Historia jonė ėshtė  e pėrmbushur me shembuj tė shumtė tė atdhedashurisė shqiptare. Misionarėt e saj i kemi gjithandej: qė nga jugu i Ēamėrisė e deri tejmatanė brigjeve tė Dardanisė,  Prekazi, Sllupēani, Poroji, Drenica, Shipkovica, e qindra qendra shqiptare tė martirizuara. Trojet tona janė tė mbushura me eshtra martirėsh. Nė varrezat e Shipkovicės, qė gjenden tejmatanė fshatit, prehen eshtrat e Sadudinit tė shenjtė, qė e persekutuan deri nė atė shkallė udbashėt e ish-Jugosllavisė, saqė ia shembėn edhe shėndetin e shpirtit. Duke vajtur gjurmave tė Sadudin Gjurės, kuptojmė se edhe nė atė gjendje tė traumave tė papėrshkruara shpirtėrore, u nis me shpirtin e tij tė shenjtė pėr nė Shqipėri, duke i lėnė eshtrat tejmatanė Lerės sė Veshallės, pėr tė vajtur pėrjetė, nė botėn e engjėjve. Kėshtu e pėrshkruajnė, ata qė e mbajnė mend, jetėn heroike tė Sadudin Gjurės, ndėr tė cilėt edhe arsimtari i parė i Shipkovicės, Murtezan Katzadei, veteran i arsimit shqiptar me prejardhje nga Elbasani.

Murtezani  pat vepruar nė kėto troje, ndėrmjet viteve 1939-1944, duke qenė i dekoruar nga Qeveria Shqiptare me Urdhėrin “Naim Frashėri” tė Kl. I. E kemi parė nė njė fotografi tė asaj kohe, sėbashku me nxėnėsit e Sh.F. “Rexhep Voka”, duke mbajtur uniforma shkollare dhe parollat “Rroftė Shkolla Shqipe!”, “Rroftė Flamuri!”, “Rroftė Shqipėria!”. Nė fotografi, mes tridhjetė nxėnėsve tė tij,  vėrehen edhe Sehadini Rakipit dhe Mixhaiti Ejupit, si dhe shėrbėtori i shkollės, la Fazli i cili, dy vjet mė vonė, do tė bėhet korrieri i Fadil Hoxhės. “Murtezanin e kam patur dy vjet mėsues, na thot njėri prej tyre. E mbaj mend edhe sot vjershėn e parė qė na e pat mėsuar  atė vit, kur qe kremtuar solemnisht, Dita e Flamurit nė Shipkovicė (1942).

Kujtimet e bashkėfshatarėve tanė janė tė freskėta, bindėse dhe interesante. “I emėruar pėrmes njė dekreti nga Qeveria Shqiptare, kryetar i Komunės sė Shipkovicės, asokohe ishte Sefedin Kėrēova, patriot me pėrvojė, qė nga Kolonia Shqiptare e Bukureshtit. Pas mbarimit tė manifestimit dhe gritjes sė Flamurit kombėtar, njė grup atdhetarėsh, nė ballė me kryetarin e Komunės, shkojnė te  shtėpia e Ajvaz Vokės dhe ia urojnė lindjen e djalit, me krisje pushkėsh”. Kėto fakte tė vėrteta, i konfirmonte para disa vitesh, edhe njė bashkėfshatar tjetėr i menēur i kėtij katundi tė vjetėr: Refet Ziberi, shqiptari qė si hante palla pėr kopalla, nė ėshtė ramazan, Bajram, Pashkė apo Krishtlindje. Nuk kishte parė kjo malėsi, shqiptar mė fjalėmbėl, dhe mė tolerant nė pikėpamje konfesionale, se sa Refet Ziberin, tė birin e tė cilit, Mutalipin, e shkatėrruan nė dajak udbashėt, vetėm e vetėm pse kish dashur ti mbrojė shqiptarėt.

Sefedin Kėrēova, pėrndryshe njihej pėr sė afėrmi me bashkatdhetarėt e Shipkovicės ngase njėri prej tyre, kishte qenė veprimtar i dalluar i Kolonisė Shqiptare tė Bukureshtit. Para se tė vijė tė drejtojė komunėn dhe tė ndihmojė shkollėn e Shipkovicės, Sefedin Kėrēova kishte botuar nė fushė tė shqiptarizmės, edhe artikuj nė shtyp: “Kolonia Muhamedane e Shqiptarėve tė Bukureshtit”  “Java” (Tiranė, 1937).

Ngjarjet shkojnė e lidhen njėra me tjetrėn si nė film: E para: Pjesa dėrmuese e arsimtarėve tė parė tė kėtyre trojeve shqiptare, vinin nga Shqipėria. Pėrmes njė fotografie qė na e ofron zoti Sadush Lisi nga Xhepēishti, kuptojmė se po nė atė periudhė, arsimtar i shkollės sė parė  shqipe tė kėtij fshati, ėshtė Vangjel Daka, me prejardhje nga Shkodra. Nxėnėsit e veshur nė kostume kombėtare, porsi nė Shipkovicė, po atė vit (1942), mbajnė parrollat “Rroftė Shqipėria!”, “Rroftė Flamuri!”, “Rroftė Arsimi!” E dyta: Nė vitin 1942, njė kėrēovar qė u kalit nė Bukuresht, vjen nga Tirana e Mbretėrisė Shqiptare dhe qeveris Komunėn Shqiptare tė Shipkovicės, duke patur njė qėndrim dinjitoz, pa e kompromituar vetveten (Sefedin Kėrēova). Dhe vjen 59 vjet mė vonė, njė kėrēovar tjetėr i zgjuar, me tetovarė, shkupjanė, dibranė, kumanovarė, kėrēovarė, e atdhetarė tjerė tė ndezur, pėr tė dirigjuar nga ky fshat, aksionet ushtarake dhe diplomatike, pėr desovjetizimin e Maqedonisė.

Pėr qėndrimin dhe veprimin e tij e tė njerėzve tė tij nė kėtė kėshtjellė shpirtėrore tė shqiptarizmit, gjeneratat qė vijnė, do tė shkruajnė fejtone dhe vepra voluminoze. Dėshmi pėr kėtė janė evenimentet, kujtimet, takimet, dokumentet, vizitat, intervistat, xhirimet, fotografitė. Manifestimet mė madhėshtore, qė janė mbajtur nė kėt fshat historik, lidhur me ngritjen e Flamurit, janė pra ato tė periudhės sė Sefedin Kėrēovės dhe Ali Ahmetit. Ta dėgjosh e tė mos e harrosh kurrė, se si e pėrshkruan parakalimin e ushtrisė dhe ngritjen solemne tė Flamurit kombėtar nė do lėndina tė blerta, pėrgjatė brigjeve tė Shkumbinit,  njė banor i thjeshtė i kėsaj komune: Ylber Memeti. Janė kėto ngjarje  impresive, qė i prarojnė faqet e historisė,  me shembuj tė shumtė, tė atdhedashurisė shqiptare.

  
 

Opinionet dhe vėrejtjet tuaja mund t'i dėrgoni nė adresėn - info@shipkovica.com
    Copyright (c) 2000 Shipkovica.com