???
                           

Reforma fetare shqiptare

Baki Ymeri

"Kjo eshte nje rene me bisht dhe askush s'ka pse te loze rolin e budallait dhe te ngule kembe si mushka. Kundershtaret duhet ta heqin velin e hipokrizise e te thone troē, se Allah eshte arabisht, Rabi eshte ebraisht, ndersa Zot apo Perendi eshte shqip dhe vetem shqip". (Vedat Shehu). Mos shikoni kisha e xhamia ngase feja e Shqyptarit, ėshtė shqiptaria! (Vaso Pasha)

--------------------

Jo per ata qė s’i durojnė vllehėt dhe shqiptarėt e krishtėrė, dhe as pėr Fahredin Shehun e kemi fjalėn. Nuk e dimė nė ėshtė poet, prift apo hoxhė, por e dimė se njė ditė e lansoi njė libėr nė Shkup. Ftėsėn pėr tė marrė pjesė nė lansim e transmeton nė njė numėr tė panumėrt adresash elektronike, madje edhe nė ato tė cilat as qė duan tė kenė punė me propaganda fetare. Qė nga Beteja e Kosovės (1389), sulltanėt e Stambollit kanė bėrė ēmos pėr ta shndėrruar Ballkanik nė njė qendėr mesjetare tė prapambeturisė. Po kėshtu ka vepruar edhe Serbia, pėrmes shijeve paranoike tė kolonializmit dhe ekspansionizmit. Pas vdekjes sė Skėnderbeut, pėr tė shpėtuar gjuhėn, shpirtin dhe fenė e tė parėve tanė, shqiptarėt e menēur dolėn tejmatanė brigjeve tė Adriatikut, Danubit etj. Jo feja  i ka fajet, por fanatizmi fetar.

         Pėrse ishte fjala? Ka kaluar aq kohė nga ajo kohė dhe fjalėt e Evės janė ende aktuale. Janė aktuale ngase shqiptarėt ende nuk janė mbushur me mend pėr ta zėvendėsuar fanatizmin fetar me atdhetarizėm kulturor. Nuk blejnė shqiptarėt gazeta, siē veprojnė hebrenjtė, por dinė tė hedhin para pas lavireve tė Bullgarisė apo Rumanisė. Po t’i kishin ndjekur me kohė shembujt e shenjtė tė rilindasve tanė, admirimi i Europės ndaj Kosovės dhe Shqipėrisė do tė ishte ende mė i madh, Kosova kaherė do tė ishte bėrė republikė, ndėrsa Shqipėria do tė kishte krijuar kushte ekzistenciale pėr shqiptarėt dhe arumunėt, mė shumė se Greqia. I potencojmė arumunėt ngase njė injoranti elektronik nuk i konvenon e vėrteta se sulmet e hajdutėve tė Ali Pashė Tepelenit kundėr vllehėve tė Voskopojės. Ku janė Akademia dhe Biblioteka e Voskopojės? Ku janė shqiptarėt e likuiduar nga shqiptarėt nė Kosovė? Ku janė ata qė s’janė?

         Posti televiziv nė fjalė ėshtė i njohur nė Europė apo SHBA si njė ndėrmjetės i mesazheve kėrcėnuese tė terroristėve arabė kundėr Perėndimit. Ajo qė impresionoi telespektatorėt e njė posti tjetėr televiziv, Qatar, kishte tė bėjė me njė intelektuale siriane, dr. Wafa Sultan, dhe njė profesor egjyptas tė studimeve fetare (dr. Ibrahim al Khouli). Emisioni i realizuar nė gjuhėn angleze qe ndjekur nga miliona telespektatorė. Me kėtė rast, dolėn nė shesh disa tė vėrteta aktuale edhe pėr “patriotėt” tanė, pėr titistėt dhe enveristėt e dikurshėm, tė cilėt e kanė zėvendėsuar atdhetarizmin me fanatizem. Emisioni nė fjalė bėnte fjalė pėr vlerat e larta tė Perėndimit katolik dhe prapambeturinė ekonomike e kulturore tė Lindjes fanatike. Konflikti prezent nė Irak apo Avganistan nuk ėshtė njė konflikt ndėrmjet feve apo qytetėrimeve, por njė konfrontim ndėrmjet dy koncepteve tė kundėrta, ndėrmjet dy epokave. Mėnjanė ėshtė  mentaliteti mesjetar i fundamentalizmit, ndėrsa nė anėn tjetėr qytetėrimi i shekullit XXI.

Fjala ėshtė pėr njerėz qė dinė tė shkojnė nė hap me kohėn menjanė, dhe pėr eksponentė tė primitivizmit dhe tėrrorizmit nė anėn tjetėr. “Hebrenjtė e kanė lėnė mėnjanė tragjedinė dhe janė duke e bindur botėn t’i respektojė pėrmes asaj qė dinė, pėrmes punės sė tyre, e jo pėrmes klithjeve, vajtimeve apo hedhjes sė vetvetes nė ajėr”, pat thėnė mes tjerash Wafa Sultana, e rritur nė njė familje myslimanėsh sirianė, e indinjuar nga veprimet e organizatės terroriste “Vėllazėria myslimane”, e cila arrin tė shpėrngulet nė Amerikė, me tė shoqin dhe fėmijėt e saj, ku ka filluar tė bashkėpunojė nė njė site mysliman reformist, duke e kritikuar ashpėr “Vėllazėrinė myslimane” dhe fundamentalizmin islamik. Nuk e dimė nė ka ardhur koha pėr ringritjen e kishės katolike nė Shipkovicė, apo tė Katedrales sė Kombit edhe nė Drenicė, por e dimė se shqiptarėt duhet ta ndajnė shapin prej sheqerit, duke i dhėnė prioritet kulturės kombėtare, e jo propagandave fetare. Cili ėshtė qėllimi i kėj shkrimi? 

Sipas njėrit nga eseistėt mė tė mirė qė kanė shqiptarėt, tri janė armiqėt mė tė mėdhenj qė e kanė mbajtur nė varfėri dhe prapambeturi kombin shqiptar: fanatizmi islamik, pseudoortodoksia greko/serbe dhe fundamentalizmi komunist. Shqiptarėt kanė nevojė pė reforma fetare, pėr faltore tė pajisura ma banga pėr pleq e plaka, pėr burra e gra, pėr tė rinj e tė reja, pėr Shėn Mėrinė dhe Krishtin e Shenjtė, pėr Shėn Palin, Shėn Kastriotin, pėr Nėnė Terezėn e Shenjtė, pėr Shėn Kristoforidhin, Shėn Fishtėn, Shėn Naimin, Shėn Jasharin, Shėn Rugovėn,  por jo edhe pėr Ali Pashėn, Sali Butkėn apo ata qė s’e kuptojnė domethėnien e kėtij mesayhi tė (pa)pjekur.

Ku i ka hije shqiptarit tė merret me islamizimin e Zvicrės, Gjermanisė apo Italisė? Nuk kemi gjė kundėr tė drejtave personale, siē janė feja, besimi, pėrkatėsia konfesionale, por kemi gjė kundėr mentalitetit turko/sllav tė pandjeshmėrisė sė fanatikėve tanė qė organizojnė tifime publike nė emėr tė “iftarit”, pėr t’ia bėrė qejfin gomarit. Ēubrilloviqi rekomandonte hapjen e mektepėve nė vend tė shkollave pėr prapambeturinė e shqiptarėve nė Kosovė, ishmarksistėt e Kosovės, Kumanovės, Tetovės e Kėrēovės, e kanė zėvendėsuar atdhetarizmin me fanatizėm. Jo pėr tė gjithė e kemi fjalėn, por pėr gomarėt, respektivisht ish/agjentėt e ambasadave jugosllave tė cilėt e vazhdojnė misionin e tyre antishqiptar nė disa kahje: Kultivimin e fanatizmit mėnjanė, dhe kultivimin e urrejtjes kundėr shqiptarėve tė njėe feje tjetėr nė anėn tjetėr.

Flasim pėr reforma dhe ende nuk jemi nė gjendje tė japim ide konkrete, pėr hapje bibliotekash e diskotekash edhe nėpėr fshatra. Punė e madh se disa shqiptarė e paskan paskan dashur Titon apo Enverin. Pse? Ngase sipas njė dokumenti tė lashtė egjyptas, Juda nuk ka qenė tradhėtar, dhe as Titoja nuk ka qenė diktator komunist. Diktatorė dihet se kush kanė qenė: Stalini, Rankoviqi, Millosheviqi, Ben Ladeni, fanatizmi, fundamentalizmi dhe terrorizmi. Jo nga bota katolike vjen diktatura apo kafshėrimi femrės, por nga bota orto/islamike e pseudoatdhetarėve qė e kultivojnė urrejtjen dhe fanatizmin fetar. Pėr ta dhe pėr rininė demokratike shqiptare, brenda e jashtė kufinjve tė Shqipėrisė sė cunguar, vlen njė uratė biblike: Faljau Zot fajin ngase nuk e dinė se ē’po bėjnė!

  
 

Opinionet dhe vėrejtjet tuaja mund t'i dėrgoni nė adresėn - info@shipkovica.com
Copyright (c) 2000 Shipkovica.com