???
                           

 SHQIPTARI QĖ NA POROSISTE MOS TA HARROJMĖ MĖMĖDHENĖ

Nipi i tij, Rexhepi Sefedinit, porsi qindramijė shqiptarė tė tjerė, e parandjente qysh para njė ēerek shekulli, se Kosova do tė bėhet republikė. E themi kėtė nė ēastin, kur ajo doemos duhet ta pėrfitojė pavarėsinė, ngase vetėm pėrmes kėsaj rruge, Evropa mund ta rektifikojė sa pėr sy e faqe, turpin e Konferencės sė Ambasadorėve tė mashtruar (1913). Tekefundit pse mos ta bėjė kėtė! Shqipėria e persekutuar, edhe nga osmanėt, edhe nga sllavėt, edhe nga grekėt, edhe nga komunistėt, edhe ashtu mbetet e krasitur: pa Kosovėn dhe pa Ēamėrinė. Pas kthimit nga Rumania, e vazhdon jetėn, sė pari nė Shipkovicė, e pastaj nė Trebosh tė Tetovės, tejmatanė shtėpisė sė Sefės.  Banorėve vendas u konvenonte t’pėrdorin do emra, qė ua pėrkujtonin lashtėsinė katolike: Leka, Voka, Uza, Luza, Laza, Dana, Dini, Dulla, Lahi, Kika, Mala, Mnjaku, Fanda, Sida, Sefa, etj. Shqiptarėt e konvertuar nė njė fe tjetėr, kanė filluar t’u rikthehen rrėnjėve tė lashta, edhe pėrmes onomastikės. I gjen do emra si Albani, Alberti, Albina, Kujtimi, Niku, Dardani, Gjergji, Kola, edhe nė Gajre, edhe nė Tetovė. Emri i bukur ėshtė njė pasuri, njė vlerė dhe krenari kombėtare. E kujtonte me nostalgji, jetėn e shkuar nė Vllahi. Sa herė qė zatetej me Hebibin e Uzahirit dhe Xhemajli Arifin, flisnin pėr Bukureshtin dhe fatin e shqiptarėve e tė Shqipėrisė Punoni pėr tė drejtat kombėtare tė Shqipėrisė! Pėrpiquni t’u sjellni ndėr mėnt Shqiptarėve tė mėrgimit, mos tė harrojnė Mėmėdhenė, dhe tė ndihmojnė pėr pėrparimin e kombit, nė udhė politike, kulturore dhe ekonomike!

 Tri vjret e gjysmė internim nė Moldovė

Duke qenė i pėrfshirė nė operacionet ushtarake tė Luftės sė parė botėrore, Ismail Emurllahu qe  zėnė rob dhe qe detyruar tė  qėndrojė tre vjet e gjysmė, nė Moldovė. U kthye nė vendlindje, mė 1919, po atė vit, kur filloi tė dalė nė Konstancė, njė gazetė e re shqiptare: “Shqipėri’ e Re”, “Organ Popullor- Kombėtar- Shqipėtar”, qė do tė dalė derri nė vitin 1935, duke botuar me rastin e Ditės sė Flamurit kėtė moto: “Shqipėtarė! Dita e sotme ėshtė dita e Lirisė. Sot Shqipėria ėshtė e lirė dhe e bashkuar. Tani mbetet qė ne tė punojmė pėr ta zbukuruar dhe pėr ta madhėruar Atė” Herėn e dytė kur shkoi Ismail Emurllahu nė Rumani, nė vitin 1928, pat udhėtuar deri nė Bukuresht, sėbashku me Hebibin e Uzahirit dhe Ajvaz Vokėn. Zonja Maria Vasilesku(80 vjeēare), qė jeton sot e kėsaj dite nė Bukuresht, ja se si e pėrshkruan, kėtė banor tė Shipkovicės, nė vitin 1938: “Ismaili me Ademin e Avllahit dhe Sefedinin, shisnin ėmbėlsira, herė para stacionit hekurrudhor Gara de Nord, herė nė rrugėn Kalea Vėkėreshti, herė nė Kalea Moshilor apo para Magazinės Popullore: “La Vulturul de mare” (Te Shqiponja e Detit).

            Bukureshti asokohe vlonte nga shqiptarėt. Nė krejt Rumaninė kishte mbi 40 mijė shqiptarė. Pjesa dėrmuese e tyre ishin kurbetēinj: korēarė, tetovarė, kėrēovarė, kosovarė…Ismėjli shiste bozė dhe  llokum me ujė tė ftohtė. E mbaj mend si sot, vazhdon zonja Marie,  kur ata bėrtisnin: “Braga dulēe!”, “Rahat ku apa reēe!” (Bozė tė ėmbėl!”, “Llokum me ujė tė ftohtė!”). E kishte njė kosh me kėmbė dhe rrinte, si shumė ėmbėltorė tė tjerė, tėrė ditėn nė kėmbė, duke e ndėrruar vendin e shitjes, ngase vjente komesari i policisė dhe i dėbonte. Ishte shumė keq asokohe. Nuk fitohej si dikurė. Luftės sė dytė botėrore kish filluar t’i vijė era barot. Studentėt dhe legjionarėt bėrtisnin me tė madhe: Tė huajtė, jashtė atdheut!, Tė huajtė na e hanė bukėn!. Komesari nuk i lente. Disa i jepnin nga 20 franga, por vjente tjetri dhe edhe atijj i duhej peshqesh. Dhe kėshtu shkonte huq tėrė fitimi i ditės. Ismaili e kurbetqarė tė tjerė, siē rrėfen zonja Maria, para se ta braktisin Rumaninė, patėn hyrė nė borxh, njėri pesėmijė leja, tjetri tremijė, e kėshtu me rradhė. Disa mbetėn pa paguar banesėn, do tjerė sheqerin pėr akullore, qumshtin apo arrat.

Shipkovica i propozon dy amandamente, qeverisė rumune

            Rasti i xhaxhit Ismail shėmbėllen me rastin e Hasan Fejzulit nga Liseci, qė i pat shkruar kryetarit turk pėr krimet serbe kundėr shqiptarėve, me atė tė Lazim Rexhepit, qė e informonte Kurt Wald Heimin, pėr tė njėjtin subjekt, apo me autorin e kėtij portreti, qė pėrgjatė konfliktit serbo-shqiotar nė Kosovė (1989-1999), hyri nė konflikt publicistik, duke i fshikulluar nė shtyp, serbofilėt e kėtij vendi, do gazetarė e politikanė tė mėngjėr, qė kritikonin  Perėndimin e shqiptarėt, dhe derdhnin lotė krokodili pėr figurėn fashiste tė Millosheviqit, duke e mashtruar opinionin e kėtij vendi, gjoja se Kosova na qenka “provinė serbe”  dhe se shqiptarėt na qenkan “ terroristė dhe fundamentalistė islamikė”. Ishte njė fshehtėsi qė xhaxhin Ismail e kishte munduar tėrė jetėn. Dhe e pat treguar atė, nė moshėn 99 vjeēare, dy vjet para se tė ndėrrojė jetė: Pėrgjatė vitit 1941, derisa ishte nė Bukuresht, shkon njė ditė nė njė seli qeveritare, pėr tė kėrkuar njė ēertifikatė, pėr tė vijuar punėn e tregtarit tė imtė, pėr tė mbetur edhe mė tej nė Rumani. Duke vajtur nga porta nė portė, rastėsisht hyn nė sallėn e madhe ku mbahej njė mbledhje ministrore, lidhur me ēėshtjen e dėbimit tė tė huajve nga Rumania.

            Meqė mu nė atė ēast debatohej kjo temė,  duke e vėrejtur se ėshtė fjala pėr njė tė huaj, kryesuesi i mbledhjes e fton Shipkovicėn tė hyjė nė sallė, e tė ulet nė rrjeshtin e parė, duke e lutur mė pas qė edhe ai ta marrė fjalėn si i huaj, pėr tė shprehur mendimin e vet lidhur mbi dėbimin e tė huajve nga ky vend. Duke qenė i zhvilluar si lis, shpatullgjerė e sypatrembur, Ismaili merr guximin e del nė foltore, dhe u drejtohet tė pranishmėve me kėto fjalė: “Po qe se i dėboni tė huajt nga ky vend, vendi juaj do ta humbė autoritetin qė ka nė botė. Edhepse jam i huaj, unė jam duke e nxjerrė ekzistencėn me vėshtirėsi, duke shitur ėmbėlsira rrugėve tė Bukureshtit, pėr ta mbajtur gjallė familjen nė Maqedoni. Edhepse jemi tė huaj, vendin tuaj e konsiderojmė si atdheun tonė tė dytė, ndaj pyes: Pse ta humbni prestigjin ndėrkombėtar, me njė gjest tė kėtillė? Propozoj pra, qė tė huajt mos tė dėbohen nga ky vend!”. Pasoi njė shpėrrthim duartrokitjesh frenetike, si nė kohėn e mbrretėrisė. Pjesa dėrmuese e qeveritarėve rumunė, e miratuan unanimisht, propozimin e shqiptarit tė Shipkovicės.

             Punonte dhe bėnte shaka, derisa u shua: nė moshėn 101 vjeēare

            “Keni ndonjė  ndonjė propozim tjetėr, apo vėrejtje pėr ne?” - e pat pyetur kryesuesi i mbledhjes. “Kam edhe shumė, por po ua them vetėm njėrin: E shihni edhe vetė, se lufta troket nė portė. Pėrse lejoni qė armiku tė jua  pėrcjellė lidhjet telefonike, apo tė jua ndėrpresė korentin elektrik? Hapni kanale e lėshoni telat e telefonit e tė rrymės elektrike, nga shtyllat nė dhe! Vetėm kėshtu mund tė mbroni dritėn tuaj, dhe interesat kombėtare tė vendit!”. Pas kthimit nė vendlindje, si pasojė e luftės,  porsi shumė mėrgimtarė tė tjerė shqiptarė, arumunė e maqedonė, dy vjet pas mbarimit tė luftės sė dytė botėrore, zatetet nė tregun e Tetovės me do kėrēovarė, qė sapo ishin kthyer nga Bukureshti. “Bravo tė qoftė mor malsor i Sharrit! - i kishin thėnė. Ta dish se fjalėt qė i pate thėnė para shtatė vjetėsh, tashmė janė bėrė realitet”. Ishte shqiptar i hatashėm, jo pėrnga vepra patriotike, por pėrnga shtati. Hynte nė kategorinė e burrave tė kombit, me njė shtat prej gjigandi, siē ishin Ademi Avllahit, Ramadani Isofit, Halimi Tefitit, apo siē janė sot vėllezėrit Azemi (Bilalli dhe Abishija), la Bexhet, Abazi Rafis, Ēati i Danit. E vazhdon jetėn, sė pari nė Shipkovicė, nėn shtėpinė e las Luzė, e pastaj nė Trebosh tė Tetovės, tejmatanė shtėpisė sė Sefės.  Banorėve vendas u konvenonte t’pėrdorin do emra, qė ua pėrkujtonin lashtėsinė katolike: Luza, Lahi, Dana, Dini, Kika, Mala, Sida, Sefa, Tafa, etj.

Shqiptarėt e konvertuar nė njė fe tjetėr, kanė filluar t’u rikthehen rrėnjėve tė lashta, edhe pėrmes onomastikės. I gjen do emra si Albina, Albani, Kujtimi, Dardani, Alberti, Miria, Niku, Gjergji, Maria, Besarti, Kola, edhe nė Gajre, edhe nė Tetovė. Emri i bukur ėshtė njė pasuri, njė vlerė dhe krenari kombėtare. Si Shqiptar, nuk shkohet mė nė Evropė me do emra tė huaj si Xhemaludin Selambedredini, Barishahap Ramadanselami apo Abdulbaki Seransulejmani, gjė me tė cilėn pajtohet edhe ish-rektori i UT-sė. Nipi i tij, Rexhepi Sefedinit, porsi qindramijė shqiptarė, e parandjente qysh para njė ēerek shekulli, se Kosova do bėhet republikė. E themi kėtė nė ēastin, kur ajo doemos duhet ta pėrfitojė pavarėsinė, ngase vetėm pėrmes kėsaj rruge, Evropa mund ta rektifikojė sa pėr sy e faqe, turpin e Konferencės sė Ambasadorėve tė mashtruar (1913). Tekefundit, pse mos ta bėjė kėtė? Shqipėria e persekutuar, edhe nga osmanėt, edhe nga sllavėt, edhe nga grekėt, edhe nga komunistėt., dhe ashtu mbtet e krasitur: pa Kosovėn dhe pa Ēamėrinė. E kujtonte me nostalgji, jetėn e shkuar nė Vllahi. Sa herė qė zatetej me Hebibin e Uzahirit dhe Xhemajli Arifin, ia krisnin muhabetit pėr fatin e shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė. E fliste rumanishten njėsoj si shqipen, madje i mbante mend, edhe do kėngė foklorike, qė i kish mėsuar nė Moldovė. Punonte nė pleqėri, sikur tė ishte nė vlugun e rinisė. Shkonte nė arė, me ngy dy kosa nė krah. Po qe se mė thehet njėra, thoshte, e vazhdoj punėn me tjetrėn. S’kishte frikė, as nga rruga e gjatė, as nga lufta e as nga varfėria. Pėrmes Konecit, vjente nė kėmbė, nga Treboshi deri nė Shipkovicė, pėr t’u ēmallur me vendlindjen, dhe pėr tė llafosur shqip, me mėrgimtarėt me tė cilėt kishte punuar nė veri tė Danubit. Punonte dhe bėnte shaka, deri para se tė shuhet: nė moshėn 101 vjeēare.

 Baki Ymeri

  
 

Opinionet dhe vėrejtjet tuaja mund t'i dėrgoni nė adresėn - info@shipkovica.com
Copyright (c) 2000 Shipkovica.com