???
                           

            (C.C. Constante: “Spre Albania” (Drejt Shqipėrisė), Bukuresht, 1905)

                   Ėshtė njė nga veprat e shumta bukureshtare, qė mbron interesat e kombit shqiptar. “Le tė pėrmendet me kėtė rast fakti, se flas pėr Shqipėrinė e Veriut, qė pėrfshin krejt vilajetin e Kosovės dhe njė pjesė tė vilajetit tė Manastirit, dhe i cili dallohet pėr tepėr nga Shqipėria e Jugut, e formuar nga dy vilajete tjera: Janina dhe Shkodra, tė shtrira pėrgjatė brigjeve tė Adriatikut”. Fati i shqiptarėve dhe rumunėve, autorit i duket identik: dy popuj tė kėrcėnuar  me gėlltitje, “nga barbaria turke”, dhe “nga uragani sllav”. Kur vjen fjala pėr Kosovėn, “po qe se Shqiptarėt janė popullata autokotone, ndėrsa Sllavėt kanė vėrshuar pėrmbi ta, atėherė Serbėt duhet ta kuptojnė se pretendimet e tyre, janė jo vetėm tė ekzagjeruara, por edhe absurde” . Edhepse e shkruar para njė shekulli, nė njė gjuhė tė huaj, kjo vepėr paraqet interes tė veēantė pėr studjuesit e albanologjisė. Pothuajse nė ēdo faqe tė saj, defilon dashuria ndaj Shqipėrisė dhe shpirtit shqiptar.

 Nuk mund ta trasosh ardhmėrinė, pa e njohur tė  shkuarėn

Njė ndėr librat e vjetėr dhe tė rrallė, qė ta mundėson njė njohje tė kėtillė, ėshtė edhe vepra monumentale e autorit bukureshtar, Konstantin Sterie Konstante: “Spre Albania” (Drejt Shqipėrisė). Fjala ėshtė pėr njė spektėr subjektesh, tė sitematizuara shkencėrisht nė njė monografi prej 211 faqesh, me njė ballinė qė ta pėrkujton shqiptarin e kohės sė Rexhep Vokės (1905). U botua nė Bukuresht para 99 vitesh, dhe u ribotua dy vjet mė vonė, me tė njėjtėn pėrmbajtje, nė njė shtypshkronjė tė re, dhe me njė ballinė tė re (1907). Njė ekzemplar i saj ruhet nė Bibliotekėn e Akademisė Rumune. Autori ishte shkrimtar rumun me prejardhje vllahe nga Maqedonia. U lind nė Ohėr, mė 1877, dhe vdiq nė Bukuresht, mė 1964. Nuk e dimė nė e dinė ndėrkombėtarėt, se komunistėt maqedonė, si produkt i pansllavizmit sovjetik, pėr ta justifikuar sintagmėn “makedonsko ime nema da zagine”, i fshinė nga faqja e dheut, varrezat vllahe nė qendėr tė Ohrit. Sot e kėsaj, dite jetojnė nė Bukuresht, dy vajzat e autorit: Viorika Mojsul, dhe Lena Konstante, kjo e fundit duke patur 95 vjet, njė kujtesė tė kthjelltė, dhe njė numėr tė konsideruar veprash letrare. Pos librit mbi Shqipėrinė, babai i saj ka botuar edhe njė serė librash tė tjerė mbi rumunėt e Timokut (1907, 1929, 1943), kujtime nga Maqedonia (1939), njė fjalor turqisht-bullgarisht-rumanisht, si dhe njė monografi mbi Selanikun. Ėshtė njė nga veprat e shumta bukureshtare, qė mbron interesat e kombit shqiptar.

Edhepse e shkruar para njė shekulli nė njė gjuhė tė huaj, kjo vepėr paraqet interes tė veēantė pėr studjuesit e albanologjisė. Pothuajse nė ēdo faqe tė saj, defilon dashuria ndaj Shqipėrisė dhe shpirtit shqiptar. Qysh nė kuadrin e parathėnies, “Epoka e re”, autori thekson faktin se “kauzat inedpendente”, ishin ato qė e shtynė t’i reket rrugėtimit pėr nė jug tė Danubit. Pas kthimit nė atdhe, “vendosa t’i botoj pėrshtypjet qė m’i sugjeroi studimi i propagandave tė ndryshme qė e preknin terenin e Shqipėrisė Lindore, ku qesh angazhuar tė themeloj njė shkollė rumune nė Prizren, dhe tė afirmoj,  traditat dhe doket shqiptare, pothuajse tė panjohura pėr popullin rumun, dhe publikun lexues. Dhe meqė fati i popullit rumun ėshtė i ngjashėm me atė tė popullit shqiptar, mendoj se bėj njė shėrbim tė shenjtė, duke ia bėrė tė njohur vendit tim, dhe sidomos njerėzve tanė politikė, me shpresė se ndoshta kėshtusoj, do tė arrij ta zgjoj interesin, pėr njė popull qė meriton vėmendjen tonė tė sinqertė”. Admirimin e autorit ndaj kauzės shqiptare, e konfirmojnė edhe letrat e tij, ende tė pabotuara, qė ia dėrgonte Nikolla Naēos nga Shkupi, pėrgjatė vitit 1900.

Vepra e Konstantin Konstantes mbi Shqipėrinė Lindore (Kosova nė jug dhe veri tė Sharrit), ndahet nė katėr kaptina. Nė tė parėn bėhet fjalė pėr impresione, zakone dhe tradita, pėr konsiderata hitorike dhe gjeografike, pėr njerėz dhe fakte, pėr luftėrat ndėrmjet helenizmit dhe sllavizmit, pėr bullgarėt e serbėt, pėr propagandėn serbe, pėr qėndrimin e rumunėve ndaj grekėve dhe bullgarėve. Kaptina e dytė trajton do subjekte mbi Fushėn e Kosovės, moralin dhe logjikėn shqiptare, mbi Prizrenin dhe lėvizjen shqiptare, mbi “Serbinė e Vjetėr” dhe propagandat austriake. Nė kaptinėn e tretė lexuesi kėnaq shpirtin duke lexuar subjektet: Shqipėria dhe Shqiptarėt, Shqiptarėt dhe islamizmi, Martesa, lindja dhe vdekja, Psikologjia e Shqiptarėve, Besa-besė. Kaptina e fundit pėrfshin konkluzionet: Ndjenja kombėtare e Shqiptarėve, Themelimi i shoqėrive tė para kulturore, Lėvizja kulturore dhe qeveria Osmane, Autonomia e Shqipėrisė, Prenk-Bib-Doda, Shqiptarėt grekomanė, Alfabeti shqiptar, Vėllezėrit Frashėri, Shqiptarėt dhe propaganda rumune nė Maqedoni, Procesi i asimilimit ndėrmjet rumunėve dhe shqiptarėve, Njė manifest shqiptar, Superioriteti i Shqiptarėve dhe Rumunėve ndaj tė gjitha nacionaliteteve tė tjera, Njė shtet Albano- Rumun.

 Ligjet e perandorisė nuk kanė kurrfarė vlere nė Shqipėri

                Si e konsideron autori nė fjalė, vendlindjen e Kolė Bojaxhiut? “Para se tė vazhdoj rrugėn pėr nė Prizren tė Shqipėrisė Lindore, u ndala disa ditė nė Shkup. Qėndrimi im i kėtushėm arsyetohej me faktin se duhej ta rishoh familjen time, e vendosur kėtu nga komuna e Krushovės, qė nga viti 1870. Nė anėn tjetėr, kisha nevojė pėr t’u armatosur me rekomandimet e nevojshme pėr misionin tim, pėr autoritetet e Prizrenit,...dhe sidomos pėr prijsit Shqiptarė, fjala e tė cilėve ėshtė vendimtare nė ēėshtjet administrative apo gjyqėsore, ngase, siē do tė shohim mė poshtė (kur do tė merremi me jetėn dhe zakonet e Shqiptarėve), ligjet e perandorisė nuk kanė kurrfarė vlere nė Shqipėri, ku ēdo gjė bėhet sipas zakoneve tė konsakruara nė praktikė, qė nga kohėt e pambajtura mend”(9). Nė vazhdim autori e pėrshkruan Shkupin ku ka kaluar pjesėn mė tė madhe tė fėmijėrisė. “Shkupi paraqet njė rėndėsi tė veēantė pėrmes fakti se ėshtė qendra tregtare e Shqipėrisė Veriore, dhe nė tė njėjtėn kohė, qendra e pikėpjekjes sė propagandave qė i kanė drejtuar shikimet kah porti i Selanikut, dhe qytetet e brigjeve tė Adriatikut” (11).

                Duke u ndodhur nė njė kryqėzim rrugėsh mes Lindjes dhe Perėndimit, Veriut dhe Jugut, Shkupi pėrgjatė historisė u bė vatėr shkollash, kishash e diplomacishė. Tė gjithė rendnin pas tij pėr ta pėrvetsuar, sidomos Serbia, Bullgaria dhe Austria. Autori e pėrshkruan  Sharrin si “njė kėshtjellė vargmalesh”, si dhe Vardarin si “pikėndarja e Shqipėrisė Lindore nga Maqedonia, ...qė buron nė fshatin Vrut (ar. “i dashur”), rrėzė malit Vllajnicė, si njė pjesė e Sharrit, e dominuar nga platoja magjepse e Bunecit (rum.“i mirė”)”. “Ku fshihet misteri?”– pyet autori bukureshtar. Pėrmes cilave rrethana mbetėn kėto emra?” (13). Pasi e ndėrlidh Shkupin me periudhėn ilire tė Justinianit, pasi deshifron mbishkrimet romake tė do pllakave antike, Konstante thekson se “Shqipėria Lindore ishte e kolonizuar dikurė, nga stėrgjyshėrit tanė” (19).

Mos vallė nga kjo periudhė, e “stėrgjyshėrve” romakė, kanė mbetur edhe do toponime tjera si: Gajre (nga “gara” ), Vica (nga “vita”), Llumnica (nga “lumina”)? Pasojnė fragmente mbi pushtimin osman, mbi mėrgimin drejt Rumanisė si pasojė e varfėrisė, mbi manipulimet e pansllavizmit nė Ballkan, mbi serbėt dhe bullgarėt e pėrkrahur nga Rusia, mbi serbizimin e bullgarėve tė Maqedonisė, mbi influencat e helenizmit, mbi propagandat serbe ndaj Kosovės. “Pėrmes publikimeve tė ndryshme kontinuitive, Bullgarėt pėrpiqen tani tė dėshmojnė sa historikisht po aq edhe filologjikisht, bullgaritetin e sllavėve tė Maqedonisė, sidomos atė pjesė tė vilajetit tė Kosovės, tė cilėn serbėt e quajnė “Serbia e Vjetėr” (45). Autori synon tė njohė jetėn e arumunėve tė Krushovės, dhe militon pėr hapjen e njė shkolle rumune nė Shkup, bėn fjalė pėr shkombėtarizimin e shqiptarėve dhe arumunėve nga ana e grekėve dhe bullgarėve, dhe mė nė fund, niset pėr nė Kosovė. E gjithė kjo ndodh pėrgjatė vitit 1905.

            Rruga pėr nė Kosovė

Nė kaptinėn e dytė, “Drejt Fushės sė Kosovės”, pėrshkruan nisjen pėr nė Ferizaj, nė gjirin e njė treni tė vjetėr. “Linja hekurudhore qė shkon nga Shkupi nė Mitrovicė, qarkullon vetėm dy herė nė javė. Njė vagon i vetėm i kl.tė dytė, dhe disa vagonė tė kl. tė III-tė, tė pėrngjitura pėr trungun e njė treni mallrash, janė tė denja pėr administratėn e hekurudhės orientale, dhe sidomos pėr udhėtarėt qė i shfrytėzojnė. Tė gjitha vagonat e dalė nga pėrdorimi nė kėtė linjė,  shfrytėzohen pėr transportimin e bujqve Arnautė” (65). Treni asokohe qarkullonte dy herė nė javė, dhe mu kjo ndikonte qė tė ketė njė tollovi tė madhe udhėtarėsh... “Pėr ndryshe, pėrveē Arnautėve, qė formojnė pothuajse krejt klientelėn e rregullt tė kėsaj linje, janė edhe Serbėt, qė gjenden tė shpėrndarė, duke bashkėjetuar me Shqiptarėt, nė krejt Shqipėrinė e Veriut (vis i okupuar dikurė, edhe nga Knjazėt serbė, gjė pėr tė cilėn, edhe sot vazhdojnė ta konsiderojnė si Serbi e Vjetėr)” (66). Si e pėrshkruan autori bukureshtar, sallėn e pritjes nė stacionin hekurudhor? Porsi nė film: njė film dokumentar i fillmshekullit XX:

“Poshtė, tė hedhur nė parregullsi tė madhe, gjendej njė grumbull i madh hejbeshė tė lėkurės, pėrndryshe, tė punuara me njėfarė shije artistike orientale. Nė tė djathtė e nė tė mėngjėr, njė grumbull thasėsh me gjithfarė mallėrash. Mėnjanė grumbuj batash (kėpucė prej gome), tejmatanė  dengje tėrkuzash, gjithfarė mallėrash tė tjera qė i kishin marrė me vete, me shpresė se nuk do tė vėrehen nga kontrollorėt, qė tė shpėtojnė kėsisoj nga taksat e bagazheve, e gjithė kjo ta jepte panoramėn e njė pazari osman, dhe assesi tė njė sallė pritjeje, tė njė stacion hekurudhor. Udhėtarėt, tė mbėshtetur mbi thasė, me cigare nė gojė,  shpėrndajnė valė tymi, duke e mbushur sallėn, deri nė gulēitje. Pjesa dėrmuese e tyre janė Arnautė, tė veshur nė kostume e tyre kombėtare; qytetarėt   mbajnė do shallvare tė gjera prej pėlhure tė kaltėrt apo tė kuqe, njė mintan nė formė sakoje, i qėndisur me fije mėndafshi, njėfarė “ibrishini” me do pulla tė mėdha. Nė kokė mbajnė njė fes tė kuq e tė gjerė, ndėrsa nga maja e kokės, dmth. e fesit, lėshohet deri mbi supe, njė fjongo e madhe, qė peshon pėrmbi njė kgr”. Fshatarėt shqiptarė, sipas autorit, “janė disi mė tė thjeshtė nė veshje, dhe mbajnė do shallvare tė ngushta prej shajaku tė bardhė apo tė zi, tė qėndisur nga xhepat e deri poshtė, me do fije gajtani; njė mintan prej leshi, dhe pėrmbi tė njė lurkė tė shkurtė, e zezė, me njėfarė jake, e cila kur bie shi, mbėrthehet nė dy skaje, dhe shndėrrohet nė kėsulė” (67).

Nė kėtė turmė udhėtarėsh qė ishin nisur me tren, autori takohet me njė plakush gjakovar (Qerim Aga). “Pasi i la hejbetė nėn kanape, dhe do dengje tjera me mall, u ul kėmbėkryq nė njė qosh, dhe pastaj, duke u drejtuar kah ne, na uroi tradicionalisht “Udhaembarė!”, tė cilės ne, me modesti tė veēantė iu pėrgjigjėm “Tungjatjeta!”. Nuk kaloi asnjė minutė dhe plaku, e hapi njė pungė tė madhe, qė e mbante nė brez, brez i qėndisur me fije ari, i thurri tre cigare tė mėdha sa gishti i madh, dhe pasi e vu njėrėn nė llullė, e ndezi, dhe pastaj na ofroi edhe neve nga njė”. Edhepse s’i duronte shtjegullat e tymit, autori duke i njohur traditat shqiptare, e merr cigaren pa kurrfarė refuzimi. “Refuzimi te Shqiptarėt konsiderohet si ofendim, dhe kėtė e dija nga Shqiptarėt e Shkupit, qė numerikisht janė tė shumtė” (69). E pėrshkruan sinqeritetin, pamjen, trimėrinė dhe Besėn shqiptare. “Pothuajse krejt Shqiptarėt e Shqipėrisė Veriore, janė pėrnga shtati mė tė lartė se tė tjerėt, me do krahė tė gjerė qė reflektojnė trimėri, me gjoksin e mbuluar me lesh tė dendur, tė hapur ndaj diellit dhe ngricės, me do sy tė mėdhenj e tė shndritshėm, tė inkuadruar nga do qerpikė tė dendur, me fytyrėn e djegur nga dielli; thuajse para teje ke njė gjigand i gatshėm tė tė qesė pėrtoke me duart e tij, dhe kjo frikė shtohet kur duke e takuar nė rrugė, je i detyruar ta shikosh drejt e nė sy, dhe t’i pėrgjigjesh pėrshėndetjes sė tij tradicionale “Tungjatjeta!” (84).

                Nė Shqipėri, sipas autorit, ēėshtjet kryesore qė komentohen pėrgjatė ditės, janė “hakmarrja, ndonjė krim, ndonjė vjedhje e rėndėsishme, apo rrėmbimi i ndonjė tregtari tė pasur”. Sipas tij,  “tė gjithė, madje edhe Shqiptarėt e krishterė, vuajnė nga Shqiptarėt myslimanė. Kėta tė fundit, qė nuk janė myslimanė, veēse me emrin dhe pėrmes faktit tė synetllėkut, pėrmes konvertimit tė tyre nė islamizėm, e kanė rruajtur tėrė pavarėsinė e tyre, ashtu siē e kanė trashėguar nga gjysh-stėrgjyshėrit. Pėrmes njė fakti tė kėtillė, ata i terrorizojnė ata tė cilėt krishtėrimi ua ka ngritur tė drejtėn pėr tė mbajtur armė” (70-71). Duke deshifruar letėrkembimin elektronik, konstatojmė se edhe pas njė shekulli, kemi “sivėllezėr” tė atillė, qė edhe nė kohė tė paqės, keqpėrdorin armėt dhe uniformat ushtarake shqiptare, duke e njollosur dinjitetin e shqiptarit, pėrmes hakmarrjes politike, hajdutllėkut, dhunės, dhe kriminalitetit. “Kur kalojmė para varreve tė dėshmorėve qė dhanė jetėn pėr liri, stėrkuqemi nga turpi qė na ka kapluar, si pasojė e kopilave tė kombit”, thekson nė letrėn e tij, njėri nga luftėtarėt e lirisė. Se ē’janė duke bėrė shqiptarėt dhe ndėrkombėtarėt, pėr identifikimin dhe shpartallimin e tyre, kėtė vetėm ata e dinė.

            Shqiptari s’e duron shkeljen e fjalės, padrejtėsinė dhe imoralitetin

Autorin e impresionojnė shqiptarėt katolikė tė Mirditės, dhe e shqetson fakti se “gruaja dhe fėmijėt te Shqiptarėt, konsiderohen si do skllevėr tė mirė vetėm pėr punė”. Nė kuadrin e kaptinės “Morali dhe logjika te Shqiptarėt” (75-91), pėrshkruhet sinqeriteti dhe ndershmėria ndėr shqiptarė. “Shkelja e fjalės sė dhėnė, konsiderohet si njė ēnderim i atillė, qė ia jep secilit tė drejtėn, ta pėrmirėsojė pėrmes armės”. Pse? “Ngase te Shqiptarėt, derisa drejtėsia bazohet te fuqia e mė tė fuqishmit, padrejtėsia dhe imoraliteti dėnohen vetėm nga ata qė janė viktimė e tyre, ndėrsa shkelja e fjalės sė dhėnė, ėshtė njė thesar i shenjtė, dhe ajo ndėshkohet nga pushteti publik: pra nga krejt fisi nė tė cilin bėn pjesė individi” (80). Nga Ferizaji deri nė Prizren, rruga me karrocė zgjat 12 orė. Mahnitet nga hijeshitė e natyrės, dhe kėtė e vėren edhe karocieri shqiptar: “Po, Shqipėria ime ėshtė e bukur”, ia kthen ai, “i pėrgėzuar nga komplimentet, ngase asnjė vend tjetėr nuk mund tė jetė mė i bukur, por ėshtė e varfėr  dhe nuk na jep bereqet tė mjaftueshėm”. “-Nuk jua jep kafshatėn pėr tė cilėn keni nevojė”, ia kthen autori, “ngase nuk dėshironi ta punoni dheun e saj tė plleshėm; ngase nuk dini t’i shfrytėzoni pasuritė e saj tė brendshme; ngase nuk dini tė shfrytėzoni pyjet saj shekullorė, tė cilat sot u shėrbejnė si strehė, vetėm kafshėve tė egra dhe hajdutėve. Por, ditėn kur pllugu do ta lėvrojė kėtė truall tė virgjerė, (...) atėherė do tė kini bereqet tė mjaftueshėm, turmat do tė shumėzohen, ndėrsa paqja dhe qetėsia do ta zėvendėsojnė terrorin dhe pėrēarjen, atėherė populli shqiptar, populli trim shqiptar, do tė ringjallet nga vdekshmėria”(89).

Shqiptarėt, sipas kėtij autori bukureshtar, janė tė menēur pėrnga natyra, por kanė mbetur pa kulturė. Ata nuk i kuptojnė ata qė flasin me tė madhe pėr pavarėsinė e Shqipėrisė, “ngase, faktikisht ata janė tė pavarur, duke mos patur kurrfarė lidhjesh me perandorinė osmane, nga e cila vetėm politikisht varen, ngase Sulltani zotėron kahmos”. “Le tė pėrmendet me kėtė rast fakti se flas pėr Shqipėrinė e Veriut, qė pėrfshin krejt vilajetin e Kosovės dhe njė pjesė tė vilajetit tė Manastirit, dhe i cili dallohet pėr tepėr nga Shqipėria e Jugut, e formuar nga dy vilajete: Janina dhe Shkodra, tė shtrira pėrgjatė brigjeve tė Adriatikut”(90). E pėrshkruan ndjenjėn kombėtare nė Labėri dhe te Toskėt, qė ka filluar tė zgjohet, dhe shpreh keqardhje pėr faktin se, si pasojė e sundimit osman, nė Shqipėri tė Veriut kjo ndjenjė, “me vėshtirėsi zė rrėnjė”.  Sipas tij, shqiptarėt e krishterė, ortodoksė dhe katolikė, e kanė pėr detyrė “ta shtrijnė flakėn e atdhedashurisė, edhe mbi shqiptarėt myslimanė”. Kėtu del nė shesh “armiqėsia qė pėrdor qeveria kundėr tė gjitha revendikimeve kulturore e kombėtare tė Shqiptarėve ortodoksė tė Korēės, dhe tė Shqiptarėve tė Prizrenit, tė cilėt me vėshtirėsi tė mėdha, kanė mundur tė themelojnė nga njė shkollė kombėtare, pėrkundėr pengesave tė panumėrta qė u vihen nga ana e autoritetve”(91).

 Me tė arrirė nė kryeqendrėn rilindase tė Shqipėrisė (Prizren), i lodhur nga rruga, dhe i mahnitur nga bukuritė e natyrės, nga majat e Sharrit dhe Drini i Bardhė, pėrshkruan nė detaje, ēdo gjė qė sheh. Nė njėrėn nga kafenetė e qytetit, zatet me njė vllah tė shpėrngulur nga kryeqendra arumune e Krushovės. “Popullata e Prizrenit pėrbėhet nga Shqiptarėt: myslimanė dhe katolikė, Serbė dhe Rumunė”. Shqiptarėt sipas tij, jetojnė  “nė kushte shumė mė inferiore, se sa popuj tė shumtė tė Afrikės dhe Oqeanisė” (88). Qėllimi i autorit ėshtė tė hapė njė shkollė rumune, pėr gogallarėt e Prizrenit, por plani i tij dėshton, si pasojė e njė grekomani, qė e spiunon te autoritetet turke. Gogallarėt sipas tij, pėrbėnin njė komunitet prej 820 shpirtėrash, dhe ata frekuentonin njė shkollė greke. Pos vllehėve qė e braktisėn Voskopojėn e djegur nga bandat e Ali pashės, e u vendosėn kahmos, nėpėr Shqipėri, Maqedoni, e gjetiu, “nė Shqipėrinė e Veriut nuk gjendet asnjė gjurmė Rumunėsh” (108). Sipas autorit, ekzistojnė dy hipoteza mbi prezencėn e rumunėve nė Prizren, edhepse “kėto hipoteza mbeten trillime tė thjeshta, ngase, siē thash edhe mė parė, nuk rruhet kurrfarė tradite lidhur me vendosjen e Rumunėve nė Prizren” (po aty-108)....................

Fati i shqiptarėve dhe rumunėve, autorit i duket identik: dy popuj tė kėrcėnuar  me gėlltitje, “nga barbaria turke” dhe “nga uragani sllav”. Nė atė kohė, kishte lindur ideja e krijimit tė njė shteti tė pėrbashkėt shqiptaro-vllah. Autori ėndėrron ditėn kur elementi shqiptar, duke arritur nė tė njėjtėn shkallė tė intelektualitetit, me atė tė nacionaliteteve tė tjera, do t’ia shtrijė dorėn rumunėve “pėr tė formuar (nga katėr vilajetet, nė tė cilat Rumunėt dhe Shqiptarėt formojnė mazhorancėn e madhe mbi tė gjitha nacionalitetet e tjera), dhe me miratimin e Fuqive, tė krijojnė njė shtet i cili do ta qetėsonte, sa ekspansionin e Sllavėve, po aq edhe atė tė Gjermanėve ndaj jugut, drejt detit Egje, dhe nga veriu, drejt detit Adriatik”(97). Rumunėt nuk e duronin dot, perandorinė osmane dhe atė austro-hungareze. Shqipėria katolike, megjithatė, mbante lidhje tė fuqishme me Austrinė dhe Gjermaninė. Konstantini ka krijuar pėrshtypjen se “Austria ėndėrron tė peshkojė pėrjetė, nė ujėra tė turbullta”.

Kisha katolike dhe lėvizja kombėtare shqiptare

“Merreni me mend se si do tė dukeshin dymilonė Shqiptarė, tė arsimuar nė gjuhėn e tyre amtare, me njė ndėrgjegje kombėtare tė zhvilluar, duke krijuar, sėbashku me Rumunėt, njė shtet tė vogėl, por tė fuqishėm, nė jug tė Austrisė!”. Sintagėm Rumunė, autori e pėrdor pėr arumunėt. Nė anėn tjetėr, sipas tij, as Italia nuk mund tė qėndrojė indiferente ndaj shqiptarėve, me tė cilėt ka interesa politike dhe ekonomike. Nė kėtė rrėmujė ėndrrash e aspiratash, herė pėr njė Shqipėri reale nėn protektoratin e Austro-Hungarisė, herė nė atė tė  Italisė, e herė nė atė tė njė shteti tė pėrbashkėt Shqiptaro-Vllah, nė kohėn kur vilajetet shqiptare ende ndodheshin nėn pushtetin osman, autori njihet me drejtorin e shkollės shqiptare tė Prizrenit, Matej Logoreci, “njė patriot i ndezur shqiptar, me prejardhje nga Durrėsi. Zotėria e tij nuk dinte si ta manifestojė entuziazmin qė ndjeu, kur pat dėgjuar se nė Prizren do tė themelohet njė shkollė rumune. Shumė tė paktė janė patriotėt rumunė dhe ata shqiptarė, qė do ta kuptonin rėndėsinė e njė bashkėveprimi tė kėtillė, tė kėtyre dy popujve. Edhe unė pata kėnaqėsinė e veēantė, tė konstatoj se ky atdhetar i dėshmuar shqiptar, ishtė njėri ndėr ata raste tė rralla, qė kishte arritur ta kuptojė rėndėsinė e bashkėveprimit tė Shqiptarėve me Rumunėt.”(104). 

Nė vazhdim, pasi i pėrshkruan peripetit nėpėr tė cilat kishte kaluar, derisa e kishte themeluar, tė vetmen shkollė shqiptare qė funksiononte asokohe nė vilajetin e Kosovės, Matej Logoreci, e fton autorin ta vizitojė shkollėn. “Nė njė shtėpi me njė kat, e pėrbėrė nga tri dhoma tė mbushura me mbi 90 nxėnės dhe nxėnėse, ja e vetmja shkollė shqipe. Krejt mobilieri i kėsaj shkolle, pėrbėhej nga bangat, nga njė dėrrasė e zezė dhe shkumsi. Aq dhe asgjė mė shumė: as libra, as harta, asgjė qė i nevojitej njė shkolle dhe profesorėve, apo nxėnėsve. Tė vetmet libra qė i mėsonin nxėnėsit, ishin do katekizme. Dėshmoj se rrallėherė kam parė ndonjė njeri, me njė pėrkushtim kaq tė lartė, ndaj atdhedashurisė sė tij. Ky njeri, qė kishte njė pozitė tė favorshme nė qytetin e lindjes, ka ardhur nė Prizren, vetėm e vetėm nga malli, pėr t’ua themeluar bashkatdhetarėve tė vet, njė shkollė kombėtare”(105). Pasojnė pasazhe ku autori spjegon vėshtirėsitė nėpėr tė cilat pat kaluar drejtori, pėr tė pėrfituar autorizimin, pėr hapjen e njė shkolle tė kėtillė, pėr dyshimin e autoriteteve turke qė kishin ndaj arsimimit tė shqiptarėve. Atyre s’u konvenonte qė shqiptarėt ta kuptojnė tė vėrtetėn, se tė parėt e tyre kanė qenė tė krishterė, ngase komuniteti i vetėm i shtetit turk, “ishte feja”. Matej Logoreci, sipas tij, dėshmonte njė menēuri tė rrallė, duke ua mėsuar shqiptarėve lutjet katolike. Pse? Ngase  “autoritetet turke, nuk kishin frikė mė tė madhe, se sa frikėn ndaj Papės” (po aty-105).

Nė kuadrin e kaptinės Lėvizja shqiptare, autori e pėrshkruan Prizrenin, i cili asokohe kishte 12 mijė banorė, nga tė cilėt dymijė ishin shqiptarė tė konfesionit katolik, ndėr ta duke bėrė pjesė, edhe prindėrit e Nėnė Terezės. “Nė Prizren banon edhe episkopi katolik Monseniori Troksi, edhepse rezidenca e tij gjendet nė Shkup. (...) Porsi nė tė gjitha kishat katolike, mesha mbahet nė gjuhėn latine, por lutjet nė gjuhėn lokale. Mu pėr kėrė shkak, krejt kleri katolik i Shqipėrisė, ėshtė me prejardhje shqiptare”(106). Autoritetet kishtare sipas kėtij autori bukureshtar, kanė pėrkrahjen e Austrisė, paguhen nga Vjena, dhe e kanė pėr detyrė “tė veprojnė pėr afirmimin e interesave shqiptare” (106). At Troksi, sipas autorit, duke u bashkuar edhe me patriotė tė tjerė shqiptarė, “filloi njė lėvizje serioze nė kuptimin kombėtar shqiptar, sa pranė fiseve katolike tė Mirditės, po aq edhe pranė atyre tė shqiptarėve muhamedanė” (po aty-106). Meqė konsullit austriak nuk i konvenonte qėndrimi patriotik i Troksit, e spiunoi nė Vjenė.

Qeveria e Vjenės, duke i besuar konzullit, ndikoi qė ky i fundit tė thirret nė Vatikan. “Popullata shqiptare e Prizrenit duke parė  ndėrkaq padrejtėsinė qė i beheshin episkopit pėr shkak tė ndjenjave tė tij kombėtare, nė shenjė proteste, e mbyll kishėn katolike, dhe pėr ta hapur, kėrkon nga qeveria e Vjenės, jo vetėm zėvendėsimin e konzullit, por edhe diē mė shumė: rehabilitimin e episkopit Troksi”(107). Kėshtu, mė nė fund, Troksi kthehet nė vendin e tij. “Aktin e parė tė tij, qė e bėri pas kthimit nga Roma, ishte themelimi i njė shkolle shqipe nė Shkup, si dhe vėnia e gurit themeltar, pėr ngritjen e njė katedrale (katolike shqiptare-B.Y.), qė u ngrit me shpenzimet e perandorisė sė Franz Josefit” (107). Ky manifestim i ri kombėtar i episkopit, kaloi pa kurrfarė incidenti, duke patur parasysh qėndrimin tolerant, tė autoriteteve turke nė atė kohė. Mė nė fund, autori kthehet me tė njėjtėn karrocė postare, nė Ferizaj, dhe prej atje, merr trenin pėr nė Shkup.

Kosova, pretendimet absurde serbe, dhe autoktonia antike shqiptare

Nė kuadrin e kaptinės mbi Kosovėn (113-119), tė cilėn serbėt e konsiderojnė si “Serbi e Vjetėr”,  autori rumun, duke s shfrytėzuar argumentin historik, parashtron pyetjen: “A ka qenė vallė “Serbia e Vjetėr” e banuar qė nga antikiteti nga sllavėt, ndėrsa popullata shqiptare, qė gjendet e pėrzjerė me kėtė element sllav, nė Veri-Lindje deri tejmatanė Kumanovės, nė Veri deri Vranjė dhe Nish, dhe nga Veri-Perėndimi deri nė kufinjtė e Bosnjės dhe tė Malit tė Zi – po qe se kėto popullata paskan ardhur nga Shqipėria e Jugut, nga Janina dhe Shkodra, apo pėrkundrazi, elementi sllav ka ardhur pėrmbi elementin shqiptar?” . Nė rastin e parė, autori thekson faktin se “pretendimet e serbėve ndaj kėtij territori, justifikohen vetėm pėrmes faktit se e kanė zotėruar (pėrmes okupimit) njė kohė tė gjatė”, dhe kjo mund tė jetė “njė e drejtė e tyre historike e patjetėrsueshme”, megjithatė, “po qe se Shqiptarėt janė popullata autokotone, ndėrsa Sllavėt kanė vėrshuar pėrmbi ta, atėherė Serbėt duhet ta kuptojnė se kėto pretendime janė jo vetėm tė ekzagjeruara, por edhe absurde” (114). Duke u mbėshtetur nė statistikat e misionarėve katolikė, tė vitit 1900, Konstantin Konstante konstaton se nga 900.000 banorėt e vilajetit tė Kosovės, vetėm 300.000 janė Sllavė, nga tė cilėt po qe se i nxjerrim 100.000 bullgarė, “Serbėve nga krejt “Serbia e Vjetėr” nuk u mbeten veēse 200.000 Serbė, ndaj 500.000 Shqiptarėve tė kulluar”. Sa janė tė sakta kėto shifra, nuk dihet, duke patur parasysh faktin, se autori bukureshtar, e citon me njė rast autorin serb, A. Bogosavleviē, dhe librin e tij “O Arnautima”, Nish, 1897. Edhe nė kuadrin e kėsaj kaptine, lexuesi pėrfiton pėrshtypjen reale, se Shqipėria Lindore pėrkufizohet me Vardarin, pėrmes linjės Manastir-Veles-Kumanovė. Nė kėtė kontekst, numri i arumunėve nė Maqedoni, sipas statistikave turke, sillet rreth 4.000 banorė, pjesa dėrmuese e tyre, megjithė 300 arumunėt e Tetovės, ndodhet nė fillim tė sllavizmit. Pokėshtu, sipas kėsaj vepre, ngjet edhe me 820 gogallarėt e Prizrenit (118).

Pason njė kaptinė e re “Propaganda austriake”. “Pėrveē konsullatės sė Shkupit, Austria e ka njė konsullatė edhe nė Prizren, nė zemėr tė Shqipėrisė sė Veriut”(123). Misioni i saj, me fjalė tė tjera, ishte ndjekja e aktiviteteve serbe, dhe pėrkrahja e shqiptarėve, duke patur parasysh, pėrkatėsinė e tyre katolike. “Kleri katolik, sipas autorit, me njė frymė propaganduese e denjė pėr ta theksuar, ka ditur ta pėrfitojė besimin jo vetėm tė fiseve shqiptare tė ritit katolik, por edhe atė tė Shqiptarėve myslimanė, shefat e tė cilėve, pothuajse tė gjithė janė nė shėrbim tė qeverisė austriake”. Qėllimi i Austrisė, sipas tij, ishte “ta pėrforcojė frymėn kryengritėse tė Shqiptarėve kundėr Sllavėve, pėr ta mbajtur rendin e gjėrave, pėrjetė tė turbullt” (123). Pasojnė fragmente ku prshkruhen shefat e fiseve shqiptare, duke filluar nga Mustafa Lita i Lumės, e deri te Riza bej Gjakova, Bajram Curri, Mulla Zeka, etj.

 Shqipėria dhe Shqiptarėt (Albania shi Albanezii)

Para kaptinės sė fundit (Konkluzionet), nė kaptinėn e tretė, qė meriton njė vėmendje tė veēantė, autori nxjer nė pah, shtrirjen territoriale tė shqiptarėve, natyrėn shqiptare, prejardhjen e shqiptarėve, fiset shqiptare dhe karakterin e tyre, etj. Po e japim atė qė duhet ta dinė edhe ndėrkombėtarėt, dhe pse jo, edhe fqinjėt tanė, tė dehur me njė mitologji tė atillė ballkanike, e cila u jep tė drejtėn, qė edhe nė ato vise ku ka tre serbė apo tre grekė, ta konsiderojnė si Serbi, apo Greqi:  “Pjesa Perėndimore e Turqisė Europiane, e kufizuar nė Veri me Serbinė dhe Austrinė – pėrmes Bosnjės nė Jug me Tesalinė greke, nė perėndim me Detin Adriatik dhe nė Lindje duke patur pėr kufi qytetet Shkupi (vil.Kosovės), Manastiri, Korēa dhe Ohri (vil. Manastirit), ėshtė e njohur nėn emėrtimin Arnautllėk, dmth. vendi i banuar nga Arnautėt, Albania. Kjo krahinė kolosale, qė ka njė shtrirje prej pėrmbi 40.000 km.k. dhe njė popullatė prej rreth 2.20.000 shpirtėrash, ndahet nė dy regjione: Shqipėria e Jugut, qė pėrfshin Epirin dhe njė pjesė nga regjioni i brigjeve tė Adriatikut, e quajtur Myzyeqe, dhe Shqipėrinė e Veriut, qė pėrfshin tėrė viset e tjera tė bregdetit Adriatik, dhe shtrihet drejt Veriut, deri te qytetet qė sot janė tė pėrfshira nė mbretėrinė e Serbisė – Vranja dhe Nishi” (129). (Ka dhe mė). (Baki Ymeri, Bukuresht)  

 

  
 

Opinionet dhe vėrejtjet tuaja mund t'i dėrgoni nė adresėn - info@shipkovica.com
Copyright (c) 2000 Shipkovica.com