???
                           

          Sipas do bisedave tė kahmotshme me Bajram Seferin e Shipkovicės nė kafenenė e avokat Sefer Maksutit nė Tetovė, kuptojmė se ndėr banorėt e parė tė kėtij katundi, “sefte xhi kėn dal n’gurbet” , e qė paskan vajtur nė kėmbė, deri nė Rumani, kanė qenė “mixha Bam, mixha Sefė ene Kasami”. Edhe “mixha Sidė”, sipas tij, “ka shkue n’kam, pi kto e n’Vllajak”.Kėtė burime i konfirmon edhe postjeri i tanishėm i fshatit, Idriz Sejdiu. “A ka ene shoum?”, i paska pyetur mė i vogli, qė shkon pėr herė tė parė nė kurbet me ta. “Ēe ene

ēat kodėr ta kapėrcim, pa do mbrajm n’Vllajak”, i paskan thėnė mė tė vjetrit,

duke i dhėnė kurajo pėrmes “mashtrimit”, se njė ditė, pas gjithė atij rrugėtimi tė gjatė, duke kaluar fusha, kodra e lumenj, mė nė fund do tė arrijnė nė veri tė

Danubit. Disa kanė punuar nė kryeqendėr, ndėrsa tė tjerėt nėpėr qytete e nėpėr fshatra tė Vllahisė. Gjyshi i Mumin Danit tė Zvicrės, Din Dani i

Shipkovicės, pat punuar nė Budė, nja 20 km.tejmatanė Bukureshtit.

 “E mbaj mend si sot. Shkuam me njė katundar tė Lisecit edhe kur zbritėm nga treni nė  Bukuresht, sa dolėm nga  stacioni, e pamė Ademin e Avllahit dhe Ismėjlin e Lahit, duke shitur ėmbėlsira me shportė. Prej aty vajtėm te Hoda i Lisecit. Unė isha me opinga. Erdhi daja im, Raifi Xhemės, e mė solli kėpucė e tesha moderne. Buda ishte njė katund i madh. Aty punonte edhe Dana i Vehapit, edhe Dila i Nelės, edhe Fika i Lisecit. Daja im ishte shefi i tyre. Punova edhe unė nja tre vjet te ai. Shkojshim nėpėr fshatra, me koshin pėrpara me ėmbėlsira e me kovėn pas, dhe thirshim: Braga rece! (Bozė tė ftohtė), Halvaua dulce! (Hallvė tė ėmbėl) etj. Shitshim edhe limunadė, sheqerka tė larme, susam, kikirika etj.Fėmijėt e tė rriturit kėnaqeshin me ėmbėlsirat tona. Fitimi i madh ishte asokohe, por mė erdhi thirrja pėr ushtar. E lash kurbetin, erdha nė vendlindje dhe na rrokėn pėrpara partizanėt e na dėrguan deri nė Slloveni, gjoja se pėr tė dėbuar fashistėt, por, pas planeve tė tyre, fshihej njė rol i dyfishtė: mėnjanė pėr tė trembur gjermanėt e italianėt, kurse nė anėn tjetėr pėr tė likuiduar shqiptarėt, siē ngjau nė Tivar e Dubrovnik”.

         Sipas do rrėfimeve tjera, ndėr tė parėt banorė tė Shipkovicės, qė ka vajtur nė Rumani, paska qenė xhaxhi Kadri, stėrgjyshi i dr. Zeqir Kadriut. Pėr xhaxhin Kadri thonė se me fitimet e atjeshme, ka blerė gjysmėn e trojeve tė fshatit, pasuri prej sė cilės kanė jetuar tri gjenerata, pjesė tė sė cilės edhe sot i shesin pasardhėsit e tij, pėr tė gjallėruar, apo pėr tė ngritur shtėpi nė qytet. Megjithatė, jo tė gjithė ata qė shkonin asokohe pėr fitim nė kėto vende (Bullgari, Rumani, Ēekosllovaki etj.), ktheheshin tė pasur. Kishte edhe tė atillė, qė i harxhonin paratė pa lidhje dhe ktheheshin me xhepa tė zbrazėt. Pėr ta, pleqt e fshatit thonin: “Ka shku kal, ka ardh magjar”. Pėr Batinė e Xhetės, babgjyshin e xhaxhit Seran tė ndjerė, thonė se u plak atje. Pėr te thonė se e dinte mė mirė ruamnishten se sa gjuhėn amtare, ngase pat ndenjur mbi 40 vjet nė Vllajak.        

         Shumica e bashkėfshatarėve tanė, ishin tregtarė tė imtė,ėmbėltorė , rojtarė, muratorė, manifakturant. Holuzi Danės pat punuar dhjetė vjet, duke shitur ėmbėlsira nė f. Domneshti, rrethi Ilfov; vėllau i tij, xha Dini (emėr ky mė i bukur, mė shqip e mė amerikanisht, se sa origjinali: Fahrudin), ushtronte tė njėjtin profesion, nė tė njėjtėn periudhė, interbelike, nė Urziēen. Hetemi Seferi, babgjyshi i dr. Xhemile Abdiut, tetė vjet pat punuar nė komunėn Videle. Ismėjli Lahit me vėllaun e tij, Sejfedinin, shisnin arra e kikirika, bozė, akullore e llokum me ujė tė ftohtė, nė rrugėn Kalea Vėkėreshti.  Hebibi Uzahirit,Ademi Avllahit, Hasan Hasani, Gafuri Sidės, Rafia Tasinit, Jonuzi Memetit, Zeqirja Merxhani, Dana i Vehapit e shumė tė tjerė. Nga njė ēertifikatė zyrtare me karakter fetar (Bukureshtit, nr. 13/ 28 gusht 1936), kuptojmė se nė kryeqendrėn e Vllahisė, kanė punuar edhe Refik Omeri, Bajram Ziberi, Ismėjl Hajrullahi dhe Hakik Uzahiri..  Idrizi Haqifit, Xhavit Abdia, Uzahiri Bislimit me dy vėllezėrit e tij, Hakiki Ēaushit, Velia i Qazės, Sinan Kadriu i Gajres e tė tjerė, kanė ushtruar profesionin e ėmbėltorisė nė Konstancė e rrethinė. Nė kėtė qytet bregdetar, sot e kėsaj dite jeton xha Bari Vehapi i Gajres. Ndėr ta ėshtė shquar Rahim Ameti i Shipkovicės, pėr tė cilin thonė se aq fodull ka qenė, saqė ėshtė mbrojtur nga dielli me ombrellė, sa herė qė shėtiste pėrgjatė verės, rrugėve tė bukura tė Konstancės.

           Fran Kola ishte katolik

  Ėshtė po ky Rahim, nė shtėpinė  e tė cilit kur ėshtė shembur, muartorėt (Hamdisafer Merxhani, Adem Ahmeti, etj.) kanė parė njė gurė tė bardhė e tė madh nė murin e ahrit, nė tė cilin ishte i skalitur emri i njė shqiptari katolik: Fran Kola. Ē’u bė me atė gur apo me kambanėn e kishės sė fshatit, qė paska qenė aq e madhe dhe aq kumbuese, saqė zėri i saj qenka dėgjuar deri nė Grupēin,  nuk dihet. Shqiptarėt e Shipkovicės e tė fshatrave tė tjera tė Tetovės, Gostivarit, Kėrēovės, Dibrės e tė vendbanimeve tė tjera tė ishAlbano-Maqedonisė, aq shumė patėn rrahur rrugėt e kurbetit, nėpėr Vllahi, saqė edhe vashat e fshatit, sa herė i kaplonte pėrmallimi ndaj prindėrve apo dashnorėve tė vet, i rroknin dahiret dhe ia krisnin kėngės: “Bli pamuk all, bre dilber/ Bli pamuk atesh/ Mo tėt rrin kokoanat/ Tėt lan n’Bukuresht/ Hikni moj kokoana se s’u due/  Mė ka ēue baba me fitue”, apo: “Shejt pamuk all be gjalo, shejt pamuk atesh/ Mo tėt rrin kokoanat, tėt lan’ n’ Bukuresht!/ Nouk jam asi gjali xhi rrihem/ Jam pelivan xhi hishihem”, ose : Bien di dahire si muzika/ Kit mahalla jon me aletrika/ Kit me putina si vllahinka/ Hiēni moj kokoana me maqina/ Se m’kėrkon fėllaza putina!”. Kėto kėngė tė motshme, sot janė duke u zėvendėsuar me kėngė tė reja, nė tė cilėt pėrshkruhet trimėria e pashoqe, e luftėtarėve tė lirisė, e ndėr tė cilat dallohet ajo e Dava Gjergjit: Mos ma ngucni Shipkovicėn!

 Nė disa nga gazetat e Bukureshtit., hasim edhe artikuj nga banorėt e kėsaj komune, pėrmes tė cilavet, ata kanė ditur ta mbrojnė, me guxim e menēuri, qysh para 60 vitesh, kauzėn shqiptare. Njėri prej tyre, xha Hasan Fejzuli i Lisecit, sipas rrėfimeve tė dr. Qenan (Kare)Manit, deri sa ish nė Rumani, merr njė penė penkalleje, e pret dorėn dhe i shkruan njė letėr Qemal Ataturkut, po se ē’i pat shkruar, vetėm ai e dinte. Kur i vjen urdhėri tė shkojė tė paraqitet nė kabinetin e tij, duke qenė i ri dhe duke qenė i trembur  nga shokėt e pandėrgjegjshėm, si dhe nga presione tė tjera, e kaplon nė sėmurje e lehtė psikike, e lė Bukureshtin dhe vjen nė vendlindje. Sipas rrėfimeve tė zotit Xhafer nga drejtoria e hotel Maqedonnisė nė Tetovė, kuptojmė se deri vonė pjesa dėrmuese e pleqve tė Lisecit, flisnin edhe rumanisht, dhe se banorėt e kėtij fshati, kanė patur mbi 75 dyqane nė veri tė Danubit. Sot kanė mbetur vetėm dy prej tyre, ata tė familjes Memishi, nė Sllatinė tė Oltennisė. Banorėt e Shipkovicės, tė Lisecit, Gajres e fshatrave tė tjera, kanė qenė solidarė njėri me tjetrin dhe kanė bashkėvepruar edhe me rilindasit tanė, duke dhėnė kontribute finansiare, pėr mbarėvajtjen e shoqėrive shqiptare, pėr botimin e gazetave “ “Atdheu”, “Flamuri i Shqipėrisė”, “Shqipėri e Re”, “Kosova”, “Kuvendi Kombėtar” etj., qė delnin nė Bukuresht e Konstancė. Njėri prej tyre, pėr tė cilin e kemi ndėr mend tė shkruajmė, ka qenė mik i ngushtė i Asdrenit, e ka njohur Nikolla Jorgėn, e ka parė  Ahmet Zogun, kur ky ndalet nė Bukuresht, madje edhe  Mbretin Mihai tė Rumanisė, me tė cilin edhe ėshtė pėrshėndetur. Njė tjetėr ndėrkaq, edhepse ende s’e ka vizituar Bukureshtin, ka krijuar lidhje pėrmes internetit me shqiptarėt e kėtushėm. “Ju ende s’e njihni patriotizmin tonė, shprehet zotėria e tij me njė rast. Mixha im,  Rem Tasini, digjej pėr shqiptari. Edhe ne jemi tė kėtillė, ndaj edhe e pėrfundoj kėtė mesazh, me njė mbiemėr tė ri: Kujtim Kalaja, apo Kastrioti. Merreni si tė doni!”.

         E vėshtirė ka qenė rruga dhe jeta e mėrgimtarėve tanė, para luftės sė dytė botėrore. Pa e lėnė Shipkovicėn e Tetovėn mėnjanė, po shtojmė faktin se nė Vllahi kanė siguruar ekzistencėn, edhe shqiptarė tė shumtė nga Poroji, Bogovia, Piroku, Siniēani e fshatra tė tjera tė Tetovės, pastaj nga Gostivari, Vrutoku, Reēani, Raveni, Llakavica. “Para luftės sė dytė botėrore, babai jonė e solli bicikletėn e parė nė kėto troje, dhe kjo ishte njė befasi e madhe nė atė kohė”, na thot njė banor i Ravenit, duke e ndėrlidhur me gurbetqarėt e mėvonshėm, tė po kėtij fshati, njėri prej tė cilėvet e sjell Mercedesin e parė. “Ishte njėfarė Xhabiri, qė nga Rumania, udhėton mbi njėmijė km.dhe vjen nė kėmbė, deri nė Gostivar, duke e sjellė me vete, edhe jorganin me tė cilin ėshtė mbuluar, sa herė qė e kaplonte lodhja pėrgjatė rrugės” . Kėto e rrėfime tė tjera interesante, qė i dėgjojmė nga Idriz Sulejmani i Ravenit, Abdylazis Islami i Gajres, Muharem Idrizi i Rasadishtes, Feti Mustafai i Dibrės etj., dėshmojnė se shqiptarėt ngado qė shkojnė, vendin e vet nuk e harrojnė.

       

shqiptare te shipkovices ne bukuresht, duke shitur akullore e arra, ne fillim te shekullit XIX
  
 

Opinionet dhe vėrejtjet tuaja mund t'i dėrgoni nė adresėn - info@shipkovica.com
Copyright (c) 2000 Shipkovica.com