???
                           

                Atdhetarizmi si ndjenjė e shenjtė, nuk do tė humbet kurrė. Do tė humbin vetėm ata qė nuk kanė ditur tė japin kontribut pėr fisnikėrimin e tij. Pėr fat tė keq, pėrēarjen si njė sėmurje e rėndė kronike, e kemi ende prezente nė gjirin tonė, qė nga trojet etnike e deri nė diasporė. Po qe se i analizojmė ata qė i njohim, konstatojmė se shumica e tyre ende vuajnė nga komplekset e interesave komuniste tė nepotizmit. Nė vend tė principeve, zotėrojnė klanet ballkanike tė pėrēarjes, qė nga familja e fqinjėt, e deri nė instanca institucionale. Tė rrallė i kemi ata qė dinė ta pėrkrahin njėri-tjetrin, siē vepronin rilindasit tanė dikurė, apo siē veprojnė hebrenjtė sot, njė komb i martirizuar qė e respekton Zotin, altruizmin dhe informacionin. Praktika e pėrēarjes ndėrvėllazėrore te shqiptarėt, shėmbėllen me politikėn pansllaviste tė dominimit, dukuri kėto qė i kompromitojnė vlerat morale, pėrmes braktisjes sė interesave nacionale nė favor tė egoizmit e tė do interesave tė ngushta, meskine, personale, apo grupore. Po qe se e pyet nė e pėrcjell shtypin e pėrditshėm, edhepse merr mijėra franga nė muaj, ta kthen majmunėrisht: “Nuk mė intereson politika, bre vlla!”. Thuase shtypi paska vetėm politikė, e jo edhe kėshilla se si mund tė shpėtosh nga majmunizmi, pėrmes fisnikėrimit tė shpirtit, dhe shndėrrimit tė shqiptarit, nė njė njeri tė prekur nga flatrat e engjėllit.

“Si i karakterizon Kosovė Rexhė-Bala, te Qėndresa shqiptare e Suedisė, kėta gjysmakė: “Njė majmun mbi njė degė, mė zgėrdhihet majmunisht e mė thot: “Ha bukesuxhuk, pi e qi(ndro) nė jetė me lezet, se nuk ka levėrdi puna kulturore nė kėtė shoqėri”! Unė e pyes Darwinin: “Mos vallė lindi majmuni prej njeriut?” dhe shpresoj se njė ditė do tė njerėzohen majmunat e kėtillė, dhe do tė zgjidhin me menēuri nyjet e lamshit tė ngatėrruar tė njėmendėsisė azilante”. Kėtė qė e thot para 12 vitesh kryeredaktori i Qėndresės, e konfirmon kėto ditė edhe pronari i tanishėm i saj, zoti Hajdin Abazi, poet, prozator dhe atdhetar. Duke parafrazuar mesazhin e tij nė Internet, konstatojmė me keqardhje se Besa, simotra e Qėndresės nė Suedi, shkon duke u shuar. Pse? Ngase shqiptarėt hedhin mė tepėr para pėr bixhoz, pėr pije e cigare, se sa pėr revista shqiptare. Pėr azilantė tė kėtillė, Ajvaz Voka i Shipkovicės, jo mė kot thoshte qysh para 30 vitesh, se shkuan kuaj e u kthyen gomarė. Sipas konstatimeve tė njė pakistanezi, tė botuara te Qėndresa e Malmos (nr.3-4/1991) “Shqiptarėt s’kanė ēka lypin nė Evropė, ngase kėmbėt i kanė nė Ballkan, kurse kokėn nė Azi”. Mund tė jetė kjo shaka, mund tė jetė e vėrtetė, por jo pėr tė gjithė. Kjo vlen pėr tri kategori bashkėkombasish: pėr injorantėt, pėr fanatikėt dhe pėr kopilat e kombit. Kjo ishte e para: njė fenomen ballkanik i pandjeshmėrisė, qė tė shqetson, jo vetėm nė diasporė. E dyta ka tė bėjė me titullin e paralajmėruar: Shqiptarėt, altruizmi, atdhedashuria dhe nevoja pėr zėvendėsimin e pėrēarjes me unitet.

Kosova ėshtė shkėndija qė e kall energjinė

                Shqipėria nuk mund tė jetė e tėrė, pa gjymtyrėt qė ia shkėputėn tani e 90 vjet mė parė. Ajo nuk mund tė bėhet siē ishte, pa sakrifica. Jo pėr gjakderdhje e kemi fjalėn, por pėr djersėderdhje, pėr zėvendėsimin e ēallamit ballkanik tė muhabetit me punė. Shqipėria e brendshme, Shqipėria e jashtme dhe Diaspora. Kosova ėshtė koka e Shqipėrisė, shkėndija qė e kall energjinė. E hidhėruam njė ēallamxhi qė e braktisi atdheun pėr tė kultivuar pėrēarjen nė diasporė, dhe u ngrit njė krijues kosovar pėr ta mbrojtur, pėr t’ia lartėsuar dinjitetin, duke e porositur t’i rektifikojė mėkatet pėrmes pėrkthimit nė gjuhėn rumune tė ditarit tė Kadaresė pėr Kosovėn: “Ra ky mort e u pamė”. Nuk e dimė nė ia ka thėnė kėtė njė “ilegalist” yni, qė mėnjanė digjet pėr pavarėsinė e Kosovės, ndėrsa nė anėn tjetėr preferon tė bashkėveprojė me ata qė ia kthyen shpinėn asaj, kur ajo kishte nevojė pėr pėrkrahje. Po qe se s’ia ka thėn e do t’ia thotė, dhe po qe se ēallamxhiu bukureshtar do ta plotsojė propozimin e tij, do t’ia falim edhe ne lajthitjet ballkanike, qė i solli nė veri tė Danubit. Albano-Maqedonia dhe Kosova janė zemra e Shqipėrisė politike. Shfletonie Faktin, Zėrin, Pasqyrėn, Albaninė, dhe do tė konstatoni se ka kodra e kodra mes butakėve qė e kultivojnė pėrēarjen pėrmes faktorit fetar, dhe kosovarėve qė dinė ta fisnikėrojnė shpirtin e shqiptarizmit nė diasporė!

                Ndjenja kombėtare ėshtė ajo ndjenjė e shenjtė, qė e siguron ekzistencėn e popujve. Historia e Shqipėrisė ėshtė historia qė fillon. Bashkimi kombėtar, pavarėsia totale dhe Dita e Flamurit janė perspektiva e Saj. Shqiptarėt e Maqedonisė i pranojnė tė gjitha vuajtjet, por ata nuk do ta pranojnė kurrė padrejtėsinė, pabarazinė, diskriminimin. Populli shqiptar i ka do cilėsi, qė s’i ka kush tjetėr nė botė: Trimėrinė, Besėn dhe Tolerancėn. Dhe s’i ka ato qė i kanė tė tjerėt: Atdhedashurinė, Altruizimin, Unitetin dhe Sovranitetin. Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Shtetet e bashkuara tė Shqipėrisė janė ėndrra e mėrgimtarėbve tanė. E para u realizua kahmoti, ndėrsa e dyta mbetet njė ėndėrr, qė njė ditė mund tė bėhet realitet, dhe atė me njė kusht: po qe se e braktisim pėrēarjen dhe e pėrqafojmė altruizmin. Kurė do tė vijė koha kur do tė themi se Shtetet e Bashkuara tė Shqipėrisė kanė njė rini tė shėndetshme, e ndritur, qė ėshtė trupi dhe shpirti i armatės shqiptare, forca qė e vė nė lėvizje jetėn ekonomike dhe shpirtėrore? Kush mund tė na e kontestojė atėherė tė drejtėn pėr mbrojtje? Shqipėria me gjymtarėt e saj, e ka pėrfituar me gjakderdhje tė drejtėn pėr jetė. Vetėm brenda njė viti, Kosova ka dhėnė mijėra viktima, pėr njė jetė, pėr njė pavarėsi, pėr njė spektėr tė drejtash, dhe pėr mbrojtjen e tyre.

Baki Ymeri, Bukuresht

  
 

Opinionet dhe vėrejtjet tuaja mund t'i dėrgoni nė adresėn - info@shipkovica.com
    Copyright (c) 2000 Shipkovica.com