???
                           

                                 Nga shtypi humoristik i diasporės. Brumbulli (1931)

                              (Brumbulli i Gjergj Bubanit, sipas adaptimeve tė Trumcak Ballabanit)

Funksioni teraputik i shtypit humoristik, ndėrlidhet me nevojėn e shpirtit pėr zbavitje. Dukej si njė mushkė Greqie. Kalimera, zoti oficer! – i drejtohet ofiqarit bukureshtar, duke e pėrshėndetur greqisht. Thonė se kėshtu ka vepruar, edhe Imeri las Luzė, kur ka vajtur nė Greqi, pėr ta blerė njė tėrkuzė. Me tė hyrė me kalin nė kufi, doganieri grek, i uron mirėserdhje me njė Kalimera. Duke menduar se ėshtė fjala pėr kalin e vet, ia pret shqip: Po mor zotni!, ky ėshtė kali Imerit! Se pėr cilin Imer ėshtė fjala, kėtė e di mė mirė, i ati i Jonit dhe Valonit, qė reparon:  kompiuterėt e Klintonit. Nga s’i ke shqiptarėt! Po tė shkosh nė hėnė, adhe atje do gjesh, do kėngėtarė nga Drenica, do lakraxhinj nga Reēica, dhe do muratorė nga Shipkovica.

Shqiptarėt janė tė lėvizshėm si zhiva

Fletorja humoristike “Brumbulli”, delte para 70 vitesh nė Bukuresht (1931, 1933). Koleksioni i saj, gjendet nė Bibliotekėn e Akademisė Rumune. Redaktor kryesor, ishte njė korēar: Gjergj Bubani, ish-redaktor i gazetės “Kosova”, autor i pseudonimit Guri Malisori. Punė e ēuditshme kjo e shqiptarėve. Janė tė lėvizshėm si zhiva. Pas njė tė shkuare tė krisur, e braktisin 300 refugjiatė Shqipėrinė (1991), dhe vijnė e vendosen nė njė zonė periferike tė Bukureshtit. Disa me vizė e disa pa vizė, disa me pasaporta tė rrejshme e disa pa to, disa nė kėmbė disa me makinė, disa me tren e disa me aeroplan, arritėn deri nė Amerikė e Filipinė. Vetėm njėri prej tyre mbeti kėtu: dr. Pėrparim Demi. Gjeti punė, e mori nėnshtetsinė, dha kontribut pėr afirmimin e Kadaresė, dhe u martua. Falė menēurisė sė tij, jeton nė Ballkan, porsi njė amerikan. Pas njė rinie tė persekutuar, kėtė punė duhet ta bėjė tani, Xim Dani i Shipkovicės, jo kėndej nga Lindja e varfėr, por atje ku ka lindur, apo nga Perėndimi i pasur. Dy historianė shqiptarė (Dhimitėr Polena dhe Xhelku Maksuti), ua mėsonin rumunėve, historinė e Rumanisė. Njė kosovar (Ismet Dėrmaku), shkruan pėr njė korēar (Nikolla Naēon), dhe njė korēar i palaramanizuar (Gjergj Bubani), shkruan pėr Kosovėn. Pas kthimit tė tij nga Bukureshti nė Tiranė, derisa ishte drejtor i Radiodifuzionit shqiptar, autoritetet komuniste e burgosėn, pse i kishte bėrė publike, masakrat serbe nė Kosovė. Kish kėrkuar madje, edhe pavarėsinė e saj, qysh para 70 vitesh. Ēėshtja e arrestimit pat ndodhur, kur sapo kish mbaruar lufta, kur lėvizte njė miqėsi e rrejshme, ndėrmjet bukuroshit tė Tiranės, dhe shkurtabiqit tė Beogradit. Pėr ēlirimin e tij nga burgu, dha kontribut njė boboshtar: dr. Nikolla Xhamo, ambasadori i parė i Rumanisė nė Tiranė. Nominalizimi i njė shqiptari, pėr ta pėrfaqsuar njė vend tė huaj nė Shqipėri, inkuadrohet nė spektrin e besimit tė madh qė kishin rumunėt, te arnautėt e Bukureshtit.

Pos Kosovės (1932) dhe Kuvendit Kombėtar (1934), Gjergj Bubani redakton edhe njė gamė gazetash tjera shqiptare, mė e njohura ndėr to duke qenė, Shqipėria e Re (1919-1935). Brumbulli, faktikisht ishte, jo vetėm gazeta, por edhe pseudonimi i tij. Kėtė e vėrejmė nė shpinė tė njė fotografie, tė vitit 1931, me do vargje humoristike, qė meritojnė ta shohin dritėn e botimit:

Shtatė veta, pesė gjela,

Dhe dy zoga, gjith dembela,

Qė dinė vetėm tė hanė,

Te Milua nė mehanė,

Nė k(u)adro njė ditė duall,

Tek po kundėrmonte shuall,

Nė koliben e Qir-Nuēit,

Tyryfryēit!

Firmosin: Brumbulli, Dhimitėr Kristesku, Rina Antoniu, zonjusha Ekonomu, Kapitan Shantoja, i cili u arratis nga Shqipėria nė Rumani, ngase e kishte ndėrmend ta vriste Zogun. Gjergj Bubani ėshtė i pari nė fotografi: djaloshi me pantallona tė bardha. Krejt janė shqiptarė, tė fotografuar para mehanes sė njė shqiptari, nė diasporėn shqiptare tė Rumanisė. Brumbulli i tij, konsiderohej si fletė humoristike, qė shkruante “prej sė gjithash dhe pėr tė gjithė”. Duke bėrė fjalė pėr shqiptarėt nė Rumani, Aleko Vanēi boton artikullin qesharak: Dėshmorėt e Thimit (Viti I, Nr.4, Konstancė, 12 janar 1931). Nė zyrėn e gjėndjes civile tė Bukureshtit, u ēfaqėn njė ditė Thimiu, i biri i Angjes me shokėt e tij: Niska Kėrēmari dhe Nuēka Mballomaxhiu. Pėrėndia, qė s’ka tjetėr punė, i kish falur Thimiut njė djalė tė bukur. Babai fatlum, duke patur miq tė njohur gjithandej, vate t’i regjsitrojė sipas rregullit. Tė gjithė ishin tė rinj. Pėr fat tė keq, “kėtyre filizave tė Shqipėrisė plakė”, tė plakur mes pleqve e plakave tė Bukureshtit, u mungonin fotografitė. “Miqtė tanė ishin tė atillė qė, sikur tė ronte profesori gjerman Wirkow (i cili, kur vizitoi muzeumet e spitaleve tė Bukureshtit, e njojti prej sė largu kokėn e shqipos, dhe e lėvdoi pėrpara asistencės) e (sikur) t’i takonte gjėkundi rrugės, do t’i blinte sigurisht tė gjallė, e do t’i ekspozonte nė muzeumin mė tė madh tė Berlinit”.

                Thimiu sipas autorit, ishte fabrikant i alkoholit Biter. Era e mejhanes ku kish ngrysur jetėn e tij, dhe era e kazanit pranė ti cilit kish humbur rininė, ia kishin mpirė trutė, i kishin hyrė nė palcė, dhe ia kishin skuqur hundėn si piperkė. Shpeshherė e dėgjoje tė shoqen e tij, duke pėshpėritur: “Mos e trettė dheu tė mallkuarin, qė u bė sebep tė pėrqafojnė shqiptarėt e Bukureshtit, zanatin e mehanexhiut!”. Niska, njė jetė tė tėrė ishte qymyrxhi nė Greqi. I kish vetullat tė bashkuara barabar me mustaqet; kėto tė fundit, si dy tufa preshi, i mbulonin faqet, duke i ēikur veshėt kllapushė. Nuēka ishte i gjatė e i hollė si selvi. “Kokėn e mbante si njė mollēinkė dhe suratnė tė jėftitur nga lija e tė bėrė si fole brumbujsh”. Pėrshkrimet qė ua bėn Aleko Vanēi kurbetqarėve tanė, dalin ashtu siē ishin: njerėz me halle e derte, siē dukej Cufa i Kusit, kur pat vajtur nė kurbet. Ishin mahnitur sllovenėt nga tirqit e tij, kur ish ulur nė autobuzin qė tė ēonte, nga Lubjana nė Portorozh. Nuk e dimė si dukej Bama, Ēati Danit, apo Dani Rafisė, kur ishin nisur pėr herė tė parė, drejt Gjermanisė! Gjysmė shekulli para malėsorėve tė Sharrit, dėshmorėt e Thimit korēar, ishin veshur allafranga: “me tonuze, me kollara tė nxira nė qafė, me roba shapshalle, gjithmonė shtrembėr tė kapsitura, me kapella, kush mė tė madhe, e kush mė tė vogėl se koka e vet”.

Imeri las Luzė, shkon pėr njė tėrkuzė.  Me kuaj, nga Korēa e deri nė Vllahi

                Oficeri i gjėndjes civile, i cili rrinte nė njė sallon tė madh, me fotelje tė veshura me katife, kollitet dy herė dhe i jep urdhėr qatipit, ta thėrrasė Thimin me dėshmorėt. Me tė hyrė brenda, Thimi i drejtohet ofiqarit, nė njė rumanishte tė ēalė: “Ju pėrshėndes zoti oficer! Kam ardhur te zotėria juaj, pėr tė mė kaluar nė regjistrin tuaj. Jam njė fabrikant i madh nė Bukuresht, por kam dyqanė edhe nė Plojesht. Vij nga Korēa plakė dhe kam katėr vjet shkollė. Kur erdha nė Vllahi, erdha me njė qiraxhi, ngarkuar nė kalė, ngase isha fėmijė”. Pas tij, vjen dėshmori i parė. Paraqitet me emrin Niskė Zgjebaraku, edhepse, emri i tij i vėrtetė, ishte Nuēkė Teveqelxhiu. Sa herė qė na shkruante Xhelal Gjura nga Tirana, dėshmitarėt qė i shisnin shqiptarėt, i konsideronte si “zgjebsha”. Teveqelxhiu dukej si njė mushkė Greqie. Kalimera, zoti oficer! – i drejtohet ofiqarit bukureshtar, duke e pėrshėndetur greqisht. Thonė se kėshtu ka vepruar, edhe Imeri las Luzė, kur ka vajtur nė Greqi, pėr ta blerė njė tėrkuzė. Tani na ėshtė bėrė dhėndėrr gjermani. Bravo i qoftė! Me tė hyrė me kalin nė kufi, doganieri grek i uron mirėserdhje, me njė Kalimera! Kalimera!. Duke menduar se ėshtė fjala pėr kalin e tij, Imeri ia pret shqip: Po mor zotni!, ky ėshtė kali Imerit! Se pėr cilin Imer ėshtė fjala, kėtė e di mė mirė, i ati i Jonit dhe Valonit, qė reparon kompiuterėt e Klintonit. Nga s’i ke shqiptarėt! Po tė shkosh nė hėnė, adhe atje do gjesh, do kėngėtarė nga Drenica, do lakraxhinj nga Reēica, dhe do muratorė nga Shipkovica.

                Po kthehemi te oficeri i gjėndjes civile, ngase po tė mos kėrcenim nga tema nė temė, nuk do tė na pėrqeshte Mumini, gjoja se kėrcejmė nga pema nė pemė. Sė pari e pyet pėr emrin, e pastaj pėr rrugėn ku banon. Teveqelxhiu i Nuēkės pėrgjigjet. Banoj te Kovaēi. Nuk po tė kuptoj mor vėlla, ia pret ofiqari: Je turk, grek, kovaē apo shqiptar. Mos banon vallė nė Rrugėn Kovaēi? Po, po! Ia kthen korēari i Bukureshtit: Nuk jam kovaē, por jam shqiptar. Vij nga Orhan Ēifliku. Kam ikur kaēakēe nga asqerllėku. Nuk kam teskere. Kur dėgjon se ka kaluar kufirin pa pasaportė, Thimi ngriu nga frika. Pas tij, hyn dėshmitari i tretė. “Oficeri u mėrzit dh’i lutet Thimit t’i bėjė terxhumanė (pėrkthimin). Thimiu ndėrhyn me dashamirėsi. –Tė pyet nga je? –Unė?...Jam nga Dardha! –Sa vjet i ke? –S’di besa. Dale t’i numėroj: 9 nė Vllahi, 13 nė Greqi, 8 nė Anadoll, e 26 nė Dardhė. Sa bėjnė kėto? Dhe ja kėshtu, ca me tė qeshur, e ca me tė mveshur, merr fund rrėfimi mbi dėshmorėt e Thimit, dhe hallet e kurbetqarėve tanė, qė nga koha e turqve, e deri te ajo e komunistėve, qė na ndiqnin pse ia hedhnim fajet sistemit, qė i la pa fabrika, fshatrat e Dėrvenit.

Tejmatanė shtallės, shungullonin ujėrat e Pėrroit tė Hallės

                Numri 6 (20 janar 1931), i kėsaj fletoreje, sjell edhe barcoleta. Mė e njohura ėshtė ajo qė e ka dėgjuar autori nga Idrizi Haqifit. Nuk kemi pse mos t’i besojmė, ngase ky i fundit, edhe pėrnnga natyra, nuk ishte qejfprishės. Ishte i buzėqeshur dhe shakaxhi. I kishte rrėfyer asokohe Aleko Vanēit, mbi kishėn katolike tė Shipkovicės. Barcoleta, qė mban titullin Pėrgjigja e priftėreshės, jepet toskėrisht. Pasi pat gjezdisur prifti me kusiēkėn nėpėr fshat, duke vajtur nganjėherė nė Sellcė apo Lisec,  kthehet njė mbrėmje i disponuar nė shtėpi. Tejmatanė kishės, shungullonin ujėrat, e Pėrroit tė Hallės. Askush s’i hedhte plehrat nė pėrrua asokohe. Nuset i palonin te Rrasha. Gratė ishin fisnike, besnike dhe punėtore. Shkonin sėbashku me burrat nė fushė, dhe ktheheshin me ta, dorėpėrdore e krahpėrkrahu. Asnjėrėn s’e shihje tė fshihet e trembur, pas derės sė avllisė. Priftėresha e priste priftin, me njė qejf tė papėrshkruar. “Jashtė nė obor, dy zoq ndiqen me njė mijė naze, nėpėr lulet e ēelura. Nė dejt e priftit, vlonte gjaku shqiptar. Syt’e priftėreshės shkrepėtinin nga gėzimi. Fajet i kishte prendvera, sipas autorit tė barcolestės. Prifti pyet: -Ē’bėjmė, moj priftėreshė? Hamė dhe pastaj flemė apo flemė mė parė dhe pastaj hamė? – Si tė duash, uratė, e pastaj hamė! ia kthen priftėresha

Kaq sa pėr Brumbullin! Tani po e pėrkujtojmė kungullin. Ėshtė njė apo janė mė shumė, kėtė e dinė, vetėm motrat dhe gratė e tij. Kungujt me gėnjeshtrat e las Sulė, e mbajnė mizėn nėn kėsulė. Sula inkorporohet kėtu, sa pėr hirė tė rimės. Njėherė tjetėr do t’i bėjmė publike, emrat e dėrdėllitėsve tė Dinės, qė s’i zente gjumi, ngase ua kishin vjedhur, bencinėn e makinės. Vajhalli pėr do dėrdėllitės tė tjerė, me sy tė stėrkuqur, e biografi tė pėrmjerė, fajtorė tė dėshmuar, spiuj tė paharruar, e hajdutė tė dėshtuar, qė lehin pranė votrės, gjoja se i paskemi gėlltitur, ndihmat e motrės! Funksioni teraputik i shtypit humoristik, siē duket pra, ndėrlidhet me nevojėn e shpirtit pėr zbavitje. Meqė vjen pranvera, pas daljes nga fabrikat e imagjinuara tė fshatrave tona, pse mos t’i ēojmė shqiptarėt tė hapin dyert e disponimit, edhe me buzėqeshje e humor? Pėrse mos ta shpėrlajnė shpirtin e kujtesėn, edhe dashamirėt tanė: qė nga sirtikėt e Iskiritit dhe dembelat e Dėrvenit, e deri te pelat e Plevenit, qė  mendojnė se jemi, Tėrnaku i Puēalenit, Ngucakeq Enveri, apo:

LARG SHTĖPITĖ PUBLIKE, NGA FSHATRAT TONA!

(Kėta s’janė burra por dembela, qė mendojnė vetėm pėr pela)

Nė vend tė luleve, ja pak prozė poetike, me krypė humoristike! Pse s’lexojnė dembelat, pyesin kurreshtarėt, qė vijnė nga Evropa, nė Ballkanin plot me gropa! Pse rrinė pijetoret, e mbushura me burra, ku kultivohet shpifja, dhe pėrbuzet kultura? E pyet kol-kodoshi, kryeplakun e xhelozisė, qė ia zgjat ditėt pėrtacisė. Kėta s’janė burrra, por dembela, qė mendojnė vetėm pėr pela. E dini se ē’thoshte Visar Dodani pėr njėrin prej tyre, para 100 vitesh: “Shqipėtar ėsht i vėrtet’, po budallė sa tė duash. Grindavec, nopran, sheret, ē’thot ay, duhet tė thuash!”.

Vjen marsi dhe para se tė krisė (lufta e gjelave pėr shpėrblimin e dembelave), e kemi pėr borxh, vajzave tona t’ua bėjmė mė dije, ashtu siē u ka hije, se disa nga burrecat e tyre, kanė vendosur tė flijohen, jo pėr njė zanė Shqipėrie, por pėr njė pelė Bullgarie. Pėrse qesim kėshtu, me shqelmat e mushkės sė las Luzė, duke i bėrė fjalėt tėrkuzė? Ngase na dalin do kopila, e i bėjnė rrush e kumbulla paratė, duke u vajtur zanave nė mesnatė, pasiqė e ndotin fjalorin, duke e zėvendėsuar shqipen me shkinishten, herė nga Sherrēica e Bangladeshit, e herė nga Bogovia e Ēallamleshit. Nė brigjet e Rajnės, kėshtu mund tė veprojė, vetėm qelfodulli, kur na del nga San Pauli!

Thonė se shqiptarėt e paskan mbushur Zvicrėn me xhami dhe me femra ēeke. Vajmedet ēfarė patriotizmi paskan bėrė, duke mos patur kurrfarė lidhjesh konfesionale, etnike, linguistike apo erotike, as me shkretėtirat e Arabisė, e as me pelushkat e Ēekisė. Ē’tu bėsh tė gjorėve! Kanė lindur kuaj, e na janė bėrė gomarė. Xhepin plot, e mėndjen bosh. Mė shumė e preferojnė tė huajėn, se sa tė veten. Kėshtu e ka, kur atdhetari bėhet tradhtar, hajduti kurvar, dhe patrioti idot. Shkon e i prish lekėt me pelat e Plevenit, e s’i vė dhėmbėt, pėr t’i dėshmuar gruas, se ia preferon kėmbėt.

Tėrnak PUĒALENI

  
 

Opinionet dhe vėrejtjet tuaja mund t'i dėrgoni nė adresėn - info@shipkovica.com
    Copyright (c) 2000 Shipkovica.com