???
                           

                                                (Shkruan Sefedin Kėrēova nė Tiranė, mė 4 tetor tė vitit 1937)

Me kėnaqėsi tė madhe po shohim se kohėve tė fundit shtypi kombėtar, dhe sidomos revista Java, i ka hapur shtyllat e saj, duke i dhėnė njė rėndėsi tė madhe Historisė Nacionale, pėrmes pėrshkrimeve tė pashkėputshme lidhur me pėrpjekjet e Martirėve dhe Veteranėve pėr ēlirimin e Shqipėrisė nga thundra e tė huajve, qė e pat munduar shekuj me rradhė. Pėr atė edhe unė dėshiroj tė sjell disa shėnime qė kanė tė bėjnė me Lėvizjen tonė Kombėtare.

Nė kohėn kur Shqipėria gjendej nėn pushtimin e huaj, 1907-1908, isha ende i ri dhe gjendesha nė Bukuresht. Rastėsisht mė takoi Xhaxha Pandeli Evangjeli, i cili, si zakonisht, tejet simpatik, mė pyeti: Ti ēka je? I thash se jam Shqiptar. Duke buzėqeshur, ai mė kėshilloi lidhur me mėnyrėn se si mund tė pėrhapet Ideja Kombėtare ndėr shqiptarėt qė gjendeshin nė Rumani, dhe si duhet tė pėrpiqemi, aq sa kemi mundėsi, pėr ēlirimin e atdheut tonė, dhe ē’prej atėherė zu rrėnjė nė zemrėn time Ideja Kombėtare dhe fillova kahmos t’i kėrkoj krejt shqiptarėt, duke ua shpėrndarė kėshillat qė propagandonin kėtė Ide, si dhe rėndėsinė e tyre.

Sėbashku me mikun tim Rexhep Novosella, arritėm tė tubojmė njė grup shokėsh tė pėrkushtuar Idesė Nacionale dhe, duke i kėshilluar i ēuam tė mėsojnė gjuhėn shqipe te Veterani Mithat Frashėri, qė nė atė kohė, pat hapur njė shkollė pėr pėrvetėsimin e gjuhės shqipe nė Bukuresht, nė Rrugėn e Apostujve tė Shenjtė (Strada Sfintii Apostoli), ndėrsa shqiptarėt qė studjonin nė kėtė shkollė dilnin tė pregaditur qė tė na shoqėrojnė nė tė gjitha mbledhjet e Kolonisė Shqiptare tė Bukureshtit, nė ballė me tė madhin Veteran Pandeli Evangjeli. Nė ato kohėra, gjendej nė Bukuresht edhe i ndjeri Mulla Nashit Zajazi, i cili, i intencionuar edhe pėr tė mirėn e Idesė Nacionale, hapi njė kafene nė Strada 11 iunie, kafene e cila u bė njefarė ēerdheje e tubimit tė  emigrantėve shqiptarė, dhe atje jepeshin pothuajse falas libra dhe abetare nė gjuhėn e ėmbėl shqipe, tė botuara nė Bukuresht dhe Sofje. Ky njeri i guximshėm dhe i famshėm, qė ish Mulla Nashit Zajazi, pasiqė kontribuoi vite me rradhė pėr pėrhapjen e Idesė kombėtare, u kthye nė Zajaz, ku vazhdoi veprimtarinė kombėtare, gjė pėr tė cilėn qe burgosur (nė Manstir) dhe pastaj qe varur nė Shkup, duke u bėrė njė martir i Idesė sė Shenjtė Nacionale. Historinė e kėtij trimi, mendojmė se e din mė mirė Veteran i shquar Jashar Erebara.

Nė vitin 1912, pak kohė para se tė shpallet Pavarėsia e Shqipėrisė, erdhi nė Bukuresht, patrioti i madh e i ndjerė, Ismail Qemali, tė cilin e shoqėrova sėbashku me mikun tim shumė tė mirė, rexhep Novosellėn: ia bėmė njė vizitė nė hotelin ku ish vendosur dhe ai na i bėri tė njohura qėllimet e veta madhėshtore, duke na kėrkuar disa adresa personalitetesh dhe politikanėsh filoshqiptarė tė Rumanisė, adresa tė cilat ia dhamė, pastaj e shoqėruam deri nė banesėn e politikanit tė madh filoshqiptar, Taqe Jonesku. Ismail Qemali u takua pastaj edhe me personalitete tjera, para se ta shpallė Pavarėsinė dhe Sovranitetin e Shqipėrisė.Nuk ka shqiptarė nga mėrgimtarėt qė s’e njeh mikun tim Rexhep Novosellėn, qė ka bėrė sakrifica tė mėdha dhe vepra patriotike, qofshin ato materiale pėr t’i ndihmuar studentėt shqiptarė tė Rumanisė. Ky zotėri ka dhėnė njė kontribut tė madh pėr Idenė Kombėtare, duke mos patur frikė nga kurfarė pengese, duke sakrifikuar suma tė mėdha parashė tė fituara nga biznesi i tij, dhe nuk kopracon as nė ditėt e sotme. Tani jeton nė Plojesht.

Sėbashku me mė shumė shokė, edhe pas shpalljes sė Pavarėsisė, nuk kemi ndėrprerė pėrpjekjet pėr tė gjetur sa mė shumė idealista shqiptarė, dhe kėshtu, me krejt shqiptarėt e ardhur nga Kėrēova, Gostivari, tetova dhe Shkupi, pasi diskutonim me ta, ktheheshin nėpėr shtėpitė e tyre si do atdhetarė tė mėdhenj, duke i braktisur mėnjanė, idetė dhe koncepcionet e mėparshme anadollake. Mė 1916, kur shteti rumun shpalli luftė kundėr Bullgarisė, turqisė dhe aleatėve tė tyre, si gjithė tė huajt, edhe neve Shqiptarėt, Qeveria Rumune na internoi, duke na shpėnė nė kufinjtė e Rusisė, nė vendin e quajtur Ripiēen, distrikti i Jashit, ku ishim me mijėra Shqipėtarė, nė mes tė cilėve ndodhej edhe veterani i shquar, Zt. Mit’hat Frashėri, ku pėr fat tonin tė mirė, rastisėm tė jemi nė ushtrinė rumune si vullnetarė. Zoti dr. Ibrahim Temo, edhe doktor Nikollaq Zografi, qė tė dy me gradat majorė, si dhe dr. Vasilaq Zografi me gradėn kapiten. Kėta zotėrinj, sadoqė ishin nė shėrbimin ushtarak rumun, kanė bėrė shėrbime shumė tė ēmueshme vėllezėrve tė tyre Shqipėtarė, nė ēdo rast nevojash shėndetsore e tė tjera, dhe nuk dyshoj nė pohimet e tyre mbi pėrpjekjet e mija, moralisht e financiarisht, i ndihmuar prej autoriteteve rumune, qė pata fatin e mirė tė njoh shumė oficerė, duke shpėtuar me mijėra shqiptarė nga vdekjet e sigurta, meqenėsė ra njė sėmundje tifo-ekzantematike, e cila i korrte pa mėshirė, dhe mė tjetėr anė, pa ndėrhyrjen time dėrgoheshin nė punime tė rėnda, si nė hekurudha e tjera, mu nė zemrėn e dimrit, nga ku nuk ktheheshin gjallė po tė shkojshin. Nga kėta Shqiptarė, kudo qė ndoshen sot, me mish e me shpirt mė janė mirėnjohės pėr jetė, njė pjesė e madhe e shqiptarėve tė  internuar kanė gėzuar pėrkrahje tė ēmueshme edhe nga ana e Z. Mit’hat Frashėri.

Kur mė 1920 muarėm lajmin mbi Kongresin e Lushnjės, i kryesuar nga prijsi i dashur, sot sovran i kombit Shqiptar, atėherė djalosh, mė gėzoi pa masė dhe m’u rrėnjos nė zemrėn time njė simpati e patregueshme, dhe prej kėsaj date fillova tė mbledh ēdo fotografi qė mė takonte tė shifnja nėpėr fletore, me portretin e Lartmadhėrisė sė Tij, atėhere djalosh, por shpėtimtar i Atdheut. Kur mė 193 Prijsi jonė i dashur mori Kryesinė e Qeverisė Shqiptare, gėzimi jonė qe i pakufishėm dhe meqenė se ndodheshim larg, por me shpirt shumė afėr, u kufizuam’ia paraqesim urimet entuziastike, pėr tė cilat vendosi tė na i shfaqė falėnderimet. Mė 1924, kur Lartamadhėria e Tij ndodhej nė Belgrad, pėr sigurimin sa mė mirė tė jetės sė shtrenjtė tė tij, nė marrėveshje me shokun tim Rexhep Novosellėn, me njė letėr tė posaēme e grisha tė urdhėronte pėr qėndrim nė Bukuresht, ku i kishim siguruar gjithė mjetet e nevojshme nga ēdo pikėpamje. Po mė 194, kur triumfalisht u kthye Lartmadhėria e Tij nė Shqipėri, gėzimi entuziastik i joni, qe i madh, dhe meqė nuk patėm fatin e mirė t’i ndihmojmė, ishim gati tė bėhemi fli pėr mirėsuksesin e tij, u mjaftuam me njė urim pėrgėzimesh qė i paraqitėm.

I pėrvėluar nga malli, erdha nė Shqipėrinė e njė Prijsi, prej fisi e gjaku shqiptar

         Mė 1935, kur Z. Pandeli Evangjeli, atėherė Ministėr i Punėve tė Jashtme i Shqipėrisė, urdhėroi me leje nė Bukuresht, sė bashku me shokun tim Rexhep Novosellėn e tjerė, muarėm inisiativėn dhe i bėmė njė pritje madhėshtore, ku muarėn pjesė gjithė Kolonia Shqiptare Muhamedane atje. Dhe mė vonė, Kolonia muhamedane nė Bukuresht, nuk ka pushuar se pėrpjekuri pėr tė mirėn e shtetit shqiptar, e lidhur ngushtėsisht me Regjimin Zogist. Aktiviteti i mėpastajmė i kolonisė muhamedane tė bukureshtit, u zhvillua rreth pėrpjekjeve pėr ēimentimin e Regjimit Zogist, sepse pėr Atdhetarėt e vėrtetė, ndėr ata qė luftuan, tė shtytur nga ideali i lartė i atdhedashurisė, Zogu I, qė nga ditėt e para, u pranua si i Vetmi i dėrguar prej Zotit, pėr tė kandiduar dhe pėr tė zhvilluar Atdheun Shqiptar. Kėshtu mė 1925, me rastin e 8 Nėntorit, kemi qenė ne qė zbuluam tradhtarėt, qė kishin mundur tė hyjnė si nėpunėsa konsullorė dhe andej me siguri tė punonin kundra regjimit dhe gjithashtu, po ne kemi qenė ata qė i prishėm planet shkatėrrimtare tė njė tė arratisuri politik, emrin e tė cilit nuk insistoj ta pėrmend.

         Mė 1926, i pėrvėluar nga malli i madh qė kisha pėr ta parė me sytė e ballit Shqipėrinė time tė lirė, me njė Mbret prej fisi e gjaku Shqiptar, nė fillim tė muajit mars, pėr njė vizitė erdha nė Tiranėėn e Shqipėrisė sė lirė, ku brenda pak ditėve qė ndejta, Lartmadhėria e Tij dėrgooi pat mirėsinė tė mė nderojė me pranimin tim mė se dy herė nė audiencė, dhe me kėtė rast mė urdhėroi tė vi definitivisht, pėr tė jetuar nė Shqipėri. Kėtė urdhėr sovran, aq me gėzim tė madh e prita, saqė nė jetėn time (kurrė) nuk kam ndjerė ndonjė gėzim tjetėr si ky. Kėshtu pra, nė muajin shkurt tė vitit 1927, familjarisht erdha nė Shqipėrinė e lirė, nėn Flamurin Kombėtar dhe nėn mbrojtjen e Sovranit tonė shumė tė adhuruar, ku gjendem edhe sot, i vuajtur ekonomikisht, por i lumtur shpirtėrisht. Duhet tė shėnpjmė se nė kėto pėrpjekje, sado qė  kemi sakrifikuar mjaft financiarisht, nuk na vjen keq pasi atėherė fitonim dhe na ndodheshin fonde, sa pėr pėrpjekjet morale qė kam, bėrė e ndjej nė zemrėn time njė satisfaksion, sepse ēdo Shqiptar i mirė e ka pėr detyrė tė shenjtė, dhe jam i kėnaqur kur sot shoh frytet e ėndėrruara aq me etje, dhe pėrparimet vigane nė Shqipėrinė e lirė, me njė Prijs prej gjakut e fisit Shqiptar.

  
 

(Nga “Java” nr.30/1937) Zgjodhi: Baki Ymeri

Opinionet dhe vėrejtjet tuaja mund t'i dėrgoni nė adresėn - info@shipkovica.com
Copyright (c) 2000 Shipkovica.com