???
                           

Ėshtė njėri ndėr pleqtė mė tė menēur e mė tė moshuar tė kėtij katundi. U lind para 84 vitesh, nė kėtė fshat malėsorėsh tė vyeshėm. Motivi qė na shtyri tė shkruajmė pėr te ka tė bėjė me rrėfimet e ēunit tė tij mė tė vogėl, Ismailit:

“Nuk mund tė pėrshkruhet me fjalė entuziazmi i babit tim, kur, pas njė gjysmė shekulli, i dėgjoi pėr herė tė parė krisjet e ushtarėve tanė, qė zdirgjeshin e ngjiteshin kodrave tė Kalasė, porsi korenti elektrik, pa ia patur frikėn as shovinizmit tė tėrbuar sllavomaqedonas, as armėve tė tyre tė mallkuara, tė prodhimit pansllavist”.

Duke e pyetur pėr lashtėsinė e Shipkovicės, zoti Resul rrėfen se si i ati i tij, xhaxhi Xhemė, pat jetuar 9O vjet, deri nė virtin l979. “Ai ishte njė shqiptar i pėrsosur qė rrėfente gjėra interesante pėr historinė e fshatit, pėr burrat e   mėdhenj tė kombit, pėr Rexhep Vokėn, Ismail Qemalin, Bajram Currin, Isa Boletinin. Baba im ka qenė ushtar i trefishtė: nė kohėn e pushtimit osman, si dhe nė atė tė okupatorit serb dhe bullgar. Ai shihej shpesh me Sabitin dhe Hebibin e Uzahirit, tė cilėt kishin njohuri tė shumta pėr Rexhep Vokėn. Mbaj mend edhe Ajvaz Vokėn qė ishte mė i ri se babai im, por i cili ishte njeri i drejtė dhe atdhetar i dėshmuar. Ai mė pat dhėnė mua librat e Rexhep Vokės, tė cilat m’i morrėn do hoxhallarė e s’ mi kthyen mė. Mulla Jaha ishte dijetar i ngritur. Ai ka qenė nė burg pėr politikė, sėbashku me mua. I mbajti dy vjet e gjysmė, edhepse ishte i dėnuar mė shumė, por e lėshuan para kohe, ngase ishte i sėmurė. Unė kam qenė katėr vjet nė burg (1951-55), ngase na zunė duke veopruar pėr bashkimin dhe pėrparimin e shqiptarėve, ngado qė janė”.

Nė pyetjen pėr kushėrinjtė Gjura, zoti Resul Arifi na thot: “Sadudini ishte mė i menēur se Xhelali, ndėrsa Xhelali ishte mė trim se Sadudini. Trimėria e tij kaplonte pėrmasa legjendare. Ai vjente nga Tirana, futej si gjilpėrė nė shtėpinė e tij tė mbushur me xhandarė, pėrshėndetej me nėnėn, i jepte libra shqipe pėr t’i shpėrndarė dhe delte pa e vėrejtur askush. Por, mos harroni tė shtoni edhe atqė se para Xhelal Gjurės, Shipkovicės ia rriti autoriotetin Rexhep Voka. Por ai ishte aq i ditur, saqė populli i thhjeshtė nuk e kuptonte. Ai edhe vetė thoshte: “At xhi di unė, s’kam kuj t’ja kallzoj”. Shipkovica e ka patur edhe njė atdhetar tjetėr tė shquar:Rexhep Ramizin, tė cilin e dėnuan shkijet pas vdekjes sė tij, dhe atė me tetė vjet. Ajvaz Vokėn e kam dashur shumė ngase ai e pat prurė lidhjen e parė radiofonike, nga Bukureshti nė Shipkovicė, por e spiunuan do shqiptarė tė shitur dhe erdhėn dymbėdhjetė xhandarė nė kohėn e pushtimit italian dhe ia morėn”.

Po ndonjė plak tjetėr tė menēur, kishte Shipkovica asokohe?- e pyesim xhaxhin Resul, i cili vazhdon: “Si jo! Po pėr Ademin e Avllahit, a ke ndeje? Ai ishte edhe trim edhe i menēur. Ai i pat ndėrruar emrat e rrugėve, nga shkinishtja nė gjuhėn shqipe. Sa mbaj mend unė, nė Shipkovicė, rrugės qė nga faltorja e deri te shtėpia e Baftjarit, ia vu emrin Rruga Rexhep Voka. Me tė njėjtin emėr, ai propozoi asokohe qqė edhe rruga e e sotme “Shtipska” nė Tetovė, tė thirret Rexhep Voka, ngase atje jetonin Xheladin Voka e do kushėrinj tė tjerė tė kėtij dijetari tė njohur, pėr veprėn e tė cilit ka botuar kėto ditė, njė libėr shkencor, edhe dr. Vehbi Bexheti.

Resul Arifi pėrndryshe, ka dhėnė njė kontribut tė denjė pėr Kosovėn martire, dhe atė pėrgjatė viteve 1990-1999, duke dėrguar ndihma tė shumta, sė bashku me Nazmiun e Sellcės, dhe atė, nė njė mėnyrė tė atillė konspirative, saqė as udbashėt e as dreqi nuk u binte nė gjurmė, njė veprimtarie tė kėtillė, sa humane, po aq edhe tė shenjtė. Me njė sinqeritet qė i ka hije, ai rrėfen se si ka dėrguar edhe nė Malishevė ndihma tė panumėrta, ushqime e veshmbathje, pėr fėmijė e pėr tė rritur. Ėshtė karakteristik fakti se kėtė gjest tė madhėrishėm tė altruizmit, tė grumbullimit, ekspeditimit dhe shpėrndarjes sė ndihmave, nuk e ka bėrė publike. “Ka shumė gjėra qė shqiptarėt ende nuk i dinė”,- na thot xha Resuli dhe shton: Shumėkush prej nesh, ende nuk e din se rrėnjėt e lashta tė shqiptarizmit gjenden nė katolicizėm. Ne mnjakėt, pėr shembull, pikėrisht familja ime, qė nga Xhema-Arifi-Veseli-Aliu-Isaki arrijmė, brez-pas-brezi, te Kola, i cili ka qenė njėri nga stėrgjyshėrit tanė me pėrkatėsi konfesionale katolike. Dhe kjo nuk prish punė ngase ata e shpėtuan Kosovėn nga kthetrat e tėrbuara tė shovinizmit serbomadh. Pastaj varri mė i motshėm i Shipkovicės, ėshtė i Hodė Macit, qė edhe ai ka qenė katolik dhe ky varr me gurė tė hatashėm, gjendet pranė varrit tė shenjtė, tė tribunit tė atdhedashurisė shqiptare tė kėsaj ane, Sadudin Gjurės.                                     

  
 

Opinionet dhe vėrejtjet tuaja mund t'i dėrgoni nė adresėn - info@shipkovica.com
Copyright (c) 2000 Shipkovica.com