???
                           

MALSORI ME ZEMĖR TĖ NDEZUR PĖR KOMB DHE ATDHE

Populli Shqiptar ėshtė  njė mrekulli e historisė. Komuna e Shipkovicės nė atė kohė, edhe administrativisht i pėrkiste Shqipėrisė. 

Janė tė panumėrta argumentet qė flasin se Ajvaz Voka i Shipkovicės ishte njė malėsor me prirje tė theksuara perėndimore dhe me zemėr tė ndezur pėr komb e atdhe. Ai ka qenė njėri nga pėrkrahėsit mė tė sinqertė tė ēėshtjes shqiptare nė diasporė. Nga ana e kunatės sė tij nė Bukuresht, kėto ditė dėgjojmė se se  “kur e ka braktisur Rumaninė (1941), i ka lėnė 50.000 leja donacion,  pėr mbarėvajtjen e lėvizjes sė kėtushme shqiptare”. Se ē’ėshtė bėrė me to, kėtė e dinte bashkėfshatari tij, Bajrami, qė pat mbetur kėtu dhe qė  kaherė ka vajtur nė botėn e hijeve. Nė botėn e hijeve tė Shipkovicės ka vajtur edhe Ajvaz Voka,  njė muaj para se tė shpėrthejnė demonstratat e fuqishme antikomuniste nė Tetovė (1968), pėr tė cilat qenė burgosur intelektualėt tanė mė tė mirė. Zoti Ibrahim Voka, qė jeton tejmatanė restoranit tė Kurtishit, aty ku Tetova kapet krahpėrkrah me Reēicėn, e mban mend qėndisjen e Flamurit kombėtar, para shpėrthimit tė demonstrateve, tė cilin ia patėm treguar Vokės dhe kushėririt tė tij, Selimit. Qė tė dy derdhnin lotė mallėngjimi pėr kėtė simbol tė shenjtė, qė s’e kishin parė, qė nga viti 1944.

         Shqiptari parasėgjithash ėshtė shqiptar. Nuk koritet, nuk nėnshtrohet, nuk lyp lėmoshė, por e siguron ekzistencėn me djersėn e ballit, duke kryer madje, punėt mė tė rėnda, qė nga Egjypti e Konstantinopoja e dikurshme e deri nė  Sofje e Bukuresht, Berlin, Hamburg e gjetiu. Vlera e njerėzve matet me punėn e tyre shkencore. A. Voka nuk mirrej me shkencė, ngase nuk ia kish mundėsuar shkollimin dhe jetėn normale: as sundimi osman i sulltan Abdylhamitit, as regjimi barbar i Nikolla Pashiqit, as ai ekspansionist i Aleksandėr Karagjorgjeviēit. Sėbashku me  Ademin e Avllahit, me Ismėjlin e Lahit, me Xhavitin e Abdi Zef Mnjakut, me gjyshin e dr. Kadriut dhe bashkėfshatarė tė tjerė, ia kish mėsyrė rrugėve tė Vllahisė, qysh nė rininė e tij tė hershme.      

         “Baba jem, Batija i Xhetės, kur ka vajtur nė gurbet, e ka lėnė djalin ende tė palindur. Kur vjen pas pesė vitesh, nuk e njeh djalin e vet”, na thot njė nėnė shqiptare e Shipkovicės, duke na i pėrshkruar pastaj, traumat qė ia ka shkaktuar njė spiun i fshatit. Ademi Avllahit, 18 vjet punoi si ėmbėltor nė Bukuresht, 6 vjet pa ardhur fare nė shtėpi. Sipas rrėfimeve tė Din Danit (Fahrudin Ramadanit), nė komunėn Domneshti, kanė ushtruar profesionin e ėmbėltorit Luza dhe Dina i Danės (sa bukur tingėllojnė shqip, shkurtimet e onomastikės turko-arabe!). “Bashk kimi ndejt, bashk kimi shutejt, bashk kimi shejt bozė, limonadė, llokum. Bukureshti kishte plot shiptar t’Shipkovejcės: Zeqirja Merrxhani, Sefedini Lahit, vllaj vet, Ismėjli, Ademi Avllahit, babai Shukris, Myrta i Hadrrės (qė e strehoi Rexhep Vokėn-shėn yni) ”, na thoshte deri sa ish gjallė, gjyshi i Mumin Danit, Dina i Danės. Pothuajse tė gjithė ishin bozaxhinj. Shisnin ėmbėlsira, duke i mbajtur nė njė shportė, nė njėrėn dorė, ndėrsa nė dorėn tjetėr e mbanin “gjigjimin”  me bozė apo me limonadė. Dhe bėrtisnin rumanisht, hushkulurit e Ballkanit: “Braga dulēe, rahat ku apa reēe!”(Bozė tė ėmbėl, llokum me ujė tė ftohtė!).

         Tė kėtillė e kish fatin, edhe A. Voka. Megjithatė, ai dallohej nga tė tjerėt. Nė fillim, edhe ai pat shitur ėmbėlsira, me shportė nė krah e me tepsi nė kokė. Mė vonė njihet me motrėn e zonjės Marjeta, dhe martohet me te. Pasi e furnizonte bashkėshorten e vet me mall, shkonte dhe kontaktonte bashkatdhetarėt korēarė e kėrēovarė, intelektualė shqiptarė, rumunė e arumunė, diplomatė italianė, gjermanė, amerikanė. Dhe jepte pėr ēdo ditė nė mbrėmje, nga fitimet e veta, nga 20 franga pėr komunitetitn. Nga krejt popujt e botės, kėtė gjest tė shenjtė tė solidaritetit me ēėshtjen kombėtare, vetėm hebrenjtė e bėjnė. Tjetėr punė ėshtė ēėshtja e mosnjoihjes sė tė drejtave tė barabarta tė shqiptarėve nga ana e sllavėve.

         Meriton tė theksohet me kėtė rast fakti se, derisa kurbetēinjtė tanė qė punonin para Luftės sė dytė botėrore nėpėr Egjypt, Turqi, Bullgari, Rumani, Jugosllavi, Ēekosllovaki etj., memzi qė e siguronin ekzistencėn (pos rasteve tė rralla siē ishte ai i gjyshit tė Zeqir Kadriut, qė me fitimet e bėra nė Vllajakė i pat blerė trojet mė tė pasura tė Shipkovicės), kubetēinjtė e tanishėm, qė janė ndėrlidhur me Perėndimin, kanė fat tė fitojnė  dhe ta fisnikėrojnė vendlindjen, me vlera familjare, ekonomike dhe kulturore. Themi kulturore pėr ata shqiptarė qė janė tė vetėdijshėm se pa pėrkrahjen e kauzės kulturore, nuk mund tė bėhet fjalė pėr mbarėvajtjen e kauzės kombėtare. Pėr ta shpėnė pėrpara ēėshtjen kombėtare, qė ėshtė e ndėrlidhur ngushtė me ēėshtjen politike, ekziston nevoja primordiale pėr pėrkrahjen e projekteve kulturore. Ideja nuk ėshtė e jona, por e Ajvaz Vokės, qė me gjithė varfėrinė e tij karakteristike, shkonte vetė apo i porosiste ata qė shkonin nė qytet, t’ia sjellin njė gazetė. Si e karakterizon kėtė njeri, njė femėrr e huaj, Marjeta Vasilesku, 81 vjeēare?

Kunata e shqiptarit tė Shipkovicės, ishte kuzhiniere e motrės sė mbretėreshės

         “Motra ime mė e madhe, Rozalia, ndėrmjet viteve 1930-40, ishte kuzhiniere nė kuadrin e konakut Gruef, nė komnėn Dudeshti Ēoplea, te motra e mbretėreshės. Mė kujtohet edhe kunati im.Thuajse e shoh edhe tani. E mbaj mend mėnyrėn si ish veshur: me njė kostum tė zi prej njė stofe tė shtrenjtė e tė bukur, kėpucė tė zeza, nga cilėsia mė e mirė, kapelė tė zezė, kravatė nga mė tė shtrenjtat dhe ēadra karakteristike e kohės.Kėshtu e pėrfytyroj, kur e kam parė pėr herė tė fundit, nė vitin 1941. Mirėkuptohet se edhe motra ime, Aurelia, ishte ndėr femrat mė tė bukura tė Bukureshtit: e veshur me elegancė, me bishtalecat palė-palė, me fustan tė bardhė dhe me do kėpucė princeshe. Ishte njė ēift i bukur, qė edhe tė tjerėt ua kishin zilinė. Ata janė njohur pėr herė tė parė, pranė Lulishtes Mbretėrore, nė bulevardin Mėrėshesht. Ajvazi ish me njė karrocė me ėmbėltore dhe mirėsira tė tjera. Ajo, duke qenė nė shoqėri tė motrės sime mė tė madhe, Rozalias, e pyet arnautin e Shipkovicės: Sa kushton njė krehėr? Ai deshi t’ia japė falas, ndėrsa ajo, duke mos e njohur, u hidhėrua dhe vazhdoi rrugėn. Ky gjest i saj, e shtyri shqiptarin tė krijojė pėrshtypjen se ėshtė fjala pėr njė krijesė fisnike, e ndershme dhe e sinqertė. Dhe shkoi pas saj, deri nė luginat transilvanase tė Mureshit, 600 km. nė verri tė Bukureshtit, nė komunėn fushore tė Bandit, njė rrafshultė e bukur, e shkėlqyer, me njerėz tė qetė, tė sinqertė,  tė ndershėm e tė pastėr, si pėr nga veshja, ashtu edhe pėr nga shpirti. Dhe ndenji atje njė vit tė tėrė, ngase nėna jonė nuk donte ta tėhuajėzojė vajzėn. Njė punėtor i ri, i ndershėm dhe i ndėrgjegjshėm, vlen mė shumė se krejt ari i botės. Duke patur njė durim karakteristik, nė ato pllaje tė simbiozės rumuno-gjermano-hungareze, Ajvazi iu rek punės fushore, fitoi para, e  bindi nėnėn, bėri njė dasmė tė bukur dhe e mori motrėn time pėr grua”.

       Nė bazė tė njė Flete tė qarkullimit tė Pėrkohshėm (Foglio di via Provvisorio), nr. 43, lėshuar nga Konsullata Italiane e Bukureshtit (25 gusht 1941), kuptojmė se Ajvaz Ymeri, i lindur nė vitin 1905 nė Shipkovicė tė Shqipėrisė, sė bashku me zonjėn Aurelia Graur ( e lindur mė 13 korrik 1910), gėzojnė tė drejtėn e shfrytėzimit tė kėsaj Flete pėr rrugėtimin definitiv me pasaportėn nr. 2.402/ 37515, e lėshuar nga legata jugosllave e Bukureshtit, mė 27 korrik 1932. Se Shipkovica asokohe i pėrkiste Shqipėrisė reale, nė arkivin Drita Shqiptare e Bukureshtit, ekziston njė numėr i madh dokumentesh, ēertifikatash bankare, korrespondencė etj. Shkollimin fillestar e kreu nė vendlindje, ndėrsa nė vitin 1928 iu rrek rrugės sė kurbetit. Pėrgjatė qėndrimit tė tij nė Bukuresht, pėrveē kontakteve qė mbante me personalitete tė larta letrare, kulturore, shkencore dhe diplomatike, pėrveē donacioneve tė rregullta qė jepte pėr ēėshtjen shqiptare, shkruante edhe artikuj, tė cilat i botonte nė tė pėrditshmet Kurentul, Porunka Vremii, Universul etj. Disa prej tyre i kemi gjetur (“Poporul Albanez shi noua ordine europeana”(Populli Shqiptar dhe rendi i ri evropian), Curentul, maj 1941), tė tjerėt jemi duke i kėrkuar.

         Njė nga gjurmėt konkrete tė atdhedashjurisė shqiptare tė kėtij ēifti bashkėshortor, ėshtė edhe sintagma poetike me vlerė antologjike “Rroft Shipnia ene na nimoft Perėndija!”, qė e ka qėndisur zonja Aurelia, atė ditė kur ėshtė kryer kurorėzimi nė komunėn Band tė Tėrgu Mureshit (30 korrik 1932). Shqiptarėt e kanė njė emėr tė ngjashėm me bashkėshorten e Ajvaz Vokės: kėngėtaren Aurela Gaēe. Se  kjo zonjė rumune (Aurelia Graur), e ka pėrvetėsuar gjuhėn shqipe brenda njė nate, pėr kėtė flasin jo vetėm anėtarė tė familjes sė Hamdi Refikit nga Shipkovica, por edhe njė njė serė artikujsh tė botuar. Ajo na fliste, derisa jetonte, pėr 35 shqiptarė tė arrestuar nė Bukuresht, nė vitet ’40, ndėr ta duke qenė edhe Ajvaz Voka: “Pėr tė ushtruar profesionin e ėmbėltorit nė qendėr tė Bukureshtit, tregatrėt e imtė, ishin tė detyruar tė jepnin bakshish. Agjenti tė cilit i jepte pothuajse pėr ēdo ditė bakshish, e fton njė ditė nė selinė e Prefekturės. “Eja se tė fton shefi!”, i kish thėnė, dhe e mbajtėn atje derisa i grumbulluan edhe tė tjerėt.Unė u  nisa pas tij dhe kur arrita, e pashė se autobusin e kishin zbardhuar me parrolla: “35 shqiptarė tė dėnuar pėr politikė”. I mora treqindmijė leja t’ia ēoj, por ai kish treqindmijė tė tjera, tė cilat m’i dha mua. I mori ato qė ia dhash unė dhe, pasi i kishin dėrguar nė do pyje pėr t’i likuiduar. Ajvazi ik me nja dy kėrēovarė tė fuqishėm. Kėrēovarėt mbetėn atje, kurse ne u kthyem nė Shipkovicė. Merre me mend sa i gėzuar dukej, kur u kthye njė ditė nga pazari. Ish takuar me kėrēovarėt, qė ishin kthyer pas shtatė vitesh nga Rumania, diku nga vitit 1948. Ata e kishin parė edhe Ismėjlin e Lahit dhe i kishin treguar se si qeveria rumune i kishte konkretizuar  propozimet e tij, tė vitit 1941”.

Populli Shqiptar ėshtė i pamposhtur. Sikur tė kisha mundėsi, edhe bjeshkėve do t’ua kisha vėnė nga njė kėsulė tė bardhė. Le tė dihet, ku fillon e ku mbaron Shqiptaria, Janė kėto disa nga shprehjet e dikurshme tė Ajvaz Vokės, tė cilat ua shprehte, sa herė qė vinin nė orėt e pasdarkės, Hebibi Uzahirit dhe Ismėjli Lahit. Ishim tė vegjėl asokohe, por zemra na bėhej mal kurr dėgjonim kritika nė adresė tė Rusisė staliniste dhe komplimente nė adresė tė Amerikės demokratike. Po kėto biseda i zhvillonte edhe me do tetovarė tė mirėfilltė, qė kishin pėrkrahur lėvizjen demokratike kombėtare shqiptare, pėrmes Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit, sidomos me Hysen Xhaferin, babain e Arbėn Xhaferit, pastaj me   Garip Demėn, Vehbi Lushin etj. Biseda tė kėtilla zhvillonte edhe me Veli saraēin me prejardhje turke, nė qendėr tė Tetovės,  si dhe me njėfarė Stojani nė Ēarshi tė Epėr. Demokracia e rrit pėrgjegjėsinė nė raport me rritjen e lirisė. Ata e kishin fjalorin e lirė dhe shpirtin e lirė. Nuk i mundonte kurrfarė kompleksi nacionalist. I ndiqnin rregullisht dhe i komentonin emisionet e Zėrit tė Amerikės. Jo te “bashkėjetesa e vetqeverisjes socialiste” ishte fjala, por te prirjet demokratike tė njerėzve tanė, qė e admironin Perėndimin, nė atė kohė, kur klyshėt e komunizmit e spinunonin te komandiri i policisė nė  Veshallė, ata qė mėnjanė bėrtisnin “Rroft Stalini!”, duke e mbajtur fotografinė e Rankoviqit nė gji. Pleqtė e Shipkovicės edhe sot e mbajnė mend pranverėn e vitit 1945, kur pas terrorit tė ushtruar kundėr shqiptarėve nė Monopolin e Tetovės, pas hyrjes sė partizanėve, u oraganizuan zgjedhjet. e pėrdhunshme. “Te shkolla nė Puēalen, kishin vėnė dy kutija: njėra e kuqe (e komunistėve) dhe tjetra e zezė (e demokratėve). I vetmi qė e fut “kokėn” (kėshtu quhej vota asokohe), nė kutinė e zezė, ishte Ajvaz Voka. Krejt tė tjerėt, kishin rrotulluar brenda njė nate: nga zogistė na ishin bėrė komunistė”. Kėshtu e pėrshkruan mentalitetin e shqiptarit aktiv tė diasporės dhe atė tė hallexhinjve tė fshatit, njė dėshmitar okular i asaj kohe. Dikush mund tė preket pėr kėtė dhe mund tė na marrė mėri, sidomos ata qė e kanė mizėn nėn kėsulė, apo bijtė e tyre, por kjo nuk don tė thotė se ne kemi qenė mė tė mirė se ta. I tillė ishte sistemi: dikush e admironte Stalinin, dikush Enverin, dikush Titon, dikush Amerikėn. Sipas rrėfimeve tė Aurelias sė ndjerė, nė shenjė ahmarjeje, komunistėt jo vetėm qė ia hanin hakun, por e kishin detyruar t’i ēojė kutitė e votimit nė qytet, nė mesnatė, rrugės sė Konecit, kur kish krrisur njė shi i hatashėm. Pėr qėndrimet e tij proshqiptare, shtėpia e tij dhjetra herė do tė bastiset, edhe nga karabinierėt italianė, edhe nga udbashėt e koalicionit sllavo-shqiptar. Aq shumė e admironte Perėndimin, disiplinėn gjermane pėr punė, rregullimin e kopshteve e tė arave, saqė ndėrmerrte njė varg aksionesh pėr t’i bindur autoritetet pėr mbrojtjen ekologjike tė ambientit, pėr thurrjen e arave, pėr moslėshimin e kafshėve kuturu, arave tė fshatit, saqė kėtė e pagoi edhe me njė dajak tė kurdisur, si nė kohėn e kaēakėve, nga ana e do “trimave” tė ēakėrdisur. Ende nuk dihet nė janė realizuar idetė progresive, proshqiptare dhe properėndimore tė shqiptarit tė etshėm pėr dituri, qė e solli nga Rumania, radio-lidhjen e parė, libra, revista, dokumente. “Tė gjitha kėto na i mori policia, me rastin e njė bastisjeje, nė kohėn e luftės. Mbaje mend, por mos e pėrrmend se cili haxhi e kish spiunuar.  E lidhėn me to njė deng tė madh sa shporeti dhe i thanė burrit tim tė shkojė t’i marrė pas njė jave, por ai nuk deshi tė ketė punė me ta”, rrėfente  Aurelie a ndjerė, e cila u shua si njė nėnė e shenjtė, po atė muaj, kur u shua Nėnė Tereza e Shkupit (1999).

“Ishte i etshėm pėr dituri dhe lexonte shumė. Udhėtonte nėntė km. nė kėmbė, pėr ta blerė njė gazetė. I lexonte, i komentonte artikujt dhe ua spjegonte edhe tė tjerėve. Dinte t’u japė shpresė njerėzve, se edhe pėr shqiptarėt do tė vijnė ditė mė tė mira. Ishte kundėr komunizmit dhe krimeve tė Stalinit qė kish bėrė pėr sė gjalli. Mė rrėfente se si kulakėt e fshatit ia bojkotonin aksionet pėr mbrojtjen e arave. Pėr t’i larė mėkatet, ata na janė bėrė tani haxhilerė. Sikur t’i kishin dhėnė ato para pėr mbarėvajtjen e kulturės shqiptare, sevapet e tyre do tė ishin mė tė mėdha. Sevap ėshtė tė shkosh haxhi nė Krujė, Prizren e Drenicė. Sa herė qė shkoja te Guri Dubnikit nė punė, mė ndalte e bisedonim orė tė tėra. Mė pyeste pėr shkrimtarėt tanė, qė sapo kishin bėrė hapat e parė nė krijimtari”, na thot njė krijues nga fshati Gajre. E preokuponte fati i femrės shqiptare, ēėshtja e havales, ēlirimi i tyre nga veshjet fanatike tė Lindjes. Sė bashku me Idriz Islamin, babain e Abdylazis Islamit, Ajvaz Voka ka patur fatin ta njohė nė Bukuresht Asdrenin, Ibrahim Temon, Petro Janurėn. Ka patur fatin t’i pėrkrahė shoqėritė shqiptare tė kėtushme, duke i ndihmuar ato, materialisht dhe moralisht, duke prurė nė vendlindje, dhe duke e shpėrndarė, librin dhe shtypin shqiptar, qė delte nė Bukuresht e Konstancė, nė kohėn e mbretėrisė.

AJVAZI, AURELIA DHE MARIA (1936)

  
 

Opinionet dhe vėrejtjet tuaja mund t'i dėrgoni nė adresėn - info@shipkovica.com
Copyright (c) 2000 Shipkovica.com