???
                           

                                                           SHQIPTARJA MĖ E DASHUR E BUKURESHTIT

I ati i saj, qė kish pregaditur flamurin sėbashku me Asdrenin, ishte veprimtar i shquar i kėsaj kolonie kreshnike. Ishte njėri nga ata qė pregadiste protesta, kundėr shkeljes sė trojeve shqiptare nga ana e fuqive ballkanike.

Pėrgjatė vitit 1898, arbėreshi Kosmo Serembe, boton nė Bukuresht vėllimin poetik “Kėnka lirie”, me moton e Murat Beg Toptanit: “Pa liri, shqiptari ėshtė si lule pa erė“. Librin, qė e sheh dritėn e botimit nė shtypshkronjėn e Shoqėrisė Shqiptare “Dituria” (Rruga Turturelelor, 14), ia pėrkushton Pandeli Evangjelit, ish-prefekt i Korēės, ish-delegat i shqiptarėve tė Rumanisė nė Konferencėn e Paqes nė Paris, ish-kryeministėr i Mbretėrisė Shqiptare nė kohėn e Zogut. P. Vangjeli de facto, ishte ungji i zonjės Lika, njeri me njė vullnet tė veēantė, tregtar i pasur, i njohur pėr kontributin e dhėnė lidhur me shpalljen e pavarėsisė. Nė njė fotografi tė motshme qė na e tregon zonja Lika, pos anėtarėve tė familjes sė saj, figuron edhe Pandeli Evangjeli, si dhe Taqe (Kristaq) Evangjeli, mik i ngushtė i Lasgush Poradecit. Deri vonė, para se t’ia dorėzojė Ambasadės Shqiptare, zonja Lika ka patur nė disponim njė letėr shumė tė bukur tė Lasgushit, tė cilėn ia kishte dėrguar Taqit nga Austria, nė kohėn kur Bukureshti ishte njė nga qendrat mė tė rėndėsishme, tė kolonive shqiptare tė mėrgimit. Nė portretet e deritanishme mbi korēarėt e Bukureshtit, pėr kėtė zonjė tė nderuar, kemi thėnė vetėm kaq: Lika Zografi ėshtė shqiptarja mė e dashur e Bukureshtit, zonja qė ruan nė shpirt, shqipen e kulluar tė Asdrenit dhe Lasgush Poradecit.  Sintagma i pėrket njė eseisti me perspektivė tė ndritur nė botėn tonė letrare: dr. Luan Topēiu, lektor i Gjuhės Shqipe pranė Universitetit Shtetėror tė Bukureshtit.

Nė kohėn kur njė zonjushe me prejardhje nga Shipkovica  ka njohur Nėnė Terezėn nė Romė, neve na ka buzėqeshur fati ta njohim zonjėn Poliksenia (Lika) Zografi nė veri tė Danubit.  Kanė kaluar vite e vite, nga ajo kohė. E entuziazmuar pėr portretin e Dan Zografit qė ia botoi Flaka pėrgjatė kėsaj vere, zonja Lika na fton nė telefon dhe na falėnderon pėr kėtė gjest fisnik. “Ju lumtė pėr faktin se nuk i harroni prindėrit tanė, qė ishin rilindas tė mirėfilltė!”, na thot, duke shtuar se shqipja ėshtė gjuh’ e shenjtė, dhe se pėrēdo ditė, llafos shqip me shoqen e saj tė pėrzemėrt: Lenush (Elena) Nikollau, gruaja e ish-arkitektit  tė shquar shqiptar tė Bukureshtit, Spiraq Nikollau. Lika ėshtė e bija e Daniel Zografit dhe Viktoria Evangjelit. U lind nė Bukuresht para 77 vitesh, nė gjirin e njė familje me tradita tė motshme patriotike, pėr t’u martuar pas mbarimit tė luftės sė dytė botėrore, me profesorin universitar, dr. Nikolla Xhamon, ambasador i parė i Rumanisė nė Shqipėri, koleksionar vlerash origjinale tė rilindasve tanė, njė nga boboshtarėt mė tė shquar, tė kėsaj metropole. Ajo rrėfen se si nga mbarimi i shek. XIX-tė, erdhėn nga Korēa nė Rumani katėr vėllezėr: Vasile, Dhimitri, Grigore dhe Danieli, ky i fundit duke qenė i ati i saj, rilindas i mirėfilltė, veprimtar i shquar i kėsaj kolonie kreshnike. Ja se si e pėrshkruan Rexhep Qosja, duke cituar burime nga Leka (nr.8-12/1937), kontributin e shenjtė, tė babait tė kėsaj zonje fisnike:“Nė tetor tė vitit 1912 nė Bukuresht ia beh Luigj Gurakuqi i cili, si do tė marrin vesh menjėherė mėrgimtarėt e Bukureshtit, kishte ardhur qė tė bėnte pregatitjet e duhura pėr shpalljen e pavarėsisė sė Shqipėrisė nė ato ēaste kritike pėr tė. Vetėm pak ditė mė vonė kishte ardhur edhe Ismail Qemali. Gėzimi i kėtyre shqiptarėve ishte i pamasė; tė liruar prej atij dėshprimi qė ua kishin shkaktuar lajmet mbi pozitėn e Shqipėrisė, ata ia fillojnė menjėherė punės: formojnė njė komision, nė tė cilin kryetar zgjedhin Pandeli Evangjelin, kurse sekretar Asdrenin, qė do tė duhej tė organizonte protestat e shqiptarėve tė Rumanisė kundėr shkeljes sė viseve shqiptare nga ana e fuqive ballkanike. Asdreni harton njė thirrje, i fton tė gjithė tė mblidhen nė Bukuresht, tė mbajnė njė miting dhe t’u dėrgojnė protestėn fuqive tė mėdha. Me rastin e kėtij tubimi shqiptarėt nxjerrin edhe flamurin, tė cilin e kishin pregatitur Asdreni dhe Daniel Zografi”.

E mbesa e atdhetarit qė ngriti flamurin e shenjtė nė Vlorė

I ati dhe xhaxhallarėt e zonjės Lika, ishin bijt e Poliksenia dhe Erakli Zografit. Vėllau i tyre mė i madh, Vasili, kishte jetuar njė kohė, nė jug tė Francės. Ka gjasė qė atje tė jetė njohur me shkrimtarin e famshėm rumun, Panait Istrati, i cili e shfrytėzon mbiemrin e tij, nė njėrin nga romanet e veta (Jeta e Adrian Zografit). Adrian Zografi, sipas kėsaj zonje, ka qenė shok i mirė me Fan Nolin, i cili ka kontaktuar shqiptarėt e Brailės dhe tė Bukureshtit (1911). Vėllezėrit Zografi, kanė patur nė Bukuresht, nė fillim tė kėtij shekulli, dyqane, restorane dhe depo verėrash. Njė ndėr to, reklamohet edhe pėrmes njė broshure nė kolor, e botuar nė Bukuresht mė 1911, njė vit para se kopronari i saj, Dhimitėr Zografi, tė niset pėr nė Vlorė, me delegacionin e Ismail Qemalit.

Njė portret tė gjerė lidhur me shkollimin dhe profesionet e zonjės Lika, e ka botuar para ca ditėsh revista “Miku i Shqiptarit”. Ne po ndalemi mė shumė te do tema qė ndėrlidhen me familjen e saj patriotike, familje qė ndizte nė zemrėn e shqiptarit, zjarrin e dashurisė ndaj atdheut, dhe atė, mu nė mes tė Bukureshtit, ku u hodhėn themelet e para tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare. “S’ka Shqipėri pa Kosovė! S’ka Kosovė pa Shqipėri! S’ka Shqipėri pa Kosovė e Ēamėri!”, thoshte Haxhi Zeka para shpalljes sė Pavarėsisė. Nga “Shqipėria e Re” e Konstancės (28 Nėntor 1921), qė na e ofron kjo zonjė e respektuar, lexojmė moton: “Shqipėtarė! Dita e sotme ėshtė dita e Lirisė. Sot Shqipėria ėshtė e lirė dhe e bashkuarė. Tani mbetet qė ne tė punojmė pėr ta zbukuruar dhe pėr ta madhėruar Atė”. Kjo e pėrjavshme e shqiptarėve tė Rumanisė, delte shqip nė periudhėn e demokracisė (1919-1935), e painfektuar nga komplekset primitive tė do dallaverexhinjve tė sotėm, qė gllabėrojnė buxhete qeveritare, pėr t’i mashtruar oficialitetet, duke botuar revista me njė shqipe tė reduktuar, nė emėr tė njė grupi interesash merkanteliste.

“Dita e paharruar pėr kombin shqiptar”, ėshtė titulli i artikullit-bazė, dedikuar ditės kur ungji i saj (Dhimitri), sėbashku me Ismail Qemalin, ngritėn flamurin e shenjtė nė Vlorė, “kur Shqipėria fitoi prapė lirinė, pas njė robėrie 445 vjeēare. Dita e sotme e gjen Shqipėrinė mė tė organizuar dhe Shqipėtari kuptoi vleftėn e kėtij flamuri, kujton ditėt e stėrgjyshėrve tanė, tė cilėt rojnė tė lirė e kryelartėr. Shqipėtari kuptoi vleftėn e kėsaj dite dhe ėshtė gadi tė derdhė dhe atė pikėn e fundit tė gjakut pėr kėtė ditė, pėr tė mbrojtur Lirinė, pėr tė mbrojtur flamurė i cili, sa tė jetė bota duhet tė valonjė nė tė katėr ēipet e Shqipėrisė”. Nė ballinė tė Shqipėrisė sė Re tė Konstancės, botohet edhe fotografia e njė voglushi nė kostume kombėtare, nxėnės i shkollės “Ēamėria” nė Stamboll, sėbashku me porosinė drejtuar qeveritarėve qė duhet tė pėrkujdesen pėr tė ēelur kudo shkolla shqip, pėr ēunat tė cilėt, “po tė mėsojnė nė shkollat kombėtare shqiptare, do tė shpėtojnė nga ēdo propagandė e huaj”. Aty jepen edhe dy vjersha (Dita e Lirisė sė Shqipėrisė dhe Flamuri’ i Shqipėrisė, autorėsinė e tė cilavet e mbajnė inicialet K.F dhe pseudonimi letrar Shtegu. Nga kjo e fundit, meritojnė tė ribotohen vargjet: “Seē u ndez zjarri, po kėrcet topi/ Dhe trumbeta pėr luftė thėrret./ Nga Shqipėtari si dhe qė-moti,/ Po tundet jeta, nderi po na pret”.

         Zonja Lika flet me admirim pėr shqiptarkat e shkolluara  tė Bukureshtit, pothuajse tė gjitha bija rilindasish, dhe shpreh keqardhje pse motrat tona, qė si pasojė e havales qė ua imponoi sundimi pesėshekullor osmanist, ende rrinė tė ngujuara mes mureve tė fanatizmit. Pas vdekjes sė xhaxhit Xhamo, zonja Zografi i dhuron Institutit tė Studimeve tė Evropės Jug-lindore nė Bukuresht, njė karrocė me libra mbi shqiptarėt dhe Shqipėrinė, ndėr tė cilat edhe ekzemplarėt e para tė Asdrenit dhe Lasgushit, qė  panė dritėn e botimit nė Bukuresht dhe Konstancė. Njė vlerė specifike, ka edhe lista qė na ofron kjo zonjė, qysh nė kohėn kur punonte nė Kabinetin e stampave tė Bibliotekės sė Akademisė Rumune (1971). Aty figurojnė kryeveprat e rilindasve tanė, sidomos ato tė vėllezėrve Frashėri, tė Jani Vretos, Muhamet Ēamit,  Jovan Lazi Terovės, M. Gramenos, Kristo Dakos etj., tė  botuara nė shtypshkronjėn e parė shqiptare, qė ka funksionuar kėtu, qė nga viti 1886. Nė kėtė listė figuron edhe abetarja e parė shqipe e Naum Veqilharxhit, njė ekzemplar i rrallė i sė cilės, ajo e vitit 1884, porsi qindra vlera tjera tė rėndėsishme kombėtare shqiptare, rruhen me shenjtėri, nė raftet e Bibliotekės sė kėsaj Akademie.

Shpirti i Komunitetit Shqiptar tė Rumanisė

Zonja Lika Zografi ėshtė shpirti i komunitetit shqiptar tė Rumanisė. Takimet me te janė emocionuese dhe  tė paharrueshme. Ajo na flet me admirim pėr Jani Evangjelin, qė ish e mbesa e Pandeli Evangjelit; pėr Dan Gjeēon, qė kish njė inteligjencė tė jashtėzakonshme; pėr Ollga Gjeēon, qė jeton nė Kanada, nė njė pleqėri tė admirueshme, 95 vjeēare. “Ja kėtu, na thot ajo, figuron Vasile Gjeēo, avokat i shquar qė u lind nė Korēė, jetoi nė Rumani dhe vdiq nė Toronto, nė moshėn 103 vjeēare, emėr ky qė meriton njė portet tė veēantė”. Ajo na flet me admirim edhe pėr nėnėn e saj, Viktoria Zografin, qė nė pleqėri tė thellė, shkruante vargje adimirimi pėr Shqipėrinė. Pėr Shqipėrinė digjej edhe Kristaq Evangjeli, ungji i saj, qė kish studjuar drejtėsinė dhe filozofinė. “Ja kėtu edhe Xhorxhe Zografi, Skėnder dhe Kliton Eftimiu, si dhe Juliu Valaori, profesor universitar, specialist i Arkeologjisė artistike, me prejardhje nga Voskopoja. Gjyshja ime, Evlavia Valaori, ishte poashtu nga Voskopoja, me prejardhje arumune. Ajo ishte autodidakte. E njihte frėngjishten, gjuhė tjera dhe ishte filogjermane pėrnga admirimi, ngase burri i saj pat studjuar tregtinė nė Vjenė”.

Burri i zonjės Lika, prof. Nikolla Xhamo (1914-1997), mbiemri i tė cilit ndėrlidhet me Ēamėrinė, kishte prirje tė theksuara properėndimore, por tė rrallė ishin ata qė ia kuptonin shpirtin, inteligjencėn e njė koeficienti tė lartė,   dashurinė e pakufishme ndaj Kosovės, pėr ēlirimin e sė cilės, edhe nė pleqėrinė e tij tė thellė, ishte i gatshėm tė sakrifikohet. U shua i ndjeri dy vjet para ērobėrimit tė Kosovės nga terrori policor, i kryeprotagosnistit tė tanishėm tė Tribunalit tė Hagės. Ishte mik i ngushtė me Asdrenin, i cili, edhe pėrmes dedikimeve qė ia dhuronte, e ēmonte “pėr  mėndjen e mprehur pėr ē’do gjė qė i pėrket diturisė sė gjėrė si edhe dashurisė pėr vėndin lindor”. Nik. Xhamoja ishte ai qė qysh nė rini, e shpėrndante nėpėr shtėpitė shqiptare tė Konstancės, revistėn Kosova, qė e botonte asokohe (1932-33), njė bashkėvendas i tij i famshėm: Gjergj Bubani, pėrkthyes, publicist, editor,  i ati i shkrimtarit tė mirėnjohur shqiptar, Dionis Bubanit.

Botėkuptimet demokratike tė zonjės Lika, mbėshteten nė traditat familjare. Ajo s’e harron kurrė triumfin e forcave demokratike nė Shqipėrinė e viteve ‘90-tė. “Aq shumė kam qenė e emocionuar, saqė tėrė natėn nuk mė kaplonte gjumi nga gėzimi. As qė mund ta pėrshkruaj me fjalė kėtė ngjarje madhėshtore”, na thoshte asokohe, nė kohėn kur burri i saj ndėrhynte: “Me zemėr tė shtangur nga frika, mė shkonte mendja se socialistėt mund tė vazhdojnė me mashtrime, me infiltrime, me falsifikimin e rezultateve tė zgjedhjeve. Askush nuk mund tė dyshojė mė, se ata qė e shembėn Shqipėrinė, do tė mbeten edhe mė tej nė pushtet. Kolonia shqiptare e Rumanisė, e organizuar pėrmes traditave tė saja demokratike, tani e 150 vjet mė parė, pėrherė ka qenė pranė popullit shqiptar dhe forcave liberale tė tij. Gėzimi ynė i sotėm, ėshtė gėzimi i prindėrve dhe stėrgjyshėrve tanė.”

Jeta ėshtė njė jehonė qė kalon nėpėr tunelin e kohės

Xhamoja kishte njė memorje tė kthellėt.  Ēdokush qė e ka njohur, ka konstatuar se ai ėshtė njė enciklopedi e gjallė. Ishte profesor i gjeografisė, duke qenė njėzet vjet, shef i Katedrės sė Gjeografisė pranė Akademisė sė Shkenvace Ekonomike. Zotėronte njė kulturė tė shumėfishtė: shkencore, letrare, artistike, linguistike.  Kishte kujtesė tė mirė dhe aftėsi pėr sintetizimin e subjekteve qė i trajtonte. Nga albumet me fotografi tė epokės, qė na i prezenton zonja Lika, dallohen ato tė Kliton Eftimiut, qė mbet beqar i pėrjetshėm, dhe motrės sė tij: Sofika Stroesku. Defilojnė kėtu fotografi shqiptarėsh nė kostume kombėtare. “Ja edhe Dhimitėr Eftimiu. Ishte vėllau i gjyshes sime.  Sa tė dashur qė ishin! Ajo pat kryer Akademinė Tregtare, ndėrsa ai pat studjuar politeknikėn, dhe ka dirigjuar korin artistik tė Shoqatės sė Studentėve Shqiptarė tė Rumanisė. Ishte punėtor i palodhshėm dhe kishte njė shpirt tė jashtėzakonshėm. Ka marrė pjesė edhe nė Olimpiadėn e Berlinit, mė 1936. Nė fotografi duket edhe Lirka (Lirija). Ishte kushėrira e parė e Klitonit. Dhimitri kishte dhe njė vėlla: Jovanin, dhe njė motėr: Poliksenian.”. Dallohet poashtu, fotografitė e shqiptarėve tė Bukureshtit nė ball: Asdreni, Milkani, Bubulina, Kuteli, Olimpia, Dhimitėr Kristesku, Ollga, Nik Pema, Skėnder Eftimiu, Keti Zisu, pastaj njė grup studentėsh shqiptarė nėpėr Gjermani, veshur nė kostume kombėtare rumune. Kishin arritur me Kliton Eftimiun, qė nga Berlini e Hamburgu, deri nė detin Baltik.

Zonja Lika ėshtė nėnė e njė shkrimtari tė ri e tė menēur: Vlad Zografi, emėr i shquar nė botėn e letėrsisė darmaturgjike tė kėtij vendi, redaktor dhe autor i njė numri tė konsideruar veprash letrare, veprimtar i dalluar i Shtėpisė Botuese Humanitas tė Bukureshtit. Sa herė qė vjen fjala pėr shqiptarėt, ai na e pėrkujton Panairin e Frankfurtit, ku ka prezentuar Humanitasin, duke njohur edhe botues nga Shqipėria. “E shihni si ėshtė jeta!”, na thot zonja Lika, emėr pėrkėdhelės i emrit tė saj tė vėrtetė: Poliksenia, e mbesa e njė heroi qė ka shpallur Pavarėsinė nė Vlorė. “Jeta ėshtė njė jehonė, qė kalon nėpėr tunelin e kohės”, i themi. E kanė thėnė tė tjerėt, dhe do ta themi edhe ne: Shqiptari ngado qė shkon, vendin e vet nuk e harron. Ajo qė vlen mbi tė gjitha nė jetė, ėshtė optimizmi dhe afrimi shpirtėror ndėrmjet njerėzve.  Po ku mund tė ketė nė kėtė vend, shqiptarė mė tė afėrt, mė tė menēur dhe mė tė pėrzemėrt, se sa kėta tė familjeve korēare tė Bukureshtit, qė e braktisėn nga halli Shqipėrinė, dhe erdhėn kėtu pėr ta fisnikėruar emrin e saj, qė nga Konstanca e Detit tė Zi ku u vendosėn pėr herė tė parė disa, e deri nė Bukuresht, ku u vendosėn pėrgjithmonė.

  
 

Opinionet dhe vėrejtjet tuaja mund t'i dėrgoni nė adresėn - info@shipkovica.com
Copyright (c) 2000 Shipkovica.com