???
                           

   Rexhep Novosella, Sefedin Kėrēova, Xhelku Maksuti, janė disa nga shqiptarėt e Maqedonisė, qė pėrgjatė qėndrimit tė tyre nė Rumani, kanė dhėnė kontribut tė pashoq ndaj ēėshtjes shqiptare dhe afirmimit tė saj. Pėrnga pesha dhe rėndėsia e veprave, ndėr ta dallohet mjeku, shkenctari, atdhetari dhe ideologu i Rilindjes, dr. Ibrahim Temo. Jetėn dhe veprėn e tij e kanė ndriēuar deri mė sot, njė serė personalitetesh shkecore shqiptare: Reshat Nexhipi, Kristaq Prifti, Ali Vishko, Nexhat Abazi, Kopi Kyēyku, Xhelku Maksuti, Hamit Xhaferi, etj. Edhepse ishte mjek, preokupimi elementar i dr. Temos  ka qenė shpėtimi i shpirtit shqiptar pėrmes ēlirimit tė Shqipėrisė nga sundimi osman, pavarėsia e Shqipėrisė, afirmimi i saj nė pėrmasa internacionale, mbrojtja e pavarėsisė dhe e tėrėsisė territoriale tė Atdheut, pėrkrahja shumėdimensionale e shqiptarėve tė Rumanisė.

U lind nė Strugė, nga prindėr me prejardhje matjane, nė mars tė vitit 1865 (e jo mė 1885, siē shkruan gabimisht nė Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, Tiranė, 1895, f.1083). Studimet e mesme dhe ato tė larta, i kreu nė Stamboll. Historiografia shqiptare konstaton se duke u kthyer nė vendlindje, “ ndalet nė Brindizi dhe Napoli tė Italisė, ku viziton njė lozhė masonėsh. Atje njihet me mėnyrėn se si vepronte organizata e Karbonarėve tė Italisė dhe merr si anėtar, numrin sekret 1/1, pėr tė themeluar pastaj, pas kthimit nė Stamboll, nė kafenenė e shqiptarit Alush Aga, nė periferi tė qytetit, njė shoqėri sekrete me 12 konspiratorė. Qėllimi i saj ishte tė luftojė lundėr absolutizmit”(1). Prof.univ. Nikolla Xhamo nga Bukureshti, sypozonte se lidhje me masonerinė kishte patur edhe Ismail Qemali, i cili kish marrė urdhėr prej saj qė tė shkojė nga Stambolli nė Bukuresht, pėr tė marrė ca shqiptarė tė krishterė atje, e tė shkojė sa mė parė nė Shqipėri, pėr ta shpallur pavarėsinė dhe pėr ta shpėtuar nga shijet paranoike tė shteteve fqinje. Ėshtė ky njė subjekt qė zgjon kuriozitet shkencor, dhe qė meriton tė ndriēohet.

Gjatė vitit shkollor 1892/3, Ibrahim Temo e kreu nė Stamboll Fakultetin Ushtarak tė Medicinės. Si student, shkruan nė gjuhėn turke veprat: “Mjeku familjar”, “Ushqimi dhe jeta e gjatė” dhe ”Tėrbimi”. Ėshtė njė nga themeluesit e organizatės sė Turqve tė Rinj.Pėrmes inisiativės sė tij, sipas historianit rumun me prejardhje turke, Xhemil Tasin, “nė maj tė vitit 1889, themelohet Shoqėria “Bashkim dhe Pėrparim” (Ittihad ve Terakki). Kjo pėrmendet nė memorjet e dr. Ibrahim Temos,  emri i tė cilit mė vonė do tė figurojė si kryetar i Komitetit tė kėsaj shoqėrie, nga Rumania. Pretendimi i tij pėr t’u konsideruar si themeluesi i parė i kėsaj lėvizjeje, qe pėrqafuar edhe nga historiografia profesionale turke, e cila e shėnon me numrin 1. Krejt themeluesit e kėsaj organizate, ishin studentė tė Fakultetit tė Mjeksisė Ushtarake tė Gjylhanes”(2).

Pas kryerjes sė studimeve, fillon tė punojė si oftamolog, nė njė spital tė Stambollit. Atė kohė Stambollin e goditi njė tėrmet i fuqishėm. Meqė pas punės merrej me propagandė politike, i shkroi disa vargje, gjoja se pėr tėrmetin, por de facto e godiste regjimin. Vargjet e tij u pėrhapėn ndėr studentėt e Akademisė Ushtarake, gjė pėr tė cilėn qe burgosur, por e liruan ngase nuk u dėshmua se ai ishte autori i kėtyre vargjeve.

Lėvizja e Xhon Turqve fillon tė pėrhapet me tė madhe. Jemi nė kohėn kur iluministi dhe inspektori i shkollave rumune tė Ballkanit, Apostol Margariti (1832-1903), ndėrlidhet me vėllezėrit Frashėri nė Stamboll, ndėrsa nė vitin l880 e njofton ambasadorin austriak nė Selanik mbi nevojėn e formimit tė njė Shqipėrie autonome, nė tė cilėn vllehėt do tė lidheshin me shqiptarėt, nė njė luftė tė pėrbashkėt kundėr aspiratave bullgaromėdha dhe grekomėdha. Burimet shkencore qė na i ofron Visar Dodani, Max Demeter Pezfuss  dhe Riza Sadiku, janė interesante dhe impresive. Nė kėtė periudhė qarkullon me tė madhe ideja e bashkimit tė vllehėve me shqiptarėt, pėr themelimin e njė shteti tė pėrbashkėt me emrin Albano-Maqedonia. Si pasojė e ndjekjeve dhe bastisjeve qė ia bėnte policia turke Temos, duke mos dashur tė internohet nė Anadoll, ku ekzistonte rreziku tė likuidohet, Temoja vendosi tė ikė jashtė.

Diku nga mbarimi i shtatorit tė vitit 1895, i pėrkrahur nga disa studentė vllehė nga Shqipėria, dy prej tė  cilėve i kishte bėrė anėtarė tė kėsaj organizate, arrin tė ikė nga Turqia e tė vijė nė Rumani. Mbėrrin nė Konstancė me njė anije rumune, mė 1 tetor (1895). Pas njė kohe, nga Konstanca vjen nė Bukuresht, ku frekuenton Shkollėn Normale Shqiptaro-Vllahe tė Nikolla Naēos, i cili e pėrkrah moralisht dhe materialisht. Vazhdon pastaj, kurset njėvjeēare tė oftamologjisė, duke i mbrojtur provimet dhe duke pėrfituar diplomėn pėr inkuadrim.

Lidhjet e I. Temos me diasporėn dhe shtypin shqiptar tė Rumanisė, janė tė fuqishme. Vlen tė theksohet me kėtė rast korrespondenca e tij me kryetarin e Shoqėrisė Shqiptare “Drita”, Nikolla Naēo. Po japim me kėtė rast, pėr herė tė parė, njėrėn nga

letrat qė ia pat dėrguar Naēos nga Mexhidia, mė 16 korrik tė vitit 1897: “Zoteni! Shum mė vjen keqė se s’ke gjetun donjė punė me kėt koh qė ėshtė pėr tė punuar! Por s’ėshtė gjė, shėndoshė tė jemi. Ja po ju dėrgoj 100 F (franga). Me kėt shtrėngim t’duhej ndihmė mė shumė por dhe un jam ende lakuriq. Un thom se ėshtė koha qė tė punoj me artikulla turēe, por pėr shqipėtarėt. Sa tė mundim tė fitojmė prej kohės. Puna e Tesalis dot japi shum kuraj shqipėtarėve. Hajdeni kurajo! Burani! Nga 2 javė njė broshurė - ende po thom leni pėr tashti krishterėt, shiqoni vetėm myslimanėt se mjaft ėshtė. Gomarėt Turqėt ja po dhanė hatėrin despotit. Por neve dot tė luftojmė! Falemnderit daskalit dhe tjerve. Un, roja i z.sate, I.Themo”(3).

        Sa i pėrket vėrejtjes qė ia tėrheq Temo Naēos lidhur me “myslimanėt”, kjo vjen si pasojė e faktit se ende nuk i kish kuptuar botėkuptimet e shenjta tė apostullit tė shqiptarizmit, Nikollė Naēo Korēa, i cili, pėr ta pėrkrahur konkretisht ēėshtjen shqiptare, pėr ta botuar revistėn “Shqiptari” dhe pėr ta informuar komunitetin ndėrkombėtar mbi rreziqet e pansllavizmit dhe tė panelinizmit, bashkėvepronte edhe me qeverinė turke, edhe me atė rumune. Se N. Naēo nuk kishte komplekse antiislamike, dėshmon fakti se ai kėrkonte leje nga qeveria rumune, pėr tė ngritur njė kishė pėr shqiptarėt ortodoksė dhe njė xhami pėr ata myslimanė. Kėtė zemėrgjerėsi dhe qėndrim humanist tė tij, e pėrforcon edhe letėrkėmbimi qė kishte  me sivėllezėrit shqiptarė, tė tė tri konfesioneve.

Miku mė i ngushtė dhe mė i sinqertė i I.Temos ka qenė Dervisha Hima. Nė shenjė falėnderimi dhe respekti qė ka patur pėr tė, Hima vazhdimisht e ka njohur Temon pėrmes letrave, lidhur me ēėshtjet shqiptare qė i kanė preokupuar qė tė dy. Nė bazė tė njė kartė-postaleje qė ia dėrgon Temoja Naēos nė Bukuresht, mė 20 qershor 1897, pasi e lut t’i shktruajė si shkojnė punėt me shkollėn, ia bėn tė ditur kryetarit tė Shoqėrisė Shqiptare “Drita” se “Hima ardhi. Shumė ėshtė gėzuar prej Zotėrisė Suaj. Ē’ka nuk tha!(…)” . Po atė verė, mė 28 gusht 1897, nga Bukureshti, Dervish Hima i shkruan Nikolla Naēos nė Krajovė: “ I nderēmi mėmėdhetar i math Zoti Naēo! Falemi shumė me shėndet! Tė gjithė jemi shėndosh e mirė, si do vetė Perėndia dhe pėr zot.tuaj tė jini shėndosh e mirė. Prej Shqipėnie mora letrė nga Elbasani dhe ngaj Tirana. Falem  shėndet shumė zotėrisė tuaj dhe prej fisit tonė. Ajdar Bloshmit mėso se iku nga Stambolli dhe pėr rogėn qė kish nė Stamboll i thanė Beilerėt qė ta paguajmė ne po vetėm tė hapesh ca shkolla shqipe nė Shqipėni. Dyqind franga qė dėrguam i more apo jo, tė na shkruash pse jam nė merak. Dhe tė na shkruash me punėn si shkoni se gjithė ne kemi zanė kuvent. Temua tė puth dorėn, yt bir, dhe tė lutemi tė na shkruash kur do vish. Dervish Hima”. Pėrmbajtja e kėtyre dy kartė-postaleve, qė i gjetėm nė Bukuresht, i jepet pėr herė tė parė, lexuesit shqiptar.

SHPIFJET ANTISHQIPTARE TĖ AMBASADORIT TURK        Sipas dr. Reshat Nexhipit, “nė shkurt tė vitit 1900, D. Hima shkon shkon nga Roma nė Bukuresht. Menjėherė pas arritjes, mė 16 shkurt, i shkruan Temos pėr njė padi qė i ėshtė nngritur nga ana e ambasadorit turk Qazim Beut. Ky i raportonte policisė rumune gjoja se Dervish Hima iu kėrcėnuaka me anėn e njė letre se dashka ta vrasė. Pėr kėtė Dervishi ishte thirrur disa herė nė polici. Kjo e nxiti D. Himėn qė t’i pėrvishet punės pėr nxjerrjen e njė gazete shqipe, pėrmes sė cilės, siē i shkruante Temos, do t’ia pėrplaste nė fytyrė ambasadorit tė lartėpėrmendur, tė gjitha tė kėqiat qė ua kishte bėrė shqiptarėve.

        Nė fund tė qershorit e nė fillim tė korrikut tė vitit 1900, Dervish Hima, duke patur ndihmėn materiale tė I. Temos, kishte nxjerrė dy numra tė gazetės me titull “Arnavutlluk” (Shqipėria). Pėr kėtė ai i shkruante Temos, nė letrėn e tij tė 11 korrikut, ku e njohtonnte se po pėrgatiste edhe numrin e tretė, se gazeta ishte shpėrndarė kudo, edhe nėpėr ambasadat e vendeve tė ndryshme nė Bukuresht, pėrveē asaj turke, ishte dėrguar nė Itali, Bullgari, Mal tė Zi, Serbi, Dobruxhe, Konstancė, Strugė, Ohėr etj. Ishte pritur mirė kudo. Dervishi kėrkonte tė dinte mendimin e Temos, prandaj nė letrėn qė i bėnte e pyesteĖ “A tė pėlqen ty?”. Me gjithė ndihmėn e Temos, kur pėrgatiste numrin e tretė tė gazetės, pėrsėri ra nė skamje tė madhe. “Kam bėrė gati gazetėn, por nuk e ēoj dot nė shtyp, i shkruante Temos. Po ha bukė thatė, por nuk mė mbetet hatri”(4).

LETRAT E NAIMIT i RUANTE SI KUJTIM MĖ TĖ VLEFSHĖM NĖ JETĖN E VET

        Derisa ndodhej nė Bukuresht, mė 25 tetor 1900, nėpėrmjet njė vllahu qė ishte kthyer nga Stambolli, Dervish Hima mėsoi pėr lajmin e vdekjes sė Naim Frashėrit. Tė njėjtėn ditė, pėr kėtė tronditje shpirtėrore e lajmėron Temon: “Doktor - i shkruante atij - bota e jonė letrare kombėtare u ngjyros nė zi. Shqipėria humbi njė yll tė ndritur, njė diell tė shkėlqyeshėm kulture”(5). Siē dihet, Dervishi shok tė ngushtė e kishte Murat Toptanin, dhėndėrrin e Naimit, prandaj edhe, siē thekson R. Nexhipi, kishte njė kohė bashkėpunim me kėtė tė fundit, letrat e tė cilit i kopjonte dhe i ruante si kujtim mė tė vlefshėm nė jetėn e vet.

        Ibrahim Temo mbante lidhje tė ngushta edhe ME Halit Eminin nga Gostivari, si dhe me tetovarėt e Rumanisė, sidomos me Shitėn e Hamitit nga Liseci, Idriz Haqifin e Shipkovicės, dr. Xhaferin, Idriz Islamin e Gajres etj. Sipas rrėfimeve tė Abdylazis Islamit, tė sipėrpėrmendurit doktor Temėn e kishin mik tė derės. Sa herė qė vjente nė Bukuresht apo Uryiēen, ai takohej me ta, i vizitonte, i shėronte, e shuante mallin me ta. Ai i ka mėsuar pacientėt e vet si tė shėrohen me anė tė preventivės, duke pėrdorur prasin kundėr tė thatit nė organet e frymėmarrjes dhe birrėn kundėr etheve, “ilaēe” kėto qė kishin qenė me tė vėrtetė efikase kundėr kėtyre dy sėmundjeve, aq shumė tė pėrhapura nė atė kohė. Doktor Tema, sipas rėfimeve tė Idriz Islamit,  ka qenė shok i ngushtė me doktor Xhaferin e Tetovės, ky i fundit duke qenė iniciator pėr ngritjen e hidrocentalit mbi lumin Shkuma, pėr tė cilin ka dhėnė edhe kontribut konkret, me paratė e veta, duke mbledhur madje edhe njė sumė tė madhe florinjsh. Hidrocentrali mbi lumin Sharrica, siē i kanė thėnė Shkumės nė atė kohė, ka qenė njė sihariq i madh pėr tetovarėt. Qė tė dy pra, tė vetėdijshėm pėr punėn qė e kryenin nė atė kohė, krahas shėrimit fizik e mendor tė pacientėve, kanė dhėnė kontribut edhe pėr civilizimin e ambientit dhe emancipimin kulturor tė njerėzve, e sidomos pėr emancipimin e femrave me pėrkatėsi turko-shqiptare.

        “Ne i konsiderojmė shqiptarėt vėllezėr, edhe pėrnga religjioni, edhe pėrnga njė pikpamje tjetėr, sidomos tė pėrzjerjes sė gjakut pėrmes martesave tė pėrzjera”, na thot kryeredaktori i revistės turke “Karadeniz”, zoti Mehmet Ali Ekremi, nga Bukureshti. “Ekziston njė numėr i madh martesash mikste, ndėrmjet shqiptarėve, turqve e tatarėve tė Rumanisė. Kėtė e thoshte edhe Temoja, pra, edhe nė pikpamje tė gjakut, jemi shumė tė pėrzjerė”. Megjitahtė, kėtė mendimi personal tė zotit Ekrem, mundohet ta mohojė njė korēar (dr. Pandi Bello): “Shqiptarėt nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me turqit, pėrveē fesė. As gjuhėn, as tradittat, as kostumet, as mentalitetin, as fizionominė, - elemente kėto qė i gjen, nė njė ngjashmėri fenomenale, vetėm te shqiptarėt dhe rumunėt e arumunėt”.

        Nė kohėn e luftės sė parė botėrore, dr. Ibrahim Temo e pėrfaqsoi Shqipėrinė nė Kryqin e Kuq Ndėrkombėtar, nė Evropė. Vlen tė theksohet me kėtė rast, pjesmarrja e tij nė Konferencėn e Paqes nė Paris, mė 1919, ku e mbrojti ēėshtjen shqiptare, me vendosmėrinė e njė atdhetari idealist. Botoi disa libra me karakter politik, ndėr tė cilat mė e njohur ėshtė autobiografia e vet “ITTIHAD VE TERAKKI CEMIYTININ TESEKK-ULU VE HIDEMATI VATANIYE VE INKILABI MILLIYE DAIR HATIRATIM” botuar nė Mexhidia, nė gjuhėn turke, mė 1935.

        Nga e pėrjavshmja shqiptare e Konstancės dhe Bukureshtit, “Shqipėria e Re” (1919-1935), kuptojmė se doktor Temo jepte kontribut pėr pasurimin e kėtij organi me artikuj, lajme, madje edhe reklama. Kėshtu, nė nr. 115/1923, gjejmė artikullin e Temos me titull “Njė rezik pėr kombin shqiptar” (f.1), ndėrsa nė disa nga numrat e tjerė tė kėsaj gazete, i botohen artikujt si: “Aleksandri i Math”(nr.220), “Malli mbi Shqipėrinė” (nr.314), “Intervistė me dr.Temon” (nr.350), “Shqipėria nė sytė e shkrimtarėve tė huaj”(nr.556), . Shpeshherė, nė faqet e “Shqipėrisė sė Re”, del edhe kjo reklamė: “Dr. Ibrahim Themo, okulist i specializuar nė sėmundjet e syvet, pret vizita ēdo ditė nė shtėpin e tij, nė Medjidie. Pėr shqiptarė tė varfėr, pa pagesė(Shqipėri e Re, 17 tetor 1926)”.

Prestigji i Ibrahim Temos mes bashkėqytetarėve tė vet, nė Konstancė dhe Mexhidia, ka qenė jashtėzakonisht i lartė. Merre me mend, na thot sot i biri i njė rilindasi nė Bukuresht (Thanas Kristo Rėmbeci), nuk ka njeri, qoftė ai turk, rumun, tatar apo shqiptar, qė mos tė ketė dėgjuar pėr Ibrahim Temon apo djalin e tij, Naimin, edhe ky, porsi babai - oftamolog. Naim Temo banonte nė shtėpinė e t’et: Strada Mark Aurelie, nr. 15, Konstancė, qė faktikisht ishte njėfarė vile me pamje nga porti i Konstancės. Nga ballkoni i apartamentit tė vet, duket deti, duken anijet dhe dėgjohen dallgėt. Nė sallon dallohet portreti i dr. Temos, nė kohėn kur ish senator i Dobruxhes. Dr. Naimi jetoi deri mė 17 mars tė vitit 1992. Pos rumunėve, turqve e tatarėve tė shumtė, nderimet e fundit qė ia bėnė me rastin e varrimit, nė Mexhidie, ishin edhe ato tė kėshilltarit tė Ambasadės Shqiptare nė Bukuresht, Ilir Shiaku, zotit Xhelku Maksuti si dhe tė anėtarėve tė familjes mė tė madhe tė shqiptarėve tė Rumaniseė me prejardhje nga Maqedonia: zoti Xhavit Memishi dhe zonja Fatime Aliu. 

______________________________

1. R. Sadiku: H. Kaleshi, Jeta dhe vepra, Focus, Shkup, 1996…

2. Tahsin Gemil, Asociatia din Romania a “Junilor Turci” (Shoqėria nė Rumani e “Turqve tė Rinj”), nė Anuarul Institutului de Istorie si Arheologie “A.D.Xenopol”, VII, Iasi, 1970, f.l77-178.

3.  Duke i falėnderuar zotit Kostel Polena nga Bukureshti,  korrespondenca e dr. I. Temos dhe e rilindasve tjerė me N.Naēon, gjendet nė disponimin tonė, dhe atė jemi duke e bėrė publike, sidomos nė faqet e Flakės dhe Vlerės (B.Y.)

4. Dr. Reshat Nexhipi. Shtypja dhe rezistenca shqiptare nė Maqedoni nėpėr shekuj, Manastir, 1996, f.240.

Baki Ymeri

  
 

Opinionet dhe vėrejtjet tuaja mund t'i dėrgoni nė adresėn - info@shipkovica.com
Copyright (c) 2000 Shipkovica.com