Kohaditore
                           

Deklarata e liderėve shqiptarė tė Maqedonisė lidhur me procesin paqėsor e reformues nė Republikėn e Maqedonisė, tė nėnshkruar nė Prizren mė 22 maj

Liderėt shqiptarė tė Maqedonisė, tė vetėdijshėm pėr momentin historik nėpėr tė cilin po kalon Republika e Maqedonisė, dakordohen pėr veprim tė pėrbashkėt mbi pikat e njė konsensusi tė gjerė kombėtar dhe shoqėror, i cili duhet ta reformojė Republikėn e Maqedonisė nė mėnyrė qė tė jetė shtet demokratik i tė gjithė qytetarėve dhe i tė gjitha bashkėsive kombėtare, shkruan nė fillimin e deklaratės sė liderėve shqiptarė tė Maqedonisė lidhur me procesin paqėsor e reformues nė Republikėn e Maqedonisė, tė nėnshkruar nė Prizren mė 22 maj.
Nė deklaratė, Arbėn Xhaferi, Ali Ahmeti dhe Ymer Ymeri kanė arritur konsensus duke u mbėshtetur nė pesė pozicione parimore.
"Njohjen e faktit se reformat, pėr tė cilat angazhohen shqiptarėt, kanė qėllim ruajtjen e integritetit dhe karakterit multietnik tė Maqedonisė; njohjen se nuk ka zgjidhje 'etnike territoriale' pėr problemet nė Republikėn e Maqedonisė dhe se ēdo pėrpjekje pėr tė 'copėtuar etnikisht' territoret u sjell dėm vetė qytetarėve tė Maqedonisė dhe paqes nė rajon; njohjen se nuk ka zgjidhje ushtarake pėr problemet nė Republikėn e Maqedonisė; njohjen se procesi i transformimit tė RM-sė duhet tė shkojė vetėm drejt integrimeve evroatlantike dhe njohjen se zgjidhja do tė gjendet brenda njė procesi vendor politik me lehtėsimin e SHBA-sė dhe BE-sė", janė numėruar pesė parimet e pėrbashkėta tė liderėve shqiptarė.
Nė bazė tė kėtyre parimeve, liderėt shqiptarė tė Maqedonisė janė tė vendosur qė tė marrin pjesė nė procesin e dialogut reformist duke i trajtuar shtatė ēėshtje.
Si ēėshtje e parė janė vendosur amendamentet nė Kushtetutėn e Maqedonisė, ndėrkohė qė ēėshtje e dytė ėshtė pėrdorimi i papenguar i gjuhės shqipe si njėrės prej gjuhėve zyrtare tė Maqedonisė.
Pėrfaqėsimi pėrpjesėtimor etnik nė institucionet e shtetit, ėshtė ēėshtja e tretė pėr t'u trajtuar, ndėrkohė qė zgjerimi i kompetencave tė pushtetit komunal ėshtė ēėshtja e katėrt. Ēėshtja e pestė ėshtė sekularizmi i plotė i Kushtetutės, d.m.th. shtetit, kurse e gjashta bėn fjalė pėr vendosjen e demokracisė konsensuale nė ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me tė drejtat kombėtare, d.m.th. kufizimi i procesit tė mbivotimit nė fushat qė kanė tė bėjnė drejtpėrdrejt me tė drejtat etnike. E drejta pėr komunikim tė lirė e tė papenguar nė hapėsirėn kulturore shqiptare ėshtė ēėshtja e shtatė dhe e fundit pėr t'u trajtuar, thuhet nė deklaratėn e nėnshkruar nga tre liderėt politikė nė takimin e Prizrenit.
Gjithashtu, brenda kėtij debati, shtohet nė deklaratė, janė masat pėr transformimin e jetės sė anėtarėve tė UĒK-sė nė forma tė ndryshme profesionesh civile duke pėrfshirė edhe ato brenda institucioneve qeveritare. Tre liderėt e shqiptarėve nė Maqedoni janė pajtuar qė brenda kėtij debati, vėmendje e veēantė t'i kushtohet "rehabilitimit dhe risocializimit tė plotė tė tė gjithė pjesėtarėve tė UĒK-sė, rindėrtimit tė fshatrave dhe ekonomive familjare tė shkatėrruara gjatė luftimeve, pėrkujdesjen ndaj viktimave tė luftės, si dhe kryerjen e shėrbimit ushtarak nė armatėn e Republikės sė Maqedonisė brenda komunės sė lindjes".
Nė dialog, thuhet nė fund tė deklaratės nė tė cilėn qėndrojnė emrat dhe nėnshkrimet e Arbėn Xhaferit, Ali Ahmetit dhe Ymer Ymerit, i cili do tė zhvillohet brenda tryezės sė rrumbullakėt tė liderėve tė koalicionit tė tanishėm qeveritar, duke u kryesuar nga kryetari i republikės e me lehtėsim tė SHBA-sė dhe BE-sė, do tė krijohet forma konsensuale e pjesėmarrjes sė faktorit politik shqiptar.

Deklaratat e liderėve tė shqiptarėve tė Maqedonisė

Arbėn Xhaferi, kryetar i Partisė Demokratike Shqiptare

Qėllimi i parė ishte tė pengoj pėrēarjen kombėtare, tė gjejmė njė variant tė dakordimit tė interesave, tė pikave dhe strategjive si tė pėrfundojė kjo krizė nė Maqedoni. Qėllimi i dytė ka qenė arritja e paqes nė Maqedoni dhe nė rajon, me vendosjen e parametrave qytetrues qė rregullojnė marrėdhėniet jo vetėm nė mes tė popujve, por nė mes tė shtetit. Me kėtė ne tash e politizojmė krizėn, raundi i dytė i takon qeverisė sė Maqedonisė, e cila do ta pranojė ofertėn dashamirėse tė shqiptarėve pėr paqe dhe pėr vendosje tė rregullave tė qarta tė bashkėjetesės.

Ali Ahmeti, lider politik i Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare

Me nėnshkrimin e kėsaj deklarate kemi dashur tė tregojmė opinionit qė shqiptarėt janė unikė nė kėrkesat e tyre politike. Kurse ne si ushtri nuk dėshirojmė qė tė militarizohet situata, por ēėshtja tė kalojė pėr zgjidhje politike, zgjidhje e cila shkon nė favor tė dy popujve, zgjidhje e cila hap horizonte tė reja si nė politikėn tonė kombėtare, ashtu edhe nė Ballkan.

Ymer Ymeri, kryetar i Partisė pėr Prosperitet Demokratik

Shqiptarėt edhe kėsaj radhe tregohen se sa janė konstruktiv dhe sa janė racional nė punėt politike, tė cilat i kanė marrė pėrpara. Tė gjithė subjektet relevante shqiptare nė Maqedoni, ashtu edhe pėrfaqėsuesi politik i UĒK-sė ramė nė dakord qė shansi primar t'i jepet paqes dhe popullit shqiptar. Popujve tjerė nė Ballkan t'iu bėhet me dije se shqiptarėt nuk lypin asnjė alternativė tjetėr pėrveē paqes. Mbetet te tė tjerėt qė tė na kuptojnė drejt dhe t'i realizojmė kėrkesat politike nė mėnyrė legale dhe pa pasė humbės. Tė gjithė tė jenė fitimtar.

  
 

Opinionet dhe vėrejtjet tuaja mund t'i dėrgoni nė adresėn - info@shipkovica.com
Copyright (c) 2000 Shipkovica.com