???
                          

Gjergji, ky martir dhe atlet i bekuar i Krishtit, mburrja e Janines, rrezimi i te pabeseve dhe   ngjallja e besimtareve lindi me 1808 ne fshatin Gurhli te rrethit te Grevenit. Prinderit e tij ishin fshatare te varfer dhe quheshin Konstandin dhe Vasiliqi. Ne moshen 8 vjecare mbeti jetim nga prinderit dhe per te u kujdesen i vellai dhe e motra. Ne ate periudhe te trazuar pasi u rrit, u thirr tek nje haxhi Avdulla, qe ishte funksionar i Emin Pashes dhe punoi tek ai per mese 8 vjet si ordinance. 

Pasi Emin Pasha u be sundimtar i Janines, mori me vete edhe Gjergjin e bekuar, i cili me nxitjen e miqve te tij u fejua me nuse te re e quajtur Eleni qe gjithashtu ishte jetime.

            Agarinet sipas zakonit, nuk e therrisnin Gjergjin me emrin e tij te krishter, por e quanin ordinanca Jaup Hasan, duke menduar se meqenese që i vogel ishte prane tyre, do ishte bere turk. E reja Eleni, ndonese e rritur ne varferi, ishte shume e pasur nga dhuntite shpirterore: e urte, e thjeshte, e respektonte Perendine. Pikerisht ne diten e fejeses se Gjergjit, nje hoxhe turk vrapon ta kallezoje te kadiu.

            Haxhiu e therret Gjergjin dhe e pyet se c’fare feje eshte dhe i Shenjti pa u trembur i pergjigjet: “ Kristian isha dhe jam”, duke bere njekohesisht edhe shenjen e kryqit.

             Kadiu duke degjuar nje gje te tille, vendosi ta conte tek veziri, por edhe atje martiri u pergjigj me te njejtat fjale. Veziri per ta vertetuar therret haxhi Avdullane i cili edhe i pohon se Gjergji ishte i krishter. Me kete pohim Gjergji shkruhet ne liste si i krishter dhe clirohet nga cdo shpifje.

            Duke u gdhire dita e Shen Dhimitrit, me 1836, Gjergji u kurorezua me Elenin dhe ate kohe iken bashke me Emin pashane per ne Pruske, por pas nje turneu disa mujor, u kthye ne Janine dhe u rekrutua si adjutant i Myteselim efendiut.

            Ne fund te dhjetorit 1837 e shoqja i lind djale, te cilin e pagezojne me 7 Janar 1838. Dukej se Ati qiellor ato dite po i thurte kuroren e lavdise se martirizmit, pasi diten tjeter ra ne nje gjume te thelle dhe te pasnesermen, kur u zgjua, kerkoi te vishte rrobat e festes. 

            Pasi i veshi, duke ikur, u kthye dy here per te pershendetur familjen. Ishte e marte, 12 janar 1938.U nis per ne drejtim te pazarit dhe duke kaluar nga rrapi madheshtor, takoi hoxhen se bashku me kadi Bylykbashin. Ata e kapen dhe e pyeten: “Deri kur do qeshesh me fene? Pse turk eshte Krishti?”

            Ne fillim Gjergji u trondit dhe luste qe ta linin rehat. Nderkohe duke pare kete zenke, erdhen edhe turq te tjere, por edhe te krishtere, paria, njerez shume te mire, te cilet na i transmetuan deri me sot si nje mire te cmueshme castet e fundit te Shen Gjergjit. 

            Perballe vendit te grindjes, ishin njerezit e Daut pashait, i cili urdheroi t’i sillnin perpara ata qe grindeshin. Turqit i shpjeguan se Gjergji ishte turk dhe kete e dinin te gjithe, por qe kishte ndryshuar tashti e ishte bere krishter, sepse ka ne festen e tij shenjen qe mbajne te krishteret. Kur u pyet Shenjti me guxim iu pergjigj; “I krishter linda, i krishter jam dhe i krishter do te vdes.” Kryekomandanti Daut, duke mos mundur te merrte vendim, e merr shenjtin dhe e con tek kadiu.

            Kadiu e pyet: “ I krishter je ti?” Shenjti u pergjigj: “Po, I krishter isha dhe jam dhe si te krishter me ke shkruar ne listat e tua vjet.”

            Kadiu i thote: “Vjet ishte vetem nje deshmitar, por tani jane shume qe thone se ti je turk. Ose do behesh turk, ose do vdesesh!”

            Ne burg, shenjti takoi edhe te krishtere te tjere te cilet sapo mesuan perse u burgos, filluan ta ngushellonin e t’i jepnin kurajo per martirizmin. “Mos u frikeso, i thoshin, Krishti do te te ndihmoje.”

            Diten tjeter e cuan perseri tek kadiu, i cili e nxiti te behej turk, por ai iu pergjigj perseri: “I krishter jam dhe i krishter do vdes.” Atehere si bageti e cojne ta lidhin, ia vene kembet ne nje dru, i vendosin nje pllake guri mbi gjoks me peshe rreth 70 oke dhe ia plagosin duart, duke i futur gjemba neper thonj. Shenjti i pathyer lavderon Perendine dhe e ze gjumi si mbi dyshek, duke pritur castin hyjnor. Kur u zgjua, te tjeret e pyeten nese rron, sepse u frikesuan qe nen peshen e pllakes se rende nuk do te rronte me. Shenjti u thote qe: “Nuk ndjeva fare dhimbjeje, por pashe edhe nje vegim qe do t’jua tregoj: “Erdhi nje i ri i veshur me te bardha te ndritshme dhe me tha: “Mos u tremb Gjergj, do te kesh bekimin tim.”

            Takoi te gjendej atje nje plak i keq, nje mohues i Krishtit, rreth 70 vjec qe ishte bere turk. Ai duke pare shenjtin i thote: “Ore, une kisha 70 vjet ne kete besim dhe e lashe e u bera mysliman.” Shen Gjergji pa u trembur, i fuqizuar me dhurate hyjnore i thote: “O i ndyre! Besimi im eshte me i shkelqyer se edhe dielli. O i mjere! Si mund te largohesh nga e verteta, nga rrenja jote, nga Zoti?”

            E marrin prej kadiut dhe e cojne tek funksionari i shtetit, por edhe atje shenjti u pergjigj njelloj. Atehere e burgosin. Duke gdhire e shtuna, per here te trete e cuan te shenjtin tek kadiu dhe ai predikoi per here te trete Trinine e Shenjte. “E, c’thua?” i tha kadiu. “Erdhi koha te vdesesh, do nxjerr vendimin!” Shenjti iu pergjigj qe nuk trembet nga vdekja. E fusin serisht ne burg deri ne kohen e ekzekutimit.

            Nderkaq te krishteret e Janines, te afermit e Gjergjit, si dhe paria me ne krye dhespotin e Epirit dhe Grevenit u kujdesen te shpetojne shenjtin. Shkuan tek veziri dhe i tregojne qe Gjergji nuk kishte qene kurre mysliman. Por veziri si nje Pilat tjeter “lan duart” dhe u thote qe i vjen keq, por nuk mund te anulloje vendimin e kadiut. Gjergji nderkohe ne burg ngushellonte te krishteret qe e vizitonin duke u thene: “Mos u tremb. Une do martirizohem me zell per Krishtin tim.” Por shume veta edhe e ngacmonin, sidomos rojet: “More Gjergj, behu turk te shpetosh nga vdekja dhe pastaj shko ne Greqi a gjetke dhe behu prape i krishter.” Gjergji i deshperuar nga fjalet e pushtuesit u pergjigjej: “Nuk e mohoj Krishtin, Zotin e vertete!”

Duke u gdhire e hena e Shen Andonit, erdhen e moren pese xhelate. Te burgosurit i jepnin porosite e fundit: “Mbahu burre, mos u frikeso! Mbaje te paster besimin tend! Pak dhimbje ne toke e pastaj vjen gezimi i qiellit!” Shenjti me gezimin qe i pasqyrohej ne fytyre, puthi miqte e tij te mire dhe u nis drejt martirizimit. Nje mrekulli e madhe ishte per ata qe po e verenin te shenjtin, sepse vraponte me kaq zell e qetesi perbri xhelateve, si nje dre i etur drejt burimeve te ujit, aq sa dukej sikur fluturonte ne ajer. Fytyra i dukej gazmore dhe me nje shkelqim te vecante. Kur mberriten tek dera e madhe e keshtjelles, tek nje shesh qe sot mban emrin e tij, tek vendi Kuramana, e pyeten perseri: “Cfare je?”

“Jam i krishter”, iu pergjigj, “dhe i falem Krishtit tim dhe Zonjes Hyjelindese.” Pasi tha keto luti xhelatet qe t’ia zgjidhnin duart. Pasi ia zgjidhen, Gjergji beri kryqin dhe iu drejtua te krishtereve qe ishin mbledhur aty: “Me falni vellezer dhe Perendia do t’ju fale.” Sapo mbaroi, i vune litarin ne qafe dhe duke e terhequr e dorezoi shpirtin.

Ne kete menyre ky njeri trim, ne moshen 30 vjecare u be i denje te marre kuroren e martirit dhe te perjetesise. Ishte e hene, 17 janar 1838. Me vone himnografi i frymezuar nga Perendia do te shkruante: “Ate trim nuk e munden vuajtjet, as ledhet e pushtuesve, as lulja e rinise se tij, as dashuria e gruas, as dashuria e femijes se vogel, por i quante si pengesa per te fituar Krishtin.”

Sipas zakonit te turqve, Lipsani i shenjte qendroi ne trekembesh per tre dite. Rojet cdo nate shihnin me tmerr se si ndriconte nga drita hyjnore dhe thoshin: “Po, po, po, c’xhind eshte ky?”

Pas tre ditesh te krishteret iu luten vezirit ta merrnin lipsanin e te Shenjtit dhe te gjithe kryeprifterinj, prifterinj dhe popull u mblodhen ne kishen e Mitropolise se Shen Athanasit dhe me nderim e psalme e varrosen me nje adhurim te madh lipsanin e shenjte, ne ane te hierores qe u ruajt deri tashti vone. Te krishteret  moren copa nga litari, ose kemisha e tij dhe ua dhane te semureve, te cilet mrekullisht u sheruan. Memecet folen, calamanet ecen drejt, nje gruaje me dore te thare, iu rikthye shendeti si me pare. Shume njerezve iu shfaq ne enderr, si edhe gruas se tij duke i thene: “Mos u tremb, une te vizitoj shpesh.” Fjala e mrekullive te tij i kaloi kufijte e Janines. Turma te tera vraponin ta vizitonin varrin e tij dhe sipas besimit te tyre, merrnin edhe sherimin.

Qe nga dita e martirizimit te tij, populli e nderon martirin e ri Gjergj si shenjt, por kerkuan edhe shpalljen zyrtare nga ana e Patriakanes, e cila u be me 1839 ne kohen e mitropolitit Joaniq. Ekziston gjithashtu nje leter e se vese se martirit drejtuar Krisanth Lenes, himnues dhe redaktor i sherbeses se pare te Shenjtit, e shkruar ne Janine me 27 shtator 1886 dhe e nenshkruar si Eleni Martire e re.

Me 26 tetor 1971 u be transportimi i lipsanit te shenjte me psalme madheshtore. E vendosen ne nje arke te argjendte ne kishen e tij te rindertuar, ku ndodhet edhe sot. Populli i Janines e mban martirin shen Gjergj si mbrojtesin e vet.

Marre nga “Jete Shenjtoresh” Botim i Kishes Orthodokse Autoqefale te Shqiperisë

Tiranë 1996

           Maria Xhajanka-Mathes 

                                                                                                                                                   

Opinionet dhe vërejtjet tuaja mund t'i dërgoni në adresën - info@shipkovica.com
Copyright (c) 2000 Shipkovica.com