???
                           

           

            Thonė se pėrjetėsia ka lindur nė fshat. Sokoleshat e Shipkovicės janė do zana shtathedhura e tė shkathta, qė shquhen pėr bukuri, pėr trimėri dhe besnikėri. Pėrjetėsia e tyre i tejkalon pėrrallat mbi zanat e Pėrroit tė Camės dhe shtojzavallet e Rrethrekave. Ato i ke ngado qė ta rrotullosh kokėn. Pėrgjatė dimrit, i sheh tė fshehura pas perdeve tė dritareve, pas portės sė madhe, apo pas kortinave tė ēardakut, duke i soditur sokolat qė hedhin valle nė lamė.

Sokoleshat janė do ēupa lozonjare e do nuse tė zellshme, qė herėpashere i kryejnė edhe punėt e fushės, sidomos pėrgjatė verės, kur e dėshmojnė zhdėrvjelltėsinė e tyre, pėrmes vėrtitjes sė drapėrit nė dorė. Gjeraqinat e kėtilla, i kemi edhe tejmatanė shpatllave tė gjera tė Sharrit, nė fushė tė Kuksit, Peshkopisė e krejt Shqipėrisė. Dikurė ishin sokoleshat e brigadave. Tani janė sokolesha qė pėrballen me vėshtirėsitė e tranzicionit, duke i pritur bandillat tu vijnė nga Greqia e Italia, ku kanė vajtur pėr t’ua siguruar ekzistencėn, pėrmes djersės sė ballit.

Ta hėngsha syrin e ballit! I pat thėnė njėrės, Sokol Shpata i Krujės, kur e pat parė duke korrur elbin, pėrmbi rrugėn e Lisecit. Ki kujdes mos tėt shohe baba, se ta pret krejen me drapėn! – ia pat prerė sokolesha e malsisė, hovardarit tė Shqipėrisė. Ishte trembur e gjora, ngase e shihte duke ardhur me mushkėn e ngarkuar me drurė, tė jatin e saj, qė kthehej nga Vakafi. Sokoli qė kish fituar ca lekė pėrmes kositjes, kur e pa tė jatin e saj, porsi ndonjė shpend grabitqar, ua mbathi kėmbėve, duke u nisur rrugės sė Izerishteve, pėr tė dalė nė Stanet e Bjeshkės, e prej atje, pėr nė Shipėri. Kėndej ka kaluar edhe Xhelal Gjura me ēetėn e tij, i kish thėnė la Refet, qė e kish shtėpinė, pėrmbi lagjen Leke.

Askush nuk mund ta harrojė Fatime Sokolin, Dervish Shaqėn,apo Rahim Nezirin

            Kur ishim tė rinj, sėbashku me Tasinin, Iljazin, Zaimin, Ademin, Alivebiun e do tjerė, preferonim ta kėndojmė kėngėn Moj Parti ta hėngsha syrin! Ishte e drejta jonė asokohe ngase gjėmonte Radio Kuksi me kėngė patritike, me zėrin e njė sokoleshe tė pavdekshme (Fatime Sokoli) apo me atė tė njė sokoli kosovar (Dervish Shaqa), qė kish ikur nė Shqipėri, pėr t’ia treguar Enverit, plagėt e Kosovės. Pėr nė Shqipėri, ishin nisur po kėsaj rruge dikurė, edhe Lazimi, Hasimi, Vejseli e Bilalli, por kishin kthyer prapė, ngase ua kishin zėnė rrugėn udbashėt te Gjuri Kuē, prej nga kishin zbrazur tė dy palėt, mijėra fyshekė, por pėr fat, pa u plagosur njeri. Lazimi s’i harronte kurrė drenushat e breut, qė hidheshin si do sokolesha, nga guri nė shkrepa, e nga shkrepat nė kepa. Mėnjanė gjėmonin pushkėt, nė anėn tjetėr hidheshin drenushat, ndėrsa nė anėn e tretė, ta kėnaqte shpirtin, shungullima e ujėrave tė Shkumbinit.

            Partia jonė atėherė, ishte sokoleshė. Burrat ishin sokola ndėrsa gratė sokolesha, qė luftonin si sokolesha. Preferonin ta kėndojnė kėngėn e koperativės sė fshatit tė ri, ku dikurė, nuk kish shkolla e as spitale, veē priftėrinj e hoxhallare, qė rrejshin hallkun e merrshin pare. Jo pėr nostalgji e kemi fjalėn, por pėr Rahim Nezirin, pėr kėt malėsor tė thjeshtė, qė digjet pėr Shqipėrinė Reale dhe,  edhe nė kėto ēaste, ia kris kėngės toske, herė nė qumshtoren e Kadir Abdiut, herė nė atė tė Lin Pelinit, Jakup Rexhepit apo Hasim Hazizit. Ėshtė ushtari i parė i kėsaj ane, qė i pat trembur fėmijėt nė Puēalen, kur pat krisur pushkėn e parė, jo pėr tė vrarė kend, por pėr t’ia bėrė tė ditur botės, se kjo botė, digjet pėr atdhedashuri.Tė kėtillė e kemi edhe Rafi Halilin e Gajres, njė atdhetar i harruar shqiptar, djaloshi qė e dridhte Tetovėn, nė atė kohė kur s’guxonte kush tė pėrmendė emrin parti, apo Shqipėri. Ia pėrmendim emrin, sa pėr t’ia bėrė tė ditur se s’e kemi harruar. Sikur ta kishin tė tjerėt, njė sokol tė kėtillė, do tė shkruanin libra e do tė xhironin filme. Po kush mund ta harrojė heroizmin e tij, kur del fillikat vet me kobure nė dorė, dhe qėllon nė drejtim tė gjarpėrinjve tė komunizmit, qė ia kishin rrethuar shėpinė.

Po kush mund ta harrojė njė sokoleshė tjetėr tė kėsaj ane: dadėn Tiēe, nėnėn e Zaim Beqirit, qė u sul pas maricės sė policisė me sėpatė nė dorė, pėr tė mbrojtur djalin e saj nga ana e atyre qė kishin ardhur pėr ta arrestuar, pėr motive politike(1981). Kush mund ta harrojė nėnėn e saj, hallėn Refikicė, njė heroinė tjetėr shqiptare, qė i ngriti krejt gratė e Shipkovicės, tė rrokin soha, sėpata, cfurqe e kosa, e tė dalin te Kisha, pėr t’i zbrapsur partizanėt, qė kishin ardhur t’ua masakrojnė burrat (1945). Tė kėtillė e tė kėtilla i kemi sokolat dhe sokoleshat e malėsisė: trima me fletė, luftėtarė qė kanė mbetur nė mendjen, zemrėn dhe ndėrgjegjen tonė, porsi do engjėj.               Tėrnak  Puēaleni

  
 

Opinionet dhe vėrejtjet tuaja mund t'i dėrgoni nė adresėn - info@shipkovica.com
Copyright (c) 2000 Shipkovica.com