|
Njė vit pas vdekjes sė simbolit tė
Rilindjes Kombėtare Shqiptare Naum Veqilharxhit (1767-1846), u lind nė
Shipkovicė tė Tetovės, shkrimiari, dijetari dhe teologu i shquar, Rexhep
Voka (1847-1917). Pėr
jetėn dhe veprėn e kėtij atėdhetari tė shtrenjte, qė pėrmes librave te tij
dha kontribut pėr hapjen e shkollave shqipe dhe pregatitjen e terenit pėr
konsolidimin e shtetit shqiptar, kanė shkruar nje varg autorėsh shqiptarė,
ndėr tė cilėt Hasan Kaleshi, Petro Janura, Ali Vishko, Vehap Shita, Havzi
Mustafa, Vehbi Bexheti etj. Nė bazė te studimeve tė tyre shkencore dimė se
R.Voka ka kryer studimet nė gjuhėn turke, pėr t'iu kthyer bashkėkombasve tė
vetė shqiptarė, tė cilėt i kėshillonte qė tė arsimohen, tė njohin dhe
respektojnė kombin e vet dhe veteven.
Mė 1868 regjistrohet nė Fakultetin
Islam tė Stambollit, ku punoi edhe si profesor pas kryerjes sė studimeve. Me
1895 kthehet nė Tetovė, pėr t'iu pėrkushtuar ēėshtjes kombėtare shqiptare.
Me 1903 emėrohet myfti i vilajetit te Manastirit dhe ndėrlidhet aktivisht me
lėvizjen kulturore dhe politike tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare. Pas dy
vjetėsh, merr pjesė nė Kongresin Panshqiptar te Bukureshtit, ndėrsa nė vitin
1908 merr pjesė nė Kongresin e Manastirit. Qė nga viti 1906 e deri me 1911
boton nė Stamboll Elifbanė Shqipe, pėrkatėsisht Abetaren Shqipe, veprėn
"Mendime" dhe disa libra tė tjera.
Meqė ekziston njė boshllėk informativ
sa i pėrket jetės dhe veprės sė Rexhep Vokės pas shpėrnguljes sė tij nė
Turqi, nė shtypin shqipėar tė Bukureshtit kemi prezantuar disa nga kujtimet
e bashkėfshatarėve tė tij.
"Njeriu gjashtė profesione duhet tė ketė pėr tė jetuar e jo vetėm njė".
Janė kėto fjalėt e Shukri Myrtezanit nga vendlindja e autorit tė Abetares
Shqipe, pėr tė cilin thoshte: "Kur ka hyrė Serbia nė trevat shqiptare, mė
1913, Rexhep Voka, meqė pat vepruar intenzivisht pėr arsimimin e
shqiptarėve ne gjuhėn amtare, iku nė Bukuresht ku qe strehuar njė muaj te
Myrtė Hadra.
Nga ana e disa bashkėfshatarėve tė
tjerė tė Shipkovicės, kuptojmė se Myrtė Hadra ka qenė njeri i menēur, ka
kryer dyzet vjet gurbet nė Rumnani dhe se e ka pėrkahur. Rexhep Vokėn nė
Bukuresht edhe materalisht, meqė ka jetuar mirė dhe ka fituar nga nje lirė
nė ditė. La Shukri shtonte se Rexhep Voka ka qenė i ndjekur edhe kėtu, edhe
atje, ngase "ka kėrkuar katėr kalamet" respektivisht Shqiperinė etnike me
katėr vilajetet e saj. Nė Stamboll, R. Voka ka ēuar jetė tė vėshtirė, ka
banuar nė bodrum dhe ka sigurar ekzistencėn, duke shitur libra e lule nė njė
treg tė atjeshėm. Nga ana e ish-drejtorit tė Shkollės Fillore "Rexhep Voka"
tė Shipkovicės, Mehaz Abdylit, kuptojmė se Mulla-Jaha ka qenė sė pari
nxėhės, pastaj administrator i R. Vokės nė Manastir, si dhe themelues i
seminarit teologjik shqiptär nė Shkup.
Kur ėshtė shpėrngulur R. Voka
pėrfundimisht nga vilajeti i Shkupit, flitet se i paska thėnė asokohe
nxėnesit tė tij, Mulla Jahės, edhe kėtė: "Or Mulla Jaha, unė do iki nga qė
Turqia po prishiet nė njėrėn anė kurse Serbia do tu vėrsulet trojeve
shqiptare nė anėn tjetėr." Sipas rėfimeve tė Mehmet Ismailit nga Shipkovica,
R. Voka ka qenė i financuar.nga kasa e shoqėrive shqiptare tė Bukureshtit,
kurse Shaip Xhemajli theksonte se R. Voka e ka braktisur Shipkovicėn duke
qarė si pasojė e pushtimit serb nė trojet shqiptare tė Kosovės dhe
Maqedonisė. "R. Voka, sipas xha Shaipit, tėrė jetėn ka punuar pėr
shqiptarėt". Edhe ky shtonte se edhe Serbia edhe Turqia e kanė ndjekur, dhe
se shiste libra e lule nė treg tė Stambollit.
Sipas rrėfimieve te mixhės Numan, babai
tė Zyhdiut nga i njėjti fshat, e qė i pėrkasin vitit 1985, R. Voka meriton
tė hyjė nė historinė tonė ngase nuk ėshtė bėrė instrument i qeverive qė kanė
vepruar kundėr realizimit tė aspiratave etnike e kombėtare tė popullit
shqiptar. Rexhep Vokėn e kanė gjetur tė vdekur nė Stamboll pėrmbi turmėn e
domateve qė ishte duke i shitur (ka vdek mbaj torr tė patlixhanave"). Ku e
ka varrin Rexhep Voka? Ende nuk dihet, por ajo qė dihet ėshtė se R. Voka
ėshtė njė nga figurat e shquara tė Rilindjes sonė Kombėtare.
|