xhelal Gjurės. Ėshtė poezia e parė, dhe mė e bukura, pėr kėtė atdhetar.

            Zoti Jetmir ėshtė njėri ndėr shkrimtarėt mė tė rinj tė Shipkovicės. Ėshtė autor i njė albumi poetik, me njė emėr simbolik: Ėndrrat e mėrgimtarit. U botua nėn pėrkujdesjen e zotit Abdylazis Islami, nė ateljetė e shtypshkronjės sė parė shqiptare tė Tetovės, para n;nt; vitesh (1994). Libri strukturohet nė pesė cikle: Vargjet e mėrgimtarit, Kur vjen pranvera nė Tetovė, Bota ime, Ngjyrat e dashurisė dhe Nėnė, Kosova thėrret. Duke e komentuar pėrmbajtjen e ndjeshmėrisė sė tij lirike, konstatojmė se ne shqiptarėt, kurrė s’kemi pushuar, se gjithmonė kemi luftuar, se nė betejat e luftės gjakun gjithmonė e kemi derdhur, e kur s’kemi patur armė, atėherė e kemi grisur kėmbėn, dhe e kemi bėrė pushkė.

             Poeti sipas kėtij shpirti fisnik, nuk vdes kurrė

            Bota e tij lirike, fillon nga antika ilirjane, vazhdon me mesjetėn skėnderbejane, me vuajtjet e Migjenit, kujtimet nga Tirana, dashurinė ndaj vendlindjes, ndaj Kristinės sė Gėtes, ndaj Kosovės dhe flamurit shqiptar. Sensibiliteti i tij lirik ndėrlidhet me realitetin politik. Ėshtė ndėr autorėt e rrallė, qė e parandjen ē’prej moti, se do tė ketė luftė. E mundon fakti, se nė Ballkan bėhet fjalė, mė shumė pėr vrasje, se sa pėr paqė. E urren havalen, zilinė, xhelozinė, mjerimin dhe despotizmin. Dėshiron tė jetė pjesė flamuri dhe flakė e atdhedashurisė. I ati i tij, Ibrahim Ajvazi, dha kontribut pėr qepjen e flamurit shqiptar nė Shipkovicė, nė vitin 1968. E njeh filozofinė gjermane dhe mentalitetin shqiptar. I lexon dhe komenton, me fjalorin e njė hulumtuesi shkencor, filoshqiptarėt e Gjermanisė. E admiron mbi tė gjitha gjuhėtarin Johan Georg Fon Han, dhe veprėn e tij Studime shqiptare (Albanesische Studien), qė e botoi nė Vjenė, para 150 vitesh (1854).

Ē’ėshtė poezia, pėr kėtė bashkėfshatar? Poeti sipas tij, nuk ėshtė mėkatar qė bėn kodoshllėk, hajdutllėk apo myzevirllėk, e qė shkon pastaj te hoxha apo prifti, t’i lajė mėkatet. Poezia sipas tij, ėshtė dashuri e ėmbėl, luftė e pamėshirshme, njė betejė ku pėrleshen ushtarėt, nė labirintet e shkronjave. Poeti ėshtė njė ushtar qė nuk lufton pėr medalje, apo lavdi. Kur vdes ai, gėzohen tradhtarėt dhe gėnjeshtarėt, meraklinjtė dhe batakēinjtė, dhe tė gjithė ata qė s’e duan lirinė. Poeti megjithatė, sipas kėtij shpirti fisnik, nuk vdes kurrė. Ai mbetet nė zemrat e lexuesve. Fjala e tij, e mbushur plot lėng lirik, ndjeshmėri sociale, etike, erotike, meditative e kombėtare, trashėgohet brez pas brezi, porsi njė kėngė legjendare, qė rron edhe pas vdekjes. Dhashtė Zoti, qė tė na vijnė, edhe ėndėrrimtarė tjerė, nga bota e mėrgatės shqiptare tė Shipkovicės, nė shtyllat e shtypit, apo internetit. Ato janė tė hapura pėr ēdokend qė ka kulturė universale, solidaritet kombėtar,  vertikalitet moral, ndjeshmėri lirike e patritotike, siē e ka kėtė ndjeshmėri, edhe Shqipėria e ristilizuar e Jetmir Vokės, njė vlerė antologjike, qė vlen mė shumė se njė vėllim poetik:

Shqipėria ėshtė njė gallatė -

Gjysmė dhembje, gjysmė uratė.

Trėndafil i kuq ėshtė Shqipėria,

Gjysmė lule, gjysmė burbuqe

Duke lulėzuar...

Shqipėria ėshtė njė dasmė -

Gjysma kėngė, gjysma dashuri.

Ėshtė njė tokė qė quhet Shqipėri:

Gjysma Kosovė, gjysma Ēamėri.

  
 

Opinionet dhe vėrejtjet tuaja mund t'i dėrgoni nė adresėn - info@shipkovica.com
Copyright (c) 2000 Shipkovica.com