|
Revista Shqipėria XXI occident, doli kėto ditė
nė Bukuresht, mė e plotė se kurrė, qoftė nga pikpamja e pėrmbajtjes (me
mė shumė se 40 autorė), qoftė pėr nga volumi i saj (130 faqe; format A4),
qoftė pėr sa i pėrket paraqitjes grafike, e ilustruar me rreth 50 grafika.
Revista Shqipėria XXI occident ėshtė njė
organ universitar politiko-kulturor me njė spektėr mjaft tė gjėrė, me
synimin fisnik pėr tė sjellė nė gjuhėn shqipe mendimin demokratik perėndimor
dhe atė shqiptar. Mund tė themi tashmė, pa asnjė hezitim, se formula e
hartimit tė revistės ka kapur nivele qė meritojnė admirimin e lexuesit nė
gjuhėn shqipe, me njė fizionomi origjinale, qė tė kujton mė tepėr
revistat e Europės Perėndimore, tė kėtij lloji. Hartuesit e kėsaj formule,
kryeredaktori dr. Luan Topēiu, pedagog i gjuhės shqipe pranė Universitetit
tė Bukureshtit dhe pasuniversitari Erion Piciri, duket se kėsaj here i
ofrojnė lėēitėsit njė formulė editoriale elitare, me materiale tė pėrzgjedhura
me sqimė e me shije, me njė nivel superior tė pėrmbajtjes sė materialeve
dhe tė stilit tė tyre. Rrethi i bashkėpunėtorėve tė saj sa vjen dhe
rritet.
Revista dėshmon se ėshtė njė organ qė ofron hapėsirat
e saj pėr bashkėpunėtorė me obcione tė ndryshme, qofshin politike,
qofshin kulturore, estetike etj. Autorėt e pėrfshirė nė kėtė numėr janė:
Burke Feldman Edmund, kritik arti amerikan, Buruma Ian, shkrimtar e gazetar
hollandez me banim nė Sh.B.A, Giorgio del Vechio, profesor italian i
filozofisė, Herman Northrop Frye kritik dhe studiues kanadez; Eduard
Goldstucker, profesor ēek i letėrsisė sė krahasuar, Aniela Jaffe sekretare
e Jungut, Hans Kelsen jurist austriak, filozofi i mirėnjohur Arthur
Schopenhauer, Gabriel Liiceanu filozof bashkekohor rumun, Adam Michnik gazetar
i njohur polak, poezi nga poeti i mirėnjohur rumun Nichita Stanescu, ese nga
shkrimtari kinez Lian Yang, nga shkrimtari hungarez Imre Kertez, nga
komparatisti letrar rumun Romul Munteanu etj.
Po kėshtu meriton tė rendisim autorėt e dėgjuar
shqiptarė, qė nuk duan asnjė koment si Ismail Kadare, akademiku Luan
Starova, akademiku Ali Aliu, dr. Ibrahim Rugova, analisti i mirėnjohur
Mustafa Nano, politikani i mirėnjohur Arbėn Xhaferi, poezi nga i mirėnjohuri
Visar Zhiti, Agnes Gonxhe Bojaxhiu (Nėnė Tereza), ese nga dr.Luan Topēiu,
Armand Bora, Baki Ymeri, Gani Bobi, Gustavo-Adolfo Loria-Rivel, Ēlirim
Kokonozi, poezi nga Afroviti Gusho, dhe deri tek mė tė rinjtė si Erion
Piciri, Genti Kristo, Blendi Ēeka, Penar Musaraj, Ermal Kaēurri, Ilir Shtino,
pasuniversitarė tė Universitetit tė Bukureshtit, tė Universiteteve
Amerikane dhe tė Kanadasė. Materialet e pėrfshira nė kėtė numėr i pėrkasin
shkencave politike, filozofisė, kritikės letrare, letėrsisė sė krahasuar,
psikoanalizės, arteve pamore, teatrit, estetikės, semiotikės etj, ese
vizatime mbi Shqipėrinė, mbi popullin shqiptar nė kėtė kapėrcyell mijėvjeēarėsh,
mbi proēesin e integrimit europian si provokim, i parė nė kėndvėshtrimin
e historisė sė mentaliteteve etj. Tekstet e huaja janė pėrkthyer nga
Anjeza Kadilli, Elton Petoshati, Eugen Tata, Fjoralba Babamusta, Ibrahim
Bajrami, Jonian Molla, Juxhin Vila, Livian Hamitaj, Neli Naēo, Nilena Nasi,
Renata Melonashi, Sonila Zisi, Sonila Bajrami, Ylli Dėshnica, Zamir Kokonozi.
Revista
plotėson njė nevojė pėr intelektualitetin shqiptar, pėr studentėt
shqiptarė dhe universitarėt shqiptarė kudo qė ndodhen. Vlen tė theksohet
se revista financohet nga antarėt e redaksisė dhe shpėrndahet falas. Ėshtė
ky njė motiv mė tepėr pėr tė pėrgėzuar ekipin realizues qė kryejnė njė
punė me pasion mbi baza vullnetare dhe sjellin njė ndihmesė kolosale pėrmes
kėsaj reviste performante, eminamentisht europiane, me njė vizion europian,
me njė strukturė europiane, pasqyruese e njė demokracie tė vėrtetė
europiane, me njė dinamikė qė pėrputhet dhe sinkronizohet tėrėsisht me
atė qė ndodh sot nė Europė dhe nė botė nė fushėn e mendimit filozofik,
politik, estetik, letrar etj. Ana grafike e revistės ėshtė realizuar nga
piktori i talentuar Gentian Zeka.
|