???
                           

Zogu i zjarrit qė e vėrtit botėn

         

          Para 33 vjetėsh (1973), Ilir Kosova na shkruante se na ndiqte sigurimi i Titos, pa e pėrmendur faktin se sigurimi i tij ishte njė monstrum ballkanik i spiunėve tė Beogradit qė e ndiqnin Titon dhe Fadilin, shqiptarėt e Dardanisė, rumunėt e Timokut, hungarezėt dhe gjermanėt e Vojvodinės, kroatėt, boshnjakėt dhe sllovenėt, por jo edhe bullgarėt e serbizuar tė Maqedonisė, ilirėt e sllavizuar tė Malit tė Zi, ose romėt e Shumadisė. UDB-ja ishte shtriga komuniste qė ia kurdiste mikrofonat Titos, edhe pse ai ia kriste gjumit me mikrofonin nė shtrat. Thonė se Fadil Hoxha ishte ai qė e zbuloi tė vėrtetėn lidhur me mikrofonat qė ia kishte instaluar Rankoviqi nė banjė. Lazim Rexhepi mė kot e kritikon Fadilin nė Romanin e ditėve tė mia (dorėshkrim), edhe pse ende nuk dihet nė ai i admironte mė shumė mikrofonat apo Jovankėn! Tridhjetė vjet mė vonė, tė njėjtėn vėrejtje, se na kėrkon sigurimi i Titos, tashmė si shaka, na e dėrgon edhe njė shqiptar i Suedisė, Mavruz Ymeri (2003). Kush ėshtė ky?

          Tė themi se ky ėshtė djali i Ajvaz Vokės, dikush mund tė na akuzojė pėr nepotizėm, kur vėllai shkruan pėr vėllanė, ose babai pėr mamanė. Mavruz Ymeri ėshtė armiku i trefishtė: i pėrtacisė, i pandjeshmėrisė sė atyre qė nuk pėrkujdesen pėr tė afėrmit e vet dhe i politikės bolshevike tė atyre qė e pėrgjakėn Ballkanin, duke u servirur popujve tė vet shovinizmin nė vend tė mirėqenies. Me njė fjalė, ky ėshtė shqiptari qė e dinte se para se tė binte Muri i Berlinit, do tė binin komunistėt nga pushteti. Themi se do tė binin, edhe pse ende nuk kanė rėnė, ngase po tė kishin rėnė, Shipkovica e tij nuk do tė priste ndihmė nga Perėndimi, por do ta joshte Perėndimin pėr inkuadrim nė fabrikat e saj, qė nga Puēaleni e deri nė Puēovllas. Ky ėshtė pra, djali i las Ajvas, shqiptari qė e solli Mustangun e Amerikės nė zemėr tė Sharrit, i biri i shqiptarit qė shkonte nė kėmbė deri nė Tetovė, pėr ta blerė njė gazetė shqipe, pėr t’u komunikuar bashkėvendėsve tė tij se nė vend tė emisarėve tė Rusisė ose tė Serbisė, do tė vijė dita kur do tė vijnė ata tė Amerikės, pėr tė bėrė drejtėsi, mirėqenie dhe barazi.

Nuk e dimė nė e kanė pėrmirėsuar statusin social tė Dardanisė, por e dimė se vetėm nė njė metropol ballkanik, 40% atyre qė dominonin nė strukturat mė tė larta tė Parlamentit dhe tė Qeverisė, ishin funksionarė dosjesh me njė tė shkuar tė ngarkuar. Edhe sa do t’i durojmė vallė? Thonė se si pasojė e tyre, rumunėt, bullgarėt dhe shqiptarėt i ka kapluar varfėria. Edhe pas pėrmbysjes sė komunizmit nga pushteti, ishin ata qė rendnin pas kolltukut, pas lekėve dhe lojėrave tė ndyta tė partisė? "Atė qė bėn partia, as djalli nuk mund ta bėjė". Kėshtu thoshte babai i Mavruzit, malėsori qė i ndiqte lajmet e Evropės sė Lirė dhe tė Zėrit tė Amerikės, para se tė binte vėllai i tij nė kthetrat e sigurimit sllavo-shqiptar (1975). Mavruz Ymeri ėshtė tetovari i Halmstadit qė e vėrtit botėn, pjesėtar i diasporės qė nuk di tė ndalet. Nga nuk e gjen kėtė fluturimtar? Qė nga Kalifornia e deri nė Ukrainė, qė nga Prishtina e deri nė Janinė, qė nga Gjakova e deri nė Tetovė-Mavrovė-Elbasan-Durrės-Portorozh-Berlin-Hamburg-Kopenhagė-Suedi. Kushdo qė e ka njohur, ka konstatuar se ėshtė armik i pėrbetuar i pėrtacisė. Pėr tė siguruar ekzistencėn, i ati i tij, qė nga mosha 11 vjeēe e pati goditur hyzmeqar nė fshatrat e fushės. Zgjohej qė me zgjimin e zėrit tė tellallit, pėr t’i ruajtur buajt nė varreza. Bushtrat e bolshevizmit e kishin prekur edhe Maqedoninė.

U tėrbuan udbashėt e republikės kur kuptuan pas 20 vjetėsh, se vėllai i tij sillte valixhe me libra e revista nga ish-kryeqendra e Shqipėrisė sė mėrguar. Nė disa prej tyre bėhej fjalė pėr dhunėn e ushtruar ndaj shqiptarėve qė kėrkonin liri, drejtėsi dhe barazi (Mehmet Gega, Arben Xhaferi, Hysniqemal Sherifi, Rafi Halili, Gafur Loku, etj./etj./etj.). Mavruzi asokohe kishte krijuar pėrvojė mėrgimtari. Ishte mėrgimtari i parė i trojeve shqiptare tė Sharrit qė e zgjodhi Suedinė si model tė demokracisė parlamentare evropiane. Gjatė ushtrimit tė zanatit tė muratorisė, qė nga Bosnja e deri nė Beograd, Zagreb e Rjekė, kishte konstatuar se shqiptarit mund t’i ndihmosh mė shumė duke punuar me njė tė huaj, se sa me njė shqiptar. Ky ėshtė mendimi i tij, qė dikujt mund t'i duket i ēuditshėm. Pse? Ngase duke u shoqėruar me tė huajin, sė pari e pėrvetėson gjuhėn e tij, pastaj tė jepet rasti tė njohėsh tradita e mentalitete popujsh e fesh tė tjera. Ndoshta mu kjo ka ndikuar qė tė krijojmė admirim ndaj Kadaresė dhe alergji ndaj fanatizmit qė ende i mundon motrat dhe nėnat tona. Vaj halli pėr shqiptarėt e gjorė! Gjėmon lodra e Petre Pėrliēkos klubeve tė Gjorēe Petrovit dhe gjėmon lodra e ramazanit nė zemėr tė Sharrit. Ku janė ato shoqėri kulturore-artistike shqiptare, qė funksiononin atėherė kur ndiqej kėnga shqipe dhe flamuri shqiptar? Ku janė ata qė s'janė?

 

 Simbol i luftės kundėr pėrtacisė

 

Nė vend tė muhabetit, Mavruzi respekton diktaturėn e punės, shijen e lumturisė dhe burimin e dashurisė. Pse? Ngase vetėm puna dhe dashuria mund ta vėrtitin botėn. Zoti i do mė shumė ata qė ia krisin gjumit tė lodhur nga puna. Kėtė kanė filluar ta kuptojnė edha ata qė e shohin se nuk shkon vetėm me gjumė e gjezdisje, me muhabet e me pėrtaci.  Mavruz Ymeri ėshtė jo vetėm simbol i luftės kundėr urrejtjes dhe pėrtacisė, por edhe kryeprotagonist i librit tė dr. Karl Rune Personit “Eldfagel till salv”. U shkrua gjatė vitit 1998 dhe u botua gjatė vitit tė ērobėrimit tė Kosovės nga persekutuesit mesjetarė tė kolonializmit serb (1999). Libri e pa dritėn e botimit pas frymėzimeve tė njė odiseje qė patėn bėrė autori suedez dhe shqiptari i Sharrit, qė nga Suedia, Ukraina e Rumania, e deri nė Bullgari, Maqedoni, Shqipėri, Slloveni, Austri, Gjermani, Danimarkė, Suedi. Nė 103 faqet e tij pėrshkruhen rrugėt dhe bukuroshet e Ukrainės, bukuritė e Rumanisė, familja e Xhelku Maksutit nė Bukuresht, lakmia e doganierėve bullgarė, mikpritja shqiptare, pėrpjekjet e NATO-s pėr shpartallimin e inkuizicionit serb nė Kosovė.

Si banor i Suedisė, nė kėtė pėrmbledhje reportazhesh, tetovari i Halmstadit paraqitet si njė zog zjarri qė nuk degdiset kurrė. Me tė vendosur nė Skandinavi, krahas suedezėve e pėrkrahin kosovarėt Riza Hasangjekaj, Sherif Gjonbalaj, Halit Ymer Voka. Nė Tiranė njihet me gocat e Lasgush Poradecit, ndėrsa nė Evropė me shkrimtarė, gazetarė, politikanė dhe kėngėtarė tė shquar. Me tė kthyer nė vendlindje, e provokojnė klyshėt e komunizmit, qė nga Tetova e deri nė Portorozh e Lubjanė dhe nė vend qė tė pėsonte ky, pėsonin provokatorėt. Nė prag tė shpartallimit tė Jugosllavisė, autoritetet komuniste tė komunės sė Piranit mundohen t'ia nacionalizojnė pasurinė e patundur qė kishte nė rrethinat e Portorozhit. Nga Sllovenia, para se t'i rikthehej Suedisė, e viziton Amerikėn. Shkon deri nė Floridė. Duke fluturuar autostradave tė Hungarisė pėr tė arritur te e dashura e tij nė Slloveni, rrokulliset me makinė nė do shkrepa. Limuzina bėhet hi e pluhur, ndėrsa ky del nga hiri si feniksi, me gjymtyrė tė thyera, por falė pėrkujdesjes suedeze, shėrohet dhe e merr jetėn qė nga fillimi. Jeta ėshtė pėrgatitje pėr dashuri. Ajo fillon me fillimin e ditės. Sa herė qė zgjohet nga gjumi, e kujton Zotin, Atdheun dhe mamanė. Nuk ka marrė pjesė nė luftė, por e ka ndihmuar mamanė dhe njerėzit me halle.

Vlen ta pėrsėrisim edhe njė herė faktin se Zoti i do mė shumė ata qė i kaplon gjumi tė lodhur nga puna. Zoti e ndihmon tė ketė shėndet, disponim pėr punė dhe fitime modeste. Di ta shijojė jetėn, t’i zgjedhė dashamirėt dhe t’i injorojė hajdutėt dhe haramxhinjtė qė na turpėrojnė nėpėr botė. Ėshtė pronar i njė firme makinash tė ndėrtimtarisė. 20 vjet e ka pėrkrahur njė shqiptar nė studime. “Lėri letrat, ėndrrat dhe vendin ku s’ka para, i thotė. Dil nė Perėndim, puno, fito dhe mos u korit duke pritur tė tjerėt tė tė ndihmojnė!”. Nuk e dimė nė e ka kuptuar faktin se shkrimtarėt kanė jetė tė ngatėrruar, siē e kishte edhe Eminesku, njė ėndėrrimtar i huaj qė i admironte shqiptarėt dhe gjuhėn e tyre tė shenjtė. Vėllai i tij i parapėlqente studimet universitare qysh nė bankat e shkollės fillore, por si pasojė e frymėzimeve, shqetėsimeve ballkanike dhe angazhimeve publicistike, nė vend tė Perėndimit u vendos nė Lindje. Pėr mė tej, ėshtė mė mirė tė heshtim se sa tė flasim. "Po qe se do tė heshtni, menēurinė tuaj do ta tregoni", thotė njė mendimtar yni qė e humbi betejėn nė fushė tė polemikės me Kadarenė (Rexhep Qosja). Pėr tė dėshmuar se vendlindja e tij ka edhe "vetėlavdimtarė", po e thyejmė heshtjen me kėtė rast, duke e bėrė publike tė vėrtetėn se vėllai i tij s’ėshtė kush tjetėr, veēse autori i kėtij portreti.

  
 

Opinionet dhe vėrejtjet tuaja mund t'i dėrgoni nė adresėn - info@shipkovica.com
Copyright (c) 2000 Shipkovica.com