???
                           

Dihet se pas vdekjes sė Skėnderbeut, njė numėr i madh arumunėsh dhe shqiptarėsh tė krishterė, u shpėrngulėn nė veri tė Danubit pėr tė shpėtuar nga persekutimet osmane. Motivet e shpėrnguljes ishin tė dyfishta: ruajtja e fesė dhe e identitetit kombėtar. Ata i kemi edhe sot e kėsaj dite kėndejpari, qė nga Bukureshti, Xhurxhiu, Krajova, Konstanca, e deri tejmatanė ujėrave tė Prutit, nė Besarabi dhe Ukrainė. Prejardhja e shqiptarėve tė Ukrainės dhe Bullgarisė, ndėrlidhet me Korēėn, Pėrmetin, Pogradecin, ndėrkaq, struganėt, dibranėt, kėrēovarėt, gostivarlinjtė, tetovarėt, shkupjanėt, kumanovarėt dhe kosovarėt, u shpėrngulen nė veri tė Danubit, pėr motive ekonomike. Thonė se fenomeni i shpėrnguljes ėshtė simptom i forcės apo i dobėsisė sė njė kombi.. Nė bazė tė dokumenteve lidhur me historinė e Rumanisė, kuptojmė se sundimtari Mihai Viteazul, i mundėson njė grupi prej 15 mijė shpirtėrash shqiptarėsh (burra, gra e fėmijė), tė kalojnė Danubin nė vitin 1595, dhe tė vendosen nė trojet e Vllahisė, duke u ofruar tokė, bagėti, dhe kushte pėr jetesė.

Mihai Trimi do tė zgjedhė prej tyre 1.500 vetė, duke i bashkuar me ushtrinė e vet, pėr t’i dėbuar turqit, tejmatanė Danubit. Edhepse shqiptarėt vijnė nė trojet e Vllahisė qysh para dymijė vitesh, pėrmes stėrgjyshrėve tė tyre ilirė, viti 1595 shėnon shpėrnguljen e parė masive tė shqiptarėve nė Rumani. Qė nga kjo kohė pra, fillon tė shkruhet dhe flitet me tė madhe, pėr arnautėt nė shėrbim tė sundimtarėve, institucioneve dhe bujarėve. Katėrqind vjet sinqeritet dhe lojalitet, trimėri dhe besnikėri. Arnautėt nė shėrbim tė besimit. Me tė shkelur nė trojet e Xhurxhiut, shqiptarėt e ndjenin veten si nė Shqipėri. Ishin ngjashmėritė linguistike, vetitė e karakterit, mentaliteti e shpirti, njė gamė e tėrė lidhjesh farefisnore, ato qė i bashkonin kėta popuj, nė njė simbiozė tė fuqishme, tė tolerancės, admirimit dhe harmonisė. Arnautėt e kėtushėm ishin si shqiponja me dy krerė: njėra shikonte me pėrmallim nga vendlindja, ndėrsa tjetra nga nevoja pėr ekzistencė. Njė armatė e tėrė ushtarėsh, luftėtarėsh dhe rojtarėsh.

Duke respektuar kronologjinė e emigracionit shqiptar nė veri tė Danubit, kuptojmė se sundimtari i Vllahisė, Simon Movila, mė 1 maj tė vitit 1602, lėshon njė qarkore pėrmes sė cilės porosit qė “kėtyre arbanashėve tė Ēervena Vodės, qė kanė kaluar nga atdheu turk nė atdheun e zotėrimit tim , nė fshatin Kėlinesht tė rrethit tė Prahovės, t’u sigurohet paqa dhe liria pėr tė patur buaj dhe kolibe me bar, dhe turma bletėsh, dhensh e thishė, me tė gjitha ushqimet e Zotit qė u pėrkasin, dhe asnjė dhjetėshe tė mos iu mirret, nga shtėpia dhe pasuritė e tyre pėr kuaj dhe tagra, dhe paratė e rrethit tė mos pėrzjehen nė atė fshat”.  Praktikisht, siē duket pra, shqiptarėt e ardhur kėtu, brenda njė periudhe dhjetėvjeēare, ēliroheshin nga tė gjitha taksat, qė pėrndryshe ishin tė ndryshme, dhe tė shumta.

Lojalitet, trimėri, sinqeritet dhe besnikėri

Thonė se shqiptarėt nė Perėndim, e kanė humbur sot reputacionin e mirė qė kishin, si pasojė e hajnave, tė cilėt janė duke e dėmtuar imazhin tonė botė. Si qėndronte puna me arnautėt e Rumanisė, para disa shekujsh? Duke shfletuar dokumente fare pak tė njohura nė jug tė Danubit, kuptojmė se “Nė vitin 1614, nė Shqipėrinė e veriut mbahet njė konferencė sekrete gjenerale ballkanike, ku marrin pjesė pėrfaqsues nga Shqipėria, Greqia, Bosnja, Hercegovina, Dallmacia, Bullgaria dhe Maqedonia, dhe e cila ka pėr qėllim shpalljen e njė kryengritjeje tė pėrgjithshme, objektiv i sė cilės do tė jetė dėbimi i osmanllinjve nga Evropa dhe ēlirimi i Konstantinopojės”.  Pėr shekujt XVII dhe XVIII, dokumentet u referohen arnautėve si tregtarė, nė lidhje me autoqefalinė e kishave, dhe me siguri, tė zotėrimeve tė vojvodėve nga familja Gjika, dhe ajo e sundimtarit tė Moldovės, Vasile Lupu (1634-1653), i njohur si Vasile Shqiptari, me prejardhje shqiptare. Shqiptarėt pėrnga karakteri, besnikėria dhe trimėria, pėrgjatė shekujve do tė gėzojnė njė admirim tė hatashėm nė rradhėn e banorėve tė vendit. Ata i gjen nė Vllahi, Transilvani, Munteni., Moldovė dhe Besarabi. Marrin pjesė nė arradhat e Tudor Vladimireskut dhe nė revolucionin e tij tė vitit 1821. Thonė se “Jashi asokohe ishte plot shqiptarė”.

Ndoshta duket i ekzagjeruar ky konstatim i studjuesit shqiptar Petraq Pepo, por dihet se artisti francez Auguste Raffet, nė kuadrin e Skicave tė Bukureshtit (1837), vizatonte edhe shqiptarė qė bėnin pjesė nė shoqėrinė bukureshtare. Nė romane e monografi si Domnia Arnautului (Al Hashdeu, Bukuresht, 1936), Ciocoii vechi si noi (Nicolae Filimon, Bukureshti, 1964), Calpuzanii (Silviu Angelescu, Bukuresht 1987), Bucurestiul albanez (Adrian Majuru, Bukuresht 2002), dhe nė vepra tjera tė panumėrta, jepen burime tė shumta mbi arnautėt, mjeshtritė, besnikėrinė, sinqeritetin, lojalitetin dhe trimėrinė e tyre. Efekti i parė i infiltrimit tė tyre nė veri tė Danubit, u bė i dukshėm edhe nga pėrdorimi i shpeshtė i mbiemrave me prejardhje etnike, apo i komuniteteve nga vinin: Arghirocastritul, Tetovanlėul, Ohėrdeanul, Beratliul, Dibranul, etj. Studjuesi bukureshtar Adrian Mazhuru, nė librin e tij “Bukureshti shqiptar”, bėn fjalė pėr jetėn kulturore shqiptare tė Bukureshtit, pėr revitalizimin e kėsaj jete edhe nė vendlindje, pėr tregtarėt me prejardhje shqiptare, qė nė krahasim me serbėt, ishin shumė mė tė shumtė, si nė Bukuresht, poashtu edhe nė qendrat, dhe fshatrat e shumta tė Rumanisė.

Hallet e komunitetit dhe nevoja pėr dalje nga kriza

Falė Perėndisė, besnikėrisė dhe dashurisė, komuniteti shqiptar gjendej pėrherė nė rritje demografike dhe llojllojshmėri profesionale (arhitektė, inzhenierė, juristė, avoketėr, bankierė, rojtarė, ėmbėltorė, tregtarė tė imtė, pronarė depozitash me verė). Megjithate, hallet e shqiptarėve tė atėhershėm kaplonin pėrmasa tė trishtimit, sidomos ata qė e kishin pėrqafuar fenė e pushtuesit. Edhe nė trojet e pushtuara nga aleanca serbo-bullgare, edhe nė diasporė, pėr shkak tė emrave, etiketoheshiin si “myslimanė” dhe detyroheshin tė kryejnė punėt mė tė rėnda. Jemi duke vdekur nga uria”, thekson njė kėrēovar, nė korrespondencėn dėrguar Nikolla Naēos (1899). “Do hamė buk e krypė, por gazetėn s’e lamė pa e botue”, i shkruan Ibrahim Temo Naēos, po nė atė kohė. Mė vonė do tė konstatojmė se jo te feja qėndronte puna, por tė varfėria shpirtėrore dhe pandjeshmėria e pseudoshqiptarėve qė manipulonin me lekėt e qeverisė, nė emėr tė komunitetit shqiptar, qė nga ishlideri i Bashkėsisė Kulturore tė Shqiptarėve tė kėtij vendi, e deri te pseudodeputetja shqiptare, qė s’ka kurrfarė lidhjesh gjenetike me komunitetin e kėtushėm shqiptar (Oana Manolesku). Mėnjanė thonin se s’guxojmė tė ndajmė para pėr njė kafe nga buxheti i shoqatės, ndėrsa nė anėn tjetėr ndanin lekė pėr tė botuar dhjetra libra nė emėr tė vet, duke i bėrė temena vetvetes, nė kuadrin e Shqiptarit, dhe Mikut tė shqiptarit (1993-2003).

Sot e kėsaj dite, nė regjistrat telefonikė tė Bukureshtit dhe qendrave tė tjera, figurojnė mbiemra tė panumėrt, si Albani,  Arnautu, Arnaucoju, Albanezu, Kavalioti, Dauti, Selmani, etj., por ende askujt nuk i ėshtė kujtuar t’i kėrkojė, t’i identifikojė, t’i pėrvetsojė, t’i pėrkrahė dhe afirmojė. Mburremi se jemi trima dhe patriotė, ndėrsa mjetet e “trimėrisė patriotike” , i derdhim mė shumė pėr cigare se sa pėr gazeta shqiptare. Duam t’i bashkojmė trojet duke shkruar shqiptarėt vetėm pėr shqiptarė. Edhe po qe se “funksionojnė” do shoqata formale, qėllimi i tyre deri tani ka qenė mė shumė nepotist dhe merkantelist, se sa fisnik, qėllim i pėrshkuar nga ndjenja tė larta, tė solidariteit dhe atdhedashurisė. Revista “Prietenul albanezului” qė e boton Liga e Shqiptarėve tė Rumanisė me njė shqiptar, edhepse ka pėrkrahje qeveritare, shkon duke u shndėrruar nė njė revistė priftėrinjsh, ndėrsa kjo tjetra (Shqiptari/Albanezul), gjallėron nė bazė tė kontributeve vetjake, pa kurrfarė sponsorizimi qeveritar. Shpresat megjithatė, mbeten tė pashuara. Thonė se qeveria rumune, nuk do tė tolerojė mė, qė tė kandidojnė pėr deputetė, ata qė s’i meritojnė lekėt e njė funksioni, qė tė obligon, pėr afirmimin e komunitetit, dhe jo pėr margjinalizimin e tij.

  
 

Baki Ymeri, Bukuresht

Opinionet dhe vėrejtjet tuaja mund t'i dėrgoni nė adresėn - info@shipkovica.com
Copyright (c) 2000 Shipkovica.com