???
                           

(   1999 – 1979  pas njėzet vitesh turpi )

Nėse politikanėt pa pėrjashtim i janė borxhli Kosovės , tė gjithė shqiptarėt i janė borxhlinj , gjigandit unikal tė letrave shqiptare At Gjergj  Fishtės . Mjer ay qė nuk e njeh Veprėn e paskajshme , pėr nga dimensionet  Atdhetare qė shkroi  Fishta i madh . Kush e anatemoj dhe kush endč nuk i rrin hijshėm kėtij Burri , do t`a ndjek nga pas mallkimi i tė gjallėve dhe tė rėnėve , qė edukuan shpirtin e tyre atdhetar me  kushtrimin fishtean , duke flijuar pėr shqiptarinė . 

Nuk do ti futem replikave me disa persona tė cilėt nuk mė emocionojnė , as nga titujt e „studimeve „ tė botuar nė dekadat e ndritura tė diktaturės sllavofile enveriane dhe as nga titujt qė i kanė fituar me dekretetet e Beogradit apo filialit tė propogandės antishqiptare pėr 50 vite rresht-Akademisė sė Shkencave Tiranė dhe Institutit Marksist Leninist tė saj . Shuplakėn e merituar ata e kanė marrė nga studiues kompetentė tė Fishtės sė Madh , zotėrinjtė e nderuar dhe intelektualėt potencialė si studiuesi Rudolf Marku dhe poeti e studjuesi

Skėnder Buēpapaj. Nė kėtė shkrim temin do mundohem pėr tė hedhur dritė mbi njė tjetėr krim tė sllavokomunizmit .

Shkak jo padashje , ėshtė fakti i disa pyetjeve qė u bėnė  me ose  padashje nė njė emision tė transmetuar me datėn 2 mars 1999 , nga Radio KANAL ,nė ora 19 deri 20 tė mbrėmjes , me temėn JETA DHE VEPRA E AT GJERGJ FISHTĖS . Pėrgjatė bisedės direkt nė studio , njė pyetje sa e“ menēur“ aq dhe djallzore m`u drejtua befasisht . Pyetėsi, dikur student i Universitetit tė Prishtinės , vizitonkėrka nė vitin 1979 Shkodrėn dhe Muzeun Ateist tė saj. Pas 20 vitesh kujtohet tė pyes :-  nė atė muzeum qė na ēuan tė organizuar ,ishte ekspozuar fotografi e Gjergj Fishtės me fashistėt italianė duke shitur Shqipėrinė...(!) Si e komentoni ju kėtė?...                                Kėtė ishstudent, me „ fat tė madh „ qė e kishte lejuar UDB-ja asokohe tė vizitojė shtetin amė , nuk i kishin mjaftuar 20 vite pėr tė sqaruar kėtė enigmė qė „ turpėronte „ At Fishtėn , e sqarova bindshėm . Por sot me anė tė kėtij shkrimi , kur“jubileu“ i atij muzeu kriminal i ngjallė nostalgji dhe disa tė tjerėve , e ndjej pėr detyrė t`i ēel njė dritore lexuesit tė nderuar tė gazetės BOTA SOT .

Po i drejtohem publikisht dhe Rexhep Qoses dhe Ismail Kadaresė . Me mjeranė tė tjerė, nuk mė del koha me ua marrė ftyrėn , se tashma e kanė shitė vehten nė tezgat e sllavofilisė e tė Dhrahmofilisė .

Duke e  adhuruar nė ato fillime prof. Rexhepin ,qė nė tė parėn Shoqatė Atdhetare qė startoj nė kapėrcyell tė viteve 90-tė me emrin KOSOVA , me nismė tė intelektualėve shkodranė ,  e propozova pėr Kryetar Nderi . I kėrkoj falje sinqerisht qė

asaj Shoqate tė nderuar  ia imponova emrin  tėnd ,Rexhep Qoseja nga Vuthajt pėr kryetar . Mė ėshtė shkatrruar familja ,me burgime,dėnime e internime vetėm se unė asokohe i papjekur shpėrndaja fshehurazi librat e Tua profesor i nderuar . Titulli

„ Jetė paralele „ – shkruar prej Teje ,  fshehurazi ėshtė lexuar nga unė shokėt dhe kushurinjtė e mij tė parė edhe nė reparte ushtarake deri sa i kapi Sigurimi nė flagrancė . „Si e lexoni kėtė agjent tė UDB-sė ,- shprehej asokohe arma e PPSH –sė, sigurimi shtetit ?. „ Nuk bindeshin as komunistat dhe as sigurimsat , kur i tregonim fotografitė Tuaja profesor, nė vitet 1971 dhe 1972 dalė me E.Hoxhėn dhe Kryesinė e Akademisė Shqiptare tė Tiranės si Jorgo Bulo , Androkli Kostallari , Stefanaq Pollo , (duke tredhur gjuhėn shqipe). U spiegonim, se profesori ishte „ me né „d.mth. me ata ! Pavarėsisht se asokohe profesori Qose , me shqiptarėt  Jorgo , Androkli, Stefanaq dhe akademikė tė tjerė shkolluar nė Moskė e Sllavistan , muarrėn vendimin e turpshėm tė Kongresit tė Turpshėm tė Drejtshkrimit !  

Gjuha shqipe u bė gjuhė mushkė ! Gjuhė shterpė !U hoq nga „kokat e mėdha“ tė Prishtinės dhe Tiranės trajta paskajore (!) Tashma nuk do pėrdorej  shqipja * me hangėr *, * me fjetė*,*me pi*, si nė gjuhėt e tjera europiane    *to eat * , * to sleep*, to drink* ;ose * mangiare*, * dormire *, * bevere *, por sipas imponencės „ tė haē „ – „ tė fleē „ – „ tė piē „tė kongresit .

Kjo nuk ishte kaq e thjeshtė. Duhej zhdukur paskajoria e bashkė me tė gjuha gegnishte ,se fill mbas kėsaj zhdukesh Fishta , Koliqi ,Prenushi ,Floqi,Shiroka , Shantoja , Haxhiademi,Papajani ,Kamsi ,Gurakuqi ,Mjeda pėr tė mbetur kucovllehėt,vllahosllavėt  skizmogrekėt nė krye tė shkencave shqiptare (!)

Specialistėt e gjuhės e dinin shumė mirė ,dhe akademiku Qose edhe ma mirė ,qė eliminimi i paskajores e asfikson dhe e bllokon evoluimin e njė gjuhe . Punė e madhe ! Pse mendohet serbisht e pėrkthehet bukvalisht nė shqip , duke e detyruar malėsorin e Kosovės dhe tė Shqipėrisė tė flasė pederisht ,si psh  „ qish veten !“ e duke mos lejuar tė pyes „ a jeni bre burrat e dheut ? „ sepse jemi njė komb (!) ,kemi njė gjuhė (!) e pallavra tė tjera ...Kėto mund t`ia shisni ndonji injoranti i cili vet i treti vėlla,ka katėr klasė fillore ,jo mua profesor ! As njė rresht nuk shkrove profesor i nderuar pėr Fishtėn . Edhe kur tė recitova natėn e 28 nentorit 1992 nė restorant MONDIALI Tiranė  disa  vargje tė Fishtės nga „Dredha e Djallit „ u befasove nga madhėshtia e filozofisė sė Tij.U gėzova qė njė i madh si Ju , mrekullohej nga madhėshtia e Fishtės Gėzimi juaj ishte tepėr i sinqertė .Tashti kam tė drejtė tė pyes  sinqerisht -  vėrtetė nuk e keni lexuar Fishtėn apo keni urdhėr tė mbani njė pozicion tė tillė ?!  

Pėr atė Naim Beun e Frashėrit ,qė nuk e dinte se pėrmbi lumin Vjosė kishte Shqypni ,shkruat 637 faqe dhe bėtė shumė mirė. E dinit se mbi 80 % tė shkrimeve Naimi i kishte bėrė nė turqisht ,persisht dhe greqisht .Harruat tek „Porosi e Madhe „ tė shkruanit  qė i madhi Naim ,kur i vdiq vėllai u martua me tė shoqen e vėllait dhe vdiq nga sėmundje veneriane .Ndėrsa pėr Fishtėn e Madh qė sllavofilėt e lanė pa varr , jo vetėm nuk shkruat 63 rreshta ,por dhe tek pėrmbledhja e fundit nuk gjetėt vend pėr tė .Nuk prish ndonji punė , librat ua promovon nė Tiranė Molotovi (Moikom ) Zeqo.

Kur nė 1913 u coptua Shqypnia ethnike At Fishta i madh shkruante  

                       Heu Europė ,moj kurva e motit.

                       Si i rč mohit , besės sė Zotit ?

                       Po kjo ą sheja e gjytetnisė ?

                       Me i dą tokat e Shqypnisė

                       Pėr me i knaqė klysht e Rusisė !?..

Ata „lloj“ studentash qė i keni „pėrgatitur „ Ju me pedagogė tė tjerė nė Prishtinė ,heu mo Zo`ma keq!Ata, nuk dallojnė At Fishtėn nga Patėr Anton Arapi ?Asht si me tė krahasu Ty profesor qė shkon me mbrojtė kombin nė Rambuje , me Fatos Nanon nė Kretė , kur foli kryemėkrye me Kryetarin Tuaj real Sllobodan Millosheviqin ( pėrsakohė qė Rugova ,sipas jush ėshtė kryetar  fiktiv i njė republike fiktive ,nuk mė keqkupton besoj  mbetet Sllobos tė jetė kryetari i vėrtetė i juaji.)

Tek ay muze i turpshėm , kriminal ,antikombėtar ,hartuar nė zyrat e UDB-sė ,pėr tė hedhur baltė e vner mbi atdhetarinė e klerit shqiptar nepėrmjet montazhit fotografik , e mbani mend zotri profesor , qė u kallxova se si isha dėshmitar okular kur natėn futi armėt nė altar Sigurimi Shtetit e sa zbardhi dita tė nesėrmen arrestoj e pushkatoj 22 priftėrinj e hoxhallarė . Armėt u futėn nė Kishėn Franēeskane dhe kolegjin ku kishte dhėnė mėsim Fishta . Tė gjitha kėto bėheshin 20 vjet pas vdekjes sė Tij. Mirėpo Fishta ishte ipavdekshėm . Nuk ka nxanės sė Normales sė Famshme tė Elbasanit qė ka kryer studimet para viteve 1940 atje , pavarėsisht e ka emnin Bilal apo Qazim ,Thanas apo Gjokė,Tahir apo Mark ,qė mos tė dijė pėrmendėsh Lahutėn e Malėsis, Anzat e Parnasit apo Gomarin e Babatasit.Atje mėsuan breza tė tėrė dhe i pari kontigjent mėsuesish erdhi nė Kosovė e Gjakovė. E kujtoni besoj Emin Durakun , Shaban Arrėn ,Muhamet Oruēin qė me Fishtėn nė gojė mėsonin fėmijtė e Gjakovės . E Ju pėrsėri heshtėt . E pra nuk jeni as fondamentalist.

Ndėrsa ti Ismail , bėre e ia hype kalit mbrapsht zor se ia zdrypėn ma !!!...Pėr ty as nuk mėrzitem se a tė mbetė hatėri.Se tė pata shok e dashamirė jo si intelektualėt e tjerė qė tė spiunonin sistematikisht , por  e di ti, mė mirė se askush pse nuk flet pėr kolosin Fishta. Dakord sa ishte gjallė ay gjitoni yt i „ Sokakut tė tė Marrėve „ – Enveri i Hoxhatėve tą deshte puna t`a anatemoje

Fishtėn e Madh , po kur i kthej patkonjtė?... Po kur kolegu yt, akademik Qoseja tha mė 21 shkurt 1991 qė :...Enveri ka vdekė pėrsėdyti...“, pėrse nuk u deklarove cili ėshtė Gjergji i Madh ?               Sepse ti Ismail ,as e ke lexuar dhe po tė siguroj me atė pasuri qė ke pėr gjuhėn shqipe tė tredhur nė Kongresin e Drejtėshkrimit nuk e lexon dot Fishtėn .

Dhe ti ishe anėtar i atij Komisioni Fatkeq qė mblidhej , mbas 50 vitesh ,kur Fishta i madh i kishte dhėnė konkluzionet shkencore se ēfarė ngjet me njė gjuhė kur i hiqet paskajoria.                           E quajte qiellor Lasgush Poradecin sepse u end pas njė bjondeje nordike, kaloj tre qiej pėr t`a zėnė dashnore Lasgushi.Ndėrkohė ajo i kishte ndrruar nja tre...At Fishta zbriti engjėjt nga qielli pėr tė spėrndritun mėndjet e shqyptarėve e ti nuk u ndjeve . Morre dhe Orėt e Bjeshkve e i fute nė Shtėpi Publike kurse Fishtėn nuk e fute tė paktėn njė herė nė letrat e tua (!)  

Bukur qebesa !

Po Gjergj Fishta ėshtė  diellor . Qė ti bėhet eklips Atij ėshtė tepėr e vėshtirė dhe aspak detyrė kombėtare. Tek vepra tėnde e pėrsosur „ Autobiografia e popullit nė vargje „ pėrshkon kėtė galaksi tė vyer tė folkut tonė , ndėrsa pėr ēudi tė urtin e tė palodhurin Homerik – Fishtėn ,jo vetėn nuk e pėrmend ,por pėr ēudi  sapo tė jepet rasti e quan bejtexhi . Pėrmend dhe njė farė ndryshku pėr gjuhėn e tij, kurse sapo t`a do interesi qė lexuesit tė tė nderojnė pėr hulumtimet e tua me shumė vlerė nė lashtėsi ,i pėrulesh Budit , Bogdanit , Buzukut e kronikanėve primitivė turq , kurse gjeometrisė tredimensionalėshe  tė veprės fishteane i rri larg . Pėrse bre mik i Mirė dhe i Aftė ? Prifti i urtė dhe i mėnēur Gjergj , nuk do ngrihet nga varri tė tė kėrkoj Dekoratėn Nderi i Kombit  qė mbani Ju dhe Prof.Qose!  

Dikush nėpėrmjet Radio – Kanal ,pyeti :- a i lejohet njė prifti si Fishta ,qė tek Lahuta e Malėsisė , tė shajė kombet e tjera ?!...Dėgjoni mjeranė qė e pėrgojoni Fishtėn pa e lexuar , ay nė veprat e tija shkruan me respekt edhe pėr kinezėt punėtorė e tė

pa fjalė(!) , assesi nuk shanė kombet e tjera. Por nėse dikujt i vjen keq pse tek vepra e vet At Gjergj Fishta tregon se, kush asht shkjau , pabesitė e krimet e shkjaut , se si duhet Flamuri , Liria dhe Atdheu , kjo mos tė bėhet shkak pėr ti shitur Flamurin ,Lirinė apo Atmen,se Gjergj Fishta as nuk shitet as nuk blehet por vetėm: Mėsohet dhe u trashėgohet brezave .

 

Ruga e Gj.Fishtės nė Zarė (Zadar) Dalmaci !!!

Agim  Doēi
  
 

Opinionet dhe vėrejtjet tuaja mund t'i dėrgoni nė adresėn - info@shipkovica.com
Copyright (c) 2000 Shipkovica.com