|
Rrėfimi i vėllait
(Mbi botimin e shkrimit tė gazetarit Salimbeni, bazuar nė
bisedėnme Lazėr Bojaxhiun mė 1979)
Ne jemi shqiptarė, jo jugosllavė si shkruajnė nga
pak gjithė gazetat e botės. Keqkuptimi ka ardhur nga qė Shkupi, qyteti ku
jemi lindur, mė parė ishte shqiptar dhe pastaj i kaloi Jugosllavisė. Po ne
tė gjithė vazhdojmė tė flasim shqip dhe motra ime (e cila di edhe anglisht
dhe pak frėngjisht) letrat mi shkruan shqip.Andrallat pėr familjen
tonė, kujton Zoti Lazėr filluan pikėrisht nga kjo luftė mes
Jugosllavisė dhe Shqipėrisė pėr zotėrimin e Kosovės, krahinės ku
ndodhet Shkupi dhe qė nga sipėrfaqja ėshtė mė e madhe se gjithė Shqipėria
e sotme. Babai ynė Nikoll Bojaxhiu, i cili ishte tregtar i kamur dhe kishte
edhe njė sipėrmarrje ndėrtimi (pat ndėrtuar teatrin e parė nė Shkup),
ishte i angazhuar edhe politikisht: kuptohet, pėrpiqej pėr tė drejtat e
popullsisė sė Kosovės, e cila ndjehej dhe dėshėronte tė mbetej shqiptare.
Ėshtė e qartė se kur erdhėn jugosllavėt iu desh tė vuante gjithė llojet
e shpagimit dhe hakmarrje. Vdiq i helmuar mė 1919, gati 46 vjeē. Dhe ėshtė
e qartė, edhe pse nuk thuhet nė asnjė ēertefikatė mjekėsore, u helmua
nga jugosllavėt.
Shkruan Pandeli Pasko Kuteli (Romė)
Para do kohe ndesha njė shkrim tė veēantė: pėr herė
tė parė Z. Lazėr Bojaxhiu, vėllai i Nėnė Terezės, rrėfente pėr
familjen e vet. Bisedėn e zhvilloi gazetari Gaetano Salimbeni nė dhjetor
1979 dhe e botoi nė revistėn javore Gente (Njerėz). Pra menjėherė
mbas dhėnies sė ēmimit Nobel Nėnė Terezės. Megjithėse i shkruar sot e
14 vjet mė parė shkrimi jep tė dhėna me shumė inetres.
Me pėrjashtim tė ndonjė pasaktėsie tė vogėl tė
gazetarit pėrsa i pėrket kornizės historike, shkrimi jep tė dhėna tė rėndėsishme
pėr jetėn e familjes Bojaxhiu dhe pėr formimin shpirtėror tė Nėnė Terezės.
Me interes tė veēantė ėshtė dėshmia pėr herė tė
parė e disa tė vėrtetave tė dhimbėshme.
E para ėshtė ajo mbi shkatėrrimin e mirėqenies tė
familjes sė Nėnė Terezės mbas helmimit tė tė atit, Nikoll Bojaxhiut,
helmuar si thuhet nė shkrim, pėr arėsye politike.
E dyta murgeshės sė pėrvuajtur, qė pati ndihmuar
sa e sa tė varfėr dhe iu pat gjendur mbi krye nė ēastin e fundit sa e sa tė
uriturve e tė sėmurėve, Shqipėria i pat mohuar tė drejtėn njerėzore pėr
ti ndenjur mbi krye nėnės sė vet nė ēastet e fundit.
Jo me mė pak interes historik janė dėshmitė e pėrkatėsisė
katolike dhe bashkėjetesės sė thjeshtėsisė me gjendjen e mirė ekonomike
tė familjes. Nga rrėfimi kuptohet se familja Bojaxhiu ėshtė njė nga tė
parat e Shkupit; kjo del edhe nga njoftimi pėr ndėrtimin e Teatrit tė parė
tė kėtij qyteti nga Nikoll Bojaxhiu. Thjeshtėsinė dhe themelin e fortė
familjar e fetar e tregojnė harmonia nė familje, kushtimi i kohės dhe
ndihmat pėr tė varfėrit, thėnia e pėrbashkėt e ruzareve e respektimi i
rregullave fetare.
Nga rrėfimi i ēasteve tė jetės sė pėrditėshme e
sidomos tė atyre mė tė vėshtira ngrihet lart figura e Nanė Drandes:
shembulli i parė i Gonxhes sė re nė rrugėn e pėrkushtimit ndaj mė tė
varfėrve tė tė varfėrve.
Shkrimi ka ditur tė paraqesė mirė edhe aspekte tė
tjera tė veprimtarisė sė Nėnė Terezės. Nė pak fletė autori nxjerr nė
pah vrrullin e madh shpirtėror tė Nėnė Terezės, fuqinė e mirėsisė dhe
dashurisė tė saj.
Pėr herė
tė parė flet Lazėr Bojaxhiu, vėllai i misionares tė nderuar me ēmimin
Nobel pėr paqen
NĖNĖ
TEREZA, IME MOTĖR
Lazėr Bojaxhiu jeton prej tridhjet
vitesh nė Palermo: u largua nga Shqipėria nė kohėn e fashizmit, mbas
pushtimit italian dhe ka qenė i dėnuar me vdekje si kriminel nga njė
gjykatė nė Tiranė. Prej kohe e kam respektuar dėshirėn pėr pėrmbajtje
tė Nėnė Terezės thotė, por tani vendosa tė flas: bota duhet tė
njohė mizorinė e regjimeve komuniste Megjithė ndėrhyrjet e
politikanėve tė gjithė kombėsive pranė qeverisė shqiptare nėna jonė
vdiq pa mundur ta pėrqafojmė edhe njė herė as unė e as ime motėr.
Nėnė Tereza i ka falur, por ėshtė mirė qė tė gjithė ta njohin dramėn
tonė.
nga Gaetano Salimbeni, nė bazė tė bisedės me Z. Lazėr
Bojaxhiu nė Palermo, dhjetor, 1979; botuar nė GENTE (NJERĖZ) dhjetor
1979 (n. 52) dhe janar 1980 (n.1)
Pėrktheu shqip dhe pajisi me shėnime Pandeli Pasko Kuteli
Ka njė dramė tė fshehtė nė jetėn e Nėnė Terezės
tė Kalkutės, tė cilėn nuk e ka ditur asnjeri dhe mbi tė cilėn ajo nuk ka
dashur tė flasė kurrė. Nuk mundi tė pėrqafojė edhe njė herė nėnėn
plakė nė shtratin e vdekjes. Ėshtė njė dramė qė e ka jetuar nė heshtje
duke e ndarė vuajtjen me tė vetmin njeri qė i ka mbetur nga familja: me tė
vėllanė. Pikėrisht i vėllai na e zbulon kėtė.
E di se Nėnė Terezės nuk do ti pėlqejė ti
lexojė kėto gjėra nėpėr gazeta, thotė Lazėr Bojaxhiu. Ajo ka qenė
gjithnjė aq e pėrmbajtur e madje edhe ėshtė drojtur tė flasė pėr
familjen e vet. E ējanė ankthet tona tė vogla pėrpara tragjedisė sė
miliona qenieve njerėzore tė cilėt vdesin ēdo ditė pėr bukė? mė
thosh gjithnjė. Pėr vite tė tėrė ia kam respektuar kėtė dėshirė pėrmbajtje
dhe ia kanė respektuar sidomos politikanėt tė cilėve Nėnė Tereza u
fliste pėr nėnėn e saj duke u kėrkuar tė bėnin diēka. Dhe kėta ishin
Kenedė-t dhe De Golė-t. Asnjeri nuk ia doli dot. Ja, shkruaje kėtė: motrės
tė vogėl e tė pėrulur e cila u pat ardhur nė ndihmė miliona tė
braktisurve, ajo qė u ka dhėnė dashurisė dhe solidaritet njerėzor aq shumė
njerėzve tė dėshpėruar, u ndalua ti qėndrojė mbi krye tė shtratit tė
vdekjes nėnės sė vet. Dhe kjo grua e gjorė vdiq e dėshpėruar duke shtrėnguar
nė kraharor njė fotografi tė vjetėr tė njomur me lotė. Shkruaje: kėshtu
vdesin nė njė vend komunist, nė Shqipėri.
Lazėr Bojaxhiu, qytetar shqiptar, 71 vjeē jeton prej
tridhjet vitesh nė Palermo, ku ėshtė drejtor i degės siēiliane tėnjė
enti farmaceutik. Ėshtė refugjat politik. La Shqipėrinė nėn fashizėm
mbas pushtimit italian dhe ishte oficer nė ushtrinė italiane. Njė gjykatė
e Tiranės e ka dėnuar me vdekje si kriminel; pra nė se kthehet e
vrasin. Nėna e tij vdiq nė Tiranė mė 1974. Ishte 83 vjeē.
E FSHEHTA
E TMERRSHME
Dua sė pari tė sqaroj njė pikė thotė vėllai i Nėnė Terezės.
Ne jemi shqiptarė, jo jugosllavė si shkruajnė nga pak gjithė gazetat e
botės. Keqkuptimi ka ardhur nga qė Shkupi, qyteti ku jemi lindur, mė parė
ishte shqiptar dhe pastaj i kaloi Jugosllavisė. Po ne tė gjithė vazhdojmė
tė flasim shqip dhe motra ime (e cila di edhe anglisht dhe pak frėngjisht)
letrat mi shkruan shqip.
Andrallat pėr familjen tonė, kujton Zoti Lazėr
filluan pikėrisht nga kjo luftė mes Jugosllavisė dhe Shqipėrisė pėr
zotėrimin e Kosovės, krahinės ku ndodhet Shkupi dhe qė nga sipėrfaqja ėshtė
mė e madhe se gjithė Shqipėria e sotme. Babai ynė Nikoll Bojaxhiu, i cili
ishte tregtar i kamur dhe kishte edhe njė sipėrmarrje ndėrtimi (pat ndėrtuar
teatrin e parė nė Shkup), ishte i angazhuar edhe politikisht: kuptohet, pėrpiqej
pėr tė drejtat e popullsisė sė Kosovės, e cila ndjehej dhe dėshėronte tė
mbetej shqiptare. Ėshtė e qartė se kur erdhėn jugosllavėt iu desh tė
vuante gjithė llojet e shpagimit dhe hakmarrje. Vdiq i helmuar mė 1919, gati
46 vjeē. Dhe ėshtė e qartė, edhe pse nuk thuhet nė asnjė ēertefikatė
mjekėsore, u helmua nga jugosllavėt.
Mė 1919, vitin e vdekjes sė Nikoll Bojaxhiut, e ardhėshmja
motėr Tereza (emri i pagėzimit tė sė cilės ėshtė Gonxhe, pėrkthyer
italisht Agnese Anjeze) ishte 9 vjeē me qė pat lindur mė 27 gusht 1910;
Lazri, vėllai ishte 11 vjeē dhe 13 vjeē motra e madhe
Agata (vdekur mė 1976, dy vjet mbas sė ėmės, edhe ajo e vetme dhe e dėshpėruar).
Ėshtė pikėrisht kjo drama tė cilėn motėr Tereza e jetoi nė heshtje pėr
shumė vite: vdekja e nėnės dhe motrės.
Lazėr Bojaxhiu nuk do tė dėshironte tė shtonte gjė
tjetėr asaj qė pat thėnė: E di se po hap njė plagė ende tė pambyllur
nė zemrėn e Nėnė Terezės dhe qė do tė mund tė mbyllet me vėshtirėsi,
por ėshtė e nevojshme qė njerėzit ta dinė si ėshtė vdekja nė kėtė
vend. Nė se vendosa ta zbuloj tė fshehtėn e tmerrshme (mund ta kisha bėrė
qysh nė Oslo gjatė ceremonisė tė dorėzimit tė ēmimit Nobel nėnė Terezės),
e bėj veē pėr kėtė: dėshėroj qė popujt e gjithė botės ti hapin
mirė sytė.
TĖ
KALLURA NĖ DHE TĖ GJALLA
Quhej Drande (emėr lule drandofile)
nėna e Agatės, Lazrit e Gonxhe Bojaxhiut. Ish njė grua me karakter tė
jashtėzakonshėm, kujton i biri. Shkatrrimi ekonomik qė pėsuam mbas
vdekjes sė babait nuk e ligėshtoi. Nuk mundi tė rifillojė veprimtarinė e
dėmtuar, por filloi menjėherė njė veprimtari tregtare me mjaft tardhura:
atė tė qilimave, qėndisjeve dhe prodhimeve tė tjera tė artizanatit vendas,
qė lulėzonte nė gjithė vendin. Fundja, u bė nėnė e babė bashkė. Dhe kėtė
punė vazhdoi ta bėjė pėr shumė vite, sa kohė qė familjes iu desh puna e
saj. Pastaj lufta (lufta e dytė botėrore), shkatrrimi i dytė. Nga Shkupi nėna
dhe motra qė tashmė kishin mbetur vetėm, mbasi Goxhja ishte tashmė nė
Indi dhe unė nė Itali, u shpėrngulėn nė Tiranė. Dhe atje, me ardhjen nė
fuqi tė komunistėve mbetėn tė kallura nė dhe tė gjalla. Kufijtė u
mbyllėn pa asnjė mundėsi komunikimi me ne pėr tė paktėn dhjetė vjet.
Pastaj, mė nė fund, njė shenjė jete me njė letėr e cila mė mbrriti nė
Itali, nė Palermo. Iu pėrgjigja, ju dhashė lajme pėr mua e pėr Nėnė
Terezėn. Ishte gjė e madhe qė po mund tė komunikonim. Ato na shkruan pėrsėri.
Por egjimi komunist i Tiranės nuk toleron tu shkruash mė shumė se njė
letėr nė muaj tė dashurve tė tu qė ndodhen jashtė shtetit dhe pėrveē kėsaj,
letrat si nė dėrgim ashtu edhe nė mbrritje duhet tė kalojnė nėpėrmjet
censurės sė Shtetit.
Nėnė Tereza (kėshtu e quan i vėllai apo thjesht nėna)
i pati hedhur ndėrkohė themelet e asaj qė do tė shndrrohej nė
organizatėn ndihmėtare mė frytdhėnėse nė botė. Vetėm me forcėn
e saj tė madhe qė ish forca e dashurisė. Pėrballė kėsaj motre tė pėrulur
me zemėr aq tė madhe, pat thėnė Indira Gandi, tė gjithė ndjehemi tė
vegjėl e tė turpėruar nga vetja jonė. Tashmė Nėnė Terezės i
hapeshin gjithė dyert: Kenedi, De Goli, mbreti Gustav Adolf i Suedisė, ishin
jo vetėm pėrkrahės tė veprės, por edhe miq tė saj. Dhe atyre Nėnė
Tereza mundi tu drejtohet pėr tu kėrkuar ti shkėpusė motrėn dhe
tė ėmėn nga njė rregjim i pamėshirshėm, i cili ua bėnte tė dėshpėruar
vetminė.
U takuam nė Romė mė 1960 kujton Lazėr Bojaxhiu.
Nėnė Tereza kthehej nga Shtetet e Bashkuara dhe unė qė nuk e shihja
prej kaq vitesh pata dėshirė tė shkoj e ta pėrshėndosh nė aeroport duke
u pėrzier me turmėn e vogėl tė motrave qė po e prisnin. U pėrqafuam gjatė-gjatė,
me dashuri, po askush nuk na njohu pėr vėlla e motėr: ajo aq e vogėl dhe e
hajthme, unė tė paktėn dyfish i gjatė. Me mua ishin edhe ime shoqe dhe ime
bijė qė nuk e kishin takuar asnjėherė.
I thashė: Nėnė, duhet tė bėjmė njė gjė pėr
kėto gra tė mjera qė rrojnė aty nė Shqipėri. Mu pėrgjegj: Ki
besim, tani diē mund tė bėj. Kam shumė miq nė gjithė botėn qė mund tė
mė ndihmojnė.
Ndenjėm katėr ditė nė Romė kujton pėrsėri i
vėllai. Unė nė hotel, ajo nė kolegjin e motrave. Rrinim bashkė disa orė
nė ditė, hanim drekė nė hotel dhe njė herė edhe nė kolegjin ku qėndronte.
Ajo kish shumė punė, takime nė ēfarėdo orė. Nuk arrita tė kuptoj kurrė
ku e kishte aq forcė njė grua e vogėl me pamje aq tė brishtė. Ajo thosh
gjithnjė: E kam nga Zoti kėtė forcė. I ktheheshim bisedės pėr nėnėn.
Shkruajtėm bashkė nga Roma. Shiko se do tia dalim ta nxjerrim nga
Shqipėria, vazhdonte tė mė siguronte. Dhe unė mendoja si do tu pėrgatisja
njė qoshe nė shtėpinė time nė Palermo, ku mund tė vendoseshin e tė
jetonin mė nė fund tė qeta. Nė Palermo Nėnė Tereza do tė mund ti
takonte shumė lehtė.
GĖNJESHTĖR
Kaluan vite, u takuam edhe herė tė
tjera, pėrsėritėm tė njejtat biseda, ndėrsa letrat qė vinin nga Shqipėria
kishin gjithnjė e mė shumė ankth. Dua tu shoh pėrpara se tė vdes:
ėshtė e vetmja lutje qė i bėj tė madhit Zot, shkruante nėna. Nė
jetė, mė thoshte mė pas Nėnė Tereza nė njė nga takimet tona, kam
arritur gjithė ēkam dashur vetėm me forcėn e dashurisė; por ama ka
pengesa tė cilat mjerisht dashuria nuk arrin ende ti kapėrxejė. E
hidhte fjalėn tek pėrpjekiet e bėra nga Kenedi, nga De Goli, nga mbreti
Gustav Adolf i Suedisė, tė cilat dolėn tė kota.
Di se nė veēanti ministri i atėherėshėm i jashtėm
francez Kuv dė Myrvil pat bėrė hapa konkrete ndaj kolegut tė vet tė Tiranės:
Shqipėria, asohere aleate e Kinės, synonte tė hapej me drojtje ndaj Perėndimit
dhe qeveria frėnge dukej e prirur pėr tė filluar dialogun. A nuk ishte pra
rasti mė i mirė pėr tė zgjidhur ēėshtjen e nėnės dhe motrės tė motėr
Terezės!
Por as kėsaj here nuk u arrit ndonjė gjė. Ministri
i jashtėm frėng pati kėtė pėrgjigje nga kolegu i tij shqiptar: Zonjat
Drande dhe Agata Bojaxhiu nuk janė nė gjendje fizike qė lejon njė udhėtim
jashtė shtetit1). Ishte gėnjeshtėr. Nėna dhe motra nuk ishin tė sėmura,
nuk kishin rėnė nė shtrat. E vetmja sėmundje e tyre ishte vetmia, dėshpėrimi.
Dhe vdiqėn tė dyja tė dėshpėruara: nėna mė 1974, motra Agata pas dy
vitesh.
TĖ
DISH TĖ FALĖSH
Kujtime tė tmerrėshme, tė cilat na u
shfaqėn nė mėnyrė dramatike edhe nė mbrėmjen e ceremonisė pėr dorėzimin
e Nobel-it nė pallatin e madh tė Stokholmit. Isha gati duke i nxjerrė nė
shesh tė gjitha me gazetarėt, thotė Lazėr Bojaxhiu. U bllokova nga
buzėqeshja e Nėnė Terezės. Ajo ėshtė gjithnjė e prirur ndaj faljes dhe
i tashmė i ka falur.
Ju buzėqeshi tė gjithėve motra e pėrulur, e cila as nė
ceremoninė zyrtare nuk hoqi dorė nga nga sari i saj i bardhė prej pambuku
me anė ngjyrė qielli, kapur nė supe me njė kryq. I buzėqeshi mbretit tė
ri tė Suedisė (nip i mikut tė saj tė madh Gustav Adolf), u buzėqeshi
dinjitarėve tė Oborrit, anėtarėve tė Akademisė, duke i falenderuar pėr
nderin e madh qė i patėn bėrė. E di mirė e saktėsoi se ky nuk
ėshtė ēmim pėr mua, se gjithė kėto miliona nuk di fare ēti bėj,
meqė gjithnjė kam jetuar nė varfėri, po ėshtė pėr punėn time, dhe pėr
punėn time kėto miliona nuk mjaftojnė. Sidoqoftė unė do ti shpenzoj
shpejt, i kam bėrė tashmė programet; e di se tė tjera do tė vijnė nga
gjithė bota.
Nuk pranoi as drekėn zyrtare. Paratė qė keni
shpenzuar pėr darkė, nė se doni, mund tua jepni fėmijėve tė mij.
Ia dhanė. Dhe doli nga skena buzėqeshur, si pati hyrė. Vėllait (dhe mbesės
qė e shoqėronte) para se tė ndahen i tha: Dashuria, kujtoje, do tė thotė
edhe, dhe mbi tė gjitha, tė dish tė falėsh.
PJESA E
DYTĖ
KUR IME
MOTĖR ISH 18 VJEĒ
Nė kėtė moshė Gonxhja vendosi tė
bėhet murgeshė: u nis pėr Irlandė dhe mbas njė viti ishte nė Indi me
emrin motėr Tereza. Shembulli i nėnės sonė ishte pa tjetėr
vendimtar pėr thirrjen qė ndjeu Gonxhja: qė kur ishte vajzė ndihmonte tė
varfėrit, iu shpinte pėrditė pėr tė ngrėnė.
Nėnė Tereza, thotė i vėllai Lazėr i ka
falur vrasėsit e prindėrve tanė, ndėrsa unė nuk di nė se do tė mund
ti fal ndonjėherė. Ajo ka forcėn e madhe tė dashurisė qė e mban, nė
saje tė sė cilės ka kapėrxyer aq shumė ēaste tė vėshtira dhe fituar aq
shumė beteja. Tė duash, kujtoje mirė o vėllai im mė thosh gjithnjė
do tė thotė edhe tė dish tė falėsh. Ma tha edhe mbrėmjen kur i
dhanė Ēmimin Nobel nė Stokholm dhe unė pyes veten nė se do tė mund ta
kem atė forcė. Do ti kėrkoj ndihmė asaj nė se do qė edhe unė ti
fal...
Pėr Nėnė Terezėn e Kalkutės janė shkruar shumė
libra: pėr punėn qė bėn sot e 40 vjet nė mes tė mė tė varfėrve tė
tė varfėrve tė botės; pėr shtėpitė qė ka hapur, tė cilat nga
Italia u shtrinė nė gjithė kontinentet, pėr fjalimet qė mban, letrat,
meditimet, mėsimet. Por ne kemi ditur shumė pak pėr jetėn e saj. Nėnė
Terezės nuk i pėlqen tė flasin pėr tė kanė thėnė gjithnjė biografėt.
Mu lut tė mos bėj asgjė qė do tė pėrfundonte si biografi, ka
shkruar englezi Malkolm Magerixh (Malcolm Muggeridge) nė parathėnien e
librit Njė gjė tė bukur pėr Zotin.
JETA E
KRISHTIT
Askush nuk ka cekur ndonjėherė tė
vėrtetat e tmerrshme tė cilat Nėnė Tereza i ka ruajtur nė zemrėn e
vet pėr kohė tė gjatė, duke vuajtur nė heshtje: vdekja tronditėse e
babait, i helmuar nga jugosllavėt dhe fundi i dėshpėruar i nėnės tė cilėn
rregjimi komunist shqiptar nuk e lejoi tė pėrqafonte bijtė para vdekjes. Pėr
kėtė pėr herė tė parė foli i vėllai pėr revistėn tonė. Dhe tani pėr
shumė biografė do tė jetė mbase mė e vėshtirė tė kuptojnė ku e gjen
forcėn e vet kjo motėr e jashtėzakonshme e vogėl e cila ėshtė zhytur
aq shumė nė tiparet e tė pėrbashkėta tė njerėzimit sa qė ėshtė
identifikuar me vuajtjen njerėzore.
Sipas meje bota sot ėshtė e pėshtjelluar dhe vuan
shumė, ka thėnė shumė herė Nėnė Tereza duke iu folur misionareve tė
dashurisė, urdhėr i krijuar prej saj mė 1950 sepse nė vatrat e shtėpive
dhe nė jetėn e familjes ka me tė vėrtet pak dashuri. Nuk kemi kohė pėr fėmijėt,
nuk kemi kohė pėr njėri tjetrin, nuk kemi kohė as ti gėzohemi njėri
tjetrit. Mendoj se nė se do tė mundnim veē ti sillnim pėrsėri nė jetėn
pėrditėshme atė jetė qė bėnin Krishti, Maria dhe Josifi nė Nazaret, nė
se do ti bėnim shtėpitė tė tona tjetėr Nazaret, nė botė do tė mbretėronin
dashuria dhe gėzimi....
___________
1) Pjestarė tė shėrbimit diplomatik amerikan, francez,
suedez e sidomos shqiptar tė asaj kohe mund tė japin dėshmi historike pėr
negociatat e rastit; pala shqiptare e shėrbimit tė jashtėm dhe e mbikqyrjes
sė brendėshme mund tė japė tė dhėna tė drejtpėrdrejta, p.sh. nga dhe
si erdhi urdhėri pėr tė lejuar letėrkėmbimin, pėr ta ndėrprerė e
sidomos pėr tė mos lejuar largimin e dy grave tė gjora. (sh.p.)
Nazareti i Nėnė Terezės ish Shkupi,
njė qytezė e krahinės shqiptare tė Kosovės, e cila i kaloi Jugosllavisė
mė 1909, pak para se ajo tė vinte nė jetė. Nė familjen e saj kish dashuri
dhe gėzim e jo varfėri Nazareti. Babai, Nikoll Bojaxhiu, ishte tregtar i
kamur lėnde ndėrtimi; nėna, e cila quhej Drande (emėr lule nė Shqipėri),
vinte edhe ajo nga njė familje nė gjendje tė mirė: Agi (italisht Agata), e
madhja; Lazėr, i vetmi mashkull dhe Gonxhe (italisht Agnese), e ardhmja Nėnė
Terezė. Gonxhja lindi mė 27 gusht 1910, vėllai mė 1908, motra mė 1906.
TĖ SHTATĖ
JETIMĖT
Njė
familje jashtėzakonish e lumtur, kujton Nėnė Tereza. Unė nuk mund ta
harroj nėnėn time. Zakonisht ishte gjithnjė shumė e zėnė me punė, tėrė
ditėn. Po kur afrohej mbrėmja kish zakon tė kryente me ngut punėt pėr tė
qenė gati tė presė tim atė. Atėhere nuk kuptonim dhe qeshnim e madje edhe
bėnim pak hoka. Sot nuk mund tė mos sjell nėpėrmend butėsinė e dashurisė
qė ndjente pėr tė ime ėmė: sido qė tė bėhej ajo ishte gjithnjė gati pėr
ta pritur buzagas... Ishte njė grua e dashuruar, shumė bujare, me parime tė
shėndosha katolike...
Shkupi atėhere ishte shumica musulman; kishte shumė
ortodoksė: shumė tė pakėt katolikėt. Ne tregon Lazėr Bojaxhiu
ishim ndėr tė paktėt katolikė tė qytetit. Ishte njė kishėz dy hapa
nga shtėpia jonė: nėna na ēonte nė meshė qė tė tre, gati pėrditė nė
mėngjes nė orėn kur babai dilte pėr tė shkuar nė punė. Dhe nė mbrėmje,
sapo errej, mblidheshim tė gjithė nė sallonin e madh ku rrinim dhe thoshim
ruzaret2) me tė. Shpesh kish edhe tė afėrm qė i prisnim nė njė
shtėpi tjetėr, ė cilėn e ndante nga e jona njė kopėsht i madhme shumė
lule dhe pemė. Edhe miqtė tanė, tė pėrpiktė, vinin ēdo mbrėmje pėr tė
thėnė ruzaret me ne.
Dhe nėna, me gjithė punėt e shtėpisė, gjente kohė
edhe pėr tė shkuar e vizituar tė sėmurėt nė qytet, pėr tu ēuar
veshje tė varfėrve. Shpesh shkonim edhe ne fėmijėt. Ju jeni me fat
na thosh gjithnjė nėna: keni shtėpi tė bukur, bukė e veshje, po nuk
duhet tė harroni se ka shumė njerėz qė vuajnė pėr bukė dhe fėmijė qė
nuk kanė me se tė vishen dhe kur sėmuren nuk kanė as barna pėr tu
mjekuar.
Gonxhja, vazhdon mė tej tregimi i vėllait nuk
linte ti ikte as edhe njė nga kėto vizita ditore. Ishte njė grua e varfėr
e ve qė rronte me shtatė bijtė e saj, gati tė gjithė tė vegjėl, nė njė
dhomė tė errėt e tė ndyrė dhe ishte e sėmurė rėndė. Ne fėmijėve na
ndahej zemra mė dysh kur i shihnim tė gjithė atje, grumbull mbi njė shtrat
tė vetėm tė madh, qė ish njė lloj shtroje mbulesash tė lerosura e tė
ronitur. Veē njė dhomė pėr tetė krijesa me njė birucė pėr guzhinė dhe
madje pa banjė, ndėrsa ne kishim sejcili dhomėzėn e vet tė bukur, madje
kishim edhe vaskė banje me ujė qė vinte drejtpėrdrejt nga rubineti (gjė e
rallė atėhere pėr Shkupin). Gonxhja, kur dilte nga shkolla, shkonte gjithnjė
tek kėta fėmijė tė varfėr para se tė vinte nė shtėpi dhe kthehej
mbasdite pėr tė ngrėnė zemėr me ta: kuptohet se zemrėn e ēonte ajo. Kur
mė pas kjo e gjorė vdiq, mė kujtohet se tė shtatė fėmijėt rronin nė tė
vėrtet nė shtėpinė tonė.
JETA
IME E RE
Po edhe pėr Bojaxhijtė erdhėn ditė
tė trishtme. Fėrkimet mes Shqipėrisė dhe Jugosllavisė mbas kalimit tė
krahinės sė Kosovės nė Jugosllavi nuk pushonin. Im atė, i cili merrej
edhe me politikė, tregon vėllai i Nėnė Terezės i pat mbrojtur pa u
tundur tė drejtat e kėsaj krahine shqiptare pėr tė mbetur e bashkuar me
vendin amė, por mė pas iu pat dashur tė dorėzohet pėrballė trupave tė
Beogradit dhe shpagimeve e hakmarrjeve tė padronėve tė rinj. Sipėrmarrja e
tij falimentoi, familja jonė filloi tė vuajė dhe mė nė fund jugosllavėt
e vranė duke e helmuar. Njė mbrėmje babai u kthye nė shtėpi dhe e kapėn
dhimbje therėse. E shtruan nė spital, po nuk patėn sti bėnin. Vdiq
mbas pak orėsh. Ishte viti 1919. Nikoll Bojaxhiu ishte gati 46 vjeē. Tė
tre fėmijėt ishin 13, 11 e 9 vjeē. Ishte nėna ajo qė i shpėtoi nga varfėria
duke filluar njė tregti qilimash, qėndizmash dhe tė prodhimeve tė tjera tė
artizanatit tė vendit.
Gjithė ne fėmijėt kujton Lazėr Bojaxhiui,
jepnim njė dorė, por pa lėnė mbas mėsimet. Shkonim mjaft mirė nė
shkollė. Tė tre ndiqnim shkolla jo katolike, por Gonxhja kalonte njė pjesė
tė madhe tė kohės sė lirė nė famulli, tė cilėn e drejtonin jezuitėt.
Si e kujton vėllai Gonxhen e kėtyre viteve? Kujtoj
shumė mirė thotė Zoti Bojaxhiu pėr Gonxhen nėntė vjeē. Ishte bufe
dhe e rrumbull, e shėndetėshme, e rregullt, e arėsyeshme, madje tepėr
serioze pėr moshėn e vet. Ishte e vetmja nga tė tre qė nuk merrte fshehtaz
marmelatė. Po ndonjėherė, siē ish e mirė dhe bujare, mė nė fund mė
ndihmonte, sepse i vetėm nuk ia dilja dot tė ngreja kapakun e enės sė
madhe tė vendosur lart mbi njė murin nė dhomėn e bukės. Unė isha grykės
i madh marmelate dhe ėmbėlsirash. Shpesh ngrihesha edhe natėn pėr tė
llupur ndonjė gjė dhe ajo mi ndjente hapat nė korridor e vinte e gjente
nė guzhinė apo nė dhomėn e bukės dhe mė kujtonte se mbas mesnate nuk
duhej as tė pija dhe as tė haja ndonjė gjė sepse tė nesėrmen nė mėngjes
duhet tė kungoheshim. Asohere ishte i detyruar agjėrimi i plotė, i cili u
hoq
veē para pak kohe. Unė, tė them tė drejtėn nuk u
kushtoja rėndėsi kėtyre rregullave, por ajo trishtohej. Krishti, mė
thoshte shpesh, duhet pritur me nderim tė madh dhe duhet tė pėrgatitemi
ta presim me dinjitet, edhe duke bėrė sakrifica. Unė bėja sikur e dėgjoja,
po edhe natėn e mėpasme shkoja pėrsėri nė guzhinė. Por duhet ta them se
nuk mė tradhėtoi asnjėherė. Mė donte me gjithė shpirt, edhe se disa herė
i sillja telashe. Kujtoj se kur nėna na jepte urdhėr ne fėmijėve tė
pastronim kėpucėt dhe unė nuk doja, vetė ajo pastronte edhe tė miat.
_____________
2)
Ruzaret tek katolikėt, thėnia me
zė apo me mend e disa lutjeve: tre grupe nga pesė Tė falem o Mri qė
thuhen dhjetė herė e qė paraprihen sejcili grup nga njė Ati Ynė,
nga njė Lėvdue kjoft Ati dhe nga njė prej shenjave. Numurimi i
lutjeve bėhet me ruzare, shpesh tė pėrgatitura nga petalet e trėndafilit.(sh.p.)
Si i lindi thirrja pėr misionare? E kujton vetė Nėnė Tereza nė shkrimet e
saja: Sdi tė them nė se nė pjekjen e thirrjes sime ka pasur mė shumė
ndikim shembulli i nėnės sime dhe dashuria e saj pėr tė varfėrit apo
prania ime e parreshtur nė famullinė e jezuitėve. Ėshtė e sigurt se
mendimet e para mė erdhėn kur sapo pata mbushur dymbėdhjetė vjeē. Por ama
nuk fola me njeri. Vazhdova tė studioj dhe pėrfundova liceun. Dhe kur isha
tetėmbėdhjetė vjeē ia thashė tė gjitha nėnės. Nė se ky ėshtė
vullneti i Zotit, mė tha kjo grua shenjtore unė nuk do tė kundėrshtoj.
Ishte njė jezuit nė Shkup qė mė foli pėr herė tė parė pėr
Kongregacionin irlandez tė Abacisė sė Loretos qė e kish qendrėn nė
Rathfarnham, pranė Dublinit. Pra u nisa pėr Irlandė. Ishte 28 nėntor 1928
dhe prej tri muajsh kisha mbushur tetėmbėdhjetė vjeē. Veē njė vit mė
pas isha nė Indi.
Rishtare nė Darjeeling, pranė Kalkutės, Goxhe Bojaxhiu
pėrmbush kushtet dhe dėrgohet tė japė mėsim nė Shkollėn e Mesme tė
Shėn Marisė tė Kalkutės. Tashmė ėshtė motėr Tereza. Ėshtė jeta
ime e re i shkruan e lumtur nėnės. Kolegji ynė ėshtė i shkėlqyer,
nė mes tė njė kopėshti shumė tė madh, mes vllajash me lule, pemė e shatėrvane
me currila uji. Mė pėlqen tė jap mėsim. Kam kėtu pėrgjegjėsinė e njė
shkolle tė tėrė dhe aq shumė vajza, tė cilat mė duan shumė. Mė vjen
keq se nuk jam me ju. Po edhe ti shumė e dashur nėnė duhet tė jesh e
lumtur: Gonxhja jote e vogėl ėshtė e lumtur.
Shumė shpejt do tė heqė dorė nga ky oaz paqe. Duke
udhėtuar njė ditė me tren dhe duke dalė pastaj nė mbrėmje nėpėr rrugėt
e Kalkutės, do ti shkruajė njė ditė nėnės u kujtova se thirrja
ime e vėrtetė ishte tu shėrbej tė varfėrve. Njė mbrėmje eca gjatė.
Eca pa u ndalur fare derisa nuk mundja mė. Atėhere kuptova mė mirė se deri
nė ēfarė shkalle raskapitje duhet tė mbrrijnė ata qė janė me tė vėrtetė
tė varfėr, gjithnjė nė kėrkim tė pak ushqimi, barnash, ēdo gjėje...
Kujtimi i qetėsisė materiale qė gėzoja nė Kuvendin e motrave tė Loretos
mu shfaq para sysh si tundim. U ndjeva e pafuqishme ndaj thirrjes sė re.
Krishti mė donte atje. Dhe nuk pata mėdyshje ta ndjek vullnetin e tij.
Do tė kalojnė shumė vite pėrpara se Nėnė Tereza tė
mund ti kushtohet krejtėsisht e pavarur thirrjes sė re dhe pėrfundimtare.
Leja pėr tė lėnė Urdhėrin e Motrave tė Zonjės Tonė tė Loretos i
mbrriti nga Roma vetėm mė 8 gusht 1948. Mė 21 dhjetor tė po kėtij viti
hapet shkolla e parė e saj nė rrethinat e Kalkutės; mbas njė viti Qendra e
parė e grumbullimit tė njerėzve qė ndodheshin nė prag vdekjes nė njė
papafingo tė dhuruar nga njė zonjė europiane e cila jetonte atje; dhe mė 7
tetor 1950 themelon Kongregacionin e ri tė Misionareve tė Dashurisė,
i cili vetėm mbas 15 vjetėsh, mė 1965 do tė ketė miratimin papnor.
LETRAT E
SAJ
Po sidoqoftė, pėr tė filluar punė Nėnė
Tereza nuk pret miratimin papnor. E kam shtėpinė time tė re i shkruan
nėnės mė 1950 dhe ėshtė shtėpia e tė varfėrve: jo e tė varfėrve,
por e atyre mė tė varfėr ndėr tė varfėrit; e atyre tė cilėve njerėzit
nuk duan tu aviten nga frika e ngjitjes sė sėmundjeve dhe erės sė
zhulit, nga qė janėtė mbuluar me mikrobe dhe insekte; e atyre qė nuk
shkojnė tė luten, mbasi nuk mund tė dalin nga shtėpia tė zhveshur; qė
nuk hanė, mbasi nuk kanė mė forcė tė hanė, qė rrėzohen rrugėve, edhe
pse e diinė se po vdesin, dhe pėrbri tė cilėve tė gjallėt ecin pa ju
kushtuar vėmendje: e atyre qė nuk qajnė mė, se nuk kanė mė lotė.
Gėzimi kushtimit ndaj tė tjerėve ėshtė titulli i njė
libri shkruar nga njė spanjoll, ku janė pėrmbledhur fjalimet, meditimet, mėsimet
e kėsaj motre tė pėrulur dhe tė vogėl, e cila mahniti dhe mallėngjeu
gjithė botėn me pėrkushtimin e saj, me dashurinė e saj pėr tė varfėrit,
me vrrull jetėsor tė jashtėzakonėshėm (Ma ka falė Zoti forcėn,
thotė), qė fshihen pas pamjes jashtėsore tė njė karakteri nė dukje tė
brishtė e tė pambrojtur. Por pjesė tė meditimeve tė saj i gjejmė edhe nė
letrat qė Nėnė Tereza u ka shkruar njerėzve tė familjes.
Ja disa nga mė domethėnėset: Pa vuajtje puna jonė
do tė ishte njė veprimtari shoqėrore, njė veprimtari shumė e mirė dhe e
dobishme, po nuk do tė ishte punė e Krishtit. Ne duhet tė shelbojmė jo vetėm
varfėrinė materiale, po edhe mjerimin shpirtėror. Dhe duhet ta marrim
parasysh sepse vetėm duke u bashkuar fort me tė varfėrit mund ti
shelbojmė, duke futur Zotin nė jetėn e tyre, duke i bartur e ēuar ndaj
Zotit....
Dashuria ėshtė arma jonė: dashuri pėr tė gėrbulurit,
pėr pleqtė, pėr ata nė prag tė vdekjes, pėr tė paralizuarit: pėr ata qė
nuk kanė asgjė dhe qė nuk duhen nga asnjeri....
Krishti nuk do tė na pyesė ēfar kemi bėrė, por me
sa dashuri i kemi bėrė veprimet tona....
Ka barna dhe mjekime pėr ēfarėdolloj sėmundje. Por
nuk ka duar tė mira qė tu shėrbejnė dhe zemra bujare qė tė dashurojnė
dhe nuk besoj se do tė mund tė mjekohet ndonjėherė sėmundja e tmerrshme e
tė mos ndjerit tė dashur nga dikush...
Sot mė duket se tė gjithė kemi rėnė pre e njė
furie tė tmerrėshme, stėrmundohen pėr tė arritur synime gjithnjė e mė tė
larta dhe pėr tė grumbulluar pasuri gjithnjė e mė tė mėdha dhe gjėra tė
tjera. Fėmijėt kanė pak kohė tu kushtojnė prindėrve dhe prindėrit
kanė pak kohė ti kushtojnė njeri tjetrit me pasojė qė nė familje
zhduket gėzimi pėr tė jetuar....
Nė botė ka shumė urrejtje, shumė luftra. Nuk do
tia dalim dot ti mposhtim urrejtjen dhe luftrat me pushkė dhe as me
bomba, dhe as me ndonjė tjetėr armė qė shkakton plagė: do tia dalim
mbanė vetėm me vepra dashurie, gėzimi, paqe vėllazėrimi.
Herėt e para kur mė jepnin ēmime mbeta shumė e
habitur. Nuk dija ti pranoja apo jo. Por mbrrita nė pėrfundim se duhet
ti pranoja ēmimet nė emėr tė mė tė varfėrve tė tė varfėrve si
nderim ndaj tė varfėrve.
Nė se do tė duhet tė meditosh gjatė mbi kėto fraza tė
diktuara nga zemra e njė motre tė vogėl e tė pėrulur e cila pesėdhjet
vjet mė parė e la familjen e vet pėr tė krijuar njė tjetėr edhe mė tė
madhe, atė tė miliona qenieve njerėzore tė cilėt bota nuk i pranon, tė
cilėt rrėxohen pėrdhe, vdesin rrugėve dhe njerėzit qė kalojnė as qė
ndalen pėr tu hedhur sytė.
Dėshmi e
krezmimit tė Nėnė Terezės nga Pandeli
Pasko Kuteli
Nė materialet e ēėshtjes sė lumnimit tė Nėnė Terezės
pranė Kongregacionit pėr Ēėshtjet e Shenjtėrimit gjendet edhe njė dėshmi
e rėndėsishme pėr jetėn e Nėnė Terezės nė vitet e para tė saj, kur
ajo ishte thjesht Goxhe Bojaxhiu. Ėshtė dėshmia e krezmimit. Fotokopja e kėsaj
dėshmie u paraqit nė Romė nė javėn e festimeve tė lumnimit tė Nėnė
Terezės nė njė ekspozitė fotografike nė mjediset e famullisė tė Shėn
Antonit. Me qė nuk lejohej fotografimi, po paraqes pėrmbajtjen me fjalė dhe
disa komente.
Nė krye tė dokumentit shkruhet serbokroatisht Ēertefikatė
Pagėzimi, por mė pas kuptohet se bėhet fjalė pėr krezmim, i cili ėshtė
njė sakrament tė cilin katolikėt e bėjnė mbas sakramenteve tė pagėzimit
dhe kungimit. Krezmimi ripohon (angl. confirmation) pėrkatėsinė ndaj fesė
sė krishtere. Pra ky dokument vjen mbas atij tė pagėzimit, i cili duhet tė
ketė qenė bėrė zakonisht menjėherė mbas lindjes, pra qysh mė 1910.
Dokumenti nė fjalė ėshtė lėshuar mė 11 korrik 1928 dhe mban emrin e
klerikut qė e vėrteton: B. Bukovic, i cili mendojmė se ėshtė i njejti p.
Bukovic i pėrmendur si prift mbase slloven qė shėrbente nė Shkup nė kėtė
periudhė (D. Lush Gjergji, Nėna jonė Terezė, Zagreb, 1980). Nga sa
ėshtėpasqyruar nėpėr libra tė ndryshėm mbi Nėnė Terezėn si dhe nga
paraqitja dokumetare e fotografike e jetės tė sė Lumes nė ekspozitėn e
famullisė tė Shėn Antonit nė Romė, duket se ky ėshtė nga tė paktat
dokumenta tė njohura. Kisha katolike e Shkupit Zemra e Krishtit, ku
sipas autorėve tė ndryshėm ka qenė pagėzuar Nėnė Tereza, u shkatėrrua
nga tėrmeti i 26 korrikut i vitit 1964, pa folur pėr bombardimet gjatė Luftės
sė Dytė Botėrore. Kjo kishė ishte relativisht e re, mbasi njė kishė e
vjetėr katolike kishte mbetur nga ana tjetėr e Vardarit, ndėrsa shumė
kisha tė tjera katolike tė zonės ishin shndruar prej kohe nė kisha
ortodokse e nė xhami. Shkupit i pat mbetur vetėm qendra e ipeshkvisė
katolike dhe njė kuvend. Meqenėse Shkupi nga njė qendėr e katolike u pat
shndruar nė njė zonė kufitare tė katolikėve, kuptohet se edhe humbjet nė
dokumeta kanė qenė vėrtet tė mėdha e me pasoja tė rėnda sidomos pėr
komunitetin shqiptar nė pėrgjithėsi dhe atė katolik nė veēanti. Sa mė
sipėr tregon edhe vėshtirėsinė e kėrkimeve nė fushėn dokumentare dhe
ngre rėndėsinė e njė shqyrtimi tė hollėsishėm tė dokumentit nė fjalė.
Nė dokumentin e krezmimit thuhet:
Sakrament
sv. Potvrde je primila dne 26 novembra 1916 od nabiskupa Lazar Mieda u
Skoplju.
Pra shqip (jo nė shqip): Sakramentin e
krezmimit e mori mė 26 nėntor 1916 nga arqipeshkvi Lazar Mjeda nė Shkup.
Dhe mė tej:
Kuma
joj je bila Tada Simon irokes.
Pra shqip: Kumbarė e saj ishte Tada e
Simon Shirokės.
Nė fund shėnohet se kjo ėshtė njė dublikatė e
origjinalit e cila do tė jetė xjerrė nga rregjistri i famullisė.
Komente
Dokumenti ėshtė tepėr i shkurtėr pėr
komente tė gjata, por ne e lejohemi tė shėnojmė sa mė poshtė.
Data e lėshimit tė dublikatės sė dokumentit tregon se
ai ishte i domosdoshėm pėr rrugėn e jetės sė ardhėshme qė do ta
shndrronte tė renė Gonxhe Bojaxhiu nė motėr e mė pas nė Nėnė Terezė tė
njohur nga gjithė bota. Pa u mbushur pesė muaj nga marrja e kėtij vėrtetimi,
mė 28 nėntor 1928 ajo do tė nisej drejt Abacisė sė Loretos nė Irlandė.
Edhe dokumenti nė fjalė duket se ėshtė nxjerrė nga arkivat e misionareve.
Dokumenti pėrforcon dėshminė e vėllait tė Nėnė
Terezės, Lazar Bojaxhiu nė shkrimin e Gaetano Salimbenit (Gente, n.52, 1979,
n. 1, 1980) se Gonxhja e vogėl shkonte nė kishėn katolike (pra shqiptare) pėrpara
se ti vdiste i ati, Nikoll Bojaxhiu mė 1919 e madje kishte edhe kumbare
katolike.
Emri i kumbares Tada e Simon Shirokės flet pėr pėr
lidhjet e familjes me pakicėn katolike, pra shqiptare, nė Shkup.
Mbiemrat shkodranė tė kumbares - Shiroka e tė
arqipeshkvit - Mjeda flasin pėr lidhjet e forta mes katolikėve tė Shkupit
dhe atyre tė Shkodrės. Nė librin e tij Ipeshkvija Shkup-Prizren nėpėr
shekuj (Drita, Zagreb, 1992, f. 203) Dr. Dom. Gaspėr Gjini shkruan
se: Me arqipeshkvin Mjeda pėrfundon vargu i arqipeshkėve tė Shkupit. Me
Konkordatin midis Selisė sė Shenjtė dhe Mbretėrisė sė Serbisė, i cili u
nėnshkrua nė Romė mė 24 qershor tė vitit 1914, dioqeza e Shkupit u desh tė
bėhet sufragane e arqipeshkvisė sė Beogradit. Pa fjalė se ky ndryshim
administrativ ndikoi negativisht nė mbijetesėn e elementit katolik shqiptar
nė dioqezėn e Shkupit dhe ashtu si vėren i njejti autor, pakėsoi numurin e
besimtarėve katolikė dhe tė famullive katolike tė sapokrijuara nė kėtė
zonė nė dhjetvjeēarėt e fundit tė sundimit turk.
Thellimet e studimit tė ipeshkvisė Shkup-Prizren dhe tė
marėdhėnieve fetare, politike e shoqėrore mes njerėzve nė krahinat pėrreth
tė saj gjatė shekullit tė XX janė me shumė interes, mbasi nė kėtė
treva ndėrthurej jeta e besimtarėve tė dy feve, tė tri etnive dhe tė shumė
mė tepėr nėn-ndasive fetare. Ato do tė ndihmojmė pėr tė kuptuar mė mirė
mjedisin ku u rrit dhe ku u brumos Nėnė Tereza me dashuri pėr njerėzit e
ēfarėdo feje. Atėhere edhe Ēertefikata qė po paraqesim dhe dokumenta tė
tjera do tė mund tė interpretohen nė njė dritė tė re. Kėto punime
presin tė kryhen nga studjues tė rinj seriozė dhe tė pandikuar nga
ideologji partiake e fetare dhe as nga ngushtėsi pėrkatėsish etnike.
|