???
                           

Kėshtu i karakterizon populli komunistėt, kur ua morėn pushtetin demokratėve (1945). “Ki kujdes, na thot ishministri Shatri, mos ia qaj hallin shqiptarit, ngase shqiptari ėshtė i pamėshirshėm ndaj hallexhinjve”. Kėtė e vėrejmė edhe nė surratin e do ēallamxhinjve tanė: nė Sokak tė Poshtėm, dhe Ēarshi tė Epėr. Pėr tė shitur ēallam kur vjen bajrami, i rras dhjetė kėsula tė bardha njėra pėrmbi tjetrėn nė kokė, i mbush pesė qese najlloni me ushqim, dhe asnjė gazetė shqipe s’i kujtohet ta blejė. “Shqiptar, tė jesh apo tė mos jesh!”, na shkruan njė dashamir nga Berlini. “Po qe se e gjen shqiptarin duke ngrėnė bukė, i duket se i bie qielli mbi kokė. Tė parėt pėr muhabet, pėrqeshje e pėrtaci, dhe tė fundit pėr punė, altruizėm dhe atdhetarizėm”. Falėnderojmė Zotin qė jo tė gjithė janė tė kėtillė.

Ende askujt nuk i ėshtė kujtuar njė telefonatė t’ia bėjė Sofika Milkanit nė Bukuresht, mamaja qė i piqte lakror Asdrenit. Ka edhe ajo alergji ndaj myslimanėve, por mė kot e ka, ngase shqiptari para se tė jetė mysliman apo i krishterė, ėshtė shqiptar, dhe kush i ndan shqiptarėt sipas fesė, nuk ėshtė shqiptar, por grek, serb apo bullgar. Pse s’i urren(te) myslimanėt Aurelia e Shipkovicės apo Dojna Maksuti e Bukureshtit, edhe njėra, edhe tjetra, me prejardhje rumune? Pse e kultivojnė kėtė alergji mė shumė kėrēovarėt, se sa tetovarėt? Pse s’ishte Asdreni i mbushur me mllef kundėr shqiptarit tė njė feje tjetėr? Shkonte nė provinės dhe rrinte me netė tė tėra nė gjirin e do familjeve shqiptare, qė mbanin mbiemra osmanėsh: Islami, Muhedini, etj., dhe kthehej nė Bukuresht me valixhen plot mish, ve, dhe produkte tė qumshtit. Dhe kur s’kishte mundėsi tė shkojė te ta nė provincė, sa herė qė vinin tetovarėt me karrocat me ve, i sillnin produkte ushqipmore Asdrenit, nga respekti qė kishin ndaj tij, si poet dhe atdhetar. Kur e kaploi sėmurja, u pėrkujdes pėr tė babai i Sofika Milkanit, qė jeton sot e kėsaj dite nė Rrugėn Asdreni, afėr stacionit hekurudhor.

Kėto ishin me njė fjalė, edhepse u bė njė turmė fjalėsh, brengat aktuale bukureshtare, tė ngjashme pėrnga subjekti satirik, edhe me mahnitjet tetovare, tė atyre qė ta hanė bukėn e ta kthejnė kupėn. Vllehėt me prirje filogreke e sulmuan Naēon nė Bukuresht, dhe shqiptarėt me prirje filosllave e sulmuan babain e Alban Vokės nė zemėr tė Sharrit. Iku turku (1912), dhe erdhi serbi (1913). Shkuan dembelat e Stambollit dhe erdhėn satelitėt e Rusisė. Shkoj Jahishi dhe erdh Ibishi. Prishje faltoresh dhe prishje emrash. Pas prishjes sė kishės katolike nė Shipkovicė, Dani na bėhet Ramadan, Nikja Hisnije, dhe Bikja Qetabije. Sot e kėsaj dite nė kėtė katund, dhe jo vetėm kėtu, Qetabijes i thonė Bike, Hisnijes Nike dhe Ramadanit Dan. Tjetėr punė ėshtė fakti se disa e kthenin gunėn pėrnga frynte era: Kola na u bė Ramiz, Ramizi u bė Ramizallar (deri mė 1912), pastaj Ramizoviē (pas 1913-ės), dhe Ramizovski (mė 1945).

I vetmi qė s’i kish pėrfillur kėto lojra onomastike tė dembelave tė Ballkanit, ishte i ati i Donikės sė persekutuar nga parazitizmi: Ajvaz Voka. Pse? Ishte malėsori qė Kaloshit i thoshte Kolė, dhe Kodoshit Bollė, dhe sa herė qė vjente nga Bukureshti, sillte dengje librash e revistash shqipe nė zemėr tė Sharit. Si dėshmi qėndron edhe Albanika e Anton Balotės (435 faqe), si dhe vepra e sipėrpėrmendur e Visar Dodanit, me strofėn e fundit: “Me njė fshikull, me njė stapkė/ Zuzarėt kam pėrgėzuar/ Kush e ka mizėn nė shapkė,/ Le t’mė rrijė zemėruar”!  
  
 

Alban Voka

Opinionet dhe vėrejtjet tuaja mund t'i dėrgoni nė adresėn - info@shipkovica.com
Copyright (c) 2000 Shipkovica.com