(Izmit Bajrami apo krenaria kombėtare e Lisecit)

”Mbaj mend Daut Memishin e Sllatinės, njė patriot shqiptar me prejardhje nga Ollovjani, qė kish shpirtin sa qielli, demokrat i mirėfilltė. Vjen nga njė familje e persekutuar nga regjimi barbar i sllavokomunistėve tė ish-Jugosllavisė. Mė 1945 u pushkatua vėllau i tij Ramadani, me djemtė, Fetahun dhe Jakupin. Qenė ekzekutuar brenda njė nate. Unė i kam pėrjetuar kėto gjėra. Kėto gjėra mė ēuan nė hapsane. Hetimet na i bėnė te Kalaja e Shkupit: Rrahje shtazarake nė do qeli, ku ngrije nga tė ftohtit. Kryetar i gjyqit ishte Jovan Dukoski, njė shovinist i tėrbuar. Nė kohėn e mandatit tė tij, Sadudinit hetuesit ia nxorrėn mendt. Mė vjen keq se disa nuk kanė qenė shumė tė kujdesshėm nė punėt ilegale. Sigurimi shfrytėzonte presion qė tė tregojmė shokėt. Kėshtu pat vepruar edhe me Sadudinin. E torturruan deri nė atė shkallė, duke e shtrėnguar madje edhe me mengene nė kokė, saqė ia prrishėn shėndetin e shpirtit. E pėrdorėn kundėr tij, edhe shokun elektrik”.

Gjatė kėsaj vere (2002), patėm fatin ta njohim nė Tetovė, zotin Izmit Bajrami, banor i dyfishtė: i Lisecit ku u lind mė1925, dhe i Vlorės ku jeton, qė nga vitet ‘50-tė. Ėshtė krenaria kombėtare e Lisecit, dhe “ambasador” i kėtij katundi nė Labėri, pėrkatėsisht nė Vlorėn kreshnike tė Ismail Qemalit. Ndonėse e ka kapluar mosha e artė e pleqėrisė, ai sot e kėsaj dite ka njė memorje tė freskėt, tė cilės ēdokush ia ka lakminė. E gjetėm duke pirė “Diamant”, nė verandėn e njė hoteli, mu nė qendėr tė qytetit. “Nuk ka gjė mė tė shenjtė, na thot zotėria e tij, se sa tė mbash gjallė, shpirtin shqiptar tė diasporės, sidomos kur vjen fjala pėr shqiptarėt e mėrguar nė Rumani, sepse shoqėritė patriotike tė shqiptarėve tė Bukureshtit kanė dhėnė njė kontribut tė ēmuar pėr ēėshtjen a Atdheut: pėr kulturėn, arsimin dhe atdhedashurinė shqiptare”. Babai i tij, Shaipi, punonte nė Rumani, qė nga koha e Rilindjes. Edhe Izmiti pat vajtur atje, qysh si fėmijė. E mban mend si sot: “Pėr herė tė parė kemi vajtur nė Shoseaua Qitila. Kisha 12 vjet. Sa e kisha kryer filloren (1936/37). Rumanishten e pėrvetsova menjėherė, ngase ishte shumė e ngjashme me shqipen. Fjalėt bukuri, buzė, gushė, ēafė, ngusht, shkurt, kodėr, vatėr, katund, etj. tingėllojnė njėsoj, nė tė dy gjuhėt, gjė qė dėshmon se para ardhjes sė serbėve, Rumania ėshtė kufizuar me Shqipėrinė, pėrmes lumit Morava. Aty punova deri mė 1939, kur u sulmua Dancigu polak nga gjermanėt. Atje kishte shqiptarė tė shumtė nga rrethi i Tetovės, Gostivarit, Kėrēovės. Krejt ishin burra tė zgjedhur, patriotė qė digjeshin pėr Shqipėrinė.

Kėta tė kėtushimit ishin hallexhinj, fukarenj, por atje gjetėn njė strehė, jo vetėm ekonomike, por edhe njerėzore. Atje nuk kemi njohur grindje. Nuk kemi pyetur nė janė tė krishterė apo myslimanė. Rumunėt na pėrkrahnin me tė madhe. Mbaj mend Daut Memishin e Sllatinės, njė patriot shqiptar qė kish shpirtin sa qielli, demokrat i mirėfilltė. Vjen nga njė familje e persekutuar nga regjimi barbar i sllavokomunistėve tė ish-Jugosllavisė. Mė 1945 u pushkatua vėllau i tij, Ramadan Memishi. Djem e vėllaut tė tij, Fetahu dhe Jakupi, si dhe vėllau i tij, Ramadani me djalin, qenė ekzekutuar brenda njė nate. Unė i kam pėrjetuar kėto gjėra. Kėto gjėra mė ēuan nė hapsane. Kur vajta nė Vlorė, e shkrova njė letėr dhe ia dėrgova Dautit, burrit tė Gjulies, kjo e fundit me prejardhje nga Liseci: “Kam shpėtuar nga hapsanet jugosllave. Jam arratisur nė Shqipėri, u thashė. Ua dėrgova edhe njė fotografi. Ata e marrin letrėn dhe i shkruajnė Kryetarit tė Komitetit tė Qarkut tė Vlorės, qė kish mbaruar shkollėn nė Sllatinė. Mė fton ai dhe mė pyet: “Ēfarė do prej nesh: ushqim, tesha, punė, banesė?”. Po i rikthehemi periudhės, para se tė arrijė nė Vlorė:

“31 Maj 1952. Pas dy vjet arrestimi e hetimesh nga ana e UDB-ės, u mbajt procesi publik gjyqėsor me korrepondentė tė gazetave Borba dhe Nova Makedonija. Ishte procesi mė maratonik i asaj kohe barbare”. Para se ta prekė kėtė temė pėrvėlimtare, zoti Izmit flet pėr meritat e zotit Shaban Xheladini, atdhetar i dėshmuar, qė vepron nė fushė tė patriotizmit shqiptar, qė nga mosha 14 vjeēare. “Shabanin  e kam si shpirtin tim, thot. Unė dua tė vdes me atė shpirt”. Po pėr hebrenjtė, mund tė na thoni gjė?-e pyesim.  “Pse jo! Vetėm Shqipėria nuk u ka dorėzuar asnjė hebre gjermanėve, pėrgjatė luftės sė dytė botėrore, nė kohėn kur Jugossllavia i tradhtoi ato, duke ua dorėzuar fashistėve, dhe atė jo njė apo pesė, por pesėmijė. Pėrnga menēuria dhe trimėria, shqiptarėt dhe hebrenjtė korrespondojnė njėri me tjetrin, dhe kjo korrepondencė mbėshtetet nė faktin se derisa tė parėt kanė qenė tė injoruar nga sllavėt dhe grekėt, tė dytėt kanė qenė tė pėrbuzur nga arabėt. Shqiptarėt e kėtyre trojeve, qė dikurė ishin tė besimit tė krishterė, e qė bashkėvepronin fuqimisht me hebrenjtė, kanė sakrifikuar shumė pėr ēėshtjen kombėtare”.

E keni njohur  Sadudin Gjurėn? - e pyesim. “Sadudin Gjurėn udbashėt e ēmendėn, duke e torturuar pėr tė deshifruar organizatėn qė kish synim elementar: bashkimin e trojeve shqiptare. Mua ma gjetėn fotografinė e Enver Hoxhės. Hetimet filluan qė kur u dekonspirua organizata jonė. Se kush e dekonspiroi atė, nuk dua ta bėj publike, ngase na njollosen atdhetarėt qė e shkrinė jetėn pėr shqiptarizėm.UDB-es i pengonte fakti pse kritikonim gjendjen dhe sistemin jugosllav. Dojshin tė mė dėnojnė si nacionalist, pėr shovinizėm. Gjyqi ishte te Sokollana, godina e sotme e Partizanit, pėrbri Gjyqit Komunal tė Tetovės. Ishte plot e pėrplot me altoparlantė. Borba dhe Nova Makedonija botonin artikujt “Osudeni teroristi vo Tetovo”. Prokuror ishte Koēo Tuleski. Hetimet na i bėnė te Kalaja e Shkupit: Rrahje shtazarake nė do qeli ku ngrije nga tė ftohtit. Kryetar i gjyqit ishte Jovan Dukoski, njė shovinist i tėrbuar. Derisa ishte kryetar i gjyqit, Sadudinit hetuesit ia nxorrėn mendt. Mė vjen keq se disa nuk kanė qenė shumė tė kujdesshėm nė punėt ilegale. Sigurimi shfrytėzonte presion pėr tė treguar shokėt. Sadudinin e torturonte dhe shtrėngonte nė krye me mengene. E pėrdorte kundėr tij, edhe shokun elektrik”.

Po tė tjerėt, pos jush e Sadudinit, kush ishin pjesbėrės tė kėtij procesi tė montuar politik? “Po e pėrsėris: Ishte Sadudin Gjura, Murat Isaku, Sabri Ramizi, Vehbi Lushi, Abduselam Skėnderi i Ēellopekut dhe unė”. Thonė se ju kanė zėnė nė vreshtat e Gajres, nė do kolibe, pėrmbi brigjet e Sharricės. Thonė se kanė patur lidhje me ju, Mesut Sulejmani dhe Samija i Hamitit, qė tė dy nga Shipkovica. Kemi dėgjuar se Vehbi Lushin e paska maltretuar nė Goli Otok, njėri nga pjestarėt e kėsaj organizate, duke e sulmuar edhe me kėpucė ushtarake. “Po! Mund tė jetė e vėrtetė, dhe mė vjen keq qė po e them. Mesutin e kishim dhėndėrr. Gruaja e tij ishte motra ime. Vdiq e gjora para ca muajsh. Ka do djem tė mrekullueshėm, tregtarė dhe shqiptarė tė mirė, qė kanė kujdes ndaj nesh, sidomos Mumini, “senator” i vlerave tė arta nė Tetovė. Kur kemi punuar ilegalisht, e pashė se nuk ishim tė pjekur sa duhet. Edhe pėr Abdyselamin e gjetėn njė variantė, por kėto mė mirė i shikoni vetė nė vendimin e gjyqit, qė mund ta gjeni nėpėr arkiva. Ne kishim lidhje edhe me Kosovėn. Ishte njė Ramiz Hoxha nė Universitetin e Prishtinės, me motrėn e Fadil Hoxhės etj. Kėto lidhje i mbante Murati, por ata nuk dolėn nė kėtė proces. Unė qė i dija, isha hekur. Nuk e di nė tė besohet, por nuk e pėrmenda askend, dhe pėr kėtė ekziston vendimi i gjyqit”.

Sipas Mumin Sulejmanit, nip i zotit Izmit,“Tetova me rrethinė ka patur asokohe shqiptarė tė hatashėm, edhepse disa prej tyre arritėn deri nė kierarkinė mė tė lartė qeveritare (Bajram Gola,  Hixhet Ramadani, Xhemali Vejseli etj.). Daja im Izmiti, ka dy motra, Banen dhe Kumrien. Kjo e fundit u shua pėrgjatė kėtij viti. Ka edhe dy vėllezėr: Fetahun, qė vdiq mė 1961, si dhe Hamdiun, ėmbėltor nė Kroaci. Sa i pėrket besimit qė pėrmendni, tė ju them tė drejtėn, unė s’kam besim te unė”. Nuk ka nevojė tė pėrmendim emra: Disa mėnjanė ishin tė hymnizuar pėr atdhetarizėm, ndėrsa nė anėn tjetėr ishin tė mbėshtjellė nė lėmshin e sigurimit: ndonjėri tė atij shqiptar, ndojtjetri tė atij jugosllav. Izmiti me Noēen kanė dy fėmijė: Arbenin (elektriēist) dhe Sokolin, njė djalė i bukur, i shėndetshėm, e i lartė si lis, qė ia likuidoi sigurimi shqiptar nė moshėn 23 vjeēare. Pse? Sepse e kish babanė nė burg”.

Pas arratisjes nė Shqipėri, Izmiti kryen shkollėn e lartė ekonomike dhe punon gjatėkohė si revizor ndėrmarrjesh shtetėrore. Nė ndėrkohė, autoritetet e nėntokės policore, mundohen ta depersonalizojnė detyrimisht, pėr ta kompromituar Kryetarin e Komitetit tė Vlorės. Nė bazė tė njė procesi tė montuar me shpifje, e dėnojnė me vdekje, pėr t’ia zbritur pastaj dėnimin nė 25 vjet, dhe pėr t’i mbajtur 11 vjet burg (1978-1990), dhe atė, pas burgosjes jugosllave tė viteve ‘50-tė, pėr motive politike. E lirojnė nga burgu si i pafajshėm, duke ia paguar madje, edhe dėmshpėrblimin. I kėtillė ėshtė fati i njė veterani shqiptar: i persekutuar kėtu, i persekutuar atje. Me njė kujtesė tė kristaltė dhe  vitalitet qė i ka hije, edhepse e ka kapluar pleqėria, zoti Izmit, pėrfaqson sot, organizatėn e tė persekutuarve politikė nė Shqipėri. Ata qė e njohin pėr sė afėrmi, konstatojnė me akte e fakte, se ky ėshtė njė shqiptar i pėrsosur, krenaria kombėtare e Vlorės sė Ismail Qemalit, veteran i shqiptarizmit, i Lisecit, dhe i mbarė e malėsisė shqiptare tė Sharrit. Ka edhe shumė pėr tė shkruar pėr zotėrinė e tij, pėr inteligjencėn, trimėrinė dhe veprimtarinė e kėtij tribuni tė atdhedashurisė shqiptare. Kėtė do ta bėjmė, kur do tė na ndihmojė Zoti ta vizitojmė Vlorėn dhe moshatarėt e tij, si dhe ata tė Tiranės, ngase kemi nevojė pėr akte e fakte, pėr dėshmi tė shkruara e gojore, lidhur me jetėn dhe veprėn e do veteranėve, qė i patėn pėrjetuar provokimet e dyfishta bolshevike, tė njė pushteti barbar.

  
 

Opinionet dhe vėrejtjet tuaja mund t'i dėrgoni nė adresėn - info@shipkovica.com
Copyright (c) 2000 Shipkovica.com