???
                           

Ku janė 100 shkollat dhe kishat arumune, qė i kishte Maqedonia para pushtimit komunist? Ne s’kemi gjė, as kundėr njėrės e as kundėr palės tjetėr, ngase jemi komb heronjsh, qė dimė edhe tė falemi, edhe tė luftojmė, edhe tė fitojmė, edhe tė nėnshkruajmė, edhe tė bashkėjetojmė. Neve ende nuk na ka kapluar xhelozia, pse tė na i asimiliojė politika pansllaviste e Shkupit, shqiptarėt ortodoksė tė Rekės dhe arumunėt e kėsaj republike. Vetėm pėrmes numrit tė tyre, Maqedonia pėrfiton mbi dyqindmijė banorė, qė deklarohen si “maqedonė”, shifėr kjo e barabartė, me atė tė shqiptarėve qė ende nuk ua njeh nėnshtetėsinė. Ja pra, si na dalin rreth gjysmėmilioni maqedonėsh, sėbashku me do rromė e me do egjejas qė deklarohen si tė tillė, pa qenė tė tillė. Vetėm laviret e komunizmit pansllavist, mund ta injorojnė njė marrėveshje tė nėnshkruar para faktorit ndėrkombėtar. Luftė psikologjike, apo jo! Janė kėto pyetje tė rėnda, para tė cilavet duhet tė japin llogari ata qė ende nuk u konvenon t’ua japin tė drejtat totale, njerėzore, kombėtare, sociale, politike, juridike, policore, kulturore e universitare, shqiptarėve dhe arumunėve tė Maqedonisė.

Maqedonėt e vėrtetė, jetonin para dyndjes sllave, dhe flisnin vllahisht

Dymijė vjet i bėmė qė nga lashtėsia trako-ilire, dhe ende s’e gjetėm njė banor tė kėtij vendi, tė thotė se mė vjen keq pse s’jam maqedon. Babai i filologjisė rumune (Hashdeu), poeti mė i madh i kėtij vendi (Eminesku), dijetari me renome botėrore (Jorga), shkrimtarėt si Marin Soresku, Viktor Marin Besarab, Marin Minku,  etj., edhe pse s’e kanė njė pikė gjak arbėri nė damarėt e tyre, mahniten me shqiptarėt dhe historinė e tyre. Disa prej tyre, madje shprehin keqardhjen pse s’janė shqiptarė. E ēuditshme ėshtė diferenca ndėrmjet shqiptarėve dhe sllavėve. I mundim nga tė gjitha pikėshikimet: edhe pėrnga toleranca, edhe pėrnga njohja e gjuhėve tė huaja, edhe pėrnga trimėria, edhe pėrnga lashtėsia konfesionale e krishtėrimit (me njėmijė vjet), edhe pėrnga ajo e flamurit (me 500 vjet), pėrnga ajo e botimit tė abetares sė parė (me njėqind vjet), madje edhe pėrnga botimi i librave apo gazetave tė para.

45 vjet pas daljes sė gazetės sė parė shqipe (L’Albanese d’Italia, 1848), nis tė dalė nė Bukuresht, fletorja Albano-Maqedonia. Numri i saj i parė del nė vitin l893, nga e cila ruhet nė Bibliotekėn e Akademisė Rumune, vetėm numri 2 (25 janar 1894). Fragmentarisht, e prezentuam pėr herė tė parė nė gjuhėn shqipe, pas njė shekulli (1994), por na doli njė zonjė nga Instituti i historisė nacionale tė Shkupit (Katerina Naumovska), duke na kapur pėr veshi, jo nė rrugė, por nė shtyp (Nova Makedonija). Fillimisht, replika e Katerinės ėshtė konstruktive: rruajtja e paqės nė republikė, megjithatė, duke u zhytur mė thellė nė komentimin e paraqitjes sonė, e kaplon xhelozia pse paskemi lansuar idenė e arumunėve tė atėhershėm (periudha e Rilindjes), pėr krijimin e njė shteti tė pėrbashkėt shqiptaro-vllah, me emrin Albano-Maqedonia. Neve ende nuk na ka kapluar xhelozia, pse tė na i sllavizojė politika pansllaviste e Shkupit, shqiptarėt ortodoksė tė Rekės dhe arumunėt e kėsaj republike. Vetėm pėrmes numrit tė tyre, Maqedonia pėrfiton mbi dyqindmijė banorė, qė deklarohen si “maqedonė”, shifėr kjo e barabartė, me atė tė shqiptarėve qė ende nuk ua njeh nėnshtetėsinė.

Ja pra, si na dalin rreth gjysmėmilioni pseudomaqedonėsh, sėbashku me do rromė e me do egjejas qė deklarohen si tė tillė, pa qenė tė tillė, edhepse tė tillė nuk janė as ata qė deklarohen si sllavė, ngase maqedonėt e mirėfilltė, jetonin para dyndjes sllave dhe flisnin vllahisht. Ishin njė racė e pėrzjerė trako-ilire, fosilet e sė cilės i gjen, qė nga fshatrat e Pindit nė Ēamėri, e deri te inzhenier Branisllav Stefanoski i PTT-sė Tetovės, veteran i  komunitetit arumun tė Maqedonisė. Ėshtė fatmjerim i disa vllehėve tė shitur tė kėsaj republike, qė pėr tė mbajtur privilegjet oficiale, duke justifikuar edhe komplekset me konotacione konfesionale, shfrytėzojnė sintagma negative kundėr shqiptarėve, duke ia bėrė qejfin palės pansllaviste. Do kalojė kohė e gjatė, derisa t’ua shėrojmė shpirtin, duke kėrkuar sėbashku, rrėnjėt e pėrbashkėta, tė njė lashtėsie bimilenare.

Ideja kryesore e kėsaj reviste ishte ajo e ēlirimit  tė shqiptarėve dhe vllehėve

Nė vend qė tė na flasė pėr pėrrqindjen e  shqiptarėve nė Institutin e pėrngjitur me Gjykatėn e kobshme tė Shkupit, ku u dėnuan mbi njėmijė shqiptarė tė pafajshėm pėr motive politike, zonja Naumovska hidhėrohet pse themi se termi maqedon nė Rumani pėrdoret vetėm pėr vllehėt, duke lansuar nė replikėn e saj, edhe do gėnjeshtra: “nuk munda tė gjej asgjė vllahe nė kėtė revistė”. I vjen keq pse dyshimet e saj nuk mund t’i sqarojmė me dėshmi faktografike. Replikėn qė ia dhamė nė pranverė tė atij viti (N. Makedonija, 17 prill 1994), kėtė herė po e pėrforcojmė me argumente tė reja. Nė kuadrin e artikullit “Revista tė vjetra arumune: Albano-Maqedonia”, qė e botoi revista “Deshteptarea” (Zgjimi) e Bukureshtit (nr.3/1992), zonja Sulltana Craia (Kraja), kuadėr i specialuzuar shkencor pranė Bibliotekės Nacionale tė Rumanisė, thekson se “ideja kryesore e kėsaj reviste, ėshtė ajo e ēlirimit tė shqiptarėve dhe arumunėve”.

Pronari i fletores ėshtė njėfarė Shteflu al Damēiu Maqedon me kompaninė e tij, nė rrugėn Aureliu, nr.14, tė Bukureshtit, ndėrsa botimi i saj ėshtė realizuar nė Tipo-litografinė E. Weigand dhe C.C. Savoiu. Kjo fletushkė delte nė gjuhėt rumune dhe greke, nė dy versione identike pėr nga pikėshikimi grafik. Zonjusha Kristia Maksuti, nė kuadrin e njė studimi mbi shtypin shqiptar tė Rumanisė, konstaton se ky botim nuk ėshtė i befasishėm, duke patur parasysh identitetin  interesave tė shqiptarėve dhe arumunėve nė atė periudhė, kur qarkullonte madje edhe ideja e krijimi tė njė shteti shqiptaro-vllah, duke patur parasysh faktin se pas Kongresit tė Paqės nė Berlin (1879), shqiptarėt dhe arumunėt ishin tė vetmit popuj tė Ballkanit, qė nuk kishin shtetin e tyre, duke vazhduar tė mbeten edhe mė tej, nėn sundimin osman. Subjektin nė fjalė e kanė trajtuar edhe do shkencėtarė me vepra serioze: Max Demeter Peyfuss (Vienė), Rexhep Qosja dhe Ismet Dėrmaku (Prishtinė), Xhelku Maksuti dhe Gjorgje Zbuqea (Bukuresht).

Nė krahasim me ata qė na mbajtėn nė robėri, jemi komb heronjsh

(Apo: Ku janė shkollat dhe kishat arumune qė i kishte Maqedonia para pushtimit komunist?)

Pasi e pėrshkruan ilustrimin nė ballinė: mbi shtatin e njė kuēedre, qėndrojnė dy femra krenare qė simbolizojnė Shqipėrinė dhe Maqedoninė nėn njė diell tė pėrbashkėt, nga shkėlqimi i tė cilit lind njė shtat me flatra shqiponje. Kuēedra e atėhershme ishte invazioni osman: i rrezikshėm, edhe pėr shqiptarėt, edhe pėr arumunėt, edhe pėr bullgarėt. Kuēedra e tanishme ėshtė pansllavizmi ende i pamposhtur, jo si element etnik, por si shije paranoike pėr tė diskredituar Marrėveshjen Historike tė Ohrit, kur ia shtrinė dorėn e pajtimit njėri-tjetrit, edhe shqiptarėt, edhe “maqedonėt”. Mos e kanė harruar vallė, pseudo-social-demokratėt e Shkupit, proverbin e tyre “posle kaēenje, nema kaenje”? Vetėm laviret e komunizmit pansllavist, mund ta injorojnė njė marrėveshje tė nėnshkruar para faktorit ndėrkombėtar. Le tė mos preket kush, ngase pjesa dėrmuese e artikujve tė botuar para pushtimit serb tė Maqedonisė (1913), sllavėt e kėsaj republike i konsideron si bullgarė, ndėrsa arumunėt si maqedonė. Sa shkolla nė gjuhėn amtare  kanė bullgarėt e kėsaj republike? Ku janė 100 shkollat dhe kishat arumune, qė i kishte Maqedonia para pushtimit komunist?

Ne s’kemi gjė, as kundėr njėrės e as kundėr palės tjetėr, ngase jemi komb heronjsh, qė dimė edhe tė falemi, edhe tė luftojmė, edhe tė fitojmė, edhe tė nėnshkruajmė, edhe tė bashkėjetojmė. Edhepse mbajmė do emra me konotacione turko-arabe, dimė t’i respektojmė dhjetė porositė e shenjta tė Biblės, si dhe lutjen Ati ynė, pėrmes tė cilės e lusim Zotin  tė na i falė fajet tona, siē edhe ne ua falim fajtorėve tanė. Kurrė do tė kėrkojnė falje ata qė ndėrmorrėn ekspedita tė panumėrta, ushtarake, policore, juridike, politike e diplomatike, pėr shfarosjen dhe diskriminimin e njė populli qė ka lindur heronj, qė nga Gjergj Kastrioti e deri te Shkodran Idrizi e Krenar Osmani.  Thonė se xhelozia e palės pansllaviste ka vajtur deri atje, saqė ėshtė duke e reduktuar nė tekstet shkollore, dhe jo vetėm atje, madje edhe figurėn e Pitu Gulit, pse na qenka vllah pėrnga nėna, dhe shqiptar pėrnga baba.

       Shqiptarėt para dy vitesh, luftuan pėr realizimin e kėrkesave  tė kryengritėsve tė Krushovės

            Zonja Sulltana Kraja deshifron nė njė banderolė tė ballinės sė kėsaj gazete, mbishkrimin “Infratire-Libertate” (Vėllazėrim dhe Liri), dhe shton rumanisht se kjo shenjė “simbolizon bashkimin ndėrmjet arumunėve dhe shqiptarėve pėr ēlirimin e tyre”. Vizatimi i pėrket N. S. Pelesc, dhe mban datėn 1983. Nė kuadrin e tij, figuron njė moto e dyfishtė: “Jerusalim, po qe se do tė tė harrojmė, mė mungoftė gjuha nga gabzheri im, m’u thaftė e djathta nė lutjen time!”. Ja pra, edhe njė nga argumentet e shumta, qė dėshmon se shqiptarėt dhe vllehėt e kėsaj republike kanė patur lidhje tregtare, fetare e vėllazėrore, edhe me hebrenjtė. E kanė thėnė tė tjerėt dhe e themi edhe ne: Shqiptarėt janė bioritėm i posaēėm. Harxhuan miliona fyshekė pėrgjatė luftės, pa vrarė ndonjė fėmijė, apo ndonjė civil.

Pos kopilave tė kombit, qė mund tė kishin bėrė ndonjė lajthitje prej haramxhiu, qėllimi i ushtarėve shqiptarė ishte mė se fisnik: mbrojtja e dinjitetit kombėtar, pėrfitimi i tė drejtave tė barabarta, realizimi i kėrkesave tė kryengritėsve tė Krushovės, pėr njė Maqedoni tė barabartė e multietnike. Shqipėria ėshtė i vetmi vend nė botė qė nuk ka dorėzuar asnjė hebre. Ku janė hebrenjtė e kėsaj republike, dhe tė ish-Jugosllavisė? Kush i shiti ata? Kush ua dorėzoi pesėmijė hebrenj gjermanėve, pyet njė i persekutuar politik, i viteve ‘50-tė? Luftė psikologjike, apo jo! Janė kėto pyetje tė rėnda, para tė cilavet duhet tė japin llogari ata qė ende nuk u konvenon t’ua japin tė drejtat totale, njerėzore, kombėtare, sociale, politike, juridike, policore, kulturore e universitare, shqiptarėve dhe arumunėve tė Maqedonisė.

Gazetė qė na i mbush zemrat me gėzim

Tekefundit, kėto “klithje” kontemporane pėr paqė e drejtėsi, si parakusht pėr pengimin e ndonjė konfrontimi tė ri, reflektohen edhe nė vlerėsimet reēensioniste tė zonjės Kraja: “Sido qė tė jetė, ideja kryesore ėshtė ajo e ēlirimit rė shqiptarėve dhe arumunėve (Shqipėria qė do ta pėrfitojė pavarėsinė mė 1912, ende gjendet nė njė periudhė luftėrash pėr kėtė qėllim, ndėrsa arumunėt ua pėrqafojnė idealin). Bėhet kėshtusoj, aluzioni ndaj njė “Albano-Maqedoni tė vėllazėruar” me theksin mbi njė militantizėm shpirtėror, tė ndėrgjegjes sė njė kauze tė drejtė: “Duhet tė themi sinqerisht dėshirat intime tė popullit Albano-Maqedonas, pa ia lėnduar tė drejtat e asnjėrit”.

Flitet pra, pėr zgjim, ēlirim, drejtėsi, Evropė. Lansohen apele pėr bashkimin e shqiptarėve dhe arumunėve, pėr “pėrlindjen e atdheut”, pėr punė nė dobi tė tij. Nė kuadrin e artikullit “De Crėēiun” (Pėr Kėrshėndellat), term ky qė ndėrlidhet me shqipen “kėrcu” (buzmi),  paraqitet entuziazmi i atyre qė e lexojnė me kėrėshėri kėtė gazetė, “qė na i mbush zemrat me gėzim, qė na e flakėron mendimin me shpresa tė ėmbla, qė nga koha kur fletorja jonė e pa dritėn e botimit, duke qenė e pėrshėndetur me entuziazmin frenetik, tė lexuesve tė saj”. Edhepse Aalbano-Maqedonia pati njė jetė tė shkurtė, idetė e saja ishin tė njerėzishme, sipas dikujt ndoshta naive, por ato mbeten si njė dėshmi e pėrpjekjeve tė rilindasve tanė me prejardhje arumune, qė ishin nė gjendje tė bėjnė edhe sakrifica materiale, tė cilat, sipas zonjės Sulltana Kraja, “ishin gjeste tė njė patriotizmi militant, rėndėsia e sė cilės mbetet dhe dėshmohet, ende si aktuale”.

 Baki YMERI, Bukuresht

  
 

Opinionet dhe vėrejtjet tuaja mund t'i dėrgoni nė adresėn - info@shipkovica.com
Copyright (c) 2000 Shipkovica.com