???
                           

Shqiptarrėt e Berlinit.

Takimet  me Seferin janė tė shkurtėra e impresive. Porsi gjermanėt, pėrherė e gjen duke lexuar, duke ushtruar, duke studjuar, duke punuar. Qetėsinė dhe kėnaqėsinė shpirtėrore, i ka dhunti tė Zotit. Modestia e tij ėshtė e njė niveli tė lartė. Edhepse ende s’ i kishte mbushur tridhjetė pranvera, ai dintė tė japė kontribute konkrete pėr mbarėvajtjen e shqiptarizmit nė diasporė, duke ekspedituar kur duhej, nam ilaēesh pėr sivėllezėrit e vet nė Kosovė e Maqedoni, duke marrė pjesė nėpėr debate internacionale pėr mbrojtjen e ēėshtjes shqiptare, pėr demaskimin e propagandave serbe tė metropolės, duke njohur  shkrimtarė e atdhetarė tė kalibrit tė parė, duke pėrkrahur intelektualėt tanė, duke lexuar e shkruar nė gjuhėn e shenjtė tė Naim Frashėrit e Ismail Kadaresė. Shpreh keqardhje pėr ata qė hedhin para pa lidhje, e s’u kujtohet njė gazetė shqipe ta blejnė, pėr ta pėrsosur higjienėn e shpirtit, pėr t’i zgjeruar njohuritė shėndetsore, kombėtare e universale, dhe pėr ta kursyer kėshtu lekun e fituar me djersė, qė ai mos tė shkojė atje ku s’e ka vendin. Jo mė kot, i biri i njė rilindasi, na kėshillon qė nė ēdo fshat tė hapim biblioteka, tė riaktivizojmė shoqėritė kulturo-artistike, tė ngrisim pallate kulture, ngase vetėm pėrmes kultivimit tė shpirtit shqiptar e tė ndjenjave tė shenjta tė atdhedashurisė, mund ti mposhtim ndikimet dėmprurėse, tė sundimeve tė huaja.

Mjek, intelektual, shkencėtar dhe atdhetar

E ka prezentuar shtypi para njė viti, dhe meriton ta riprezentojė, ngase ėshtė fjala pėr njė shqiptar tė prekur nga flatrat e engjėllit. Sikur tė ishin krejt shqiptarėt tė kėtillė: tė menēur, tė moralshėm, tė ndershėm e tė zellshėm, Shqipėria kaherė do tė ishte e rrumbullaktė, me katėr vilajete, me njė industri e ekologji tė atillė, qė do tė  ia kishte lakmi edhe Perėndimi. Ishin kėto kėto disa nga komplimentet, me tė cilat e dekoronte gjyshi i tij, xhaxhi Xhavit, para disa vitesh. Dinte t’i hapė dyert e disponimit me buzėqeshje e humor. Kishte punuar sė pari nė Konstancė, nė kohėn kur kėtu delte Shqipėria e Re (1919-1935). Me shpėrthimin e luftės sė dytė botėrore, Xhavit Abdiu e braktis kurbetin, dhe vjen aty ku pat lindur: nė njė shtėpi tė vjetėr, e ngritur nėn shtėpinė e las Rahim, qė dikurė kishte qenė shtėpia e njė shqiptari katolik: Fran Kola. Martohet dhe krijon familje, me djem e me vajza tė zellshme. Pėr tė siguruar ekzistencėn e tyre, sė pari punon nė limanin e Danubit, pastaj kthehet nė Tetovė, dhe inkuadrohet nė mullirin e qytetit, nė Ēarshi tė Epėr. Pėrshkon pėrēdo ditė, nga 20 km. rrugė malore nė kėmbė, qė nga Pėrroi i Kishės sė Shipkovicės, e deri tejmatanė Kishės Shqiptare tė Shėn Mėrisė, tė cilėn para 90 vitesh, me vėrshimin e okupatorit serb nė trojet shqiptare (1913), nga Shumbria (Shėn Mėria) na e bėnė Sveta Bogorodica. Kujt nuk i besohet ky argument, le ta pyesė shqiptarin mė tė pėrzemėrt tė fshatrave shqiptare tė Rekės, zotin Todor Prifti, kopronar i shitores “Gėzimi i fėmijėve”, nė Tetovė.

 Xha   Xhaviti i Shipkovicės dhe Albania e Konstancės, Shqiptarėt e Berlinit dhe Respekti ndaj Zotit, Dashuri e dyfishtė, Doktor Sefer Abdija dhe Shqiptarėt e Berlinit, Unioni i Studentėve Shqiptarė nė Gjermani, janė disa nga artikujt e botuar nė Shkup e Bukuresht, ku bėhet fjalė pėr mjekun, intelektualin dhe atdhetarin e lartėpėrmendur, dr. Sefer Abdiun, jeta, veprimtaria dhe pamja psiko-fizike e tė cilit, tė lė pėrshtypjen se dielli pėr krejt shqiptarėt lind nė Shipkovicė. Sėbashku me zotėrinjtė Hamsi Beluli, Jetmir dhe Nehat Voka, Sufjan Halili, Xhemile Seferi, Mediar Leka, e tė tjerė, zoti Sefer hyn nė rradhėn e bashkėfshatarėve tanė tė zellshėm qė kanė frekuentuar fakultetet e universiteteve gjermane, disa duke studjuar drejtėsinė, do tjerė ekonominė apo mjeksinė. Kėta bij tė menēur tė Shipkovicės kreshnike, janė pjesė e atyre qė ia shtojnė namin, vendlindjes dhe shqiptarizmit nė diasporė.

Porsi te hebrenjtė, patriotizmi i dr. Sefer Abdiut ėshtė kulti ndaj Punės, Familjes, Farefisit, Kombit dhe Atdheut. Ata qė s’i dinė kėto pesė vlera tė shenjta, nė vend tė menēurisė, Zoti ua ka dhėnė mashtrimin. Pėr fat tė keq, shqiptarė tė kėtillė, fanatikisht tė mashtruar, kemi sa tė duash, qė nga Reēica e pesė xhamive dhe e asnjė pallati tė kulturės, e deri te ata  qė i mashtronin sivėllezėrit tanė pėr tė mbledhur qindramijėra marka pėr faltore, nė kohėn kur kuēedra militariste serbe bėnte kėrdi kundėr shqiptarėve tė Kosovės. Mė kaplon vaji kur mė kujtohet rasti i Siniēanit, na thot njė profesor i gjuhės shqipe, dhe pasi shpreh keqardhje pėr zhdukjen e freskave tė njė kishe katolike nė njė fshat tė fushės, shton se i madh ėshtė  naiviteti i atyre qė hedhin para pa lidhje, e s’u kujtohet njė gazetė shqipe ta blejnė, pėr ta pėrsosur higjienėn e shpirtit, pėr t’i zgjeruar njohuritė shėndetsore, kombėtare e universale, dhe pėr ta kursyer kėshtu lekun e fituar me djersė, qė ai mos tė shkojė atje ku s’e ka vendin. Shqiptarėt e mirėfilltė siē ėshtė rasti i dr. Sefer Abdiut, i besojnė Zotit dhe pėrkujdesen pėr zgjerimin e njohurive, pėr flakjen e paragjykimeve, pėr respektimin e vlerave kulturore e kombėtare. Janė pikėrisht ata qė e respektojnė maksimėn e Rexhep Vokės: " E lusim Zotin e vėrtetė, qė Shqiptar pa fe tė mos ketė!", apo atė tė Pashko Vasės: "Ēonju shqyptarė, prej gjumit ēonju/ Tė gjithė si vllazėn n’njė besė shtrėngonju/ E mos shikoni kisha e xhamia/ Feja e shqyptarit asht Shqyptaria". 

Takimet me zotin Sefer janė tė shkurtėra e impresive. Porsi gjermanėt, pėrherė e gjen duke lexuar, duke ushtruar, duke studjuar, duke punuar. Sipas Faktit (24 shtator 2002), ėshtė shipkovicasi qė doktoron nė klinikat e Berlinit. “Sefer Abdija, atėbotė kur kishte ardhur nė Gjermani, kishte pasė njė synim tė qartė para vetes, synim qė lidhej edhe me amanetin e tė atit – tė thellonte studimet e tij nė mjekėsi dhe pikėrisht nė fushėn e shėrimit tė tumorit bronkial.Sot ai gjendet para pėrfundimit tė disertacionit nė spitalin Neuropina tė Berlinit, dhe ēdo ditė e kemi gjithnjė e mė  afėr pėrmbushjes premtimit tė dhėnė babait, pėr t’u aftėsuar qė tė ndihmojė njerėzit e goditur nga kjo sėmundje e rėndė”. Ėshtė ky medalioni publicistik me tė cilin e dekoron zoti Zejnulla Jakupi, e tė cilit preferojmė t’i themi pa e hidhėruar: Zen Jaka, siē preferojnė edhe andej nga Tirana, Mustafės t’i thonė Tafa, Sadikut Dika, Alixhemalit Mala. Doktor Sefer Abdia, tė cilit preferojmė t’i themi zoti Zef Mnjaku, ngase edhe atė e preokupojnė rrėnjėt e lashta tė shqiptarizmit, qė ndėrlidhen me botėn katolike, ėshtė shqiptari i parė qė hulumton deri nė shkallė tė dizertacionit, problematikėn e tumorit tė mushkėrive nė universitetet gjermane.

       Ėshtė autor kontributesh konkrete, pėr mbarėvajtjen e shqiptarizmit nė diasporė

Nė hulumtimet e tij shkencore, ai i ėshtė rekur njė metode tė re pėr diagnostifikimin e hershėm tė tumorit tė mushkėrive. Kjo ėshtė njė ēėshtje qė do ketė vlerėn e vet nė ardhmėri. Ėshtė fjala pėr studimin e disa proteineve specifike, qė nė gjuhėn angleze quhen "heat schochk proteins", tė cilat shkaktojnė paraqitjen e tumorėve tė pashėrueshėm. Megjithatė, pėrmes detektimit tė gjakut periferik, ato mund tė parandalohen, sidomos kur vjen fjala pėr ata qė vuajnė nga mushkėritė e dėmtuara. "Shpresoj se pėrmes hulumtimeve tė mėtejshme nė kėtė fushė, do tė arrijmė rezultate pėr t’i shėrruar, edhe shqiptarėt e sėmurė", thot zoti Zef, i cili, pos hulumtimeve shkencore, merret edhe me krijimtari letrare. Lexon literaturė profesionale, shkencore e artistike, zhvillon njė veprimtari modeste publicistike, pikturon, pėrkujdeset pėr familjen dhe jep prova tė shumta tė atdhetarizmit.

Qetėsinė dhe kėnaqėsinė shpirtėrore,  ka dhunti prej Zotit. Modestia e tij ėshtė e njė niveli tė lartė. Edhepse ende s’i kishte mbushur tridhjetė pranvera, ai dinte tė japė kontribute konkrete pėr mbarėvajtjen e shqiptarizmit nė diasporė, duke ekspedituar kur duhej, nam ilaēesh pėr sivėllezėrit e vet nė Kosovė e Maqedoni, duke marrė pjesė nėpėr debate internacionale pėr mbrojtjen e ēėshtjes shqiptare, pėr demaskimin e propagandave serbe tė metropolės, duke e shoqėruar Kadarenė, Podrimjen, Vincėn, shkrimtarė e atdhetarė tė kalibrit tė parė, duke i pėrkrahur intelektualėt tanė, duke lexuar e shkruar nė gjuhėn e shenjtė tė Naim Frashėrit e Sadudin Gjurės. Rrėnjėt e tij vijnė nga njė trung i shėndetshėm i Mnjakėve tė Shipkovicės, siē ėshtė ai i xhaxhit Xhavit, Abdylmexhit, apo Vejsel Ramizi. Krahas Didare Hanit dhe Ramije Abdurahimit, shkruan dhe boton poezi, qysh si nxėnės i shkollės sė mesme nė Tetovė. Edhe e shoqja e tij, zonja Xhemile Seferi, specializon nė fushė tė gjinekologjisė dhe jep shembuj konkretė, pėr emancipimin e fermrės shqiptare. Janė njohur nė rini dhe kanė krijuar njė jetė tė lumtur bashkėshortore, duke e kultivuar sėbashku, atė qė ėshtė mė fisnike e mė sublime: respektin ndaj familjes dhe ndaj diturisė. Edhe njėrin, edhe tjetrin, i preokupon fati i mėrgimtarėve shqiptarė nė Evropė. Kur i njohėm pėr herė tė parė, para dhjetė vitesh, i gjetėm duke lexuar do artikuj si “Albaner sind guter arbeiter”, “Skanderbeg und die Literatur”, Kadarenė nė gjuhėn gjermane, etj.

Falė interesimeve tė tij tė parreshtura pėr shqiptarėt, patėm fat ta njohim edhe njė mik tė madh tė Shqipėrisė: intelektualin italian me prejardhje gjermane, Giusepe De Siati, filoshqiptar dhe pėrkthyes i Kadaresė nė gjuhėn e Nietzsches. Sėbashku me zotėrinjtė Ejup Ajdini, Iljaz Osmani, Idriz Hamzai, Ibrahim Guri, Nehat Voka, nxėnės, studentė, arsimtarė, intelektualė e fshatarė, jo vetėm tė Shipkovicės, preferon me tė madhe  flakjen e fanatizmit te shqiptarėt e Sharrit e tė Pollogut, ku ėshtė mė i theksuar, sidomos kur vjen fjala pėr diskriminimin e femrės, pėr ēlirimin e saj nga burgu shtėpiak, pėr emancipimin e meshkujve, pėr flakjen e xhelozisė, pėr fisnikėrimin e ambientit shqiptar me fabrika e uzina, edhe nėpėr fshatra. Jo mė kot, i biri i njė rilindasi na kėshillon qė nė ēdo fshat tė hapim biblioteka, tė riaktivizojmė shoqėritė kulturo-artistike, tė ngrisim pallate kulture, ngase vetėm pėrmes kultivimit tė shpirtit e tė ndjenjave tė shenjta tė atdhedashurisė, mund ti mposhtim ndikimet dėmprurėse, tė sundimeve tė huaja.

  
 

Opinionet dhe vėrejtjet tuaja mund t'i dėrgoni nė adresėn - info@shipkovica.com
Copyright (c) 2000 Shipkovica.com