???
                           

Helmimi i fesė

Enver Robelli
 
Shkrimtari maroken Tahar Ben Jelloun, me njė libėr mbi botėn perėndimore pas 11 shtator 2001. Trajton temat e mėdha: urrejtja kundėr tė huajve nė Evropė, terrorizmi, keqpėrdorimi i fesė islame nga nihilistėt
islamikė. Mes tė tjerash, dhe njė opinion i rėndė e i pasaktė pėr "Shqipėrinė islamike"

Tahar Ben Jelloun (lexo: Zhelun) ėshtė lindur nė 1944 nė Fčs tė Marokut. Ka studiuar filozofi nė Rabat dhe psikologji nė Paris. Jelloun ėshtė pėrfaqėsues kryesor i letėrsisė frankofone nga Magrebi; vepra e tij
letrare dhe eseistike ėshtė pėrkthyer nė disa gjuhė. Pėr romanin "Nata e pafajėsisė", nė 1997 mori ēmimin e mirėnjohur "Prix Goncourt". Viteve tė fundit Jelloun ka botuar njė seri librash eseistikė nė formė bisede me vajzėn e tij, ku trajton dhe kėrkon pėrgjigje nė shumė ēėshtje nga politika, kultura, religjioni - me theks tė veēantė nė problemet e emigrantėve myslimanė nė Evropė. Qė nga viti 1971 Jelloun jeton nė Paris dhe Marok.

Nė librin e fundit "Babi, prej nga vjen urrejtja?", ai i pėrgjigjet pyetjeve tė vajzės mbi problemet mė tė
mėdha tė botės pas sulmeve terroriste tė 11 shtatorit 2001. Nė parathėnien e librit politikani gjerman
Heiner Geissler shkruan se libri i Jelloun-it ėshtė njė burim iluminizmi, informacioni dhe edukimi - kėto,
sipas tij, janė armėt kryesore kundėr urrejtjes dhe fundamentalizmit. Geissler, pėr vite tė tėra njė
figurė e fuqishme politike nė partinė demokristiane CDU tė kancelarit Helmut Kohl, pas largimit nga
politika aktive u shndėrrua nė kritik tė rreptė tė globalizimit njėdimensional dhe tė "sistemit ekonomik
kapitalist, i cili shkel mbi kufoma". Nė parathėnie Geissler shkruan se nuk ka qenė Zoti ai qė i ka mbytur
me gaz hebrenjtė dhe dhjetė mijė myslimanė nė Srebrenicė, por kanė qenė dhe janė njerėz qė me
urrejtjen kundėr "tė tjerėve" kryejnė kėto krime. Megjithatė, shton Geissler, shpresa pėr pajtim mes
popujve ekziston. Pasi Napoloni kishte pushtuar Gjermaninė poeti gjerman Ernst Moritz Arndt, nė vitin
1813 shkruante: "E dua urrejtjen, urrejtjen e fuqishme dhe tė pėrhershme tė gjermanėve kundėr francezėve... urrejtjen flakėruese dhe tė pėrgjakshme, e dua pėr njė kohė tė gjatė, e dua pėrgjithmonė. Kjo urrejtje le tė flakėrojė si religjion i popullit gjerman". 60 vjet mė vonė, gjermanėt pushtuan Francėn. Poeti francez Paul de Saint-Victor u pėrbetua nė urrejtjen e shenjtė tė
francezėve kundėr gjermanėve: "Nėse dėshirojmė qė Franca sėrish tė arrijė madhėshtinė e saj, atėherė nė shpirtrat tanė duhet ta kthejmė urrejtjen e drejtpėrdrejtė, tė gjallė dhe tė vėrtetė. Le ta
ushqejmė atė si njė zjarr tė shenjtė". Urrejtja, siē shihet nga kėta dy shembuj, ėshtė njė epidemi, njė
lloj sėmundje. Pėr tė kaluar atė duhen politikanė qė janė tė menēur tė shikojnė pėrtej horizontit tė
ngushtė tė pėrditshmėrisė.

Goditje nė zemėr

Tahar Ben Jelloun nėnvizon nė hyrje tė librit se spiralja e dhunės pas sulmeve tė 11 shtatorit 2001 dhe
pėrpjekjet pėr ta ndalur atė, por edhe vullneti pėr tė shpėrthyer rolin e viktimės apo tė vėzhguesit tė
paralizuar e kanė shtyrė atė tė zhvillojė njė bisedė me vajzėn e tij. Terrorizimi i Al Kaidės, shkruan
Jelloun, e godet botėn perėndimore nė zemėr, sepse ėshtė i mishėruar me urrejtje kundėr Perėndimit,
kundėr kulturės sė tij, traditave dhe prioriteteve politike. Ky lloj terrorizmi ėshtė vėshtirė tė
luftohet, sepse ai sulmon nė mėnyrė perfide civilėt (11 shtator 2001 - Neė York, 11 mars 2004 - Madrid, 8 korrik 2005 - Londėr) dhe i shmanget ballafaqimit ushtarak. Arabėt, por shpesh edhe myslimanėt nė tėrėsi tani nė Evropė shikohen si kėrcėnim i demokracive dhe vlerave perėndimore, madje shpesh edhe si rrezik pėr siguri. Fundamentalizmi islamik provokon reagime ekstreme tė palės tjetėr: shkrimtari francez Michel Houellebecq ka shkruar se "Islami ėshtė fe e ēmendur!". Nė romanin e tij "Platforma" personazhi
kryesor fyen arabėt dhe fenė islame.

Jelloun i shpjegon tė bijės dhe lexuesve se urrejtja e ringjallur kundėr tė huajve nė Perėndim, nė fund tė
fundit, i shėrben nihilistėve tė Al Kaidės, tė cilėt e kanė mė lehtė tė rekrutojnė terroristė potencialė nė
mesin e tė rinjve myslimanė nė Evropė. Njė ndėr arsyet thelbėsore pse shumė myslimanė bien pre e propagandės sė krerėve tė terrorizmit, Jelloun-i e sheh te kushtet poshtėruese tė jetesės sė arabėve nė vendet e tyre dhe tė shumė myslimanėve nė Perėndim. Njė arsye tjetėr ėshtė pushtimi i Irakut nga amerikanėt. Nė traditėn e antiamerikanizmit francez Jelloun-i lamenton se amerikanėt kanė shkelur tė drejtėn ndėrkombėtare, kanė keqpėrdorur fuqinė e tyre dhe kanė shkelur rendin me kėmbė kur kanė vendosur tė pushtojnė Irakun. Asnjė fjalė tė vetme ai nuk e harxhon pėr regjimin e Sadam
Huseinit, i cili hyn nė galerinė e diktatorėve mė tė egėr nė 50 vjetėt e fundit.

E qėlluar, ndėrkaq, ėshtė analiza e Jelloun-it sa i pėrket ndjenjės qė kanė shumė arabė ndaj Perėndimit:
"Arabėt e kuptojnė historinė mė tė re tė tyre si pasojė tė poshtėrimeve nga ana e Perėndimit, nė fillim
tė tė cilave qėndron tronditja e kolonizimit dhe sot arrin kulmin e padrejtėsisė nė Irak dhe nė konfliktin
palestinezo-izraelit". Nga ana tjetėr, shumė islamistė jetojnė mes dy kulturave dhe janė nė kėrkim tė
identitetit. Ata, sipas Jelloun, jetojnė nė shtete tė korruptuara dhe tė prapambetura, ku sundon joliria dhe mbretėron padrejtėsia. Perėndimi i josh, ai ėshtė sinonim lirie, pėrparimi dhe pasurie; njėkohėsisht ata e hedhin poshtė Perėndimin pėr shkak tė sundimit tė individit, materializmit dhe traditave, tė cilat,
sipas tyre, janė tė kalbura dhe tė papėrshtatshme pėr fenė islame. Politika nė shtetet e tyre nuk ka ēfarė t'iu ofrojė. Socializmi ka marrė fund, nacionalizmi arab ka vdekur, uniteti i shteteve arabe ėshtė njė
mit. Nė kėtė zbrazėsirė, sipas Jelloun, futen islamistėt me ideologjinė e tyre pėrjashtuese, sepse
"Islami nuk ėshtė vetėm fe shpirtėrore, por edhe politike, njė udhėrrėfyes moral i veprimit tė njeriut
nė pėrditshmėri".

Vahabizmi dhe Al Kaida

Jelloun shkruan se terrorizmi i Al Kaidės ndikohet fuqishėm nga vahabizmi, njė ideologji fetare e
vendosur nė shekullin e 18-tė nga sheiku Mohamed Ibn Abdel Vahab, i cili pėrjashton ēdo interpretim
teologjik tė Islamit dhe ēdo ndikim tė jashtėm, sidomos logjikėn dhe shkencėn empirike, por edhe
sufizmin dhe mistikėn islamike. Mbi kėtė bazė Abdel Vahabi "zhvilloi njė interpretim dogmatik tė islamit,
i cili hedh poshtė ēdo modernizėm, ēdo dialog jo vetėm mes feve, por edhe mes drejtimeve tė tjera fetare islame dhe ēdo hapje ndaj kulturave tė tjera. (...) Vahabizmi aplikon sharinė - ligjin hyjnor - fjalė pėr fjalė: vjedhėsve u pritet dora, gratė qė tradhtojnė  burrat mbyten me gurė, nė shoqėri gratė dhe burrat ndahen sistematikisht, ēdo pranim i kamatės ėshtė i ndaluar. Kėshtu ka qenė gjatė edhe nė Evropėn e krishterė, por vahabizmi sillet sikur bota tė mos kishte ndryshuar fare qė nga Mesjeta. Edhe sot gratė duhet tė jenė tė mbuluara nga koka tė kėmbėt, nuk guxojnė tė ngasin vetura dhe tė flasin publikisht".

Pėr tė pėrhapur versionin e tyre jotolerant tė Islamit sauditėt pėrmes fondacioneve dhe organizatave bamirėse financojnė nė mbarė botėn ndėrtimin e xhamive dhe shkollave kuranore, shkruan Jelloun. Apeli i tijėshtė i thjeshtė: paqja arrihet pėrmes dialogut; jo armėt e zjarrit, por armėt e mendjes janė tė suksesshme nė aspektin afatgjatė. S'duhet tė jetė Bin Ladeni inspirim pėr besimtarėt myslimanė, por filozofia islamike.

Nė zhvillimin lėvizjes vahabiste njė rol paradoksal ka luajtur Amerika: pas pushtimit tė Afganistanit nga
Bashkimi Sovjetik shumė myslimanė nga vendet arabe shkuan pėr tė mbėshtetur "vėllezėrit afganė" nė luftė kundėr sovjetikėve. Kėta myslimanė, mes tyre edhe Osama Bin Ladeni, u mbėshtetėn me armė dhe para nga SHBA nė rezistencėn kundėr trupave tė Moskės. Pas largimit tė sovjetikėve nga Afganistani pushtetin e morėn talibanėt, "nxėnėsit e Kuranit", tė cilėt instaluan njė regjim mesjetar. I favorizuar prej
kėtyre rrethanave Bin Laden, bashkė me zėvendėsin e tij egjiptian, Ajman Al Zavahiri, filloi tė
propagandojė luftėn kundėr Perėndimit dekadent, e cila eskaloi definitivisht mė 11 shtator 2001.

Tahar Ben Jelloun saktėson se ideologėt islamistė i rekrutojnė terroristėt vetėvrasės nė shtresėn e
paperspektivės nė vendet arabe, ndėr tė tjera edhe me premtimin absurd se secilin atentator vetėvrasės e presin nė parajsė 72 virgjėresha. Skandaloz dhe absurd ėshtė mendimi i Jelloun se "nė Bosnjė, Algjeri,
Kashmir, Shqipėri dhe nė Filipine luftohet nėn bajrakune xhihadit". Skandaloz dhe absurd pėr shkak se
as nė Bosnjė dhe as nė Shqipėri nuk ka pasur luftė xhihadi. Bosnja ėshtė ballafaquar me probleme tė
theksuara pas ardhjes sė ekstremistėve myslimanė nė ndihmė vėllezėrve tė tyre fetarė gjatė luftės nė
viteve 90-tė; nė Shqipėri nė fillim tė viteve 90 u futėn figura tė errėta tė ekstremizmit fetar islamik
pėr shkak tė naivitetit dhe gabimeve tė qeverisė sė presidentit tė atėhershėm Sali Berisha. Tė dy kėto
vende, ndėrkohė, kanė luftuar pėrpjekjet pėr infiltrim  nga ana e organizatave gjoja bamirėse arabe. Ky
ballafaqim nuk ka pėrfunduar ende dhe kėrkon njė vetėdijesim tė opinionit mbi rrezikun qė vjen nga
fashizmi i gjelbėr i Bin Ladenit dhe guvernatorėve tė tij tė terrorit.

Tė huaj nė Evropė

Ndonėse libri ėshtė ndėrtuar nė trajtė pyetje-pėrgjigje mes bijės dhe babait, nuk ėshtė njė
vepėr sipėrfaqėsore. Jelloun-i ofron pėrgjigje konkrete pėr problemet e tė rinjve myslimanė nė
Evropė. Ai kritikon getoizimin e tyre, refuzimin qė tė shkėputen nga shikimi i programeve televizive nga
atdheu, programe s'kanė tė bėjnė me jetėn e tė rinjve nė Evropė. "Shumė myslimanė kėshtu mbesin tė huaj ndaj kulturės dhe mentalitetit tė Evropės, izolohen. Shumė duan t'i edukojnė fėmijėt tradicionalisht, pra nė mėnyrė islamiste dhe dėshirojnė qė fėmijėt e tyre t'i kėrkojnė partnerėt e jetės jo nė Evropė, por nė atdheun e prindėrve - disa madje i detyrojnė pėr njė martesė tė tillė". Jelloun-i qorton edhe vendet
perėndimore qė nė vitet '60-'70 kanė rekrutuar me mijėra punėtorė nga Turqia, Magrebi, Ballkani, por
pastaj, nuk janė interesuar pėr integrimin e tyre.
Vende si Holanda kanė financuar shkolla kuranore dhe kanė lejuar qė edhe nė shkollat publike vajzat tė
bartin simbole religjioze si shamia, tė refuzojnė tė marrin pjesė nė orėt e gjimnastikės (sidomos nė not)
ose tė bojkotojnė orėt e biologjisė, sepse aty jepet mėsim mbi zbulimet shkencore, tė cilat janė nė
kundėrshtim me pretendimet e fesė. Sa i pėrket shamisė, Jelloun-i shkruan se "nė Kuran janė disa
vargje lidhur me shaminė. Por, askund nuk shkruan qė njė grua myslimane duhet tė shkojė nė shkollė me shami apo qė ajo nuk bėn tė trajtohet nga mjeku nė spital.
Ky ėshtė njė interpretim i tepėrt dhe ėshtė madje nė kundėrshtim me frymėn e Islamit". Me pėrjashtim tė disa gabimeve tė rėnda, tė cilat i pėrmendėm mė lart,libri i Tahar Ben Jelloun ėshtė njė kontribut nė
debatin shpeshherė emocional mbi raportet mes Perėndimit dhe Lindjes, mes feve tė ndryshme dhe
kulturave tė llojllojshme.

  
 

Opinionet dhe vėrejtjet tuaja mund t'i dėrgoni nė adresėn - info@shipkovica.com
Copyright (c) 2000 Shipkovica.com