???
                           

Shipkovica ėshtė duke dhėnė kontribut tė dukshėm, edhe sa i pėrket afrimit tė kulturės shqiptare me atė italiane. Shembull konkret nė kėtė drejtim ėshtė njė emėr, emrin e tė cilit do ta nominalizojmė mė poshtė. Kohėve tė fundit vepron nė krahinėn e Potencės, aty ku At Antonio Bellusci, kryeredaktor i revistės Lidhja, nė vitin 1966 pat filluar veprimtarinė kulturore nė fshatin shqiptar tė malėsisė, Shėn Konstandin Arbėresh. Gjurmė shqiptare nė trojet italiane, do kisha katolike e do freska shqiptare, ėshtė duke zbuluar viteve tė fundit, edhe bashkėfshatari ynė i frymėzuar, Ismail Iljasi.

            Pas pėrmbledhjes sė parė poetike Zbrazėtirat e Jetės, botuar nė Tiranė (1992), Ismaili  vjen para opinionit letrar me njė libėr tė ri, Frutet e gjakut - I frutti del sangue,  i botuar nė dy gjuhė (shqip-italisht), nė kuadrin e Editurės Centro di Letutura “Effetto Notte”, Potenza Picena, 2001. Qė nga vargjet e para: Ndėrtesė e kulluar nė Shpirt ėshtė Zemra, poeti depėrton nė kujtesėn e lexuesit, duke plasuar idenė se pėrmes shpirtit tė dashurisė, bota pėrfiton dimensionet reale tė ekzistencės.

Pėr vlerėsimin e vėllimit mė tė ri tė kėtij poeti, i lindur nė Shipkovicė, mė 1969, eseisti dhe recenzuesi italian Roberto Marconi, qė nė parathėnien e titulluar “Primavera” (Pranvera), tė kėtij vėllimi, do tė shprehet:  A e dini se pėr ate qė nuk e din gjuhėn shqipe, sikur unė, poezitė e Ismailit sa janė tė vėshtira, gjithashtu tė paparamenduara, por gjuhėsimi ėshtė diēka tjetėr, njė rrugėtim qė kalon me vargje mbi Adriatik, ndėrsa pėrkujdesėsi I kėsaj vepre, zoti Nehat Marku, do tė shkruajė: Poezia e Ismailit ėshtė njė art qė zbulon tė vėrtetėn, poezi qė zbulon tabllo tė ndryshme jetsor.

Pėrndryshe, kjo pėrmbledhje e vogėl, qė del nė kondita tė njė niveli tė lartė teknik dhe estetik, u botua nga ana e Qendrės Letrare “Effeto Notte” (Efektet e Natės), pranė Bibliotekės Komunale tė Potenca Piēenės, nė Itali. Redaktor I librit ėshtė profesori i gjuhės shqipe, Nehat Marku, poet me prejardhje dibrane, ndėrsa ballinėn e ka realizuar piktori italian Mauro Mazziero. Libri mban numrin njė, nė kuadrin e bibliotekės sė sipėrpėrmendur, si njė tekst letrar bilingv, dhe ndahet nė ciklet lirike si: “Nė tėatėr do tė piqemi”, “Thinjat e trungjeve tė humbur”, “Nė njė qytet tė largėt zėrat e vdekjes dėgjoj” dhe “Nėn muzgun e lotit tė dashuruar”.  Fjala ėshtė pra pėr njė vepėr tė mitėfilltė poetike, qė meriton tė lexohet dhe rilexohet.  

  
 

Opinionet dhe vėrejtjet tuaja mund t'i dėrgoni nė adresėn - info@shipkovica.com
Copyright (c) 2000 Shipkovica.com