???
                           

Te shqiptarėt nė pėrgjithsi, e te ata tė Kosovės nė veēanti, toleranca fetare gjithmonė ka qenė pėr ēdo
lakmi. Bile, ėshtė shembull mė i mirė nė Europė. Kėtė tolerancė fetare, armiku serbo-okupator, ėshtė munduar
nė vazhdimėsi ta prishė, pėrmes formave tė ndryshme tė veprimit tė tij. Kėshtu, serbėt kanė prishur shpesh
herė varrezat katolike dhe ortodokse, dėmtuar ndonjė kishė, pėr t'i akuzuar mė vonė shqiptarėt e besimit
musliman si "autor" tė kėtyre akteve vandale. Synimi i tyre ka qenė gjithnjė, pėr tė marrė kėtė si pretekst,
qė tė intensifikojė propaganden e vet antishqiptare, vepra tė cilat, i bėnte vetė pushteti serb.

Kėto raporte tė mira ndėr shqiptarė tė besimit katolik e musliman, nuk u prishen asnjėherė edhe pse
pėrpjekjet e kėtij armiku ishin pėrherė evidente.

Kemi raste tė shumta, tė tolerancės fetare nė tė kaluarėn ndėr shqiptarė tė besimit musliman dhe
katolik nė Kosovė, qė nuk mund tė gjesh askund tjetėr nė Evropė. Kėshtu p.sh. nė tė kaluarėn, pėrkatėsisht
nė vitin 1913, kur brigadat serbo-malazeze kishin pushtuar Rrafshin e Dukagjinit, duke bėrė masakra tė
tmerrshme dhe detyruar shqiptarėt e besimit katolik dhe musliman tė ndėrronin fenė dhe tė bėheshin
ortodoksė, pėr t'u sllavizuar mė lehtė, nė atė kohė, ushtria serbo-malazeze kishte tubuar nė Gjakovė
shqiptarėt e besimit katolik nė njė anė dhe tė besimit musliman nė anėn tjetėr, pėr t'i pushkatuar, mbase nuk
donin tė ndėrronin fenė e tyre. Dhe, pėr kėtė alarmohet ipeshkvi katolik nga Prizreni imzot Lazer
Mjeda, i cili shkon dhe ndėrhyn shpejt tek komandanti malazez, duke i thėnė, se po nuk i lėshove do tė
alarmojė Europėn, pėr kėtė gjenocid dhe etnocid tė paparė.

Ndėrkaq, komandanti malazez, i thotė Ipeshkvit tė Kosovės imzot Lazėr Mjeda kėto fjalė: "Ja ku i ke,
merri katolikėt tuaj!" Mirėpo, Ipeshkėvi Mjeda, i pėrgjigjet komandantit kriminel malazez, se: "Edhe
muslimanėt janė tė tij, sepse tė gjithė janė shqiptarė". Dhe, mė nė fund, ai detyrohet t'i lirojė
tė gjithė ata shqiptarė tė pafajshėm.

Pastaj, tė marrim rastin e vitit 1914, kur nė kohėn e Austro-Hungarisė, nė Gjakovė, duhej tė ndėrtohej njė
kishė pėr nevojat e shqiptarėve tė besimit katolik, tribuni i madh popullor, Bajram Curri, i thotė
Konsullit austriak: "Ne shqiptarėt e komunitetit musliman nė Gjakovė, i kemi 18 xhami, zgjidhe njerėn
prej tyre ta bėjmė kishė".

Sėkėndejmi, nė Kosovė ka pasur raste deri vonė, kur nėn njė kulm shtėpie kanė jetuar dy familje,
pėrkatėsisht dy vėllezėr, njėra e besimit katolik dhe sto-tjetra e besimit musliman, ku toleranca fetare ka
qenė pėr ēdo lakmi, sepse gjatė muajit tė Ramazanit, femrat e shtėpisė sė besimit katolik, kanė qendruar pa
gjumė gjatė natės, pėr t'ua pėrgatitur "syfyrin", antarėve tė familjes sė besimit musliman.

Pėrveē kėsaj, nė Kosovė, nė shumė vendbanime tė pėrziera muslimano-katolike, besimtarėt katolikė nuk
kanė mbajtur derra, pėr hir tė familjeve tė besimit musliman. Gjatė sundimit tė Perandorisė Otomane, ka
pasur raste nė Kosovė, kur ky pushtues, i ka luftuar e djegur familjet e njohura katolike, konkretisht
familjen Paloka nga Gurakoci, tė Komunės sė Burimit (Istogu), ndėrsa familja Osmanaj nga Prekalla e po
kėsaj komune, e ka strehuar dhe mbajtur me bujari kėtė familje tė madhe tė besimit katolik.

Pėrveē kėsaj, nė Kosovė, populli shqiptar i besimit musliman, i ka ruajtur manastiret dhe kishat, duke i
konsideruar ato si objekte tė shenjta fetare, si dėshmi e kulturės, tolerancės dhe e civilizimit tė
popullit shqiptar nė Evropė.

Pėrveē kėtyre shembujve tė tolerancės fetare dhe tė mirėkuptimit vėllazėror, duhet theksuar, patjetėr edhe
disa raste, kur unė si gazetar dhe pjesėtar i besimit katolik, kam shkuar nė rajonet e Kosovės, ku, nuk ka
fare pjesėtarė tė besimit katolik, si fjala vjen nė Drenicė, Llap e gjetiu, nė tė cilat vende mė ėshtė
bėrė respekt mė i theksuar vėllazėror, pse i takoja njė besimi tjetėr fetar.

Kjo tregon, se populli shqiptar, i besimit musliman nė Kosovė nuk ka paragjykime fetare, por radhitet ndėr
popujt mė tė civilizuar nė Ballkan e Evropė. Kjo tolerancė dhe respekt fetar, mbėshtetet nė vetėdijen e
lartė kombėtare, kujtesėn katolike dhe nė tipin e muslimazimit, tė qemalizmit panturk, pėrkatėsisht tė
Ataturkut tribunit popullor, strategut tė mrekullueshėm ushtarak e vizionarit largpamės edhe nė
aspektin e tolerancės fetare.

Kjo vlerė fetare dhe frymė demokratike e ka fillin qysh nga koha e Reformastorit tė Turqisė Moderne
Mustafa Kemal Ataturkut, kur njė general francez, duke u tėrhequr pas kapitullimit me ushtrinė e tij i thotė
atij: "Ja tani po tėrhiqem dhe do tė bisedojmė si miq.Do tė jap njė porosi, qė tė mos e harrosh: "Nėse
dėshiron ta ruash Turqinė nga shkatėrrimi, luftoje fundamentalizmin". Dhe gjatė gjithė kohės sė sundimit
tė tij nė Turqi dhe pasuesve tė tij me Kushtetutėn laike, e ka luftuar fondamentalizmin islamik, saqė
fanatikėt fetarė i kanė shpifur Ataturkut, se gjoja ai kėrkon tė konvertojė popullin turk nė fenė katolike.

Prandaj, nė Kosovė toleranca e mrekullueshme fetare, e ka burimin dhe vijimsinė nga ky vision largpamės mbi
tolerancėn e trashėguar nga Turqia ataturke, e jo e "hazbullahėve" fanatikė dhe e njė sekti tjetėr
ekstremifanatik arabo-islamik e sponsoruar nga Arabia Saudite, e quajtur VEHABISTE.

Sė kėndejmi, ky grypacion fetar, tejet i rrezikshėm, qė ėshtė paraqitur kohėt e fundit edhe nė Kosovė,
ėshtė nė kundėrshtim flagrant me vetė filozofinė e jetės fetare muslimane nė Kosovė, sepse ky sekt fetar,
dėshiron tė kultivojė kėtė ideologji ekstreme fetare fanatike, duke sjellur deformime nė sferėn shpirtėrore
dhe aplikimin kuranor, bile dhe nė lėmin e arkitekturės, duke mos e pranuar as stilin e ndėrtimit
arkitektonik tė objekteve fetare, pėrkatėsisht tė xhamive, qė i takojnė stilit te arkitekturės
turko-islamike gjė qė ėshtė nė kundėshtim me vetė qėnien e jetės sė kultivuar tė besimit musliman me
shekuj nė Kosovė.

Imponimi i sekteve tė tjera fetare, si ajo e Vehabizmit Radikal Islamik, qė predikon njė luftė tė
hapur shfarosėse kundėr tė gjithė atyre, qė mendojnė e veprojnė ndryshe nga ata, ėshtė nė kundėrshtim edhe me
vetė qėnien e jetės muslimane ndėr shqiptarėt e besimit musliman nė Kosovė, por njėkohsisht, edhe tė
besimit katolik dhe tė besimeve tė tjera, qė kultivohen nė Kosovė.

Prandaj, para faktorit politik shqiptar nė Kosovė, shtrohet si detyrė imediate, qė kėto dukuri negative
tė imponuara e sponsorizuara nga jashtė, pas luftės nė Kosovė, tė luftohen ashpėr dhe tė ndalohen
rreptėsisht, sepse ato i shkojnė pėr shtati vetėm armikut tė popullit shqiptar dhe nuk kanė asgjė tė
pėrbashkėt me vetė qėnien e jetės fetare dhe kulturore tė besimit musliman nė Kosovė.

Nėse luftohet kjo dukuri e tillė ekstremiste fetare Vehabiste, toleranca fetare nė Kosovė edhe mė tutje do
tė jetė shembulli dhe dėshmia mė e mirė civilizuese dhe e kulturės mė tė lartė evropiane qė osedojnė
shqiptarėt nė Kosovė dhe nė trojet e tjera tė veta etnike nė pėrgjithėsi.(Zgjodhi: B.Voka)

  
 

Nga Tomė PALOKA  (Nju Jork)

Opinionet dhe vėrejtjet tuaja mund t'i dėrgoni nė adresėn - info@shipkovica.com
Copyright (c) 2000 Shipkovica.com