???
                           

Thonė se nė botė shtatėdhjetė pėr qind e njerėzve jetojnė keq, njėzet pėr qind mirė dhe vetėm dhjetė pėr qind shumė mirė. Thonė se fajtorė pėr kėtė nuk janė udhėheqėsit, por njerėzit e rėndomtė: disa punojnė, disa grumbullojnė para dhe shumica dergjet nė varfėri. Nė Arizonė punėt qėndrojnė mė ndryshe. Hajrullah Hajra, me preajrdhje nga Ferizaji,  ėshtė njėri nga shumė shqiptarėt e kėsaj zone tė nxehtė amerikane. Se sa ėshtė e nxehtė kjo zonė, e dinė vetėm ata qė jetojnė atje. “Nuk fitohet buka aq lehtė nė Amerikė”, na shkruan njė dashamir nga atdheu i dytė i Nolit tė pavdekshėm. Sintagma e “pėrvėlimit” ndėrlidhet jo vetėm me xhepin, por edhe me faktin se shqiptari ngado qė shkon, vendin e vet nuk e harron. Vetėm haramxhinjtė e harrojnė dhe e injorojnė vendin ku kanė lerė ose prindėrit qė i kanė rritur.

Ja ē’mendim ka pėr kėtė bashkatdhetar dhe pėr shqipėrimin e emrit tė tij njė veprimtar i zellshėm i Shoqatės sė Miqėsisė Gjermano-Shqiptare, dr. Xhevat Ukshini: “Zoti Hajra ėshtė njohės i pėrsosur i gjuhės shqipe. Ka qenė profesor i gjuhės shqipe nė tė njėjtėn shkollė ku kam mėsuar unė. Shokėt e mi qė e kanė pasur profesor, kanė konsiderata tė larta pėr tė. Ėshtė njė tip serioz. Mund tė jetė prekur pse i keni thėnė se mė bukur tingėllon shqip Emri sesa Emurllah, Abdyl sesa Abdullah, apo Hajro sesa Hajrullah. Shumė shqiptarėve nuk u pėlqen emri me konotacione tė huaja, por ja qė ai nuk ndėrrohet ashtu lehtė, siodomos nė njė ambient tė prapambetur, siē ėshtė yni. Zoti Hajro ėshtė i martuar me njė ferizajase, e cila ėshtė shquar pėr dashuri ndaj gjuhės dhe popullit tė saj. Fėmijėve tė tyre nuk u kanė vėnė emra tė atillė me tė cilėt na pagėzonin prindėrit tanė, duke u bazuar nė emrat e atyre qė na i pushtuan trojet pesėqind vjet me radhė”.

Ku i ka hije ėndėrrimtarit tė merret me politikė ose me fe? Ku i ka hije ėndėrrimtarit tė merret me politikė, me emra ose me fe? Kjo ėshtė punė linguistėsh, filozofėsh dhe historianėsh. Si e konsideron shqiptari i Arizonės kėtė “kompleks” ballkanik? “Pėr ndėrrimin e emrit nuk pajtohem aspak. Jo se mė pėlqen emri im (kurrė nuk mė ka pėlqyer), por dua tė jem ky qė jam, nuk dua tė ndėrroj identitet. Edhe ti kot e ke. Tė gjithė tė njohin me emrin qė ke. Fundja, njeriu e bėn emrin dhe jo emri njeriun. As kėtu, nė Amerikė, nuk ēan kokėn kush se ē'emėr ke. Ēėshtja e emrit ėshtė diē formale...”. Po, kėshtu thonė edhe Idrizi nė Zvicėr e Mavruzi nė Suedi, do bisnesmenė tė thjeshtė. “Mos i nagtėrro punėt me fetė, ngase secili ka tė drejtė ta pėrqafojė atė fe qė ia do shpirti!”, na thotė njėri prej tyre. “Jo pėr kisha ose xhami kanė nevojė shqiptarėt, por pėr shtėpi kulture, pėr diskoteka e pėr biblioteka”, - ia pret tjetri. “Ku mund tė gjesh shqiptar mė tė mirė se Dulla nė Shipkovicė, edhe pse shkon nė xhami”, - thekson kryetari i komunės (Zulqufli Ajvazi).

Po kėtė e thotė edhe Islami nė Bukuresht ose e mbesa e Konstantin Kristoforidhit nė Trieste (Vitore Stefa Leka), duke e kujtuar Vaso Pashėn: “Mos shikjoni kisha e xhamia, feja e Shqyptarit asht Shqyptaria”. “A nuk tė kujtohet fakti se mė shumė tė kanė pėrkrahur ata qė mbajnė emra tė huaj, sesa ēifti i atyre qė e konsiderojnė veten tė pabesė?”, - na thotė pėrmes linjės telefonike, shqiptari i Fushės sė grave (Havziu nga Frauenfeldi). Ka diē qė tė shtyn tė mendosh pėr konstatime tė kėtilla tė pamatura. Pse? Ngase, po qe se i analizon fjalėt e Kopi Kyēykut: “Mos u bazo nė fjalėt e mia e tė Xhamos, ngase ne kaurėt nuk kemi besė!”, tė shtyn tė krijosh pėrshtypjen se paska edhe “kokėkrisur” tė tjerė nė kėtė botė, shqiptarė tė dyshimtė qė i pėrēajnė shqiptarėt, duke i ndarė nė myslimanė dhe tė krishterė.

Janė apo s’janė tė pabesė, njėra ose tjetra palė, kėtė e dinė mė mirė Todor Prifti nė Tetovė dhe Hafėz Zendeli nė Shipkovicė, dy shqiptarė pėrkatėsish tė ndryshme konfesionale, qė e kanė mė tė zhvilluar ndjenjėn shqiptare tė bashkimit kombėtar, sesa ngatėrrestarėt e Bukureshtit. Nuk kalojnė shumė muaj dhe zoti Hajro e parapėlqen emrin e tij tė shkurtuar. Pse? Ngase Zotit i thonė shqip Zot, e jo Allah. Mė bukur e mė shqip tingėllon Hajro, se sa Hajrullah. Shqiptarėt me Skėnderbeun, e morėn Krujėn nė emėr tė Zotit dhe jo nė emėr tė sulltanit. Pjesa dėrrmuese e atyre qė i pėrqafuan emrat e huaj, ende janė duke i mbajtur gratė e mbyllura mes mureve tė avllisė, disa madje duke i dėrrmuar nė dajak nė emėr tė Allahut, edhe pse Zoti nuk lejon tė ngresh dorė kundėr do qenieve tė frikėsuara, nė njėrėn anė si pasojė e grushtit, ndėrsa nė anėn tjetėr si pasojė e mbylljes.

Aliu, ērobėrimi i republikės, Todori dhe krishterimi shqiptar    Edhe pse lindja nė krahasim me perėndimin e ka njė botė tė hatashme shpirtėrore, madje pse jo, edhe do vlera tė larta kulturore, perėndimi nė krahasim me lindjen, nuk e ka dėmtuar tabanin kombėtar tė kombit shqiptar, sa e ka dėmtuar kėtė taban tė shenjtė sundimi osman dhe kolonializmi serb. E vetmja fe qė nuk e ka cenuar ekzistencėn bilogjike dhe shpirtėrore tė kombit shqiptar ka qenė dhe ka mbetur feja e Gjergj Kastriotit, e pranishme deri dje, edhe nė Shipkovicė, atje ku pėrveē toponimeve “Ara e Ukės”, “Marko Livadhet”, “Rasa e Markut”, “Kisha” etj., edhe sot e kėsaj dite, shqiptarėt parapėlqejnė qė Ramadanit t’i thonė Dana, Bajramit - Bama, Fahredinit - Dina, Abdullahut - Dulla, Durakut - Daka, Qetabijes - Bike, Hasanit - Cani, Faikut - Fika, Sadikut - Dika, Qemalit - Mala, Abdylit - Dila, Zendelit - Nela, Hisnijes - Nike, emra qė ndėrlidhen me emrat e tė parėve tanė: Nika, Kola, Mala, Marku, Dika, Daka, Pashku, etj. Duke bėrė shaka, njėri nga banorėt e kėtij katundi thotė: “Kur e pėrqafoi islamizmin Ramadani, emri i tij hyri nė konflikt me mbiemrin, kėshtu qė, Rama i ra Danit, dhe Dani Ramės, te Pėrroi i Camės”. Krahas kishave katolike dhe kullave mesjetare, edhe emrat e toponimet janė vlera tė shenjta qė tė ndėrlidhin me perėndimin, pa krijuar kurrfarė alergjie ndaj islamizmit, ortodoksisė ose komunizmit, si fe ekspansioniste.

Me tė pushtuar Shkupin, Fuqitė e Mėdha pėrdorėn gjithfarė makinacionesh pėr tė mos lejuar ngritjen e flamurit shqiptar nė Shkup, kryeqendra e dikurshme e Vilajetit tė Kosovės. Haki Voka, njė kushėri i Rexhep Vokės nga Shipkovica, qė e mbante mend Luftėn e Parė Botėrore, theksonte faktin se Turqia ua bėri peshqesh kėto troje sllavėve, duke i porositur shqiptarėt qė gjatė regjistrimit, mėnjanė tė deklarohen si turq, ndėrsa nė anėn tjetėr tė ndjekin shkollat serbe. Gjithfarė telegramesh arrinin nėpėr kancelaritė evropiane gjoja, se qenkemi “myslimanė”, duke pasur pėr pasojė, rrėmbimin e trojeve shqiptare nga serbėt dhe malazeztė mėnjanė, dhe nga greku nė anėn tjetėr. Askush nuk mund t’i harrojė krimet e andartėve grekė ndaj fshatrave myslimane tė Ēamėrisė. Pėr ta pėrjetėsuar fronin, Esat Toptani mbahej me serbėt mėnjanė, dhe me turkun nė anėn tjetėr.

E vetmja zonė e sigurt shqiptare, ishte Shkodra me Mirditėn, streha mė e sigurt dhe mė besnike e Bajram Currit. “Fisi fisnik i Mirditės, nė atė kohė, i dha ndihmėn mė tė madhe kėtij burri tė madh”, - thoshte Harallamb Prosi nė kohėn e Mbretėrisė, nė klubin e Ajet Kosovarit nė Bukuresht. Me tė pushtuar Shkupin shqiptar (1912), shqiptarėt nuk bėnė asgjė tė shėmtuar: as plaēkitje, as vrasje, as tradhtira. Kėshtu i kish porositur Plaku i Maleve asokohe (1912), dhe kėshtu i pati porositur pas 90 vitesh, edhe legjenda politike pėr ērobėrimin e Maqedonisė nga pabarazia (Ali Ahmeti). Thonė se nė sajė tė politikės sė tij paqėsore, “maqedonas” tė panumėrt kanė filluar ta thonė ashiqare tė vėrtetėn: se serbėt i detyruan tė deklarohen si sllavė, edhe pse tė parėt e tyre ishin shqiptarė tė fesė ortodokse, qė s’e dinin asnjė fjalė sllave.

Kėshtu na thotė, nė bazė tė artikujve qė ka hasur nė shtypin maqedonas, Mehmet Dani nga Ēajleja e Shkupit, mėrgimtar nė Itali, nip i dr. Sami Ibrahimit, shqiptar qė e ndjek shtypin shqiptar dhe qė shpreh keqardhje, pse s’e gjen edhe “Faktin” nė kinkaleritė e Italisė. Njėri nga ata qė parapėlqente ta vizitonte Aliun pėr t’ia shprehur admirimin e tij derisa ishte nė mal, ishte edhe Todor Prifti nga Dufi i Rekės, bashkėpronar i tregtores me artikuj pėr fėmijė “Detska radost” (Lumturia e fėmijėve) nė Tetovė. Nuk e dimė nė u ėshtė kujtuar shqiptarėve ta xhirojnė njė film me kėtė shqiptar tė kulluar, njohės i shkėlqyer i historisė sė Skėnderbeut dhe i historisė shqiptare tė Rekės shqiptare, qė flet shqip dhe lutet shqip, njėsoj siē lutej shqip edhe Gonxhe Bojaxhiu nė Shkup, nė Shqipėri dhe nė Amerikė. “Mė vjen keq, thotė zotėria e tij, qė serbėt, me tė pushtuar kėto troje, nga Prifti na bėnė Popoviē, ndėrsa komunistėt e Shkupit, nga Popoviēi na bėnė Popovski, ndaj po qe se insiston ta thuash kėtė nė shtyp, mos e thuaj derisa tė vijnė ata tė Aliut nė pushtet, qė tė mos kem problem meautoritetet”.                                                                                                                                              

(B.Ymeri)

  
 

Opinionet dhe vėrejtjet tuaja mund t'i dėrgoni nė adresėn - info@shipkovica.com
    Copyright (c) 2000 Shipkovica.com