???
                           

Ali Voka ka qenė njė nga burrat mė tė menēur tė Shipkovicės. Jetoi e veproi nė mbarim tė shekullit XIX-tė dhe nė fillim tė shek.XX, pra, pėrgjatė periudhės sė shenjtė, tė rilindasve tanė, para se ta braktisė Shipkovicėn, diku rreth vitit 1907. Nė fillim tė shek.XX, Ali Voka zgjidhet si kryeplak i fshatit. Ka qenė i pasur shumė. Ka patur dymijė dhen, pesėdhjetė kuaj dhe dy djem. Bejlėrėt e Turqisė, asokohe i kishin okupuar kullotat shqiptare tė Sharrit, pra, edhe tė Shipkovicės, ku i sillnin dhentė, dhitė, kuajt e lopėt. Si pasojė e brutalitetit tė zaptive osmanė, Banorėve tė Shipkovicės u ndalohej dalja ne bjeshkė me bagėti.
Ali Voka i ka patur gjashtė lira dhe gjashtė lira tė tjera ia kėrkon fshatit. Njė lirė e asaj kohe kishte vlerėn e dy deleve tė mira. Dhe kur i tubon dymbėdhjetė lira, ai u premton fshatarėve se do tė shkojė te Sulltan Abdulhamiti pėr t'u ankuar kundėr bejlerėve tė tij qė e kanė "zaptuar" bjeshkėn e Shipkovicės. Kur arriti nė Stamboll, e zuri njė avokat, tė cilit ia tregoi qėllimin e ardhjes dhe dėshirėn pėr t'u takuar me sulltanin.
                                                                                                                          Avokati turk e kėshillon kryeplakun e Shipkovicės: "Ditėn e premte, kur sulltani vjen ta falė namazin nė xhaminė Ajak Sofia, futu nė trėndafila dhe kur do kalojė ai, dil nga trandafilat me njė buqetė nė dorė, ndėrsa nė brendinė e buqetės fshihe lutjen qė ta kam shkruar, dhe epja sulltanit!"
Aliu e dėgjoi avokatin dhe ashtu edhe veproi: Kur arriti sulltani me karrocėn me gjashtė kuaj, ai del nga trėndafilat, ia jep buqetėn dhe e kapin zaptitė e fusin nė burg. Kur kthehet sulltani nė zyrėn e tij, pyet: Kush qe qė mė doli pėrpara me kėtė lutje?" "Njė arnaut nga Kallkandeleja (Tetova)" -iu patėnm pėrgjegjur shėrbėtorėt e tij.                                                                                                 Sulltan Hamiti e lexoi lutjen dhe tha se kėtė punė duhet ta kryejė sadrazemi. E nxorrėn Aliun nga burgu dhe e sollėn te sadrazemi. "Kėtė punė do ta kryejė komuna", i thot sadrazemi Ali Vokės, i cili, ia kthen me zė tė lartė, qė ta dėgjojė edhe sulltani: "Po qe se nuk realizohet kėtu kjo lutje, sulltan Hamiti do ma japė pėrgjigjen nė botėn tjetėr". 
Atėherė ndėrhyn sulltani dhe premton se do tė kryhet kjo punė. Dhe kėshtu jepet premtimi se pas gjashtė muajve do tė vijė vendimi. Ali Voka qet dhe ia jep sadrazemit gjashtė lira ryshfet. I mashtruar pas ryshfetit, sadrazemi i thot: "Nė vend qė tė presish gjashtė muaj, eja e merre vendimin pas katėr orėve!". Dhe e mori vendimin Ali Voka e u kthye nė prefekturėn e Tetovės. Prefekti i asaj kohe, i thirri bejlerėt qė e kishin okupuar bjeshkėn e Shipkovicės dhe ua lexoi vendimin e sulltanit, pėrmes tė cilit kėrkohej qė tė tėrhiqen nga kėto bjeshkė.                                                                                                   Tė mllefosur, tė gjithė bejlerėt u ēuan nė kėmbė dhe i thanė Ali Vokės: "Sa djem ke?" Ai iu pėrgjigj se ka dy djem. "Do tė tė japim dy shinik lira, nga njė shinik pėr secilin djalė, po qe se e fsheh kėtė vendim tė sulltanit!" Pėr tė mos njollosur krenarinė kombėtare, Ali Voka ua kthen: "Jo dy shinik lira, por krejt Stambollin dhe Selanikun me ma dhanė, kafshėt tuaja nuk du me i pa nė beshkėt tona!"
Dhe menjėherė, ditėn e nesėrme, vendimi i sulltanit hyn ne fuqi. Zaptijet tėrhiqen me kafshėt e tyre dhe pėrmes kėtij vendimi, Shipkovicės i jepen bjeshkėt shqiptare tė Sharrit, qė janėe bjeshkėt mė tė bukura nė botė. 
Nė shenjė mirėnjohjeje, pėr kėtė punė tė madhe, katundi i dhuron Ali Vokės njė livadh tė madh, tė cilin ai e kositi tetė vjet, por tė cilit, pas tetė vjetėsh, fshati ia merr prap, e tė cilit edhe sot e kėsaj dite i thonė "Xhibra e Ali Vokės".
 

  
 

Opinionet dhe vėrejtjet tuaja mund t'i dėrgoni nė adresėn - info@shipkovica.com
Copyright (c) 2000 Shipkovica.com