???
                           

Kėshtu vallė mbrohet shqiptarizmi: me pesė xhami e asnjė kiosk pėr shitje gazetash!

I lumtė xha Thanas Kristo Korēarit! Sikur mos tė na e kish dhėnė fotografinė e Musa Efendiut qė mban fjalim nė Shkodėr, kundėr flamurit shqiptar, ndoshta nuk do tė na kaplonte shqetsimi ballkanik pėr fshikullime tė kėtilla, pas tė cilave fshihen do porosi tė shenjta, pėr flakjen e fanatizmit dhe kultivimin e shqiptarizmit. Sė pari deshėm tė themi Shipkovica e trimave dhe Reēica e krymbave, por i ramė pishmanit, ngase as vetė nuk jemi mė tė mirė se ta, ndaj e zgjodhėm, njė titull mė tė qėlluar. S’ėshtė punė e lehtė, tė akuzosh njė fshat apo njė fushė tė tėrė, me njė epitet tė kėtillė. Aty mund tė ketė poetė e  heronj tė shenjtė, arsimtarė e atdhetarė tė shtrenjtė, punėtorė tė dalluar, veprimtarė tė dėshmuar. Kėrkojmė ndjesė prej tyre, dhe prej prindėrve tė tyre. Sa pėr tė tjerėt, pėr bartėsit e mikrobit fundamentalist tė parazitizmit, tė klyshėve tė komunizmit, tė hajdutllėkut e kodoshllėkut, le tė urdhėrojnė kurė tė duan, t’i masim shpatat, nė shtyllat e shtypit. Kush na shtyri tė shkelim me tė mėngjėrėn, nė kuadrin e kėsaj polemike kontraproduktive? 

            E pat mė ajo kohė, kur shėrbėtorėt e pushtetit, pėr tė justifikuar besnikėrinė ndaj idealeve tė partisė, na ndiqnin e shpifnin, pse shpėrndanim falas, Shqipėrinė e re ndėr shqiptarė. Ata tashmė e kanė zėvendėsuar kapelėn e aktivistit tė partisė, me terlikun e Binladenit. Disa na janė bėrė edhe haxhinj, duke i lėnė nė mjerim fshatrat tona, pa asnjė kiosk, pėr shitje gazetash, e shitje cigaresh. Aq kushton njė barakė e tillė, sa njė ceremoni turistike nė shkretėtirat e Homeinit, qė s’ka tė bėjė as me Krujėn e Skėnderbeut, as me Drenicėn e Adem Jasharit, as me Shipkovicėn e Ali Ahmetit. Tė qaset burri i dheut, mu nė qendėr tė sokakut shqiptar, dhe ta pret sadamisht: Alejkum selaaam! Pas sundimit 500 vjeēar tė meraklinjve tė Stambollit, dhe pas terrorit 100 vjeēar tė zullumqarėve tė Shkupit e Beogradit, ka ardhur koha kur shqiptarėt mund tė flasin, dhe mund tė shkruajnė pa dorėza, duke e plasuar tė vėrtetėn lakuriqe, nga e cila mund tė preken, vetėm ata qė e kanė mizėn nėn kėsulė. Nuk e dimė nė ėshtė nga Teqja apo nga Reēica, sekretari i panominalizuar, por e dimė se nė krahasim me malėsinė e artė, fusha na ka mbetur nė baltė. Pėr momentin, nuk e kemi ndėrmend t’i bėjmė publike, emrat e atyre qė ua hėngrėn hakun shqiptarėve,  tė atyre qė manipuluan me ndihmat sociale dhe ndihmat humanitare, ngase hulumtimet janė ende tė pafinalizuara. Ato qė i plasojmė me kėtė rast, vijnė nga ana e viktimave tė fanatizmit dhe parazitizmit.

Sa pėr fanatizmin, nuk ka nevojė ta pėrmendim. Laramanė me terlik tė bardhė dhe zemėr tė zezė, kemi sa tė duash.. Janė nė gjendje tė japin pesėmijė marka pėr ngritjen e njė xhamie, por jo edhe njė gjysmė marke, pėr njė gazetė. E pat Marku! Tani nė vend tė tij, e kemi Euro-Qatipin. Kėshtu vallė mbrohet shqiptarizmi! Me shtatė shpella lugetėrish pėrballė faltoreve tė Bogovisė, dhe me asnjė kinkaleri pėr shitjen e gazetave shqipe? Tibistikfaaa! Si mos ta pėrdorim termin parazitizėm, derisa pasaniku mė i madh i njė fshati tė kėtillė, nė kohėn kur posedonte nam buajsh, kombajnash e hajnash, e detyronte hyzmeqarin trembėdhjetėvejēar tė Shipkovicės, tė flejė nė grazhd ahuri, tė zgjohet qė me natė t’i kullosė buajt nė varreza, deri nė orėt e vona tė territ, dhe tė kthehet nė grazhd, duke e kaluar ditėn me njė copė buke, me njė kuti qibriti me krypė, dhe me frikėn  nė palcė. Ja se si ia pinte gjakun, shqiptari i shitur, malėsorit tė mitur!

Shkonte rrugės pėr Kala, njė plakussh me katėr gra

Ja pėrse e riaktualizojmė atė sintagmėn e parvjetshme: Katastrofė kombėtare, qė s’ka tė bėjė me fenė, por me parazitizmin e atyre qė i trashėguan hujet e pushtuesit osman: myzevirllėkun, hajdutllėkun dhe kodoshllėkun. Pėr njėrin prej kulakėve tė panominalizuar tė njė katundi tė kėtillė, thonė se i mashtronte nxėnėset e veta, pėr atė edhe ia dhanė teskeren me kohė, duke ia zėvendėsuar epitetin e profesorit, me atė tė koftorit. S’po ia pėrmendim emrin, as tė tij e as tonin, ngase asnjėri prej nesh, nuk man emrin e ndonjė shqiptari tė mirėfilltė. Mė tė mirė ishin rilindasit qė e botonin Albaninė e Vogėl mė 1901, me do mbiemra si Gjura, Gjergji, Guri, Lisi, Katundi, Krushova, e me do artikuj si “Stambolli kundrė Shqyptarėve”, “Dibranėt dhe Ēėshtja Kombėtare”, “Letėr nga Shėn-Gjini”, “Historia e Shqypniis”, dhe e shpėrndanin “pa tė holla, nė tėrė Shqipėrinė”. Ku t’i gjejmė tani ata shqiptarė, qė t’i mbushin fshatrat shqiptare, sė paku me nga njė kinkaleri pėr shitjen e gazetave shqipe? Kemi qenė disa herė nė njė fshat tė fushės, dhe kemi parė e ēka s’kemi parė. Nė tė hyrė tė fshatit: ēallamxhinjtė e Shatit, dhe pelat e Plevenit. Shtatė ēajtore e asnjė bibliotekė, pesė xhami e asnjė shtėpi kulture. Sikur tė ishte Shėn Gjura gjallė, do t’i shkruante dy vargje shqip: Ē’kėrkon ēeni Puēalemnit, te pelat e Plevenit?

E kemi thėnė dhe e themi: shqiptarėt kanė nevojė pėr reforma fetare e kombėtare, pėr pėrlindje kulturore e shpirtėrore.  Jo mė kot shkruante Naimi para njė shekulli: “Me nderė t’onė roj Turqija,/ Po sot vuan Shqipėrija./ Ka vuar edhe po vuan-/ Turqit neve a na duan?/ S’duan fare tė na shohin./ Shqipėrinė sot s’ e njohin./ Mos durofssh, i madhi Zot./ Tė rimė nė zgjedhė sot!/ Se me punė kaq tė vyer,/ Ne mė s’jemi tė gėnjyer:/ S’jemi Turqėr as kaurė,/ Mos e thoni kėtė kurrė!/ S’jemi Grekėr as Bullgarė,/ Jemi vetėm Shqipėtarė!”. Kush janė, e nga janė ata qė i penguan punėt, pėr inaugurimin e shtatores sė Naimit, nė Lulishten e Tetovės? U lumtė atyre qė i kuptojnė me dashamirėsi kėto vėrejtje, ngase prejardhja e tyre, nuk vjen prej meraklinjve tė fshatrave tė fushės, por prej gjakut tė ullinjve tė kodrave tė Krujės. 

  
 

Opinionet dhe vėrejtjet tuaja mund t'i dėrgoni nė adresėn - info@shipkovica.com
    Copyright (c) 2000 Shipkovica.com